Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili në emisionin “45 minuta” të gazetarit Denis Minga në Report Tv, tha se PS ka spastruar nga administrata të gjithë njerëzit e LSI.
Megjithatë ai thekson se fshesa në administratë dhe qëndrimi në opozitë për katër vitet në vijim nuk do e dëmtojnë LSI-në, pasi sipas tij kjo forcë politike ka kaluar vitë më të vështira që prej themelimit të saj në vitin 2004.
“Largimet janë masive. Edhe në webin tuaj ka lajme të tilla për këtë gjë. Ne as jemi pajtuar dhe as nuk pajtohemi, por i gjithë investimi i nëj prej tre kushteve për integrimin europian ka qenë Shërbimi Civil.
Sot nuk kemi ligj të Shërbimit Civil. Ka dalë lista e sekretarëve të përgjithshëm në të gjitha ministritë, është akti më i paparë, më i paprecedentë. Për drejtorët, ajo pjesë e pakët që na qenë, nuk është më. Ata janë të gjithë njerëz që vazhdojnë veprimtarinë e tyre politike me LSI-në.
Është PS, si parti klienteliste që rritet duke punësuar, ne s’e kishim bazuar këtu, ne s’kemi lindur me pushtet, nga 2004-a e deri në 2009 kemi kaluar 5 vite të vështira, e dini që edhe ligjet e kodet elektorale bëheshin kundër nesh. Qëndrueshmëria e LSI ishte se nuk ishte e bazuar te drejtori dhe nëpunësi, nuk i merr dot 250 mijë vota me 20 drejtorë”.
Pse s’mori pjesë në votimin e Ruçit LSI? I druhej rrjedhjes?
Këto janë përrallat e Edi Ramës. Edhe PS-së i kanë rrjedhur vota.
Po ju cfare keni bere keto vite, duke futur militante te pashkolle e te korruptuar z. Vasili , e qe late pershtypjen me te keqe ne syte e popullit.Seshte e njejta gje.Ajo kohe ka perenduar.
Xhepista iu zente haku I popullit qe e ropet.
Hajde duro edhe kete shkollshumin tani. Gruan a ta hoqen nga Turizmi, po vellane nga Mjedisi? Kur e kishet pushtetin ju ia kaluat edhe regjimit te Enverit. Hajdut i ndyre dhe i peshtire!