Ylli Manjani ngre alarmin: Opozitë ku je?! O sovran ku u katandise! Deputetët ranë dakord të shkurtojnë gjuhën!

26 Shtator 2017, 17:01Politika TEMA

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ngre alarmin, pas marrëveshjes që Edi Rama nënshkroi me Gramoz Ruçin në Kuvend.

Manjani kërkon reagimin e menjëhershëm të opozitës, pasi marrëveshja do ju mbyllë gojën deputetëve, nuk ka më as pyetje, as interpelanca me qeverinë, as mocione jo e jo.

Postimi i Manjanit 

”Marrëveshja Parti-Shtet

Deputetët e PS nuk do bëjnë më as pyetje, as interpelanca me qeverinë! Mocione jo e jo (larg qoftë)!

Kushtetuta vijon të anashkalohet me marrëveshje. Këtë radhë nuk u mor vesh me Lulin por me Taulantin.

Askush nuk lejohet të flasë pa marrë më parë leje tek drejtuesit. Kush flet pa leje, komisioni i Etikës e ndëshkon! Kulmi!

Anëtarët e Këshillit të Europës, që i përkasin Rilindjes, kanë zët nga liria e shprehjes!!!

Janë votuar për të folur, për të debatuar, për të kontrolluar qeverinë. Në fakt i kontrollon qeveria ata. O sovran ku u katandise!

Janë marrë vesh me njëri-tjetrin?! Pse nuk ishin marrë vesh deri më sot?! Cfarë teatri! Pra paskan gënjyer kur folën si “ekip politik”…

Kanë rënë dakort në thelb të shkurtojnë gjuhën, për të zabtuar qetësisht shtetin! Nuk ju mjafton pushteti, duan të gjithë shtetin! Normal, kanë frikë! Zullumi po trashet…

Partia dhe shteti tashmë janë një! Janë një e të pandarë!

OPOZITË ku je? Është radha jote…

Qartësisht nuk mjafton më të bërit gam-gam në parlamentin e partisë-shtet!”

6 komente në “Ylli Manjani ngre alarmin: Opozitë ku je?! O sovran ku u katandise! Deputetët ranë dakord të shkurtojnë gjuhën!”

  1. Rrok cubi says:

    Fatkeqesi e madhe qe ti i mungon parlamentit,mjer ky popull pa ty,keq e kemi punen,zoti na ndimofte

  2. Star Dibre says:

    Sa i qut ka dale ky djale pi dibre mor jahu, vetem se trute i ka ne vend te keq.E gjeni dot se ku i ka.

  3. Meta ik says:

    Ky sikur nuk do u merrte me politike, ik mor hajvan ?

  4. Shqiptar says:

    The se e le politiken z. Manjani?? Apo ishte si betimi i qenit qe la te njomin dhe filloi te thatin?? D.m.th m…n.

  5. TOMORI SHBA says:

    Ky soi juristi, ka nevoi te vizitohet sa me par. Duket se ka qef per trazira dhe destabilitet. Sipas keti soi, qytetaret paskan votuar ne hava., ndersa qeveria dhe parlamenti bekan cu do qefi.
    Mjaft me me urejtje. Te pam sa i aft dhe i zoti ishe si mnister drejtesie. Pa filluar nga puna qeveria e re filluat te hidhni gure e kercunj per te sabotuar punen e saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje