Ky është momenti i goditjes së makinës së zëvendësdrejtorit të policisë së Elbasanit, Gjergji Oshafi nga një makinë e blinduar e tipit “Audi” me datë 18 shtator.
Aty vihet re mjaft qartë momenti kur një makinë po shoqërohej nga grupi “Shqiponjat” dhe një makinë e Patrullës së Policisë, një mjet tip “Audi” vjen me shpejtësi duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë dhe godet mjetin e zëvendësdrejtorit.
Makina e blinduar vijon rrugën për të futur në brendësi të tregut, por pikërisht në këtë moment Policët qëllojnë në drejtim të “Audit”.
Siç mund të dallohet nga pamjet e siguruara nga Report TV janë 3 policë që qëllojnë në drejtim të makinës, por fakti që është e blinduar ka bërë që plumbat të mos depërtojnë.
6 herë është qëlluar në drejtim të makinës, thanë burime për Report TV.
Makina “Audi” më pas futet në brendësi të tregut, ndërkohë që oficerët e Policisë hezitojnë ta ndjekin.
Makina e blinduar është në pronësi të biznesmenit Petrit Çela dhe vijon të jetë e bllokuar në Policinë e Elbasanit.
Pas futjes në brendësi të tregut, Policia nuk e gjeti personin që drejtonte makinën tip “Audi”, ndërkohë që u sekuestruan pamjet filmike.
Për këtë ngjarja Policia ka arrestuar 3 persona, mes tyre edhe rojën e tregut Agro-Ushqimor, ku pretendohet se nuk i është hapur dera uniformave blu.
Ngjarja ka nisur në rrugën “Dyli Haxhire”, ku efektivët e policisë kishin dalë me qëllim zbatimin e një plan Operacioni që ka për qëllim verifikimin e mjeteve luksoze apo të dyshuara të trafikuara, ku gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin mjet luksoz me një vlerë rreth 100 000 euro, personit iu kërkua që të shoqërohej për verifikim të dokumentacionit.
Dhendri I Qazimos se Bashkise ,kryemafiozi I Elbasanit.Mjere ai shtet qe eshte mbushur me Mafioze qyh tek ai I Gjati e deri tek Polici I thjehte qe po I bejne kerdine ketij populli injorant.
Kjo eshte policia qe duam. Policia qe rri e sheh edhe kur i cenohet jeta policeve vet. Imagjinoni per qytetarin sa mund te reagoj !
Keta nuk duhen te jene me ne polici. Ata e dine shume mire se kush i ka goditur por skane reaguar se kane pasur frike. Nje batalion me police tremben nga roja e parkingut qe i zbyth.
Masa me e vogel per ta eshte te largohen nga detyra. Ata kishin mundesi te kapercenin gardhin ose ta thyenin porten. Ligji jua jep kete te drejte
Por ata kane frike nga te fortetdhe kaperdisen me ne te thjeshtet
Policia qe duam .Te shkrihet dr e policise Elbasan ,nga drejtori deri tek polici i fundit ,te vendoset ne krye kol Edmond Koseni dhe shikoni ndryshimin per 100 dite.Pastaj le ti afrohen lacat policit ,jo me ti shkoi mendja te perplaset me makine,Vetem katani i Peqinit e zhduk nga harta e krimit qyttin e Elbasanit,
PO PSE POLICA JANE KETA….?? KETA JAN RREMBYTHJE. LEGENA RRUGESH. KETA DUHEN PUSHUAR NGA PUNA QE TE GJITHE.
policia me ate uniforme turke ka per namin