Prek Cali gjysh i Tom Doshit? Sterkaj ngre akuza të forta: Do që të marrë tokat për bizneset e veta...

26 Shtator 2017, 11:02Politika TEMA

Debati për shtëpinë e Prek Calit në Malësi të Madhe është shtruar si problem në grupin parlamentar të PS. Deputeti Paulin Sterkaj ka bërë një sqarim, sipas të cilit pushteti vendor ka marrë një denoncim nga nipi i Prek Calit se po i dhunohet shtëpia.

Ai thotë se pas denoncimit, Bashkia është vënë në dispozicion të mbrojtjes së shtëpisë dhe trojeve të Prek Calit.

Edhe pse nuk e përmend emrin e deputetit Tom Doshi, Sterkaj i është referuar një deklarate të tij, ku i ka dalë për zot kullës së Prek Calit dhe ka thënë se do ta ndërtojë 3 katë këtë kullë.

Sipas Sterkajt, ky deputet është 15 breza larg me Prek Calit dhe kërkon ti marrë tokat e tij për bizneset e veta.

Në shtëpinë e Prek Calit, ca individë të veshur dhe me pushtet edhe parlamentar dhe me  ish pushtet vendor kanë vendosur të rikonstruktojnë shtëpinë e Prek Calit. E kanë prishur atë, e kanë shkatërruar atë.

Bashkisë i është kërkuar ndihmë  nga nipi se po më grabisin shtëpinë e dajës. Është vënë në dispozicion, bashkia ka bërë procedurat sipas ligjit. E ka mbajtur të bllokuar dy javë, pas dy javësh ka prishur muret e vjetra. Në këtë kohë na del një debutet dhe garanton atje që nuk do ta bëjë dy katëshe, por tre katëshe.

Deputeti që ka dalë është 15 brez larg, si e ka ai, e kam edhe unë Prek Calin. Kjo është dëm i madh sepse ndërtohen gjëra të pakëndshme në opinionin publik. Pra ne vetëm sa e kemi ruajtur shtëpinë e Prek Calit, edhe trojet e Prek Calit sepse një grup i caktuar interesash, sepse ka shkuar rruga deri në Vermosh, tani ça mund të bëjmë, kujt mund tja marrim?! Janë një 40 dylym të Prek Calit, duke i  thënë që e kam gjysh, me i marr tokën dhe e përdor për bizneset e veta. Këtë doja të sqaroja, nuk ka asnjë lidhje politike dhe asnjë lidhje me heroin Prek Cali. Ka thjesht me i ruajt trojet edhe shteëpinë Prek Calit nga pushteti vendor dhe nga ne që kemi atë pushtet atje.  

Pra çdo thashethem nuk ka lidhje me figurën e Prek Calit. Ne i dime çfarë ka ndodhur qysh në ngjarjet e 1945, por ne kemi lidhje me trojet e shtëpisë së Prek Calit, që si pushtet lokal kemi marrë denoncim nga nipi i vetëm që ka lënë Prek Cali, që po na përdhunojnë shtëpinë e dajës dhe pushteti lokal është vënë në dispozicion,” u shpreh  Paulin Sterkaj.

5 komente në “Prek Cali gjysh i Tom Doshit? Sterkaj ngre akuza të forta: Do që të marrë tokat për bizneset e veta…”

  1. Ashte shumë e vertete kjo qe thotë Paulin Sterkaj, asnje presje nuk i heq.Unë qe po komentoj Prek Calin e kam 5 brez larg ndersa Tom Doshin nuk di te lidhem në gjak me te por si fis na bashkon Nik Martini qe ashte i pari nga gjithë Breznia aty rreth vitit 1460.Shumë po abuzohet këto dite me figurën e patrijotit dhe herojt Prek Cali por sa ma shumë te lehin qente dhe mundohen me abuzua e me fitua prej tij aq ma lart i ngrihet figura e Prek Calit.

    1. Petrit Nika says:

      Nuk po te njohe se kush je ti ,por po kam qef me repliku me ty.Vec sa per sqarim.Nuk i dike mire breznite zotni.
      Nike Martini ka pase 3 djem.
      Pellumbi……Hasani…..Maci.
      Nga Hasani rrjedhin fiset.
      1-Metajt
      2-Tolajt
      3-Selmanajt
      4-Duldoshajt
      5-Shabajt
      6-Kolnikajt
      Metajt edhe Selmanajt jan ma te afermit e Prek Calit.
      Kurse te tjeret jena 1 brez ma large se keta me Prek Calin.
      Tom Doshi dhe une qe po te shkruaj duke fillu breznin nga babat tone me Prek Calin shkojne ne brezin e 7.

  2. Jugori says:

    Gjithe maloket jane Preng Cala.

  3. maloku says:

    Gjith jugoret jane Enver Hoxha.

  4. Luan says:

    E turpshme dhe e rrezikshme te flitet me “maloket” dhe “me Jugoret”. Kjo eshte vetem rruga e percarjes dhe e cuarjes ne vellavrasje. Prek Cali nuk mund te quhet hero sepse vrau partizanet shqiptare ne prite. ATA ISHIN BIJE SHQIPTARESH QE LUFTONIN KUNDER GJERMANIT PUSHTUES, PAMVARESISHT SE DREJTOHESHIN NGA PARTIJA KOMUNISTE SHQIPTARE, e cila ishte e vetmja parti politike qe mundi te organizoje popullin ne lufte kunder fashizmit. Legaliteti dhe Balli ju bashkuan pushtuesit, dhe keshtu veproj dhe Prek Cali. Komunistet Shqiptare luftuan dhe punuan per Shqiperi etnike. Ata u tradhetuan nga paria Komuniste e Titos, dhe Prek Cali dhe shume te tjere, gabimisht i quanin komunistet shqiptare te shitur tek serbi. Vitet e mevoneshme treguan se Enver Hoxha JA TREGOJ KUFIRIN TEK THANA TITOS DHE PARTISE KOMUNISTE JUGOSLLAVE. Ju vellezer shqiptare, i harroni keto dasi, po ashtu dhe familjaret e Prek Calit. Nuk i duhet shkuar me te kaluares dhe ngjallur armiqesite e vjetra. Kjo i sherben vetem armiqve tane. Eshte mire te shikohet perpara, dhe e kaluara ti lihet historianeve dhe jo ne, njerezeve te zakoneshem per tu share me njeri tjetrin. Jemi vellezer o te mjere. Mjaft u vrame dhe u preme ne breza. Armiqte tane duan vetem te na sundojne nepermjet percarjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje