Kreut të Partisë Demokratike nuk i del inati me ndërkombëtarët, ishin ata që e detyruan PD të votonte reformën në drejtësi dhe po ata ndikuan në marrëveshjen Rama-Basha.
Por edhe pse prej disa muajsh Basha u distancua nga sulmet ndaj ndërkombëtarëve, ai dje lëshoi një tjetër akuzë të fortë, duke thënë se ata janë blerë nga qeveria, ku la të nënkuptohet se këtë e ka si për ata që janë në Tiranë dhe për ata në Bruksel.
“Jo nuk e quaj dështim çadrën pasi ne ndërgjegjësuam shoqërinë shqiptare. Rama ja doli falë krimit të mbijetonte. Ai ka korruptuar edhe ndërkombëtarët nuk ka rëndësi këtu apo në Bruksel.
Rama ka diplomacinë e drogës. Nëse do kishim të njëjtit standard ndërkombëtar si në Maqedoni apo këtu Rama nuk do ishte kryeministër.
Të gjitha këto propaganda dhe lobingje kontribuuan që lëvizja jonë mos kulmonte me qëllimin që ne kishim. Rama nuk ka një mazhorancë legjitime.
Unë mendoj se angazhimi i bandave të drogës ndihmuan Ramën”, deklaroi Basha. Nga ana tjetër ai pranoi situatën e vështirë në të cilën ndodhet PD.
Te gjithe i ka blere Rama o lulush,pos nderkombetrave dhe mbi 70% te shqiptareve qe e votuan ai bleu edhe gjysmen e PD-s qe nuk jane as nuk ishin dakord me ty,se fundi bleu edeh sali berishen qe hodhi nje legen akuza ndaj teje,e ndoshta neser kur do keshe problem edhe me gruan tende do thuash se e bleu Rama!
Po lazaratin kush e ndertoi,kush e drejtoi dhe kush e mjeli o lulush,po detin kush i fali grekut,po shqipatret kush i vrau me 21 janar 2011,po serbin fazlliq kush e ka keshilltar special ti e sali berisha apo Rama,pergjigju vetem ne keto pyetje qe shqiptaret bejne çdo dite dhe do te bindesh edhe ti se pse nderkombetaret dhe shqiptaret u “blene” nga Rama dhe pse te urrejne ty dhe te “pablerin” sali berisha po aq sa edhe fazlliqin shqiptaret e greket veqanerisht Qamet.