Përgjimi i mbledhjes së kryesisë se PD, flet për herë të parë Basha: E qartë kush e bëri, është atentat...!

25 Shtator 2017, 21:23Politika TEMA

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ftuar në emisionin “Studio e Hapur” ka folur për herë të parë pas kritikave të bëra nga ish-kreu i PD-së, Sali Berisha dhe për përgjimet e bëra në kryesinë e kësaj force politike.

“Është akt kundër shpirtit të konsulencës për të folur lirshëm, të jesh vetvetja për ata që të kanë besuar. Ndaj me këtë kultin është një akt i padenjë.

Skam aspak kuriozitet ta mësoj. Mendoj se akte të tilla…ne jemi në një proces të rishqyrtimit të statusit. Skam ndërmend të hetojë, po ta them hapur.

Përgjimi është një atentat, nuk besoj që do te ketë efekt, por është një akt kundër, ndaj këtij shpirti i të folurit lirshëm”, shprehet Basha.

Gazetarja: Ju keni dijeni se kush mund ta ketë bërë?

Basha: Është e qartë se kush e bëri, por skam ndërmend të bëj gjueti shtrigash.

1 komente në “Përgjimi i mbledhjes së kryesisë se PD, flet për herë të parë Basha: E qartë kush e bëri, është atentat…!”

  1. Eli says:

    Plehra pergjuesit, ti me i felliqur se ta…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje