PD diskuton strategjine parlamentare per Vetingun dhe interpelancat

25 Shtator 2017, 20:09Politika TEMA

PD ka mbledhur Grupin Parlamentar në selinë blu duke diskutuar në lidhje me vendimin e Komisionit të Ligjeve në Kuvend për të miratuar numrin e punonjësve për organet e Vettingut.

Sot janë miratuar në total 110 punonjës nga 185 teksa për miratimin e këtij ligji ndërsa opozita braktisi sallën dhe nuk mori pjesë në votime.

Burime nga mbledhja bëjnë me dije se gjatë mbledhjes në selinë blu po diskutohet për hartimin e platformës për reformën zgjedhore si dhe ngritjen e amendamenteve që do paraqiten në seancën e rradhës.

“Do të mbështesim kërkesat e organeve të vetingut. Vijon puna për hartimin e platformës për reformën zgjedhore. Do të paraqesim në seancë amendamente. Do mbështesim kërkesat e organeve të vetingut. Do kërkohet  llogari pse s’u resapektua rregullorja. Do të nisë thirrja e ministrave të dikastereve kryesore”, këto mendohet të jenë pikat kryesore të diskutuara në mbledhjen e PD e cila ende nuk ka përfunduar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje