Andi Bushati: Ngritja e fraksioneve në PD? Ky është ndërmjetësi mes Bashës dhe kritikëve të tij

25 Shtator 2017, 17:47Politika TEMA

Analisti Andi Bushati i ftuar në studion e lajmeve në “News 24”, ka komentuar deklaratën e kreut të PD-së Lulzim Basha, i cili në një dalje për media pas mbledhjes së kryesisë së kësaj force politike është shprehur se për sa kohë do të jetë ai në krye të partisë, nuk do të lejojë ngritjen e fraksioneve.

Basha në këtë mënyrë i është përgjigjur kritikëve të tij, si Astrit Patozi dhe Jozefina Topalli etj, të cilët kërkojnë ngritjen e fraksioneve brenda kësaj partie.

 

Bushati tha se fraksionet brenda PD nuk e dobësojnë atë, por e forcojnë, sepse PD ka nevojë për një bashkim.

Është e njëjta linjë për të ndalur kundërshtarët e demokratët.

Ai që mund të quhet paketuesi, i cili tha se duhet gjetur një gjuhë e përbashkët është Sali Berisha, i cili dha një intervistë për Cim Pekën.

Basha dhe Paloka janë në një linjë.

Basha duket se i pret drutë shkurt dhe thotë nuk ka mënyrë integrimi për këta dhe po të duan të vijnë të punojnë për pushtetin tim.

Problemi është a e bën kjo një PD më të fortë apo më të dobët?

Unë mendoj se e bën PD më të dobët, pasi PD sot ka nevojë për një bashkim.

Duket në pamje të parë sikur ne i hoqëm qafe këta dhe shpëtoi një parti me një kryetar që ka në dorë gjithçka.

Pra duket si një parti që tkurret e tkurret dhe duket sikur gjithmonë zvogëlohet”, tha Bushati.

Gjithashtu ai tha se fraksionet janë një sëmundje e gjithë partive.

Fraksionet janë sëmundje e të gjithë partive shqiptare dhe ilustrimi përket i kësaj është Rama.

Kur konkurronte me Nanon ai kërkonte fraksione brenda partisë.

Sapo u bë kryetar tha kurrë fraksione.

Pra kjo është një tendencë e gjithë partive shqiptare sepse lideri zgjedh gjithçka.

Rama përjashtoi gjithë kundërshtarët.

Basha e ka më të komplikuar ekuacionin, pasi Rama është përfaqësues i një të majte që është shumicë.

Për tu bërë shumicë në Shqipëri e djathta duhet të mbledhë çdo votë.

Basha duhet të bashkojë të gjitha palët, pasi nëse nuk bën bashkim vështirë të fitojë.

Fraksionet nuk e dobësojnë opozitën, por vetëm e forcojnë”, tha ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje