“T’i qëllojmë emigrantët në kufi”: Kush është ylli i ri i politikës së Berlinit

25 Shtator 2017, 19:22Politika TEMA
“T’i qëllojmë emigrantët në kufi”: Kush

Kush është ylli i ri i politikës së Berlinit që riktheu të djathtën ekstreme pas 60 vitesh në Bundestag: Nga deklaratat skandaloze kundër emigrantëve, divorci e deri tek e përbashkëta me Angela Merkel

Suksesi i “Alternativës për Gjermaninë” (AfD) tronditi nga themelet elitën politike të Gjermanisë dhe shënoi një pikë kthese për vendin.

Populistët e djathtë arritën për të parën herë të hyjnë në Parlament. Merkel humbi elektorat dhe socialdemokratët patën gjithashtu një nivel të ulët historik, me 20.8% të votave.

“AfD”-ja e ktheu në kapital të vetin gjatë fushatës, vendimin e shumëkundërshtuar të Merkelit për hapjen e kufijve ndaj refugjatëve në vitin 2015, e tani deklaron triumfuese se do të luftojë kundër “pushtimit të vendit nga të huajt”.

“Ne duam një politikë tjetër. Një milion vetë, të gjithë të huaj, u sollën këtu dhe i shkulin një pjesë këtij vendi. ‘AfD’-ja këtë nuk e do. Ne nuk duam ta humbasim Gjermaninë nga pushtimi i të huajve të një kulture tjetër. Kaq e thjeshtë është e gjitha”, tha Alexandre Gauland.

Gauland, bashkudhëheqës i partisë nacionaliste, është i bindur se “AfD”-së iu dhanë votat që ta zgjidhë çështjen e emigrantëve “pa kompromis”.

Por, edhe vet brenda partisë anti-Islam, mosmarrëveshjet nuk janë të vogla, e ato u shpërfaqën qartë kur një tjetër drejtuese e saj, Frauke Petry deklaroi në të njëjtën konferencë shtypi se, nuk do të bëhet pjesë e grupit parlamentar, edhe pse e ka fituar vendin në Bundestag.

Pas këtij komenti, Petry u largua papritmas nga salla, duke i lënë të çuditur edhe udhëheqësit e tjerë.

Por kush është rivalja e Merkelit, Frauke Petry?

Frauke Petry dhe Angela Merkel kanë diçka të përbashkët. Janë të dyja nga ish-Republika Demokratike Gjermane. Dhe janë të dyja shkencëtare. Petry është kimiste, Merkel është fizikante.

Dhe të dyja kanë qenë të afta të ngjiten në krye të partive të tyre pa parë në fytyrë askënd, madje as ata që i ndihmuan të arrijnë në majë.

Ylli i ri i politikës së Berlinit, 42-vjeçarja Frauke Petry në 2015-ën ia doli mbanë të mundë Bernd Lucke, themeluesin e partisë populiste të së djathtës Alternative für Deutschland (AfD) duke ndjekur linjën anti-euro.

Tani ka fituar mijëra votues të rinj duke goditur edhe Angela Merkelin në pikën e saj të dobët: emigracionin.

Petry këshillon që çdo familje gjermane të bëjë nga 3 fëmijë dhe flet për nevojën e përdorimit të armëve nga policia për të ndaluar emigrantët që në kufi.

Deklaratat kanë shkaktuar skandal por edhe vëmendjen e medias, e domosdoshme për rritjen e partisë.

E lindur në Dresden, nënë e 4 fëmijëve, shtatshkurtër, fytyrë e freskët, jo shumë e trukuar,

Pëlqen të vishet thjesht por ka habitur shumëkënd në debutimin e saj me “elitën e politikës” gjermane nëntorin e 2015-ës ku u paraqit me një veshje elegante të gjatë në Ballon e Madhe të Shtypit në Berlin, me misionin për të bërë partinë e saj “të besueshme”.

Një zgjedhës megjithatë e ka humbur: ish-burri i saj teolog dhe pastor protestant në Saksoni kohët e fundit mbron me vendosmëri linjën e mikpritjes së refugjatëve dhe është regjistruar në CDU-në e Angela Merkel.

Më pas Petry u martua me Marcus Pretzell, një koleg në parti.

Detaje për partinë ekstremiste AfD

-Partia Nacionaliste e Alternativës për Gjermaninë, AfD, u themelua në vitin 2013 nga Bernd Lucke, Alexander Gauland dhe Konrad Adam për të kundërshtuar paketën e shpëtimit të mbështetur nga Gjermania për vendet më të varfra të Evropës Jugore

-Bernd Lucke, një politikan i moderuar e donte Gjermaninë jashtë euros, por kolegët e tij nuk ishin të kënaqur që ai po i kushtohej veç kësaj çështjeje.

-Ai e la partinë në fillim të korrikut të vitit 2015, duke argumentuar se ajo po bëhej gjithnjë e më ksenofobike.

-Ekstremistja e djathtë Frauke Petry e zëvendësoi atë në krye të partisë.

-AfD u bë partia e parë anti-euro që vende në një parlament rajonal gjerman, duke marrë gati 10% të votave në shtetin lindor të Saksonisë në vitin 2014 dhe vazhdoi të fitonte vende në katër parlamentet e rajoneve të tjera në vitin 2014 dhe 2015.

-Nacionalistët e Alternativës për Gjermaninë, AfD, arritën një rezultat historik në zgjedhjet e së dielës, duke siguruar mbi 13.5 % të votave, çka e çon partinë e ekstremit të djathtë për të parën herë në Bundestag dhe si forcë të tretë në Parlamentin gjerman.

5 komente në ““T’i qëllojmë emigrantët në kufi”: Kush është ylli i ri i politikës së Berlinit”

  1. Suniti i pabese says:

    Me e pekthy shqip do te thot qe Nuk mban uje mo pilafi

    1. Dani says:

      Mire e thua,Po keta Nuk kuptoje.

  2. sokol says:

    tashti qe keni fut 1 milion afrikane e aziatike brenda do tju perdhunojne para mbrapa mos kini merak

  3. Baliu says:

    Edhe pse nacionaliste, nuk qenka flokverdhe dhe sykalter siq e kerkon tradita. Por sprishe pune, i tille ka qene edhe Göbels-i dhe shum te tjere.

  4. Njoni says:

    Frauke Petry nuk ben me pjese ne fraksionin parlamentar te AfD, ka hyre ne parlament si deputete e pavarur… me pak fjale nuk do jete me pjese e AfD. Shume interesante do te jete pozicionini i znj. Petry nese ajo do te krijoj nje fraksion te ri (parti te re) parlamentare.

    Gjermanet nuk ja falin Merkel politiken me te huajt, sidomos me Sirianet dhe Shqiptaret. Partia e Merkel CDU ka humbur 8.5% ne vota. Aleatet e CSU kame humbur votat ne Bayern.

    Mos perktheni artikuj kot me kot, analizoni situaten politike…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje