Mund ta blesh një vaginë, por grua është zanat tjetër

25 Shtator 2017, 20:53Politika TEMA

Nga Mira Kazhani

Këtë verë i thashë një miku, që ia çmoj mendjen brilante: “Ç’kanë që më sulmojnë? Jam e papërgatitur që të jem kaq e rëndësishme. Gazetaria është gjithçka që dua të bëj dhe si unë ka plot. A thua se jam ministre, deputete, drejtore doganash… Unë një copë portal kam! Pse nuk të sulmojnë ty, për shembull? Ti ke vila, historitë e jetës tënde, famë, ke pasur edhe pushtet, po kërkush s’merret me ty. Kanë nge të merren me një si unë, që jetoj me prindërit dhe më dhembin tëmthat duke u futur në shtëpi në majë të gishtave kur jam me vonesë mbrëmjeve”.

Miku i hatashëm u përgjigj pastër, qetë dhe hidhur: “Epo, ti je grua!”.

Dialogu me mikun e hatashëm m’u ndërmend sot, teksa për rastësi iu bashkova nënës time, që është fanse e “Rudinës” në Tv Klan. Të jem e ndershme, nuk e shihja, ndoshta prej vitesh, për shkak se ky nuk është një orar që më gjen në shtëpi. Sot ndodha dhe sa mirë.

Rudina ftoi një grua me një histori të veçantë. E lindur djalë por e ndjerë vajzë, Linda Rey, e cila të merr erzin (me shumë të drejtë), nëse e thërret transgjinorja Linda Rey. Linda, thjesht Linda!

Ishte një bisedë e vështirë për Rudinën dhe Lindën. Në fakt, për fajin e askujt. Nuk është faji i Rudinës pse disa terma në përgjithësi nuk i dimë a nuk jemi gati. Për dreq, shumica e bisedës derivoi tërë kohën në nevojën për një fjalor terminologjie sesa në historinë e Lindës, e cila qe e sjellshme, e sinqertë dhe u përpoqa ta pranoj bashkë me nënën time, që e ndiqte si e tulatur me buzët e mbledhura dhe vetullat gjithashtu!

Si shumë të tjerë, as unë nuk jam gati të them që nuk paragjykoj, por jam e gatshme të mësoj, të pranoj të ndryshmen, pa ngrysur ballin. Duhen kurse si ato të anglishtes, kur ishim të vegjël, si palestrat apo dietat sot, që të na ndihmojnë neve qenieve njerëzore të mësojmë të ndryshmen.

Kështu pra, sipas Linda Rey, njeriu zgjedh vetë çfarë dëshiron të jetë në këtë botë me lehtësinë e një boje flokësh. E tha thjesht, me theks italian por vërtetësisht. Linda Rey kishte blerë një vaginë dhe ajo i ka dhënë një kuptim jetës dhe trupit.

Por, në fakt, që nga pajisja me të, në jetë të presin dhjetëra pengesa, njëjtë si me seksin tjetër, po gratë rrjedhimisht ca më shumë. Se di nëse do isha djalë a do kisha jetuar më mirë, a do i kisha njohur ata burra që shpesh vetëm mësojmë t’i duam pa u njohur, pa i njohur? A do kisha qarë e dhembur tëmthash duke u futur majë gishtash në shtëpi? Po injoroj të flas me sikure. Gjithsesi, ndryshimi dhemb. Të jesh ndryshe, qëllohesh. Jo prej vaginës, se ato vetëm këmbë nuk kanë në Tiranë. Nuk është pasja e saj e vetmja shenjë që ti je grua, Linda!

E kupton gjatë gjithë rrugës, që nga mrekullitë e ëmbla që të fal gjinia e bukur: krehja e kukullave me flokë të artë; shtrimi i tavolinës me krenari; bërja e kekut të parë; puthjes së parë; puthjes së fundit; kur lyen me rimel qerpikët  në atë festën e parë; kur vesh taka; kur heq takat; kur merr lule; kur qan, se ai ka ikur; kur bën një bebe… e pafund e deri tek vrajat e pafundme kur dëshiron t’i ngjash gruas së fortë, që të mësojnë nënat shqiptare-mos u rrëzo-mos u dorëzo-mos kundërshto-mos u anko-mos u vono!

Pastaj vjen puna/karriera dhe zbret në realitet. Nëse nuk më besoni, ndizni televizorin tani. Numëroni sa burra ka studiove? Sa gra? Pastaj pyesni veten: Për cilin keni lexuar kur janë ndarë e kur janë pajtuar? Për kë dini më shumë? Do e merrni përgjigjen shpejt. Nëse jo, shoku im i hatashëm e thoshte hidhur:-epo ne jemi burra!
Kështu pra: Të jesh grua nuk mjafton vetëm të kesh një vaginë linda, e dashur Linda!

26 komente në “Mund ta blesh një vaginë, por grua është zanat tjetër”

  1. butrinti says:

    PO LINDA AS NUK I DI DHE AS KA NEVOJ PER TE TJERAT.

  2. Plaku Xhuxhumaku says:

    E pse nuk i thue pajdh or taj po i thue vagine? Apo te vjen turp? Nga kush? Apo te vjen vehtja me e rendesishme?

    1. Peço says:

      Ke të drejtë xhuxhumaku. Sa ëmbël tingëllon fjala e bukur shqipe pidh! Akoma më ëmbël piçkë. Vallahi, diabetin të shfaq kjo fjalë kur del nga thellësia e shpirtit.

  3. Miku i hatashem says:

    Kjo vaginetransportuesja perfundimisht po kalon simptomen e izolimit progresiv si historiani penismbajtes Muq Nano

  4. Gaetano says:

    Ti thuash femres atje sot ,ajo femer ka bythe sepse eshte vetja,eshte sic dukej surprize kur takoeshe ne boten matane shqiperis,me nje cift qe kishin ne targe te makines shprehjen”te martuar prej 25 vjetesh se bashku”fjala vagine!!!barazvlefshme me trute e atij mashkulli qe humbet arsyen ne ekstrimitet ,pse nje vagine I prish nderin burrerror.vagina eshte thjesht si nje guacke,fare kollaj mund te hapet kur do,po po nuk ja pat qefi,mbyllet mos hapet kurre.nje femer quhet grua…kur eshte krenare per prindrit e saj,kur nuk mohon shtepin ku eshte lindur e rritur.ajo femer ka bythe te quhet grua e rende ne vlera.dhe ajo e ka te ndare mendjen,qe sdo ndiet thjesht vagine te ndiet vetja.ty mira ste njoh,por vlerat e tua gjithmon imponojn respekt.do doja te isha nje kalimtar qe te me konsideroje shok ,qofte se mund te na bashkonte thjesht nje pershendetje,mirmengjes apo mirdita.nje sugjerim do te ta jepja dhe ty si nje bashkombes I yti,I larguar vec nga termi ti thuash femres vagine,apo femra ti thote mashkullit nje laco qe se vret menjen tek sa femra ne bote lufton te drejtat themelore te saj,ne shqiperi festohet 8 marsi me skandal.vaginen nuk e solli mashkulli mendoj,ate e gjetem midis jush.tek cani,tek velinat,tek sonila,tek majlinda,tek prej zhelesh ti drejtohesh mashkullit,tek Pamelat,tek palmat te varen meshkuj qe skane tipare te njejta pervec syzeve,tek,tek….vetingu qe cdo shqiptar e shqiptare duhet ti bej vetes ne rradhe te pare.ti duhet dhe je nga te parat e rilindjes menderore por qe vaginen e ke per veten tende,por qe kishe dhe duhet te kesh bythe.largoni nga mendja femerore,o shef o ska,tregoni me gisht sa femra abuzohen neper vagina nga shefat qe kontrollojn momentin,mblidheni bythen,behuni bashke,tregoni te fiksi,stopi,boomi,a ku di une,nje here te vetme,sa dashnore kane shefat tuaj,mos pritni vec breket e atij byth grismit,por grisjani breket kujdo shefi ju ul koken dhe qe asnje mashkull mos kete bythe ta quaj femren vagine.reklama shet mallin.tv shqiptare bene dhe bejne reklamen me te shemtuar,largohen te ndershmit qe ty dhe kedo si ty sdo ti thonte dot kurre vagine.afroni bleresit,nje mashkull qe blen vagine,seshte mashkull,thjesht mire tha goca e emas,Cuna mami qe pijne qumesht te cica akoma,po qe te ndien burra,shkerdhejn termin e te qenit burre vrasin .respekte per ty mira,por si puna qe si nuk u kap nje mafioz droge I vertet valle,si te gjith ketyre politikaneve I polli mushka me pasuri tmerrsisht te pa shpjegueshme me Vila e makina lluksi,ashtu dhe cudia ngelet,si ka mundesi,asnje nuk kap investigativisht,nje femer te jet abuzuar ne tv.apo eshte ne kushtetut eshte me amnisti ,femra ne tv eshte thjesht,vagine.po ajo qe sapo vjen nga nje jete tjeter,gabon ne jete.se thote,vagine keto,vagine une.ka ardhur koha,qe shume mira te behen bashke.te bejne mire ne mentalitetin e femres,dhe femra te quhet femer,vagina te ngelet vagine.

  5. Haziri pabuks says:

    Shiqo mi goce ,un menoj mos ti bzeje fare ksaj teme ,per zotin me dukesh grue llafazane ,ne skemi buk ti thu linda pederastokafshnore.E kupto qe meresh me tema boshe ,sta kane fajin qe te shajn pastaj megjithse dukesh e bukun.

  6. mingina mingina says:

    Minda oh Minda! Femer dhe grua nuk jane e njejta gje. Linda nuk tha jame grua. Linda tha jam ndjere femer ne idenditet dhe kam ndryshuar seksin ne sinkron me idenditetin gjinor.
    Pastaj ceshtjet qe ty te japin dhimbje temthash nuk jane ceshtje grash “per se”, por ceshtkje grash shqiptare. Ajo nuk ka “blere vaginen” per tu bere grua shqiptare qe i dhembin temthat si puna jote, por per tu bere femer me gjini e me seks.

  7. Blanko 164 says:

    Miku i hatashem?! Ca ben ky qe eshte kaq i hatashem? se e ke perseritur disa here, budallackerisht, kuptohet…
    P. S : prandaj sulmohesh, sepse mediokriteti ne fushen e te dhenit mend eshte i patolerueshem. Njesoj si ata te Vettingut

  8. Jonida Froto says:

    Ju me sa shoh e konsideroni veten feministe, por jeni ende e re ne kete koncept. Keni nevoje ta edukoni me shume veten ne kete aspekt, dhe kete nuk duhet te ma merrni per fyerje. Secili nga ne ka nevoje te edukohet me shume. Ka disa aspekte te shkrimit tuaj qe jane per mendimin tim te thjeshte, shume banale. Grua nuk te ben as rimeli, as takat, as keku i pare. Make up-i nuk eshte vetem per vajza dhe ka plot shembuj ne jeten reale qe nuk eshte, takat po ashtu jane nje zgjedhje personale qe nuk e bejne te gjitha grate. Gatimi i pare eshte i vecante per te gjithe ata qe e provojne te gatuajne, dhe perseri nuk ka lidhje gjinia. Ju shpreheni se jeni e pakenaqur ne shoqerine ku jetoni sepse ju piketojne pikerisht sepse jeni grua, mirepo ju vete po vazhdoni t’i meshoni stereotipeve gjinore dhe sociale qe ndjek nje individ qe ka nje vagine ne kete shkrim. Ketu calon i gjithe shkrimi juaj, dhe ketu calon edhe shoqeria. Ne perpiqemi te kerkojme barazi, por vete te parat u meshojme fort atyre roleve gjinore kaq thelle te ngulitura brenda kujteses sone historike, saqe e bejme te pamundur te shkojme drejt barazise.
    Pervec kesaj u pergezoj per menyren e te shkruarit. Vetem do t’u lutesha te mendoheshit pak me gjate per mesazhet qe doni te percillni. Parafytyro nje vajze adoleshente qe lexon shkrimin tuaj, doni vertet te rritet me idene se te pasurit e vagines eshte e lidhur domosdoshmerisht me rimelin, takat, gatimin, apo se mund te jete cfare te doje ne kete jete pa u ndikuar nga te pasurit e vagines? Ju jeni gazetare, fjala juaj ka peshe, ju lutem perdoreni me mencuri dhe pergjegjesi!
    Ju falenderoj per kohen nese e lexuat komentin tim dhe ju uroj shendet ?

    1. Ismail nga Suedia says:

      Më pëlqen reflektimi i juaj Jonida. Më vjenë keq që gazetarja ka bërë një turli pa shije edhepse ajo dinë të shkruaj me sajime të shkelqyeshme.

  9. Wendy B says:

    Mira, pse mendon se Linda nuk e di qe te jesh grua nuk mjafton vetem nje vagine. Pffff artikull per te kalu rradhen.

  10. Drenica says:

    E kan tepru me ate Linda Rej!
    Nuk kuptoj pse gjithe ky publicitet nje ish djali te deshtum e tash grua e deshtume!!!!!!

  11. artan says:

    Mira. Eshte shkrimi me kontravers qe kam lexuar prej teje.

  12. Mark says:

    Mira te lutem lexo ndonje liber. Jo erotik kuptohet. Me fal qe ta them por i ke shkrimet te vaket, pa fjalor, pa ide pa shpirt.. jarem jarem.

  13. Tata me brekushe says:

    Keto jane shkrime-perversitete qe nuk na shkojne per shtat.
    Ne jemi shoqeri feudale ku femra nuk perbuzet si femer por se ka dale me “shpate ne dore”, eshte bere “moderne”,jeton me xhepin e saj,nuk do familje,nuk do femije por te lyhet me kremra,te qelbe ne era parfum,te zhytet ne injorancen e saj, te shemtoje trupin me tatuazhe ,te “beje karriere” deri sa arritem te krijojme apelacionin “femer ne karriere” (nenkupto e rekrutuar ne prostitucion shpirteror e politik ).

  14. Mira V says:

    Ty te sulmojne se je bythlepirese ekselente e lalit Mira K. jo se je grua, mos bej viktimen kot. Grua eshte edhe Lolita, por nuk e sulmon njeri ?

  15. luti says:

    Pikpamje seksite e femres. Te krehesh kukullat dhe te shtrosh tavolinen nuk te ben femer, te ben “grua shtepiake”. Kete mendesi kane meshkujt me formim patriarkal per femren. Je shume burre ne mentalitet moj Mira

  16. Ylli says:

    Linda Rey perpiqet te jete grua sipas jush Kazhano ,por nuk ja del.Rudina Magjistari ka vite qe perpiqet te beje te zgjuaren ,por nuk ja del.Kush eshte me e lodhshme ,e para apo e dyta.???Mjaft u lodhet duke u justifikuar se ca terma nuk i dime ,se Rudina ishte e papergatitur ,se vete ju sulmoheni me shume se nje doganiere.Ne cdo fushe te jetes ,sidomos ate profesionale duhet te jesh i ose e pergatitur ,perndryshe mos e bej.Kete vend e ka mbytur mediokriteti kudo ,por ne media eshte shume i dukshem.Nuk ka torture me te madhe sesa te ndjekesh dialoget e Rudina Magjistarit me te ftuarit.Kapak eshte momenti kur duartroket paneli.Tmerrrr!!!Mbasi ke pare Rudinen ,lexo dhe Miren ,degjo dhe Ciljeten ose Encen…..dhe mendo per Premtin e Robinson Kruzos.Alamet femre dreqi.????

  17. Bledi says:

    Kjo kot lodhet me duket se do te bleje te kunderten e asaj pra K…N. Pô hadron 1 gje se duhen dhe loqet se mos ti dhembin temthat. Kot paskan humb la u njoft me njeri tjetrin ai i jepte penisin kjo ti jepte vaginen dhe mbaronte kjo Pune par shume shpenzime dhe komente.

  18. roland says:

    E njoh Miren qysh remoje, moshatare kemi qene. Ajo zgjodhi rrugen e veshtire te qendrosh ne shqiperi. Une u ruben e ikjes ndoshta frikes po ja arrita ne née vend te hua kam krijuar nie komoditet, kur marre nie punetore femer nuk shikoj te fleje me te se ketu te hedhin ne gjygje due hum biznesin due sieur ajo te dije vete. Ne shqiperi te jesh femer eshte si te jesh qifut ne gjermani. Mira respekte roland karaj

    1. kapterri says:

      e paske qa, me fal, qi shqipen or mik

  19. sadna babul ka bidai says:

    BLERJA E VAGINES ESHTE PO ERDHI PRONARI PUNOHET TOKA ,KUR NUK VJEN BYLLET FARE E RRI TU MBLEDH PATATE ,PER ME E SHIT ZOTRATES TATE RESPEKTE

  20. shulla says:

    Mesazhi eshte i qarte, nuk mund te shkoje kush kunder natyres. Cdo produkt i tille anti-natyre eshte mall skarco pa te ardhme.

    1. cathure says:

      Mall skarco ndoshta mund te jesh ti, se sa per LGBT po arrijne shume ne jete dhe po i shijojne bindshem. Mbase ja ke inatin se per vete duhet te bllokohesh aty ne nje ferme heteroseksuale nderkohe qe LGBT po ben kokrren e qejfit. Ja kjo eshte e ardhmja, ti skllav i heteroseksualitetit tend, e ata pronaret te tu.

  21. Ali Pasha says:

    Ah sa te nxehte e kishe vaginen ti moj Mira, uuppuuuu çma dogje manallin…

  22. Londer says:

    Kapterr ky Rolandi e paska qa shqipen. Ky benka biznes. Makina la ne enfield ne angli. Anglisht shkruhet Car wash dmth lajè kara

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje