PS mbledh grupin te kryesia e Kuvendit, firmoset marrëveshja PS-Grup-Qeveri. Rama kokë më kokë me Ruçin e Xhafajn...!

26 Shtator 2017, 08:54Politika TEMA

Partia Socialiste do të mbledhë në orën 09:00 grupin parlamentar. Sot pritet që të firmoset një marrëveshje mes PS-grupit dhe qeverisë socialiste.

Mbledhja do të zhvillohet në Kryesinë e Kuvendit për marrëveshjen e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit mes qeverisë, deputetëve dhe PS.

Para grupit, Rama po zhvillon një takim me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi, ndërsa pritet që t’i bashkohet edhe Xhafaj.

Ende nuk dihen detajet e marrëveshjes që do të firmoset mes tre palëve për mirëfunksionimin dhe bashkëqeverisjen me qytetarët.

Mesohet se PS-ja do ta mbledhë grupin në ambjentet e kryesisë së Kuvendit, për shkak se grupi është më i madh dhe kërkohej një hapsirë e përshtatshme.

Një tjetër ndryshim është ai i ditës. Ndërsa gjatë mandatit të shkuar ishim mësuar që të majtët të mblidheshin të hënave, mbledhjet janë zhvendosur të martave.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje