Kandidati që konkuroi për anëtar të Këshillit të Lartë të Gjyqësorit Ilir Panda reagon ndaj komenteve që i janë bërë për seancën e pyejeve me filozofin Përparim Kabo.
Në një deklaratë të bërë mbrëmë posaçërisht për emisonin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, në të cilin po diskutohej pikërisht për këtë seancë, ish-ministri i Drejtësisë dhe ish-nënkryetari i KLD, Ilir Panda, sqaroi përse tha se objekti më i shtrenjtë që kishte blerë ishte një pendë dhe përse nuk kishte makinë.
Ishte momenti kur disa juristë të ftuar në studio si Fatmira Laska, Shefqet Muçi dhe Ferdinand Doja po komentonin lidhur me përgjigjet që ai kishte dhënë dhe Panda iu përgjigj me anën e një sqarimi. Më poshtë është deklarata e plotë që bëri Panda mbrëmë për emisionin “Debati në Channel One”.
Nga ILIR Panda
Situata faktike: Pyetja e parë: “Cili është objekti më i shtrenjtë që ke blerë?”
Përgjigja “Një penë ose pendë, bashkë me kallamarin e bojës”, madje kur fillova edhe ta shpjegoja vendin ku e kisha blerë dhe të bëja arsyetimin përse e vlerësoja atë objekt si më të shtrenjtin, personi që pyeste më ndërpreu, duke kaluar menjëherë te pyetja e dytë: “Po sa kushtonte ajo pena me gjithë kallamarin?”. Vendosa t’i them çmimin e tregut, “70 dollarë”.
Pyetësi, ndoshta i pakënaqur nga përgjigjet e pyetjes së parë, vazhdoi: “Sa kushton makina juaj?”. Unë iu përgjigja “Nuk kam një të tillë”. Pyetësi tha, “Nuk e dëgjova”. “Nuk e kam një të tillë“, përsërita unë. Pyetje tjetër, “Po me çfarë udhëtoni?”. Përgjigja: “Më pëlqen transporti publik”. Pyetjes që vazhdoi “Po shtëpinë në rrugën “Brigada e VIII-të, sa e keni shitur?”, iu përgjigja se “Kam autorizuar një person tjetër të merrej me atë veprim pasi ishte një operacion i ndërlikuar”. Dhe unë, faktikisht, kisha vetëm ¼ e pronësisë.
Në fakt, në dokumentet e mia nuk rezulton ajo adresë. “Brigada e VIII-të” është emri i rrugës pas pallatit ku kam banuar unë dhe një fakt të tillë e di vetëm një person që është interesuar mirë për të bërë pyetjet. Arsyetimi: Përse prezantova penën si objektin më të shtrenjtë që kisha blerë?! E para ishte fjala. Fjala thuhej, kumtohej, shqiptohej. Më pas fjala filloi të shkruhej.
Fillimisht në tokë, në rërë ose në gur. Por volumi i dijeve që transmetoheshin ishte shumë i vogël deri sa njeriu shpiku penën me të cilën filloi të shkruante në papiruse dhe, më pas në letër. Dhe kështu pena, e ndihmuar nga boja, ndikoi që njeriu të mendonte më mirë, të fliste më mirë dhe trashëgimia e tij e gjithanshme të transmetohej ndër breza gati plotësisht. Pra, pena ndihmoi fjalën. Dhe kështu, deri sa u shpik shtypshkrimi dhe, më pas, kompjuteri.
Për mendimin tim pena përfaqëson një hop shumë të madh cilësor në jetën e njeriut. Unë vetë jam fëmijë i dy mësuesve. Mamaja ime ka qenë mësuese në shkollën fillore dhe me penë u ka mësuar shkrim e këndim qindra e qindra nxënësve. Babai im ka qenë pedagog i gjuhës, letërsisë dhe përkthyes. Me penë e bojë ai ka shkruar mijëra faqe, ndër të tjera dhe një ditar personal për mua që nga dita kur kam lindur dhe deri kur shkova në klasën e parë. Personalisht kam përdorur të njëjtën penë nga klasa e parë deri në të katërtën.
Madje edhe kur erdhën stilolapsat në Shqipëri mësuesja nuk na lejonte të shkruanim me ta, duke na shpjeguar se me penë shkruhej më bukur. Prandaj pra, pena për mua është objekti më i shtrenjtë. Më i shtrenjti nga ana ideale dhe morale. Ai për mua është një objekt i paçmuar, pavarësisht çmimit të tregut që deklarohet. Fakti që kjo gjë nuk u kuptua prej disave për mua përbën vetëm keqardhje.
Ndoshta ata kanë pasur në mendje vetëm vlerën materiale dhe nuk kanë kuptuar simbolikën e përdorur. Kështu pra. I gjendur përpara një pyetje tendencioze kisha disa alternativa: Të mos përgjigjesha fare; të kërkoja kohë të mendohesha; të jepja një përgjigje sa për të kaluar radhën; të ironizoja ose të kundërsulmoja personin qe pyeste; etj. Meqenëse nuk doja të fyeja asnjë në atë sallë, aty për aty, vendosa të bëj një ironi me veten. Pra një pyetjeje me sens material t’i përgjigjesha me sensin ideal dhe moral.
E përsëris. Duke dashur të mos fyeja askënd, unë guxova të bëj një sprovë, një autoironi, duke e menduar atë edhe si një sakrificë, në formën e mbartjes mbi shpinë të lukunisë së keqdashësve, të të painformuarve ose edhe të ndonjë hallexhiu të paditur). Por një sakrificë që vlen, që të bën më të fortë, të pranueshëm dhe të vërtetë. Por, përse vendosa të bëj ironi me veten?!
Në balancën e materiales dhe morales vetëm unë e di sa i pasur jam. Disa mund të më konsiderojnë të pasur (materialisht), por kjo është punë e tyre. Unë nuk jam i tillë. Nuk më ka tunduar kurrë materialja. Por, as i varfër nuk jam. Në jetë, unë i qëndroj parimit se “Nuk ka rëndësi sa i pasur je por sa i pasur ndjehesh”. Dhe në këtë kuptim unë ndjehen vërtet i pasur. Përse deklarova se nuk kam makinë? Kjo është një e vërtetë lehtësisht e verifikueshme. Në regjistrin e automjeteve nuk ka një të tillë në emrin tim. As të familjes time. Unë kam në pronësi një apartament dhe një garazh. Meqenëse garazhi im prej disa vitesh ishte bosh, një i njohur, parkon aty makinën e tij. Me atë makinë transportohen, çdo ditë, tre fëmijë të mrekullueshëm në shkollë dhe në aktivitete të tjera. Kur makina është e lirë e përdor edhe unë.
Për mua kjo është një marrëdhënie e thjeshtë njerëzore dhe nuk ka asnjë gjë për tu çuditur. Aq më tepër kur pyetja ishte “Sa kushton makina juaj?”. Po çfarë përgjigje të jepja unë kur nuk kam makinë në pronësi?! Për sa i përket deklarimit për përdorimin e transportit publik, e përsëris: “Më pëlqen transporti publik dhe e përdor atë sa herë që kam nevojë dhe mundësi.” Nëse dikujt nuk i pëlqen, kjo nuk është puna ime.
Ose ky eshte koqe kandari, ose i konsideron njerezit e tjere si te tille..
Pyetja qe te bene nuk ishte me nenkuptime, por e drejteperdrejte per te zbuluar sa i pasur jeni dhe cfare raporti keni apo munf te keni me parane dhe krimin. Pergjigjet tuaja ishin naive.
akoma mereni me keto idiotat, lum kush na drejton neve dhe u jep mesim femijeve tane.
Cmimi tregut 70 dollare ? Po ku jane keta kallamare kaq te lire !!! Apo e kishe per kallamar deti …Po karburantin e makines qe parkohej ne garazhdin tend e cila transportonte tre femije te mrekullueshem , kush e hidhte te serbatori I makines e cila strehohej ne garazhdin tuaj te vjeter ? Ju qe keni dhene drejtesi ne kete vend beheni burim gallatash dhe qyfyresh sa ja kaloni edhe estrades se Ballshit .
Nuk kam makine por kam garazh ku nje i njohuri im le makinen qe e perdor une !!!!! Nuk ka makine te regjistruar ne emrin tim.
Kam edhe une nje garazh qe e jap me qera.Kush te kete nevoje te sjelle makinen dhe te lere celesat tek portieri.Makina te jete e re dhe plot me karburant.Tel ne nr 068……
Ish minister drejtesie dhe vazhdon duke thelluar akoma me shume injorancen e tij. O Zot!!!!!!
Filmi Perballimi: Per budallanj na di ti mor injorant ish zv/ kld?!!!
E paske ndjere veten keq ne interviste e pas. Por gabon kur ben publike interpretimet e intervistes. Nuk e meriton hiearkine ne sistemin e drejtesise.
Te dashur komentues, nese keni kohe lexoni dy sqarime te vogla per ju:
Penda eshte blere para shume vitesh, dhe 70 dollare atehere kishin vlere shume te madhe. Nuk eshte e thene qe ajo gje qe ka cmimin me te larte eshte gjeja me e shtrejte qe keni. Se dyti, pse eshte per tu cuditur qe ne garazhin tim, meqe eshte bosh e vendos makinen komshiu dhe miku im. Po a ka ndonje problem nese e marr une ndonje dite makinen, apo nuk ja keni marre makinen dikujt tjeter juve komentues?
Pyetjeve, ashtu sic behen ashtu duhet tu kthehet pergjigje. Edhe sikur femijet dhe gruaja te kishin makine, ai duhej te pergjigjej qe nuk kam makine, se pyetje ishte per te, jo per fisin e tij.
Ne fakt pyetjet e bera ishin shume te goditura, edhe per kandidatet e tjere, pyetje per personalitetet italiane, oraret e vrasjeve te gjykatesve italiane, vetem pyetjet per vizionin dhe profesionin e kandidatit nuk u bene.
Qeke trap xotrote. Inshalla bie n dore te ketij mazllumit dhe ta kendon ay kullufrutin…
Une e mirekuptoje ish ministrin me kete spjegim qe bene per penen.Pena eshte nje mjet boteror,eshte perdorur nga mbreter e princer,shrimtar te medhenj te botes,prandaj ajo ka vlera te medha.Gjithasht,pena tregon se eshte mjet inteligjente,ku e perdorin mire, ata qe kane ment ne koke,dhe kane patur e kane produktivitet moral e lavderues boteror.Pra pena tregon inteligjencen,dhe aftesin per te kryer me sukses nje pune.Pershendetje dhe respekt.
Eshte vertet per te ardhur keq. Ilir Panda eshte nga ata njerez qe per 30 vjet ne profesionin e gjykatesit nuk kane marre kurre lek apo gjera te tjera. Sot Ai eshte perball jush, keni mundesi ta akuzoni ne rast se keni prova, por me pyetjet idiote te Lime Shallit eshte turp. Profesori qe del ne cdo ore ne televizor dhe jep keshilla per cdo fushe te jetes ka pjerdhur. Dhe e fundit , ky Panda permend mamane dhe babane qe kene dhene mesim ne shkolla, mua me ka dhene tezja e tij… Zysh Violeta, njeriu me i mire ne bote.
Kujdes Liro se te rane pendet… ne kazinote e Maqedonise…. se atje je i fiksuar ti! Perparim Kabo te njeh mire kush je ti ore rrote injoranti pordhac. Po telefon celular apo kompjuter ka zoterote? Se mos i perdor edhe per te shkruar (sms, e-mail, etj.), se do te mbetet pena ne dore kot ore parahistorik qe e di veten per “qendren e botes”!
ore keta duan ti hedhin pluhur syve te gjithe njerzve,edhe kazanit mediatik
Ore thuaj se edhe une kame bere si gjithe te tjeret,kam vjedhur,mashtruar,abuzuar sa here qe me eshte dhene rasti
Jo pralla,jo e thashe keshtu ,por jo e thashe ashtu ,por kishte kete kuptim dhe jo ate
Pralla,dhe lojra fjalesh
Profesor Panda, eshte personalitet. Eshte nje nder juristet me te pergatitur dhe korrekte te ketij vendi. Kush e njeh, te flas. Nje bashkebisedim kafeneje nuk mund te hedh poshte kontributin dhe idealizmin e nje jete. Ka respektin tim maksimal.
Ilir Panda eshte nga te paktet qe e meritojne. Kush e njeh apo ka pasur te beje me te e di qe eshte race qytetaresh disa breza. Ne te gjitha postet qe ka pasur seshte pergojuar kurre as edhe nga kundershtaret. Eshte i vetmi qe kur ishte ne post perjashtoi pa te drejte kthimi shumicen e gjyqtareve te shkolles se plepave “Kreshnik Spahiu”. Komentet negative te mesiperme jane te atyre plehrave qe konkurojne pashprese ose te idioteve te papune qe nxjerrin inatin e pazotesise ne tastiera anonime.
Po te rishkruhej “Shqiperia c’ka qene, c’eshte e c’do te behet” do te kishte te tashmen dhe te ardhmen te sigurt: Mut eshte e me mut do te behet. Perparim Kabo (Limja) ne fakultet na jepte histori partie. Kur historia e partise nuk i jepte me buke, dhe me lejen e partise, u be filozof. Tash e shohim si perzgjedhesin e te perzgjedhurve…
Por nuk ka faj Limja… Fajin e kane ata qe ulin Limen ne tavolina te tilla. Limja i “gozhdoi” kandidatet me pyetje idiote. E trishtueshme…
Z. Panda te uroj suksese. Edhe kjo qe ndodh eshte pjese e testit, pasi, nese merrni detyren e veshtire per te cilen po garoni, njerez – hije qe do perflasin me rrenje e me dege do kete pafund. Respekte.
Ju qe e njihni per jurist te shkelqyer dhe te ndershem, mbajeni me shendet dhe nuk ju kundershtoj. Ama, historite me pene e kallamar, apo garazhe personale qe strehojne makinat e te tjereve, ne nje interviste pune per nivelet me te larta te drejtesise, tregon se edhe ne mjediset e juristeve te dalluar ka perseri …koqe kandari..