23 fëmijë në Elbasan rrezikonin të ngelnin pa shkollë, zgjidhet problemi

26 Shtator 2017, 10:19Politika TEMA

Deputeti i qarkut të Elbasanit, Taulant Balla pasi u njoh me problematikën e banorëve të fshatit Bradashesh në Elbasan, ku një grup fëmijësh nuk kishin mundësi të ndiqnin rregullisht shkollën për shkak të mungesës së transportit, u ka ardhur menjëhertë në ndihmë.

Pas shfaqjes së kësaj problematike, deputeti Balla ka kontaktuar me përfaqësuesit e Drejtorisë Arsimore Elbasan, e cila ka marë menjëherë masat e nevojshme për zgjidhjen e kësaj problematike mjaft sensitive.

Pas negociatave të Drejtorisë Arsimore Elbasan me personin që ka linjën e transportit të udhëtarëve Elbasan- Bradashesh, u arrit një marrëveshje dhe tashmë 23 nxënësit e zonës së Bradasheshit do të kenë mundësi të ndjekin pa ndërprerje shkollën e tyre pa asnjë pagesë shtesë transporti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje