"Shpërthen" Erjon Braçe: Debati për Vetting-un, i stisur nga batakçinj. Ju tregoj të vërtetën

26 Shtator 2017, 14:03Politika TEMA

Deputeti socialist Erjon Braçe është përfshirë në debatin për financat dhe stafin e organeve të Vettingut.

Ai ka nënvizuar se gjithçka është stisur nga batakçinj, që kanë qenë kundër këtij procesi.

Braçe ka nënvizuar se komisionerët dhe gjyqtarët e kanë të përcaktuar me ligj pagën, por problemi sipas tij është se ata duan një pagë përtej ligjit.

Sipas tij, të gjithë kërkesat janë të pajustifikuara pasi nuk mund të ketë pagesë vështirësie apo shpërblimi më shumë se sa baza mujore.

Statusi i deputetit socialist ne rrjetin social:

Kam vendosur te mos flas me per politike!

Por do ta thyhej sa here duhet te them te verteten!

Kjo historia e Vetting-ut,
stisur nga batakcinj qe une i kam pare te kene qene kunder ne cdo hap ligjor drejt ketij procesi;

shtuar me dy apo tre te tille, politike mbi te gjitha mu brenda organeve te Vetting-ut;

Eshte krejt tjeter!
ME LIGJ ESHTE KREJT TJETER.
Cdo gje tjeter eshte nje genjeshter e madhe.

Komisioneret e Komisionit te Pavarur te Kualifikimit,
Gjyqtaret e Kolegjit te Apelimit,
Komisioneret Publike,

E KANE RROGEN TE PERCAKTUAR ME LIGJ!

Ne ligjin nr 84, date 30 gusht 2016, “Per rivleresimin kalimtar te gjyqtareve dhe prokuroreve ne Republiken e Shqiperise”,

Ne nenin 29 thuhet:

Paga dhe përfitimet e anëtarëve dhe këshilltarëve

1. Anëtari i institucioneve të rivlerësimit ushtron detyrën me kohë të plotë.

2. Komisioneri dhe Komisioneri Publik marrin pagë dhe përfitime të tjera financiare në përputhje me rregullat e përcaktuara në legjislacionin që rregullon statusin e gjyqtarëve ose prokurorëve.

3. Gjyqtari i Kolegjit të Apelimit merr pagë dhe përfitime të tjera financiare në përputhje me rregullat e përcaktuara në ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatën Kushtetuese në Republikën e Shqipërisë”.

4. Anëtarët e institucioneve të rivlerësimit përfitojnë një pagesë mujore shtesë për shkak të vështirësisë.

5. Këshilltari ligjor dhe ekonomik përfiton përkatësisht 80 për qind të pagës mujore përkatëse të anëtarit të institucionit të rivlerësimit. Ata përfitojnë një pagesë shtesë për shkak të vështirësisë, sipas rastit.

6. Pas përfundimit të mandatit të institucioneve të rivlerësimit, këshilltari ligjor dhe ekonomik, me pëlqimin e tij/saj, ka të drejtë të emërohet në funksionin ose detyrën publike që kishte para zgjedhjes së tij/saj ose në një vend të përafërt në administratën publike.

Me qarte se kaq nuk ka!

Pra, 

PAGA E TYRE ESHTE SA AJO E GJYQTARIT NE GJYKATEN E LARTE DHE GJYQTARIT NE GJYKATEN KUSHTETUESE!

KJO ESHTE PAGA DHE KETE PAGE NE ASNJE QINDARKE, NUK JA KA PREKUR KERKUSH! 
PERKUNDRAZI UA KA GARANTUAR EDHE KUVENDI!

Problemi eshte se ata duan nje page pertej ligjit!

Pra, 

ata kane caktuar pertej ligjit nje page qe duan ata, 10-11 milion leke te vjetra, dy here e gjysem me shume se sa thote ligji.

Edhe abuzimi me “nje pagese mujore shtese per shkak te veshtiresise”, eshte i papranueshem.

Pagesa shtese nuk mund te jete kurre sa dyfishi i pages baze!

Kerkund nuk ndodh kjo.

16 komente në ““Shpërthen” Erjon Braçe: Debati për Vetting-un, i stisur nga batakçinj. Ju tregoj të vërtetën”

  1. Dan says:

    Ata mor Brace kerkojne ate pagese qe kane marre dhe marrin nen dore momentalisht……
    Vetingu ka filluar me individe te qelbur….. dihet perfundimi….

    1. Lugati says:

      o buceeeee..o kerkoj ndjese brace..,po kush ka 5vjet qeveri???¿?

      1. eno says:

        Bravo Erjon Brace.
        ATA anetaret et komissiont te vettingut ishin te gjithe idiote . Dhe 3000$ ne muaj i Kane shume ata idiote.

    2. eno says:

      Bravo Erjon Brace.
      ATA anetaret et komissiont te vettingut ishin te gjithe idiote . Dhe 3000$ ne muaj i Kane shume ata idiote.

  2. Mentari says:

    O injorante te shtetit shqiptar; Vendoni dhe votoni nje ligj qe rroga me e larte ne Republiken Shqiptare nuk duhet ti jete me shum se 7 here se sa rroga mesatare e nje punonjesi te te Administrades publike.D.M.TH rroga mesatare ehte 40000 leke qe humezohet me 6 =240000 leke dhe kete nuk duhet ta e kaloj as Presidenti dhe a kryeministri me guvernatorin e Bankes dhe asnje indivit tjeter qe punon ne Administraden shteterore ,edhe kete rroge nuk e meriton anjenjeri sepse kemi 105 vjet shtet dhe akoma nuk kemi formuar htet serjoz por kemi bere shtet Mafioz. Edhe Amerika ne Administraden e saj e ka koficentin e rroges me te ulet me ate me te larte jo me shum sesa 1/6.Hajt Gomar Babatasi , injorante e idiote qe akoma nuk keni bere ligj sesa duhet te jen pagat ne shqiperi ne Sektorin Shteteror.

  3. mirel says:

    Ore, po prandaj po behet Vettingu qe te kene mundesi te vjedhin leke te tjera nga xhepat e popullit.
    Shteti jone nuk e zbaton dot ligjin me pagat ligjore, por duan paga te paligjshme per te bere punen. Sikur po na bejne favor. Se nuk i nxjerr njeri me shqelma prej bythesh nga qeveria dhe Parlamenti.

  4. Lalai says:

    o BRAQE po nga ishe a i vrare se ke kohe pa dale ne qarrkullim……se kur flet ti…..ja dhe mali rri sus.

  5. Mihali says:

    Ata duan nje page 20 her me te madhe se paga e nje puntori te thjeshte,ose 3 × me te madhe se presdenti I Republikes.
    Ate e duan per te mos u kompromentuar
    por praktika ka treguar qe qenia njerezore eshte e pa ngopur me asgje nuk ngopet sa do qe ta ket PAGEN,ai ngopet vetem me dhe kur vdes.
    Kjo qenie njerezore per te mos u kopromentuar duhet mbajtur I survejuar non stop 24 ore ne dite dhe 7 dite te javes.Frika i ruan vreshtat thot populli.Mos kujtoni se deti u be kos.

  6. capo says:

    shko or kopil e hajdut xhepash ne autobuza

    1. mirel says:

      Ku te shkoj mor capo..ne parlament jane te gjithe.
      Vetem gjylja e zgjidh kete lemsh me tere keta hajdute

  7. Arsen says:

    Ik ore do besh veting ti??? Kujdes AMF…

  8. spartaku says:

    Respekt zoti Braçe.Bjeru ne koke maskarenjeve,qe duan te bejne vendin tone te tallet bota.Ku eshte pare qe nje gjyqetar apo prokuror te kete rrogen 11 miljon ne muaj.Nqs behet kjo,do bjere zemerimi i popullit mbi ata qe e miratojne nje gje te till absurde.Mos e lejoni vehten te tallen ata te pd-ke dhe te LSI.se me ju.Ata do hedhin gjithmon shashka turpi se jane djaj.

    1. rruspija ripjelljes says:

      o spartak..ta dha rrogen mero baze.sot..apo nuk ke plotesu normen???

  9. hh says:

    ky deputeti ( personi qe gjithe jeten e vet vetem ligjvenesin ka bere , asnje pune tjeter) mbeshtet ne ligj kur i intereson . pikerisht se ligji eshte jo i mire po bejme vetingun ( apo ky nuk eshte ligj me vehte)

  10. Zzzzzz says:

    VETINGU SAPO FILLOJI KETA E BENE TE QARTWE VETE QEKUR KRKUAN RROGE ME TE MADHE SE JANE KRYEHAJDUTE …PER KETE TE HETOHEN ME MIRE E TU PERSERITET VETINGU SI KANE ARDH ATY DHE JO ME TE VOTOHEN!!!!?

  11. @autori says:

    “Chihuahua dog” i parlamentit..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje