Çfarë simbolizon ylli me 5 cepa që Rama mban në xhaketë dhe a është një provokim ndaj opozitës?

26 Shtator 2017, 19:17Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama drejtoi sot mbledhjen e grupit parlamentar socialist ku u diskutuan disa çështje, mes të cilave edhe ajo për vetingun që shkaktoi debatet më të shumta.

Por një detaj, që nuk ka lidhje me diskutimet dhe debatet për çështjen e vetingut apo reformën zgjedhore, mund të shkaktojë një përplasje politike mes Ramës dhe PD-së.

Shkaku është një yll me pesë cepa që Rama mban në xhaketën e tij, të njëjtin që kishte vendosur edhe ditën kur qeveria u betua para presidentit Ilir Meta, para se të niste zyrtarisht funksionimin.

Duket se Rama ka rikthyer yllin në xhaketë gjatë mbledhjes së grupit parlamentar.

PD po përgatit një draft ligjor që thuhet se do e depozitojë në Kuvend përmes të cilit synon të ndalojë shfaqjen në publik të simboleve të komunizmit. Nisma duket se është marrë seriozisht nga partia më e madhe e opozitës pas festës së Pezës më 16 shtator, ku u rishfaqën portretet e Enver Hoxhës.

Por a përbën ylli me 5 cepa simbolin e komunizmit?

Nëse i referohemi debateve të 27 viteve në demokracinë shqiptare ai është një nga simbolet e komunizmit.

Por, profesori Mihallaq Xhavo në një publikim të tijin, ka një tjetër këndvështrim, që mund ta lexoni më poshtë.

“Ylli me pesë cepa bën pjesë në hierarkinë e shumë simboleve shkollave mistike kudo në botë dhe ka pothuajse të njëjtin kuptim mistik. Ai simbolizon esencën e materies, është ajo e sintetizuar me pesë elementët e saj. Sipas okultizmit, por edhe të gjithë filozofisë antike, materia nuk është diçka e kundërt me shpirtin. Ajo, është pjesa pasive e një uniteti të madh ku shpirti është pjesa aktive. Ky unitet quhet Absolutja.

Toka, zjarri, uji dhe ajri janë katër elementët materialë, por pas tyre vjen elementi i pestë, eteri, ai që formon quintesencën. Në këtë shkrirje të pesë elementëve fillon purifikimi i materies, lidhja e saj me shpirtëroren, fillon ajo që quhet njerëzore, këtu fillon dimensioni njeri. Duke i skematizuar këto elementë në pesë segmente të vendosura sipas një rendi të caktuar formohet ylli me pesë cepa por po me ato segmente të vendosur ndryshe formohet pentagoni, kurse të vendosur në mënyrë horizontale, të pandërprerë në kohë, krijojnë pentagramin.

Si simbol magjik e psikodinamik i materies iu dha ose u mor nga materialistët dhe u përdor në terrenet komuniste me vetëdije tek të pavetëdijshmit, tek të verbrit për të shtuar verbërinë me vetëdije, nga grupe okulte komuniste në nivel botëror për qëllime historike të caktuara.

Simbolet janë ndërtuar nga të diturit, por janë simbolet ato që pastaj kanë modeluar njeriun. Ato janë shprehje e madhështisë njerëzore për të kuptuar universin por janë ato që kanë shkaktuar ndotjen më të madhe në shpirtin e njeriut dhe krimet më të mëdha në ndërgjegjen e tij.

Ylli me pesë cepa ndodhet në Egjiptin e lashtë ku eterikja me pesë degë ishte simbolizuar nga një prej hieroglifeve më të rëndësishme: Sba në formë ylli, e lidhur ngushtësisht me vdekjen dhe e vendosur mbi varre. Muret e brendshme në nekropolin e Tetit janë të mbushura me këtë simbol.

Kristianizmi në origjinën e tij e humanizoi nëse mund të thuhet kështu, hieroglifin Sba. Në katakombet romane ku organizoheshin ceremonitë mortore e konsumohej dreka rituale, i vdekuri përfigurohej ekzaktësisht me pesë segmente në formën e yllit me pesë cepa. Për këtë arsye në shumë tekste të shenjta lexohet që të vdekurit bëhen yje, kuptimi okult i së cilës ndodhet në faktin e thjeshtë se me vdekjen elementët shpërbëhen, pra vdekja është vetëm lirimi i elementëve tokësorë nga shpirtërorja, shpërbërje e simbolizuar nga ylli. Për shpërbërjen e një shoqërie, për të fituar terrene të huaja, për të fituar mbi armikun, u përdor i njëjti kod i yllit nga bërthamat sekrete të komunizmit botëror.

A ishin të vetëdijshëm për këto sekrete të yllit…? Në letrat e Tarokut që përdoren për të parathënë të ardhmen origjina e të cilave thuhet se vjen nga misteret e piramidave, që bazohen në filozofinë hebraike të Kabalës, por në formën që na paraqiten sot, zë një vend edhe ylli me pesë cepa.

Tek arkanet minore lidhur me pasurinë, paraqitet dora e fatit me një yll të madh që sipas tyre është rrënja e potencës mbi tokë, po të lexohet pozitivisht e në të kundërtën, do të thotë kurnacëri, dëshirë me zotëruar gjënë e tjetrit, mungesë besimi në botën shpirtërore, a thua se gjithë lumturia varet nga kënaqësitë materiale.

Për kabalistët, Pema e jetës është një ilustrim simbolik, një sistem ku forca perceptohet tek forma, pra për ta forca edhe forma janë në të vërtetë një e vetme, forma nuk është gjë tjetër veçse forcë e organizuar. Edhe në këtë sistem njohës figura është force, ku forca vitale organizohet nga simboli, transmetohet me të njëjtë frekuencë në distancë tek simboli tjetër i ngjashëm i cili bën që forca të rilindë në një realitet të ri. Këtë ligj sekret të trasmetimit në distancë të energjive psiko kozmike e përdorën nazistët për qëllime antinjerëzore nëpërmjet simbolit të lashtë të svastikës, famëkeqi kryqi i thyer i Hitlerit. Simbolet janë përdorur gjithmonë nga diktaturat në dominimin e shkatërrimit të territorit psiko- kozmik të kundërshtarit, si pjesë e realitetit, sado fantastiko-shkencore t’i duket kjo dikujt.

Po komunistët e njihnin këtë sekret antik. Një gjë është e sigurt: ato e përdorën për disa dekada, dekada që dëshmojnë për efektin shkatërrues edhe të simbolit yll me pesë cepa; ai ndau njeriun nga natyra e tij, vuri materien kundër tij, shkatërrojë nëpërmjet yllit energjitë shpirtërore. Mbi yllin u vendos çdo vlerë por vuajtjen më të madhe nuk e pati egoizmi i vogël njerëzor, ai vuan njëlloj në çdo sistem, vuajtjen e pati vlera shpirtërore, sa shumë do të ketë peshuar mbi kokat e shqiponjës magjike ai pesëcepësh në flamurin tonë .

Po kështu, në Lindjen e Largët, në Kinë, informacioni i parë i shkruajtur mbi pesë gjendjet e materies në formë ylli me pesë cepa i takon periudhës midis shekullit X dhe V para Krishtit dhe vazhdon të mësohet në shkollat tradicionale të mjekësisë kineze e në artet marciale edhe sot.

Ylli me pesë cepa bën pjesë në ikonografinë e lindjes së Krishtit, është prezent në lindjen e tij, tregon misterin e mishërimit, e lidhjes së shpirtit me tokën.

Përse duhet të preokupohemi sot, në kohën e kompiuterit e të ultraelektronikës, për këto fantazma të së kaluarës ose besime supersticioze? Sot është e mundur të informohen masat e gjera për shumë të vërteta, të mbajtura sekret, dhe ky është fundi i Botës, fundi i një bote të keqinformuar, jo përmbytja dhe shkatërrimi i Tokës, por shkatërrimi i një koreje artificiale dijesh për qëllime pushteti dhe brezat pas nesh do të tallen e do të na pikturojnë si të mbyllur në kafaze të arta injorance. Ftesa jonë për rishikimin e kodeve të fshehura në shumë simbole, në rastin konkret të yllit me pesë cepa, nuk është intelektuale, nuk është çështje thjesht kulturore, që me pak fjalë do të thotë që t’i shtojmë diçka më tepër asaj që dimë. Spostimi i vëmendjes në kuptimin e trukut të përdorur për manipulimin e vetëdijes nëpërmjet simboleve është jetik për një shoqëri që do të rinovohet, për shoqërinë vitale të së ardhmes, pasi një e ardhme me të paditur është një e ardhme e dështuar”, shkruan profesor Mihallaq Xhavo.(Tesheshi.com)

31 komente në “Çfarë simbolizon ylli me 5 cepa që Rama mban në xhaketë dhe a është një provokim ndaj opozitës?”

  1. Roberto says:

    Me siguri Edi do jete fans i ekipit te futbollit “Ylli i kuq” i Pogradecit ?

    1. Shoku " Shpati " says:

      Gjigand !

      1. Edkari says:

        Karagjoz me yll

      2. Skypion says:

        I nderuar dhe respektuar profesor Mihallaq Xhavo e njejta gje mund te thuhet edhe per svastiken ,apo kryqin e thyer.
        I nderuar dhe i respektuar profesor Mihallaq Xhavo,po sikur nje politikan,ta zeme i se djathtes,te vendoste kryqin e thyer ne xhakete,a so ta jepnit ju te njejtin shpjegim si per yllin?!
        Une mendoj se jo.Mendoj keshtu i nderuar dhe i respektuar profesor Mihallaqi sepse,nga c’duket qarte,ju jeni nje qenef-profesor.

        1. Shqiptari i Ilirise says:

          O Skypion!Prape ti gam ham per cdo p….ë dhe f….ë qe ben PD-ja?
          Kryqi i thyer eshte nje simbolike absolutisht identifikuese vetem e Nazizmit.E shpikur dhe perdorur vetem nga ata.
          Nders ylli me 5 cepa ka nje simbolike universale.Komunizmi nuk e ka shpikur por e ka adoptuar.
          Me ke flas dhe une.

          1. Lil Toronto says:

            Edhe kryqi I thyer eshte symbol I japonezeve.

        2. Xhelal says:

          I nderuar e i respektuar qenef profesor haha

    2. Lugati says:

      perse habiteni or njerez…gjaku nuk bohet uje..ky nuk osht provokim por kthim ne origjine…funi funit cuni kristaq rames e nipi spiro kolekes oshte apo jo??????¿??????¿

  2. tarasi 2 says:

    hahaha ku jane keta te zgjuarit e bythes te bejne ndonje koment per kete teorine e yllit , apo ju duket ceshtje jashtetoksore?

  3. Flm says:

    Kulish komunistash qe i mbajne me mall dekoratat ne sundukun e paraardhesve.

  4. N.VJOSA says:

    Po Flamuri Amerikan sa Yje ka?!…
    Edhe ato simbole te komunizmit jane?!…
    O ju pjerdhsha trute o injorantet p r i m i t i v e te P-artise se D-errave!…

  5. ILIRET says:

    Eee. Edhe Europa dhe Amerika komuniste jane, prandaj ne flamurin e tyre kane yje me pese cepa. Bile edhe qielli eshte komunist. Poshte qielli.

  6. Fernando says:

    Llogjika e keti Lenini eshte aq e mprehte sa ben qe te meren me nje dicka shume te vogel nje pjese e madhe e njerezve dhe gazetareve. Me nje fjale tall bythen

  7. Shume fare says:

    Une kte shkrim se kuptoje fare. Eshte shume medioker qe nje gazetar kerkon te imagjinoje se cfare kuptimi ka ylli Rames. Po sikur Rama neser te veri nje kerric osé gomar ne xhakete do te thote qe po tallet me salen dhe bashen ????.

  8. M.1 says:

    Shqiperia me demokratike nga Evropa!?
    Do qe te ndaloj simbolet (ekomunizmit) si ylli me pese cepa, po ne Evrope vitet e fundit(triumfojne) partite nazifashiste pse nuk indalon me ligj???
    Ne Shqiperi kush e ka perdorur yllin me pese cepa? Komunistat.
    Po te trazoshe c’do lloj ngjyre me te zezen e eret do te dal .
    Yllin e perdoren ne luften e dyte boterore ushtria nacinal- clirimtare por te gjithe ata nuk ishin te organizuar si komunista dhe po te ndalosh te festojne festat kemi demokraci?Po te dekurosh ata qe i kane luftuar keto forca ateher duhen dekuruar edhe nazi-fashistet se edhe ata kane luftuar frontin nacional-clirimtar(komunistat) ateher kush luftoi per kete Shqiperi?

  9. petra says:

    me yllin ne balle rane 28ooo deshmore per clirimin e shqiperise.cfar keni mor te sterrosur qe kerkoni te cpifni e te nxirosni historine e popullit.

  10. AZ... says:

    “Shume fare”nuk mund te Vere Rama keric se keric Eshte vete

  11. angjelini says:

    Se cfare lidhje ka ylli me kete opozite me ish komuniste kete vetem Mero nund ta dije. Po hotelet qe mbajne yje si te ja bejne? Po flamuri amerikan dhe ai I bashkimit everopian? Na e shpifet.

  12. aristoteli says:

    Rames bravo I qofte sepse I beri te gjithe budallenjte reth tije te meren me te !!!!!!!!!!!!!!!!!!
    O tru tharet e PD mjafte u moret me simbolet dhe me Ramen,mendoni njehere per shqiperine dhe shqiptaret ?????
    Ju jeni shterp si nga mendja dhe nga llogjika,ju nuk mund te ndani te bardhen nga e zeza sepse jeni te zinje edhe vete ne shpirt edhe ne mendime
    Keshtu eshte e dhe kazani I medjas ,dhe njerzit qe jane aty
    O te mjere, o te mjere

  13. nada says:

    tall trapin me ne Rama mire e ka. Ne kete skamje qe ka mbuluar vendin, vetem Lideri Boteror , MASON-eri Edi Rama do te na shpetoj! Kuptohemi, pas takimit me nunin SOROS, ylli me pese copa nuk kishte si te mungonte ne mbledhjen me deputete e tij.

    p.s: se u kujtova, mund tam kete vene yllin edhe si shenje mirenjohje per vellain Erdogan qe se shpejti viziton tiranen. Ja hodhe Edo, provokove debat me yllin ne xhakete. Mos e rruj, PD-ja do llapi neper komisione se po provokon, po ti lale don’t shave, don’t shave…vazhdo i qete te vjedhesh, koncensionet mos i le pas dore. Amanet, tenderin tjeter per analizat tona.

  14. mohikani says:

    DNA is talking

  15. Bushi says:

    Jame dakord me spjegimin filozofik te yllit me pese cepa.Per shume njerez eshte e thelle dhe nuk mund t’a kuptojne.Me gjithate,sipas mesimeve qe kemi mesuar nga shume libra,YLLI ME PESE CEPA,NE KOMUNIZEM,KISHTE KUPTIMIN,SE,YLLI SIMBOLIZON PESE KONTINENTET E BOTES,DHE KOMUNIZMI DO JETE SUNDONJES NE TE PESE KONTINENTET.PRA KOMUNIZMI,DO JETE NJE SISTEM,APO REND EKONOMIKOSHOQEROR,QE DO PUSHTOJE DHE SUNDOJ BOTEN.

  16. Eri..Vlore says:

    Mua mu kujtua i madhi Koco Devole “Te jete kungull valle???”

  17. Nasigjymi says:

    ⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️?????????????????????????????????????????????????????????

  18. everest says:

    Sa budallenj qe jeni o te mjere!
    Komunizmi kurre nuk ka ekzistuar,por ju e keni aq frike sa u del ne enderr cdo nate komunizmi!
    Pas cdo ferre ju del nje komunist!
    Edhe gomaret ju duken si komuniste,ndersa fashistet ju duken si heronj!
    Prandaj Enver Hoxha kishte shume te drejte qe ju vuri gjysmen e lekut pas koke!

  19. Luli says:

    Flamuri Amerikan ka 52 yje me 5 cepa Si e komentojne budallejte keta yje. Perrshendetje

  20. Ada says:

    O Bushi, po sikur jane shtate kontinente more burre apo s’te del llogaria pastaj?!

  21. demokrati says:

    O JU i honkshit mutin PPSHse per demokracin qe kishte , se jeni ber 1000 her me keq se ne at koh , ndryshimi nga sistemi qe shkoj me kte sot esht vetem se sot ke te drejt te vrasesh te vjedhesh te drogosh e te drogohesh te besh prostitucion te shkelesh ligjin si te do qefi , por per çensur ky sistem qe kemi ngritur sot i rrufte bythen komunizmit se esht 1000 her me keq se ai , po çkeni me tjetrin o debila o zullumqar o legenat e kti vendi ,po ylli perfaqson pes kontinentet , ku esht e keqja ktu , komunizmi i ka pas te gjitha si çdo vend i botes perveç ekonomis tregut dhe atehere ne si do ja bejm , si do jetojm me qe ish te persekutuarit ish ballistet e zogistet nuk i duan kto se kan qen dhe ne komunizem , ateher po krijojm stem me nje pul te pjekme dhe ta vejm ne xhaket , ose fotografin e lek gerdalles , kryqin e hitlerit per nostalgji te nje pjese tjeter dhe spatat e duçes , mos u merni me kelyshet e tradhtarve dhe te kolaboracionisteve o njerez , se duke i ardhur mbas avazit ksaj pjeses me te keqe dhe negative te kti vendi , po shkaterroni historin po humbasim identitetin dhe sna kambetur gje prej gjeje ,na mbyten injorantet , po nuk i doni ju halet dhe llumi kti vendi kto simbole , i do pjesa tjeter qe esht me e dinjiteçme se ju se kan luftuar per lirin e kti vendi , legena burgjesh ,qe para interesit nuk njihni atdhe.

  22. demokrati says:

    O JU i honkshit mutin PPSHse per demokracin qe kishte , se jeni ber 1000 her me keq se ne at koh , ndryshimi nga sistemi qe shkoj me kte sot esht vetem se sot ke te drejt te vrasesh te vjedhesh te drogosh e te drogohesh te besh prostitucion te shkelesh ligjin si te do qefi , por per çensur ky sistem qe kemi ngritur sot i rrufte bythen komunizmit se esht 1000 her me keq se ai , po çkeni me tjetrin o debila o zullumqar o legenat e kti vendi ,po ylli perfaqson pes kontinentet , ku esht e keqja ktu , komunizmi i ka pas te gjitha si çdo vend i botes perveç ekonomis tregut dhe atehere ne si do ja bejm , si do jetojm me qe ish te persekutuarit ish ballistet e zogistet nuk i duan kto se kan qen dhe ne komunizem , ateher po krijojm stema me nje pul te pjekme dhe ta vejm ne xhaket , ose fotografin e lek gerdalles , kryqin e hitlerit per nostalgji te nje pjese tjeter dhe spatat e duçes , mos u merni me kelyshet e tradhtarve dhe te kolaboracionisteve o njerez , se duke i ardhur mbas avazit ksaj pjeses me te keqe dhe negative te kti vendi , po shkaterroni historin po humbasim identitetin dhe sna kambetur gje prej gjeje ,na mbyten injorantet , po nuk i doni ju halet dhe llumi kti vendi kto simbole , i do pjesa tjeter qe esht me e dinjiteçme se ju se kan luftuar per lirin e kti vendi , legena burgjesh ,qe para interesit nuk njihni atdhe.

  23. Gjini says:

    Duhet ndaluar edhe ngjyra e Kuqe, se është kamuniste ?

  24. eduart says:

    o Mihallaq qe me je dhe profesor, ne nje artikull qe te lexova,gjysmat te mora vesh se gjysmat jan ne gjuh te huaj
    Nuk e kuptoj perse duhet te futet gjuha e huaj ne cdo artikull shqip!
    kemi nje gjuh shum te pasur ne fjalor dhe nuk esht nevoja te futen fjal te huaja!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje