Në një intervistë për emisionin “Kolaudim” në IN Tv, Rudina Hajdari është rrëfyer për babain e saj Azem Hajdari.
Deputetja e PD, ka rrëfyer marrëdhëniet që kishte Azemi me familjarët e tjerë.
“Unë jam rritur në këtë shtëpi. Mbaj mend qe me babain loznim shpesh por dhe dilnim shëtitje nga Liqeni Artificial”, tha Rudina Hajdari.
“Ai gjithnjë e gjente kohën për ne. Na kushtonte shumë kohë”, theksoi ajo. Edhe pse ishin kohë te vështira për vendin, e po ashtu dhe për vetë Azem Hajdarin, Rudina na rrëfen se në shtëpi gjithmonë kishte hare, dhe problemet ishin jashtë portës së tyre.
“Në asnjë moment problemet e politikes nuk ishin pjesë e diskutimeve në familje, edhe pse vendi po kalonte momente shumë të vështira babai nuk na fliste asnjë moment për to”, pohoi deputetja e re e PD-së.
Në 12 shtator Rudina Hajdari foli për herë të parë në Kuvend, si deputetja më e re e PD-së, datë e cila përkoi edhe me 19-vjetorin e vrasjes së babait të saj. Por si e ka përjetuar Rudina, momentin kur fjalimi i saj i parë në Kuvend u duartrokit nga të djathtë e të majtë?
“Fjalimi ishte në një ditë të veçantë për familjen time. Ishte në 19 vjetorin e babait dhe kjo e shtoi edhe më shumë peshën e emocioneve. Ashtu si babai im, i cili vendoste interesat e vendit në plan të parë, edhe unë mendoja që të përcillja një mesazh bashkimi”, pohoi Rudina.
Po sa vjece ke qen moj vajz qe na flet per babin hajdut pulash ty ateher ste kishin ardh periodat kur ja kthyen patkojt perpjet trimit tend si I mbake mend?