Europa League/ Cutrone shpëton Milanin, i jep fitoren në fund të ndeshjes

28 Shtator 2017, 23:13Sport TEMA

Talenti i ri i Mialnit, Patrick Cutrone, i ka siguruar tre pikë skuadrës së Montellas duke shënuar golin e fitores në minutën e 94’, për rezultatin përfundimtar 3-2.

Kuqezinjtë kishin epërsinë e dy golave deri në minutën e 84’.

Andre Silva në minutën e 14’ dhe Mateo Pablo Musacchio në minutën e 53’të shënuan për Milanin.

Por, miqte befasuan Milanin duke shënuar dy gola të shpejtë në minutat 84’ përmes Boadu Maxwell Acosty dhe 90’ nga penaltia përmes Josip Elez.

Por, në minutat shtesë, në skenë doli i riu Cutrone duke i siguruar kështu tri pikë Milanit.

Pas kësaj fitore Milani ka shkuar në kuotën e gjashtë pikëve dhe është lider në Grupin D.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje