Flet "babai" i vetting-ut: Ka disa njerëz që janë të interesuar për ta bojkotuar. Nëse dështoni, atëhere...

28 Shtator 2017, 20:09Politika TEMA

Ai është rikthyer në Shqipëri si trajnues për vëzhguesit e të drejtave të njeriut, që do të monitorojnë gjatë vettingut, seancat dëgjimore të prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Rainer Deville, i cili dha jo pak kontribut për hartimin e ligjit të vettingut, gjatë kohës që punoi në Tiranë, thotë se beson në suksesin e aplikimit të tij. Në të kundërt – paralajmëron ai, – kostoja do të jetë e lartë.

“Jemi të gjithë të ndërgjegjshëm se ka disa njerëz që janë të interesuar për të bojkotuar, për të keqkuptuar, për të zvarritur, për t’u fshehur dhe për ta dëmtuar edhe më shumë vettingun.

Dikush mund të më pyesë: A mund të na garantoni se vettingu do të funksionojë?

Unë them se nuk është e garantuar, sepse varet nga vullneti politik, nga publiku dhe nga aktorët e përfshirë.

E nëse nuk funksionon, atëherë Bashkimi Europian ka në duar çështjen e aderimit, i cili do të shtyhet”, tha Dr. Rainer Deville për Top Channel.

Pa patur qime në gjuhë, Deville përshkroi perceptimin popullor të njerëzve të drejtësisë.

Jo të gjithë janë të korruptuar. Ka njerëz të ndershëm, prokurorë dhe gjyqtarë që e bëjnë këtë punë prej 20 vitesh.

Ata nuk kanë makina të tipit të fundit dhe nuk shkojnë me pushime në Singapor, por në Vlorë.

Për të gjithë këta njerëz të ndershëm, ju jeni rojet e tyre, në ndihmë të tyre”, deklaroi Deville.

Deville i kërkon publikut të informojë për pasuritë e të korruptuarve, jo thjesht për ndëshkim, por edhe për kthimin e pasurive të vëna me korrupsion.

“Shumica e njerëzve kanë Mercedes. Duket si sport këtu, edhe politikanët kanë. Kjo nuk është e rëndësishme.

Por ama, nëse vjet ky gjyqtar kishte një makinë, sivjet një më të re, atëherë kjo është një tjetër histori”, tha ai.

Por ama vettingu duhet të respektojë të drejtat e njeriut.

Në Shqipëri dihet si bëhen dasmat. Mafia mund të ketë qenë pas shpinës tënde dhe kërkon një fotografi.

Jo, kjo nuk është provë. Por nëse ti ke disa foto me këtë person, atëherë duhet kontrolluar për çfarë bëhet fjalë”, deklaroi Deville.

9 komente në “Flet “babai” i vetting-ut: Ka disa njerëz që janë të interesuar për ta bojkotuar. Nëse dështoni, atëhere…”

  1. Taqi says:

    Me lire eshte te shkosh ne Singapor se ne Vlore o kopan

  2. Lisi says:

    Për shumë arësye , vettingu tek ne , është një tallje me ne .
    Për ç’vetting flitet , kur kryehajdutët dhe kryekriminelët i mban nënë sqetull Amerika dhe BE ?!
    E dogjën , e poqën , e hodhën në erë Shqipërinë , dhe Amerika e BE I mbrojnë këta banditë , se janë spiunë të tyre .
    Kjo është e vërteta e këtyre 27 viteve , të tjerat janë prostitucion i fëlliqur politik !

  3. shqip says:

    Deluzo . Me kete mendesi nuk shoh drite ne fund te tunelit . Jo makina , jo foto . Keto s’ngrene peshe . Ti o njeri je aty te na ndihmosh ne . Jo publiku t’ju ndihmoje ju . Publiku nuk di te bej interpretime te jurisoondences . Ketu ka nje mal me dosje , e nje det me shkelje . Nese nje proçes eshte bere pengese apo jo per nje çeshtje , vetem ju , juristet , dini ta vleresoni . P.sh , bota pa me ze dhe figure , qe Saliu vrau 4 vete me 21 Janar . Tani ç’hun mercedesi ketu ? Ti e denon dot , apo jo ? Kete na thuaj . Te tjerat duken si hallve e ftohte .

  4. Zzzzzz says:

    …DHE NESE NUKAPLIKOHET VETTINGU BE KA NE DORE CESHTJET E ADREIMIMIT…..THOTE KY PO KUJT I PLASI NGA ATA QE SE DUAN VETINGUN PASI ATA KETE KERKOJNE TE SHTYHET ADERIMI NE BE E SHQIPERIA TE JETE RRUMPALLE…!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  5. LORA says:

    Nese disa njerez jane te interesuar per t’a bojkotuar Vetting-in,sipas z.Rainer Deville, shumica e cilesuar e shqiptareve mezi e presin implementimin ekzigjent dhe pa vonesa te tij.
    Kush jane me percaktues,shqiptaret me milione apo disa te korporates kusaro-kriminale dhe antishqiptare “gjin gjoni dhe llallerise” ???????????????????????? Si thoni z.Rainer ???????????

  6. Shoqeria civile bythshitur. says:

    Fol ti o” babà” po’ ne kemi hall tjeter
    Nje pale thone sa mire ja beri ruci Berishes
    Pala tjeter sa keq ja beri Ruci Berishes
    Nuk kemi ato Halle ne qe thua ti.
    Sduam as buke as uje le mo integrim.

  7. delina says:

    Populli i di se kush jane ata qe duan te deshtoje vetingu,i pari eshte Presidenti Ilir Meta,i dyti,prokurori i pergjitheshem,i treti Sali Berisha. Po qe se vetingu fillon me keto do jeni ne rrugen e duhur,se pas ketyre fshihen te korruptuar ,vrases,gllaberues pronash e te tjera plot. Te filloje me keta dhe do te shikoni se sa te tjere do hikin pa nam e nishan nga Shqiperia.

    1. fredi says:

      Te tere dihen por deri tani ka vetem llafe asgje me teper per deri sa gjyqtare e koruptuar jane ulur kembekryq.ne apeli korce jane gjyqtaret me te koruptuar ne shqiperi me sotiraq lubonjen ne krye cprisni perse i lini apo te majnen akoma.asnje k/gjyqtar e k/prokuror ska levizur cprisni .populli nuk duron me me pallavrat tuaja.ok

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje