Petrit Vasili: Albin lodhesh kot që i drejtohesh Ramës për kufijtë e Kosovës, ai ia ka falur tokën drogës

28 Shtator 2017, 18:10Politika TEMA

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialite për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar pas deklaratës së Albin Kurtit në të cilën shprehej se Rama po i kërkon kryeministrit Haradinaj për të ndryshuar qëndrim ndaj marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.

Sipas Vasilit, Kurti kot lodhet që i drejtohet Ramës për Kufijtë e kosovës, pasi ndonëse ky i fundit shprehet se nuk fal as detin, në realitet ia ka falur tokën drogës.

“I dashur Albin, kryeministri ynë gjithë tokën ia ka falur mbjelljes së drogës, ndërsa detin bën sikur nuk e fal, se aty nuk mbillet drogë. Kaq e thjeshtë është”,– shkruan ndër të tjera Vasili.

Postimi i plotë i Vasilit në Facebook:

Albin Kurti është gjithmonë racional dhe i drejtpërdrejtë, por lodhet kot që i drejtohet këtij kryeministrit të Shqipërisë për kufijtë e Kosovës.

Se ky kryeministri i Shqipërisë kur betohet dhe i thotë Albinit që medemek s’fal as detin, ka vetëm një gjë në kokë.

I dashur Albin, kryeministri ynë gjithë tokën ia ka falur mbjelljes së drogës, ndërsa detin bën sikur nuk e fal, se aty nuk mbillet drogë. Kaq e thjeshtë është.

6 komente në “Petrit Vasili: Albin lodhesh kot që i drejtohesh Ramës për kufijtë e Kosovës, ai ia ka falur tokën drogës”

  1. Lori says:

    Edhe pordhe te beje ky qyqari ju e beni kryelam!!!

  2. Qederi says:

    More, po koqe ngeli kjo gjallese! Si si vjen zor kur deri dje ishte pse se qeverisjes, dhe per me teper, bujqesia, qe perfshin token, administrohej nga njerezit e Partise se tij.!

  3. mire kjo pune..... says:

    hahahahahahh…….. shume i zgjuar ky GOMARI i Korces!
    ( Ju lutem korcareve te me falin perkete krahasim qe i bera GOMEREVE te urte te Korces!)
    Ju, njerez te mire , te kulturuar, aesim e paqedashes asnjehere nuk mund te personifikoheni me te tille njerez
    pa pike personaliteti qe e kapen per HUNDE nje vajze Dibre dhe tall by….en me kete DEBIL KLASIK !
    Aq poshte ka rene, sa qe nuk mund te ngrihet me kurre!
    KRYELOPA e LSI i ka futur hurin ne by….. dhe e leviz sipas interesit!

  4. Shigjetari says:

    O zotni Petriti! Dikur dukeshe si më sojli por fushata të konsumoi aq sa të të dalë kallaji.

  5. timo says:

    I shkreti ti o Petrit! Je bërë për të ardhur keq!

  6. erzen says:

    Një gjë nuk kuptoj zoti Vasili, kur i dije gjithë kto të këqia për Ramën pse u fute në koalicion, apo pesonalisht , ministër?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje