Flet për herë të parë Eneida Sema, kandidatja e përzgjedhur në Këshillin e lartë të Prokurorisë që së bashku me kolegët e saj iu nënshtrua seancës së pyetjeve nga profesor Përparim Kabo një javë më parë.
Pedagogia e Drejtësisë tregon për newsbomb.al, ç’ndodhi atë ditë në seancën e “Pyetje-përgjigjeve”, si i vlerëson pyetjet e profesor Përparim Kabos dhe se si e ka përjetuar gjithë reagimin e vrullshëm që pasoi në rrjetet sociale e medie pas publikimit të videos.
“Nuk e di pse historia dhe “tjerrja” vazhdoi më kot deri në “gajasje” (le të etiketohet edhe “enigmë” arsyeja), ndërkohë që duhet të thuhej se seanca ishte e gjatë, emocionuese dhe kandidatët u përballën me të gjitha llojet e pyetjeve”, shprehet Eneida Sema për newsbomb.al ndërsa zbulon dhe se si është luajtur me montazhin e video-kronikës, ku hera herës jepej fytyra e saj por përgjigjet ishin të një kandidateje tjetër.
REAGIMI I PLOTË
Kam mbetur e habitur nga zhurma mediatike e këtyre diteve lidhur me prezantimin e kandidatëve për organet e qeverisjes së sistemit të drejtesise, sikurse janë KLGJ e KLP, sidomos me etiketimin e artikujve me kryetituj aspak korrektë.
Seanca e datës 20.09.2017 ishte një seancë e thirrur në bazë të ligjit “Për Organet e Qeverisjes së Organeve të Drejtësise”, në ambientet e zyrave te Kuvendit Popullor, e njohur ndryshe si “mbledhja e posaçme e titullarëve të instiucioneve të arsimit të lartë”, në të cilën kandidatët në mënyrë solemne prezantojnë platformën e tyre dhe më pas procesi vijon me votimin e kandidatëve nga titullarët e institucioneve përkatese.
Secili prej kandidatëve prezantoi platformën dhe me pas vijuan pyetjet për rreth 20 minuta, ndërkohe që buja e madhe në media ishte “promovimi” i disa pyetjeve pa kurrfare peshë në atë seancë.
Për më tepër, u çudita kur në pjesët e perzgjedhura për “argëtim” jepte figuren time dhe zërin e dikujt tjetër sikurse ishin pyetjet (edhe pse tejet të pavend por gjithesesi pa peshe) për Alush Dragoshin apo Kleanthi Kocin.
Këto pyetje ishin taksur për një tjetër kandidate, ndërkohë që pyetjet e para mua m’u bënë për Falkonen, për të cilin me siguri u përgjigja që është emër i madh por “problemi” që rezultoi kishte të bënte me diskutimin cili u vra më parë. Më pas, ishin pyetjet e radhës ato që vijuan normalitetin e seancës duke konfirmuar solemnitetin e seancës.
(Pyetje lidhur me tituj dhe punime shkencore, pritshmëritë e kontributit, vlerat njerëzore dhe integriteti moral që mungojnë në këtë realitet, gatishmëria për t’u kontrolluar e verifikuar, etj). Por për ironi, ajo që bëri bujë dhe u prezantua si thelbi i “gjësë” ishte pyetja se “cili u vra më parë”, sikurse thua gjithë sistemi i drejtësisë prej këtij diskutimi vuan.
Të jem e sinqertë, kam qenë në dilemë nëse duhet të reagoj, por prezantimi i shtrembër i asaj seance solemne, duke “krijuar heronj dhe viktima të rreme” më bëri të reagoj se pse duhen kryetituj me emërtime “skandaloze” që nuk kanë të bejne me çështjen dhe problemin bazik.
Të shprehësh është një e drejtë thelbesore, por ama historia duhet dëgjuar nga fillimi në fund para se të shprehesh dhe mbi të gjitha pa kurrfarë ndikimi. Nuk e di pse historia dhe “tjerrja” vazhdoi më kot deri në “gajasje” (le te etiketohet edhe “enigmë” arsyeja), ndërkohe që duhet të thuhej se seanca ishte e gjatë, emocionuese dhe kandidatët u përballën me të gjitha llojet e pyetjeve. Fatkeqësisht, (pse jo edhe “fatmirësisht” se mësuam me shume rreth personalitetit dhe dinjitetit njerëzor) kjo nuk ndodhi por përkundrazi u dhanë mendime personale krejtësisht subjektive.
Ndërkohë që, mendoj se shumë prej kandidatëve që garojnë duhet të vlerësohen për faktin se patën kurajon dhe guximin të shprehin vullnetin për të kandiduar si anëtarë të organeve të qeverisjes se organeve të drejtësisë sikurse Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë pasi përveç përgjegjesisë që do marrin anëtarët e këtyre organeve, në radhe të parë do i nënshtrohen një procesi kontrolli e verifikimi, ndaj mendoj se ata kanë demonstruar vullnet dhe gatishmëri per këtë proces.
Përgjatë zhvillimit të çdo procesi të rregullt dhe ligjor, palët dëgjohen deri ne fund, per te gjitha detajet qe mund të bejne diferencën dhe kanë lidhje me çështjen objekt shqyrtimi, por sic duket pjesa me e madhe e komentuesve ne fillim nuk dëgjuan asgjë por folën siç u vinte për mbarë (theksoj se nuk dua të përgjithësoj).
Dikush duke qeshur më tha se ndokush është shprehur edhe se “si marrin guximin kur nuk e dinë kush u vra i pari more”, dhe mendova se vërtet në vendin tonë drejtësinë e promovojnë dhe flasin në emër të saj e trumpetojnë me të madhe ata që nuk kanë kurrfarë lidhje me konceptin e së drejtes, madje nëse do të kishte “Falcone” sot këtu, ata njerëz do ta kishin “Falconen” armikun e tyre më të madh.
Nëse do të flisja per veten, do e thoja me krenari se më shume sacrificë e mund jam ngjitur këtu ku jam dhe askush nuk më ka falur asgjë. Nuk kam dashur kurrë të flas shumë rreth vetes por per ata që krijuan idenë e gabuar më duhet t’u prezantohem e t’u them se “Iliada” dhe “Odisea” i kam lexuar që kur isha e vogël, për t’u ndalur disa vite më vonë në veprat e Balzakut, Volfgang Getes, Remark,etj (meqenese duhet të ndalemi edhe në shprehjen e preferencave artistiko-letrare). Pavarësisht dëshirës së madhe për letërsinë, zgjodha te studioj jurisprudencë, që po kështu më pëlqente pa masë. Kam filluar të jap mësim në Fakultetin e Drejtësisë, U.T.që prej vitit 2002, ndërsa si pedagoge e brendshme në vitin 2004, prane Departamentit të së Drejtës Civile.
Pas mbrojtjes së gradës shkencore “Doktor i Shkencave Juridike” në vitin 2010, tri vitë më vonë, më është akorduar edhe titulli “Profesor i Asociuar”.
Duke qenë se përpos jurisprudencës, letërsia (e trashëguar nga ime me ky pasion) dhe filozofia kanë qenë tjetër preference imja, më duhet të përmend një nga momentet kur profesorët amerikanë në shkollen e mesme të gjuhëve të huaja ku une kam studiuar, pas zhvillimit të një konkurrimi në vitin 1996 për krijimet më të bukura ne gjuhen angleze (krijime deri ne disa faqe) më vlerësuan me çmimin e parë dhe më dhuruan një libër “Points of view, an anthology of short stories” me dedikimin : “Congratulations, you have a very nice writing style, hope you enjoy these stories as much we enjoyed yours!”
Nuk e kam qëllim të promovoj këtu “mini-çmime” të marra, as të përmend autorët e mi të preferuar artistiko-letrare apo të fushës së jurisprudencës ku unë vazhdoj me pasion të punoj, por uroj dhe shpresoj shumë nga reforma për drejtësi, duke e filluar pse jo nga prezantimi me vërtetësi i së vërtetës.(Përgatiti Anta Muçaku)
Nuk lahet muti me shurre o “pedagoge” demagoge
Cfare shurre. E ka marre diplomen dhe vendin e punes me b…th dhe tani pas dy javesh nga dita kur doli skandali i doli gjumi dhe del e flet brockulla. Si guxon kjo injorante e paguar nga taksat e popullit shqipetar fyen inteligjencen e te gjithe popullit qe e pa “live” me ze e figure se cfare idiotje ishte. Ajo don te mashtroje dhe 30 burra qe ajo kishte perballe dhe te gjithe mediat qe e rregjistruan.
Eshte e turpshme qe kjo dhe shoket e saj te kualifikohen qe te jene anetare et VEttingut. Keto idiote shikojne vetem leket dhe jane mashtrimi me i madh qe po i behet vendit.
Ata nuk kane dhene asnje prove se si do te veprojne ne rast kanosje ose kercenimi nga krimi ne nje kohe qe gjyqtaret dhe prokuroret e kane te perditeshme presionin dhe shantazhet nga kriminelet qe hetojne dhe gjykojne.
Keto biba kerkojne dhe rroga 6 milione leke ne muaj. E turpshme te paguash keta gomere aq shtrenjte.
Nqs kjo zonje pedagoge,eshte me bindjet e Sali Berishes,te mos pranohet ne organet e vetingut.E them kete,se Saliu njerzeve,simpatizanteve te tij,kuadrove te tij,njerzeve te drejtesise,u futi shejtanin ne barka.Nga njerzit e djallezuar te Saliut,nuk ka drejtesi.
Pergjigje mbas 10 ditesh !!
fiks ate qe mendova une. Po meqe eshte kaq esnafe esperte ligjore le t i padise televizionet qe ia moren erzin
Nuk e di po ne Shqiperi gjithmone kur i kap videoja te gjithe nje avaz kane: ishte fytyra ime, po zeri ishte i dikujt tjeter, pffffff, edhe ai me bllok ne dore ket muhabet hishte! Vend trapash, edhe hilja eshte aq e trashe, sa thyhet tavolina. Nuk ka faj kjo goca, thote eshte sakrifice nga ana ime qe po i nenshtrohem kesaj procedure qe te zgjidhem ne KlGj, po keta derdimene do na vdesin ne gjithe jeten!!! Na myten katunart jarabi! Reform me katunare! Xhaxhi Enver kishe qene lule! Kjo e sotmja ja kalo Lenka Cukos???
CA PO THUA MI GJUHA E TRUPIT FOLI ME MIRE DHE ME SAKTE SE JU TE GJITHE …..!!!!!
Te kishte ky vend jo shume po nja 10 si Prof Kabo ne cdo sektor mire do ishte po ce do qe eshte i mbushur me ca si ty moj TARRALLAKE!
INJORANTE me doktoraturë, turp]
Perparim Kabo, miku i ngushte i Kostandin Kazanxhiut, djalit te Rushen Golemit, i cili ka qene gjithnje garniture e PD-se dhe qe nuk eshte zgjedhur sepse nuk mund te justifikonte pasurine tij, pa llogaritur shtepite qe ka psguar cash ne USA. Ja pra se cilet jane shoket e Kabos, i cili na ben perendine dhe te larin nga korrupsioni.
Filloje me shokun tend te ngushte zoti Kabo. Quhet Kostandin Kazanxhi. Pasi te kesh nxjerre “te lare” shokun Kazanxhi, bej pyetje te tipit trapist ndaj te tjereve.
Congratulations, you are so qesharake
Mos u merzit moter.
Kjo eshte shoqeria ku jetojme
Ti qenke vërtet për te qare hallin…mburresh me.nje dedikim që të kan shkruar anglisht në një libër???
Ne “…ambientet e zyrave te Kuvendit Popullor…????!!!!” Ka nja 25 vite qe quhet KUVENDI i Republikes se Shqiperise, moj zonja kandidate Sema! Vetem per kaq duhet te ngelesh ne klase, jo per vjeshte, por per jete!
bravo
Prisja qe te kishte nje sqaeim qe te na bindete per ato qe pame ne video.
Po me shume na foli per leximet dhe letersine.
Kjo si i thote populli : U MBARS MALI E POLLI NJE MI.
Kerkova ne internet te mesoja dicka me shume per “profesoreshen: ,por nuk gjeta asgje.
Nuk gjeta nje Wikipedia te saj,por gjeta disa viedeo ne You Tube dhe Facebook-u.
Si kjo “proferoshe” po te dalesh te “ushtari panjohur” do te gjesh shum me te mite.
Sa idiote je ti dukesh qe kur ve canten mbi tavoline si per karshi. Jo sikur kishe ardhur ti per tu intervistuar, po sikur kishin nevoje keta per te pare fytyren tende prej injorantje. Nuk thone kot, injotantet jane guximtare, e sa me shume injorant, aq me guximtar. Do te nderonte sikur te mos ishe prononcuar fare!
Je juriste? Kerkon qe nderi yt te vihet ne vend? Mendojsh se ka manipulime ?
Atehere pse nuk bene nje padi tek prokurori per cenim te nderit tend, nuk di se me ba? Pyet nje avokat te tregon..
A ke lexuar a jo Volterin,nuk na behet vone,po kur ti hesht per vetin tend e manipulimet qe te demtuan,si do na mbrojsh?
…ne ambientet e zyrave te Kuvendit Popullor…????!!!!! Vetem per kete o zonja kandidatate, ngelni ne klase, jo per vjeshte, por pejetesisht!
Zonja “Profesore”, a ka mundesi te na thuash se çfare kontributesh shkencore bene qe te marresh graden “Doktore shkencash” si dhe pas 3 vitesh edhe titullin “Profesore e asociuar” ? Ju jo vetem qe s’keni turp fare per pislleqet qe beni por me debillekun qe ju karakterizon hapeni edhe bythesh duke pretenduar se jeni edhe shkencetare !!!!
moj zonje torollacke qe kerkoni dhe 11 milion rroge, po si ste vjen turp qe thua se pyetia per te ndierin Kleanthi KOCI ishte e pa vend dhe e pa arsyeshme,kurse pyeties per Falkonen ju pergjigje,kur qe te dy jane viktima te mafias,si ka mundesi qe njerin rast e quan te pa vend ,dhe tietrit i pergjigjesh, ka dy mundesi o te te ket celur gonxhia, ose nuk ta mban ta zesh ne goje ceshtien e te ndierit Kleanthi, dhe per fat te keq me njerez si ju e seren tuaj eshte veshtire te vendoset drejtesia ne shqiperi
Tashti e ke marre vesh me te vertete se kush u vra i pari…..
U desh ajo paraqitja jote idiote perpara trupes se profesoreve te vertete
qe t’i ta mesosh se kush u vra i pari.
Te pakten tashti e mesove,,,,,
Sa ngel seminarist i juridikut pa u be Doktor e Profesor leshi per te mbajt vendin e punes. Aman mos na hapni barkun me keto tituj te pavlere se i dim si i merrni.. duke be google translate
Po si nuk te vjen turp moj karagjoze.Prof.Kabo ja u nxorri bojen.Po si moj fycke nuk njeh gjera elementare qe kane te bejne me ceshtje mbare boterore te drejtesise e tij nuk i din?Ke fytyre te dalesh para studentesh ti?Po ti minimalisht duhesh te kishe kerkuar falje publike jo te shesish pordhe.Moj Profesoleshe ky vend duhet te krenohet me njerez si prof. Kabo.Pa dil nje here ne rruge e shoqeroje nga afer profesorin po ven emrin ne jake si po te shohin njerezit ty dhe si ate.Turp turp edhe turp te kesh
Shko moj Pordhe e Fendur!
Je nje zero obsolute.
Nuk i hyn ne pune askujt.
Paska patur emocione, dhe na qenka profesore!
Kjo zocka eshte shembelltyra e Arsimit dhe e Drejtesise njekohesisht. Dy nga ato sektore qe Saliu i shkaterroi me sukses te plote!
Nese kjo zonje pretendon se eshte manipuluar intervista e saj, atehere kjo eshte alarmante dhe duhet te verifikohet pretendimi i saj. Dhe nese ajo GENJEN, jo qe ska vend ne Vetting dhe ne Drejtesi, por ti hiqen te gjitha gradat dhe ofiqet qe mban pa merite.
Ne te kunderten, thjesht duke pritur 2 jave qe te reagonte, tregon qe nuk eshte per Veting more vellezer!
Dikur Kartezi i shkruante Elizabetes se Bohemise: – po te shkruaj gjate se jam me nxitim.
Ti moj zonje nuk e meritin te pastros as Haley ti je nje fycke dhe idjote te dhjefsha shkollen qe ke bere shkolle leshi
Pergjigjet e tua zonje ishin si tek skeçi ” çeshte nje gjë që kur e godasim me çekiç, ngulet? “.
“Të jene pyetje kaq të thjeshta “- thoje.
Dhe në fund the ” tre gozhde”!!!
Dhe kur mendon që ju jeni me të miret ! !!
Po jsi nuk ju vjen turp qe perbaltni kedo pa e ditur se kush eshte!!!! JJam e bindur qe ju as nuk e nihni fare ate, vetem niseni nga media dhe masmedia e nxitur me qellim per ta sulmuar ate… Eneida eshte nje femer ideale me plot kuptimin e fjales, ne cdo drejtim,. Une qe e njoh shume mire ate,, biles dhe me ka dhene mesim dhe e di se cfare njeriu i kompletuar eshte ajo….por ju qe beni keto percaktime, nuk i doni njerezit me vlera, por perkundrazi i sulmoni dhe shpifni pa kufi per ta…. e nga ana tjeter ju vleresoni batakciun, ate qe merr leke per provime, e qe merr titujt shkencore ne menyre te pamerituar…. e pastaj ankoheni pse sbehet shqiperia?!!!! . Mjere ne ku po i rrisim femijet!!!