Shpërthen aleati i Bashës: PD po bëhet e pabesueshme për aleatët. Jo opozitë qaramane!

28 Shtator 2017, 11:51Politika TEMA

Kryetari i PDK, Nard Ndoka, është shprehur me tone mjaft kritike sa i përket mënyrës sesi opozita po koncepton rolin e saj përballë mazhorancës. Sipas Ndokës, përballë kësaj mazhorance të çoroditur, vendi ka nevojë për një opozitë që të mos jetë qaramane.

“Partia Demokratike, deklaroi se nuk do hyjë në zgjedhje me këtë ndarje territoriale të bashkive; jo vetëm hyri në zgjedhje, por i humbi bindshëm ato dhe madje pranoi rezultatin!

Partia Demokratike, deklaroi, se nuk futemi në zgjedhje pa votim e numërim elektronik.

Jo vetem që u fut në zgjedhje, por i mbajti ‘bishtukun’ PS-së me ministrat sezonalë; kur bandat blinin dhe vidhnin zgjedhjet!

Ju lutem, kolegë demokratë, kursejni deklararat: “Se nuk futemi në zgjedhje”, se nuk mund t’ju besojë më njeri, madje as nga aleatët tuaj!”, shkruan Ndoka

Postimi i kreut te PDK ne rrjetin social:

Mazhorancë e çoroditur – Opozitë qaramane!

Partia Demokratike i ka dhënë çdo gjë Partisë Socialiste për reformën zgjedhore:

ndryshim sistemi elektoral, ndryshim kushtetute, zgjedhjen e Presidentit, përjashtimin e partive të treta, komisione bipolare etj, etj!

Partia Socialiste, i mori territoret me “reformën administrative”, drogë, kriminelë në Kuvend e fushatë, korrupsion dhe në fund i dhuroi gjashtë ministra sezonalë!

Partia Demokratike, deklaroi se nuk do hyjë në zgjedhje me këtë ndarje territoriale të bashkive; jo vetëm hyri në zgjedhje, por i humbi bindshëm ato dhe madje pranoi rezultatin!

Partia Demokratike, deklaroi, se nuk futemi në zgjedhje pa votim e numërim elektronik. 

Jo vetem që u fut në zgjedhje, por i mbajti ‘bishtukun’ PS-së me ministrat sezonalë; kur bandat blinin dhe vidhnin zgjedhjet!

Ju lutem, kolegë demokratë, kursejni deklararat: “Se nuk futemi në zgjedhje”, se nuk mund t’ju besojë më njeri, madje as nga aleatët tuaj!

Opozita është mision, institucion, alternativë, besim, shpresë; ndërsa mënyra e votimit është formalitet në favorin e më të fortit të radhës!

Një Opozitë me moral të lartë, e zgjedh vetë menyrën e votimit; një Opozite ‘qaramane’, ja diktojnë rregullat dhe rezultatin!

Për të shkuar deri tek formaliteti i votimit, na duhet të fitojmë besimin, respektin dhe mbështetjen mbarëpopullore!

Qytetarët sot, nesër dhe çdo moment kanë nevojë për një Opozitë që t’ju dalë Zot, që të pengojë dhe mposhtë keqqeverisjen, që të tregojë bindshëm, se jemi seriozë dhe të pamposhtur në misionin tonë kushtetues!

Duhet thjesht përkushtim dhe vëmendje!

5 komente në “Shpërthen aleati i Bashës: PD po bëhet e pabesueshme për aleatët. Jo opozitë qaramane!”

  1. Pashai says:

    Të vraftë arapashi o Nardi.

  2. Bushi says:

    Ooo Nardi! A ke sy ne ball dhe ment ne koke? Nuk jua ka fajin ps-te,por e kini vete ju qe jini sjell keq me popullin.Ps-te nuk uka vjedhur votat,por ja dha populli vetpr te shpetuar nga ju.Ju i kini vjedhur votat hapur,sipas qejfit se u mbronte kryetari mafjes Sali Berisha.Ju si opozite ne tersi me pd ne krye,kini mashtruar,kini vjedhur,kini shkaterruar shqiperine,i kini punuar ketij vendi e ketij poulli njemije nje te zeza.NGA KETO,JU NUK KINI RESPEKTIN DHE BESIMIN E POPULLIT.PO NUK NDRYSHUAT SJELLJEN,DHE TE LANI GOJEN NGA PISLLEQET,NUK VINI KURRE NE PUSHTET.Bashes i ka dale boja.Ai eshte bere nje egoist,dhe karafil nga mendja.Nuk eshte i afte,dhe pike.Ju keshtu do te hiqeni,zvarr.

  3. ta gezoni lulushin ne skenen e PD DHE SADHIUN PRAPA perdes.Rrnofte PD TROPOJE KUKES.

  4. sadna babul ka bidai says:

    PERSHENDETJE UNE MENDOJ SE AI QE HYNE NE PUSHTET NUK KA HYR ME U QAVARRIT ,POR NDJESIA E TE QENIT NJEREZOR TE BEN ME KALU NJE PJESE PAK EMOCIONUES PER CFAR THUHET ,PER CFAR DEGJOJME NGA NJEREZ TE SHTRESES ,TE CDO NIVELI QEVERIZJA NUK BEHET ME HAPAT E NJE NIVELI QE NUK DIN AS THELBIN E TE MESUARIT ,POR TE GJITH JU QE JENI NE PUSHTET DUHET TE KENI NJE AUTORITET BAZE SHEMBULLORE TE BREZEVE TE ARDHMES ,SE FEMIJET JU SHIKOJNE ,JU VEZHKOJNE DHE MARIN SHEMBULLIT E ,BREZIT E TE GJITHE LIDERVE
    ..PRANDAJ DHE POPULLI BEN ZGJETHJEN E BREZIT TIJ ,SE CDO BREZ KA NJE AUTORITET

  5. Mihali says:

    Mos ndjehesh me komod me PS-n Z.ish minister me profesjoni elektroaut.Mos te kruhet b… e do te kalosh me PS-n perseri?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje