FAKSIMILE/ Raporti i PISA-s që nxjerr bllof Albana Vokshin

28 Shtator 2017, 11:26Politika TEMA
FAKSIMILE/ Raporti i PISA-s që nxjerr bllof Albana Vokshin

Në seancën dëgjimore të Komisionit të Edukimit dhe Informimit, kryetarja e këtij komisini Albana Vokshi, jashtë çdo etike komunikimi duke ulëritur ka sulmuar ministren e arsimit Lindita Nikolla, duke i thënë se raporti i PISA 2015 është skandaloz për Shqipërinë dhe punën e bërë nga ministrja.

E ndërkohë që Nikolla përpiqej të shpjegonte të vërtetën e raportit të PISA e shumë të vërteta të tjera mbi të cilat spekullohej në Komision, asgjë nuk dëgjohej nga zhurma që bënte drejtuesja Vokshi.

Por, si është e vërteta e faktuar në lidhje me raportine PISA 2015?

Bazuar në raportin e publikuar të PISA­-s, letra që mban firmën e përfaqësuese së Komisionit Evropian për Arsimin dhe Kulturën, Helene Skikos, vlerëson ministren Nikolla për punën që ka bërë në fushën e arsimit.

“Jemi shumë të lumtur për mbështetjen që ministrja e Arsimit dhe kryeministri u kanë dhënë reformave në arsim në Shqipëri. Pranoni përgëzimet tona për rezultatet fantastike që 15-vjeçarët shqiptarë arritën në PISA 2015. Urime dhe mos hiqni dorë. Reforma në edukim është një rrugë e gjatë”, shkruan letra e Helene Skikos.

Rezultati i Shqipërisë në PISA 2015 shënon një progres të dukshëm, renditemi i vendi i tretë për sa i përket rritjes së ritmit në matematikë dhe vendi i katërt për sa i përket shpejtësisë së rritjes në shkenca. Kronologjia e rezultatit është e tillë  që në vitin 2000, Shqipëria është renditur nga fundi i listës së vendeve pjesëmarrëse, duke lënë pas vetëm dy vende,  në vitin 2012 është renditur e 56-ta, duke lënë pas 9 vende dhe në  vitin 2015 Shqipëria është renditur  në vendin e 51 ndër 72 vende pjesëmarrëse, duke lenë pas 21 vende ndër të cilat Turqia, Maqedoni, Mali i Zi, Katari, Brazili etj. Ky rezultat flet për një përfaqësim shumë më dinjitoz të Shqipërisë në këtë vlerësim dhe reflekton arritjet reale të reformës që po zhvillohet në arsimin parauniversitar, nivelin e lartë të përkushtimit të mësuesve në procesin mësimor-edukativ, si dhe ndikimin e drejtpërdrejtë të kualifikimeve sistematike të mësuesve.

Në vijim gjeni një faksimile të komunikimit zyrtar të përfaqësuesve të Komisionit Europian me përgëzimet mbi arritjet e Shqipërisë në PISA 2015.

Megjithatë kuptohet që Vokshi në fund të fundit ka përsëritur Bashën, i cili nuk e dinte njëlloj si Vokshi të vërtetëne PISA-s. Ose të paktën, ashtu hiqen.

4 komente në “FAKSIMILE/ Raporti i PISA-s që nxjerr bllof Albana Vokshin”

  1. "BOHOTINA" says:

    Vokshit nuk i flet truri, por diçka tjeter… Ajo eshte udheheqse, pra politikane dhe duhet te beje kujdes. Te dale nga rreshti i partise (pra i pjeses) dhe te shohe te teren, Shqiperine.
    E di moj Vokshi se ç’ thoshte Napoleon Bonoparti per njerezit e shtetit? Mesoje. Ai thoshte: “Se duhet ta kete zemren ne koke”.
    Tw pyes: “Ku e ke zemren ne koke moj udheheqese apo ne xhep e ne leshte e kokes?”…

    1. albaniafirst says:

      BOHOTIN-per cfare zemre te flase Albana e Dik Vokshit. Ajo eshte nje cope mishi me kater sy me keq se i jati qe u be pedagog se ishte i biri i Bije Vokshit qe priste e percillte Enverin ne kohen e luftes.
      Mjere ne ke kemi ne parlament.

  2. krasta says:

    Ore kjo Pisa mire e ka.
    Po’ ju a i keni pare femijet tuaj si shkruajne,si shprehen.
    Shoh ne nje emision ne mengjes kur dergojne mesazhe
    Asnje fjale me mbarese ne fund.
    Shikoni punoni vete me kalamajte MOS i lini ne meshire te nikolles.

  3. Pronari says:

    Te vetmen gje qe trasheguam nga ai sistem ne nivele te pelqyeshme perjashto ideologjine ishin shkolla dhe mjeksia. Ardhja e demokracise qe e donin te gjithe por dyndjet barbare,krijimi i plepave dhe shitja e diplomave sikur shisnin patate beri gjemen ne aresim. Vokshi si nje cope mishi me dy sy nuk I eshte degjuar zeri te flasi per aresimin ne kohen kur ishte partia e saj ne pushtet me bariun e pagdhendur Sali te cilet i bene shkollat e larta si vatra kambizmi. Kukumjacka Vokshi bene mire te flasi me kembe ne toke. Sa emra doni tju shkruaj qe punonin drejtore neper digastere dhe pa mbaruar te mesmen kishin blere diplomat. Sa kafshe te egra zbriten nga malet pa shkrin e kendim dhe kane diploma. Per keto duhet te flasi Vokshi dhe rrugen si te rregullojme shkollat dhe te thote te verteten per kohen qe kishin pushtet absolut te lojturit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje