Alfred Peza, ironi me Ylli Ndroqin: Ora News është themeluar në fund të Janarit, jo në shtator 2007

27 Shtator 2017, 20:16Politika TEMA

Alfred Peza, ish themeluesi, drejtuesi dhe njeriu që e ngriti nga hiçi televizionin “Ora News” ironizon festimet e 10 vjetorit të themelimit te ketij televizioni, që kanë nisur tashmë në këtë fund shtatori.

Edhe në kushtet kur nuk ka pasur ftesë për përvjetorin e Ora News, Peza ka ironizuar faktin se ky televizion është themeluar më 31 janar të vitit 2007 dhe jo në 27 shtator 2007.

Çka në këto kushte i jep dy “ditëlindje” këtij televizioni, ashtu sikurse janë tërë gjërat ‘dubël’ në këtë vend.

Madje ka përdorur dhe një postim të njërit prej miqve të tij që bën përçasjen e festimeve te pervjetorit të pavarësisë mes Ismail Qemalit dhe Xhaferr Ypit, me mungesen e fteses ne festime.

Nëse Xhafer Ypi, si Kryeministër i Shqipërisë i vitit 1922 do të organizonte festimin e 10 vjetorit te shpalljes se Pavarësisë së Shqipërisë dhe Ismail Bej Vlora do ishte gjallë, do ta kishte vënë në krye të qoshes. Po ti ku je, se nuk po të shoh mes 1400 të ftuarve në 10 vjetorin e Ora News, që po “nis një dekadë të re me vizion dhe filozofi bashkëkohore”?!

Kështu me shkruan tani një miku im me sms.

Fillimisht mendova se mos po bënte shaka, sepse unë televizionin “Ora News” bashkë me shumë kolegë e bashkëpunëtorë, si dhe me botuesin Aleksander Frangaj e kemi themeluar në fund të janarit 2007!

Ç’ne që paska festë tani në fund të shtatorit?! Mos e ka ngaterruar gjë me festen e Fevziut?!,- mendova.

Por, tani qe hapa televizorin në shtëpi, po shoh qe ai paska folur seriozisht. Edhe une shume seriozisht i uroj stafit aktual edhe shume e shume 10-vjetorë te tjere, sëbashku me Presidentin Ylli Ndroqi. Suksese!”, shkruan ish themeluesi dhe ish drejtuesi për shumë vite i Ora News Alfred Peza në një postim në rrjetin social.

1 komente në “Alfred Peza, ironi me Ylli Ndroqin: Ora News është themeluar në fund të Janarit, jo në shtator 2007”

  1. astrit says:

    Pra, z. Peza nuk te paskan ftuar ne kete eveniment, prandaj nuk je dakord me daten e krijimit te ketij TV.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje