Përplasja për pronat në Himarë, kryebashkiaku Goro akuza Belerit: OMONIA keqinformoi Athinën, S'ka grekë...!

27 Shtator 2017, 22:03Politika TEMA

Në kulmin e krizës politike në vend, qeveria ndërmori një vendim për rikualifikimin urban të Himarës. Plani u kundërshtua nga shoqata OMONIA, që pretendon se bëhet fjalë për një plan “dashakeq shpronëson vetëm qytetarët grekë”, ndërsa Qeveria thotë se plani është një pjezës e një plani më të madh të rilindjes urbane.

Çështja solli edhe reagimin e Athinës, e cila u vu në dijeni nga OMONIA dhe këtë e konfirmoi në reportazhin e përgatitur nga Thimi Samarxhi për Top Story, vetë Fredi Bejleri, përfaqësues i kësaj shoqate.

Por, kryebashkiaku Jorgo Goro thotë se Athina zyrtare është keqinformuar me qëllim dhe kjo është reflektuar edhe nga reagimi i ambasadores greke në Tiranë.

“Athina zyrtare është keqinformuar dhe unë e kuptoj që nga qëndrimi që ka mbajtur ambasadorja e Greqisë në Tiranë. Po bëjmë zhvillimin e zonës dhe objektet që nuk përshtaten, apo që kanë dalë jashtë vijës, projektuesi ka kërkuar që të prishen”, thotë ai.

Plani, thotë kryebashkiaku i Himarës nuk prek vetëm shtetas grekë. Ai këmbëngul se kjo po shfrytëzohet politikisht.

“Duhet të na thonë se cilët janë grekë në 23 shpronësime që janë. Ka qytetarë që kanë marrë pasaportën greke, por ka nga ata që kanë pasaportë gjermane dhe amerikane. Ka edhe qytetarë që kanë pasaportë shqiptare. Nuk duhet t’i fusim të gjithë për çështje politike dhe të themi që janë të gjithë grekë. Të na thonë sa janë”, thotë ai.

Pala kundërshtuese e planit kërkoi një takim me vetë Kryeministrin Rama.

“Ishte takim për të sqaruar Kryeministrin për këtë projekt. Ka hapësira që edhe plani të bëhet dhe të dëmtohen sa më pak pronat dhe shtëpitë e qytetarëve. Të regjistrohen njëherë pronat dhe më pas të vazhdohet me planin sipas ligjeve dhe kushtetutës shqiptare”, thotë Fredi Bejleri.

7 komente në “Përplasja për pronat në Himarë, kryebashkiaku Goro akuza Belerit: OMONIA keqinformoi Athinën, S’ka grekë…!”

  1. Projekti says:

    Pronat kerkoji ne Anadoll. Anatolia no Himarra, pjetini more banoret e Himarra nje nga nje, kujt deklarohet grek kalojani planin rregullues mespermes shtepise.

  2. Alban says:

    Ikni mer grisni b.tha. C’eshte ky muhabet keshtu? Njerzve i jane prishur prona gjithandej sic e ka dashur plani, pse keta fshateret e Himares jane me te mire? C’eshte ky turilesh me mbiemrin Bejleri qe bene poca. Te lutem z. Goro, je duke e shenderruar ate qenef te quajtur Himare ne nje vend te denje me bo pushime. Ndryshimi duket vit per vit.

  3. Andon says:

    Ore per cfare pronash flasine keta te Himares? Plani rregullues eshte per bregun poshte, e aty te gjitha tokat jane dhene sipas 7501 sipas ligjit te Salit Kellires. Pronat himariotet ( e vertete jo ardhacaket) i kane lart ne kala. Keta poshte thjeshte jane koperativist qe ndertuan pa leje.

  4. Bambi says:

    Organizoni nje referendum me mire : Te aprovohet apo jo plani rregullues. Ky plan u takon vetem himarioteve, keshtu qe le te jene ata qe ta miratojne apo ta hedhin poshte. Gjithe fasada patriotike qe shfrytezohet nga politika e te gjithe kraheve eshte tymnaje per te fshehur raprezaljet dhe grabitjen e pronave nga lloj -lloj batakcinj politikane, kriminele, bandite e oligarke qe vjedhin pa hesap paret e popullit..
    Referendumi: Kjo eshte demokracia e vendeve qe ne pêrpiqemi ti arrijme.
    .

    1. Jaho Gjoliku says:

      O trim i xha Jahos.

  5. The Punisher says:

    Ja doli dhe Fredi bythqiri te haje mutin e rradhes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje