Lajm i keq për ata që synojnë të shkojnë në SHBA, ulet kufiri maksimal

28 Shtator 2017, 11:38Sociale TEMA

Vetëm 45 mijë refugjatë do të lejohen të hyjnë vitin e ardhshëm në SHBA. Kjo është shifra më e ulët që nga  hyrja në fuqi e një ligji mbi pranimin e refugjatëve 37 vjet më parë.

Uashingtoni zyrtar  i paraqiti një propozim Kongresit, sipas së cilit parashikohet që në vitin e ardhshëm fiskal në SHBA të lejohet të pranohet vetëm një maksimum refugjatësh, respektivisht  19.000 nga Afrika, 5.000 nga Azia Lindore, 2.000 nga Europa dhe Azia Qendrore, 1.500 nga Amerika Latine dhe Karaibet, dhe 17.500 nga Lindja e Mesme dhe Azia Jugore.

Viti fiskal 2018 nis nga tetori 2017 deri në shtator 2018. “Siguria e popullsisë sonë amerikane është shqetësimi ynë i parë”, tha një zyrtar i qeverisë amerikane i cituar nga DË. Sipas tij duhej bërë gjithçka për t’u siguruar qe ne vend te lejoheshin vetëm ata njerëz që nuk përbëjnë rrezik.

Tradicionalisht në SHBA qeveria vendos një kufi maksimal vjetor për pranimin e refugjatëve. Kufiri më i ulët i dekadave të fundit u vendos nga Presidenti Ronald Reagan në vitin 1986 dhe ishte 67,000 vetë.

Gjatë kohës së ish-presidentit Barak Obama, në vitin 2016 kufiri ishte 110.000 refugjatë. Gjatë këtij viti, Shtetet e Bashkuara kanë pranuar deri tani rreth 54.000 refugjatë. Për krahasim në Gjermani kanë kërkuar azil nga janari deri në gusht 2017 rreth 150,000 vetë.

Kufizimi i qartë i numrit të refugjatëve në Shtetet e Bashkuara lidhet me politikën rigoroze ndaj emigrantëve të presidentit Donald Trump, të cilën ai e justifikon me mbrojtjen ndaj terrorizmit.

2 komente në “Lajm i keq për ata që synojnë të shkojnë në SHBA, ulet kufiri maksimal”

  1. goni says:

    Shkuarja ne ShBA,nuk ti largon problemet.Shkuarja ne nje Vend tjeter nuk ti lagon problemet.Problemet i merr me vete,kudo qe te shkosh!Kete ,Emigrimin,e kerkojne Shum te rinje ne Bote,por edhe ne Europe.Flas per Europen,per kush banon ne Eu,qe kerkojn emigrimin,edhe kur te emigrojne problemet i marrin me vete!Pra them nje gje qe Shum te vjeter e thone,qdo i papune,ka ndihmen Sociale(ne gjermani quhet harc (ndihma e harcitkater).Pra kjo ndihme del per te jetuar,dhe per te rishqyrtuar,ardhmerine.Njeriu,ben punet e Shtepise,por kjo pune nuk zgjate shume,pra kyqja ne ndihmen e rrjeteve sociale,te Qyteteve ,dhe Fshatrave ku jetojne,ndihmon,qe te kapercejne gjendjen e papunsise,si dhe jep fruhte,per te ardhmen.Pra sa rrin,dhe mirresh me i nterrnet,duke kaluar kohen ,dhe me gjera qe ku di se qfare,qdo dit nje pune dyorgje intendsive,ne ndihme te Qytetit dhe te Fshatit ku Jeton,pa shperblim,pa para,sepse siq thshe paret i merr,nga kta Komunitete ku Jeton!Pra nje pune,dy oreshe,qe nuk duhet te jete pune kockash,pra pune qe te shkaterron,por pune krejt normale,qe don te thote me ritem normal,per dy ore rrjesht!Keshtu ndergjegja esht e pastert,dhe kur te kthehesh ne Shtepi,nuk ke pse te hash buken me ndergjegje jo te pastert dhe me frike!Keshtu,frika shkon,dhe Plaku,eshte aty i padukshem i pranishem,kudo dhe kurdohere!Paskesaj pune ke kohe te mirresh me punet e Shtepise.Dhe shtoj paskesaj,(Mberimit te puneve te shtepise),mund te lexosh gazeten,ne interrnet,ose ,duk e blere,ne Kioske.Si dhe ke edhe kohe per kohen e lire,duke u shmangur nga ngarkesa e celulareve.Them koto fjale,sepse sot Njeriu eshte bere Problematik,dhe sot eshte koha e atomit,qe nuk mund ti ikesh,sepse paraardhesit na sollen ne kete kohe,dhe duke pas parasyshe gjendjen aktuale ne bote,ku njeriu,eshte armiqesuar me kundershtarin(qe eshte edhe kundershtari Njeri),dhe keshtu plas lufta,dhe keshtu luften nuk mund ta ndalish.Pra bej ate qe mjund te besh,dhe mos merr mbi vete pune qe nuk mund ti besh.Dhe per kete edhe shkrova me siper,kjo eshte Puna qe mund te besh.

  2. goni says:

    Shkruarja,ne kete qeshtje,te mos mungoje.Per qeshtjen e harc kater(Ndihma sociale),me qellim qe te mos zvogelohet,eshte mire qe Pagat e nenpunesve,dhe te rrjetit publik te ulen ne menyre te ndjeshme,duke financur keshtu ndihmen sociale,qe siq edhe e shkrojta ne komentin paraardhes,ben punen siq e sqarova!Kjo ulje pagash prek te gjithe pa parjashtim,duke parjashtuar,kush punon ne prodhim,pra kush ponon,ne punen fizike,qe nuk do te preken nga ulja e pagave,perkundrazi,si dhe duke parjshtuar,,Politikant dhe Deputetet,te Cilet nuk do te preken,nga ulja e pagave,si dhe siq e thashe,punetoret .kurse pesa i perket Punes dy oreshe,pas rritjes se ndihmes sociale,nuk do te ket rritje te oreve,por do te ngelet tek dy oreshi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje