Fiks Fare tregoi mbrëmjen e sotme godinën e shkollës fillore në fshatin Buhal të Përmetit e cila është shumë funksionale. Një klasë e saj është kthyer në hambar ku ruhet kashtë dera e të cilës ruhej nga një kyç i madh. Nje tjetër ambient ishte përshtatur si ambulancë e fshatit. I vetmi mjedis që vihet në dispozicion të fëmijëve është një klasë kolektive në të cilën ndjekin mësimin vetëm dy nxënës dhe katër fëmijë parashkollorë.
Në godinë mësimi zhvillohej pa drita dhe mungonte tualeti. Fiks Fare ka vëzhguar nga afër sesi zhvillohet procesi mësimor. Mësuesja përshkon 45 minuta rrugë në këmbë për të ardhur në shkollë. Çdo mjet didaktik është sjellë nga vetë ajo .
” Vij çdo ditë në këtë rrugë dhe udhëtoj 45 minuta. E bëj me dëshirë, pasi e kam pasion këtë punë. Kjo është klasa me dy nxënës dhe katër fëmijë të tjerë që janë parashkollor. Të gjitha këto që shihni brenda i kam sjellë vetë. Problem mbetet këtu mungesa e tualetit si dhe e ndriçimit. Nuk ka drita. Mjediset e tjera janë, kjo klasë e cila tashmë nuk përdoret më si dhe kjo dhomë që mban kashtë, por unë kështu e kam gjetur dhe nuk e di se kush e ka zënë” tha ajo.
Drejtori i shkollës z. Avdulla Kuçuku i pyetur nga Fiks Fare shpjegon se edhe pse i është bërë kërkesë Bashkisë së Përmetit për të lidhur drita dhe për tualetin , investimet kanë qenë të pakta. Sipas tij është siguruar vetëm lyerja. Lidhur me hambarin e kashtës drejtori tha se nuk ishte në dijeni.”Ne kemi bërë kërkesa për tualetin , dritat, por kuptohet që nuk ka pasur veç lyerjes . Përsa i përket hambarit unë nuk jam në dijeni edhe pse e vizitoj shkollën shpesh, një herë në muaj” tha Kuçuku.
Fiks Fare i është drejtuar Bashkisë së Përmetit dhe Zyrës Arsimore . Bashkia ka investuar për këtë vit akademik vetëm për lyerjen e klasës, ndërsa Zyra Arsimore ka dhënë vetëm shkumësa dhe asnjë mjet tjetër didaktik. “Ne kemi marrë kërkesat nga shkollat siç bëjmë çdo vit. Konkretisht për këtë shkollë kemi pasur kërkesë vetëm për dy qese me çimento, të cilat sigurisht që ja kemi çuar. Unë nuk jam në dijeni të kushteve, të hambarit apo edhe të mungesës së dritave dhe tualetit. Do t’i verifikojmë dhe do t’ju themi” është shprehur nënkryetarja e Bashkisë Përmet, Etleva Kreci.
Ndërsa financieri i Zyrës së Arsimit Edi Myrto u shpreh se mungesa e fondeve ka bërë që për këtë shkollë të sigurohen vetëm shkumësa dhe asnjë lloj tjetër mjeti didaktik.”Fondet i kemi të limituara . Për këtë vit kemi pasur në dispozicion gati 2 milion lekë të vjetra të cilat janë ndarë për 12 drejtori shkollash. Këto kanë në varësi edhe shkolla të tjera të fshatrave përreth. Kaq kanë qenë mundësitë tona” përfundoi ai.
Turp me te madh per Permetin tone nuk ka.
Mire qeveria rrethit,po vete fshati, si nuk ben asgje per kete shkolle…
Nje plage marre sot une 82 vjecar ish mesues,mesuar ABC, mes “Dangellise Naimjane” ne tymin e luftes,
mesoj kete gjeme, per shkollen e keti fshati,dikur me emer,BUAL.
Kur nje jete dime, cbenin Permetaret e gjithe fshatrave, per shkollen.
Turp dhe shume turp. Si ka patur kurajon “fiks fare”,megjithse, ate pune ka..
Turp na vjen ne nje jete larg, ta beje publike kete, per PERMETIn sa BUALIN,
qe dikur,me Bualin krenohej vete Permeti.
Te lutem zonja N/Kryetare,(kryetari di vetem qe eshte PD-ist),beni c’duhet bere.
Ju, nje here ju kam takuar per 25 majin “Diten e Naimit”,,,qe fatkeqsisht nuk u festua ne Frasher si cdo vit.
Mos duhet te shkoje dhe atje FIKSI..?!.mos qofte e thene !
Me dhimbie dhe pyes c’ben komuniteti,po shoqatat?! , per kete gjendie !
Ju shkruaj nga Toronto e Kanadase,ku shteti Kanadez ,ka vene gjithcka ne dispozicion te femijeve shqiptare emigrant,
te mesojne gjuhen shqipe. 10 klasa ka vetem ne Toronto. Mblidhni more mente.Kjo eshte e padegjuar…
*82 vjecari mesues;(filloren ne Zavalan nis me Tetor 1944-er,sa marre gezimin e clirimit….)
Me keqardhie; Guri Naimit D.