Albin Kurti: Kosovës nuk i duhet dialogu me Serbinë, BE s’ka qenë ndërmjetësues

29 Shtator 2017, 14:10Rajoni TEMA

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, në tryezën e organizuar nga KFOS-i, me temën “Çfarë mund të presë Kosova nga ky proces?”, ka thënë se subjekti i tij asnjëherë nuk ka qenë kundër dialogut me Serbinë, por kanë qenë kundër dialogut pa parime.

“Është një dialog asimetrik, me të cilën Kosova ka qenë më shumë temë sesa palë. Në zyrën e Mogherinit, Bashkimi Evropian s’ka qenë ndërmjetësues, por pacifikues. Kësaj i shtohet fakti se BE në Kosovë ka një mision me fuqi ekzekutivi dhe një të tillë s’e ka në Beograd. Krerët e ndryshëm të EULEX-it kanë dhënë ligjërata në universitete private e asnjëherë s’kanë raportuar në Kuvend. Është e qartë se kjo asimetri asnjëherë s’ka sjell dobi”, ka thënë ai.

Sipas tij, viteve të fundit dy gjëra kanë qenë gabim historia dhe ekonomia.

“Nuk duhet ndrydhur historia dhe duhet theksuar socio-ekonomia. Duhet të shohim të fillojmë dialog me serbët e Kosovës dhe të fillojmë të dialogojmë. Nuk duhet t’i shohim serbët e Kosovës si serbë, por si mjekë, si bujq etj. Kësisoj mund ta arrijmë integrimin, pasi dialogu nuk i ka kontribuar serbëve të Kosovës”, ka thënë ai, transmeton Telegrafi.

Kurti mendon se shenjat e para të procesit të dialogut me Serbinë nuk janë të mira.

“Ky dialog është bërë me idenë se nëse nuk dialogojmë duhet të luftojmë, por dialogu nuk është në kontrast me këtë, por me punën. Ne dialogojmë shumë se punojmë pak. Është besuar që përderisa dialogojmë me Serbinë, e mbajmë atë larg Rusisë, e Serbinë e mban pak larg Rusisë jo dialogu po fondet e Bashkimit Evropian”, u shpreh Kurti.

Ai gjithashtu tha se nuk ka logjikë të fillojnë me një dialog të ri pa i shikuar këto gjashtë vitet e fundit se kush çka bëri. “Duhet të hetohet ky rast”, ka thënë ndër të tjera ai.

5 komente në “Albin Kurti: Kosovës nuk i duhet dialogu me Serbinë, BE s’ka qenë ndërmjetësues”

  1. Agron says:

    Albini ka shume te drejte ! Asnjehere nuk eshte pare qe BE te insistoje per te drejten historike te Dardaneve por si te mos zemeroje serbet dhe te kenaqe minimalisht dardanet.Serbet e kane thene qarte dhe ne mbledhjen e fundit ne OKB qe nuk e njohin Kosoven(Dardanine per mua) dhe se jane te gatshem te luftojne perseri! Nuk pranojne krijimin e ushtrise ne Dardani !!!! Per kete te fundit ne duhet te pyesim vetem amerikanet dhe paraprakisht te ndertohen forcat mbrojtese rezerviste/popullore sipas modelit Shqipetar deri ne 1989 apo Izraelit ne te kundert do te jete e veshtire te organizohemi si Shqiperi Etnike perballe nje makinerie lufte qe ka Rusine ne mbeshtetje dhe aprovimin ne heshtje te gjysmes Europes!Cdo veprim tjeter duke besuar ne Komunitetin EUROPIAN apo te tjera do na sillte fatkeqesi te tjera nga fqinjet tone te cilet e kane luajtur gjithnje me mire karten e diplomacise / forces / miqesive sesa ne ! Ne me veprimet e papergjegjshme te qeverive tona, te ministrave tone legena , administrates tone legene vetem kemi cuar uje ne mullirin e shovinisteve sllave e greke.Forca dhe puna e tyre shihet dhe ne votimin e formimin e qeverise ne Dardani!!! Po nuk qe legen i shitur tek ata as nuk votohesh , nuk zgjidhesh etj.

    1. Raimond vlonjati says:

      Absolutisht super i sakte Albini

      Duhet urgjentisht te nderpriten bisedimet dhe politikanet e Kosoves te kerkojne barazi ne trajtimin midis Kosoves e Serbise

      Dmth te kete Barazi ne distancen kohore te futjes ne BE te ketyre dy shteteve , kjo ka rendesi jetike

      Politikanet e Kosoves dhe ky Albini duhet ti kerkojne EU dhe ambasadave te EU dhe United States qe te kete paritet ne kete drejtim , biles duhet ndihmuar qe ne EU te futen ne fillim Kosova qe esht viktima , ndersa Serbia te futet ne EU kur separi te kerkoj falje per mijera e mijera shqiptare te vrare e te perdhunuar , dhe per shkaterrimet qe i ka bere Kosoves dhe rajonit
      Ata duhet te tregojne se prapambetja ekonmike e Kosoves edht pasoje e shkaterrimit total qe Serbia i beri ekonomise se Kosoves

      Politika Kosovare te diskretitoje me force qe EU duke futur Serbine para Kosoves ne EU , shperblen Xhelatet serbe , shperblen genocidin dhe behet pale me kriminelet naziskine serbe
      Duhet te oerforni nje gjuhe te fuqishme kur flisni kunder Serbise , ne nenyre qe ti diskretitoni , se kjo ja shume rendedi ne syte e Europes

      Ndaj duhet qe politika Kosovare ti nderprese sa me shpejte bisedimet me Serbine , sepse ato bisedime sherbejne vetem per te krijuar nje imazh pozitiv Serbise ne bote

      Duhen nderprere bisedimet dhe urgjentisht Kosova te depozitoj dosjen ne gjykaten e Hages per krimet dhe demshperblimin per krimet dhe shkaterrinet qe ka bere Serbia ne Kosove

      Albini ka nendime shume te sakta , vecse duhet te heqi dore nga Afiniteti qe tregon ndaj Islamit duke e justifikuar me te drejten e shprehjes se lire ne demokraci
      Duhet te kuptoje se Real Politica esht krejt ndryshe kur flitet per popujt e vegjel si ne

      Tregohu dinak , jo budalla more Albin

  2. Klimax says:

    Ose shqipja eshte teper e veshtire per tu kuptuar, ose ky shkrim nuk eshte shkruajtur ne shqip!!!!!!

  3. emigranti says:

    Albin Kurti si gjithnje I qarte dhe I sakte.
    Bisedohet me Serbine, ne nje kohe qe ajo e neperkemb, nuk e njeh Kosoven dhe krimet qe ka shkaktuar ne vite nder shqiptare.

  4. Aleksander Thana says:

    Cfare nuk kupton ti i klizmes ! Edhe Albini edhe Agroni kane thene te verteten “kokeforte”!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje