Ambasadori austriak, Sattler: Katër vitet e ardhshme janë shumë të rëndësishme për Shqipërinë...

29 Shtator 2017, 18:59Sociale TEMA

Ambasadori i Austrisë në Shqipëri, Johann Sattler, ka deklaruar se 4 vitet e ardhshme janë shumë të rëndësishme për Shqipërinë që ajo të ecë përpara.

Sipas Sattler, kjo periudhë përbën një shans unik për të bërë detyrat e shtëpisë dhe për të plotësuar kushtet e kërkuara, në mënyrë që vendi të sigurojë mbështetjen që i duhet.

“Katër vitet e ardhshme janë shumë të rëndësishme për Shqipërinë, janë një shans i mirë për të ecur përpara, për të bërë detyrat e shtëpisë, për të plotësuar kushtet e kërkuara dhe ne pastaj do ta ndihmojmë me kënaqësi Shqipërinë. Austria është mbështetësja kryesore e Shqipërisë në rrugën e integrimit”, ka deklaruar Sattler.

Këtë deklaratë ambasadori austriak e ka bërë gjatë një eventi ku së bashku me Shoqatën Shqiptare të Alpinizmit ishin në zonën turistike të Razmës për të promovuar turizmin malor në kuadër të projektit “Të rizbulojmë malet e Shqipërisë”.

Për të treguar që turizmi malor është prioritet që duhet mbështetur, Sattler tha se vetëm vitin që kaloi në Shqipëri ishin 25 mijë austriak, pikërisht për këto zona, e jo për detin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje