Imami i Xhamisë së Tabakëve Elvis Naçi ka reaguar në lidhje me një ligjeratë të cilën ai ka mbajtur përpara besimtarëve ku thoshte se një ndër arsyet që burrat tradhëtojnë janë vetë gratë e tyre.
“Arsyeja e tradhtisë bashkëshortore është femra e cila nuk i jep hakun burrit gjatë natës, ose nuk i kushton rëndësi pamjes fizike për t’i pëlqyer burrit dhe ai shkon e sheh gratë jashtë shtëpisë”- deklaronte Naçi.
Kjo ligjeratë e tij u përhap shumë në rrjetet social dhe shkaktoi debate.
Por fill pas kësaj deklarate Imami është tërhequr duke postuar një tjetër video ku shprehet se gruaja është për burrin parajsa në tokë. Ai këshillon burrat t’i duan familjet dhe gratë e tyre dhe t’iu përkushtohen.
“Të nderuar vëllezër dhe motra kemi nevojë si shqiptarë të jemi më të bashkuar se kurrë, përçarja dhe nxitja e urrejtjes nuk i shërben askujt, si detyrim moral kam sqarimin e qartë të videos që u keqkuptua nga disa dëgjues! Shpërndajeni ta dëgjojnë të gjithë!”, shkruan Elvis Naçi .
DEKLARATA E PARË
“Sot familja po tradhtohet, e di pse? Ka thënë femra duhet t’i ketë parasysh tre gjëra. Femra, femra! Femra sot sa bën fëmijën e parë e sheh burrin një herë në muaj. E dini pse ndodhin tradhtitë sot, pse po prishet familja shkoni në gjykatë, dy elementë janë tradhtia dhe ekonomia. Ka thënë bashkëshorte e vërtetë që e ruan familjen, që e ka me merak familjen por edhe që kupton, se nganjëherë edhe nuk kuptojnë kur e shikon bashkëshorti gëzohet. Çfarë do të thotë? E para e pret me kënaqësi, a vjen në shtëpi, a e takon? E para e pret me selam, e pret me buzëqeshje dhe e pret në formën më të bukur. Në qoftë se ti hyn bashkëshorti dhe je duke bërë gjellën dhe ashtu siç ke qenë prej gjumi, e pret burrin do hapë sytë tek gratë e huaja. Mos e diskuto, këtë femrat myslimane s’po e kuptojnë sot. Hadithi ka thënë nqs. Do të afrohet bashkëshorti tek bashkëshortja dhe ajo nuk afrohet, engjëjt e mallkojnë deri në mëngjes në qoftë se bashkëshorti është hidhëruar.
Dëgjoji këto perla të mëdha dhe kuptoji se po ta kapësh jashtë konkteksti thua ç’është kjo punë kështu. Thua është diskriminim për femrën. Jo mor jo, duhet femra të jetë e rregullt në raport me bashkëshortin në fiziologji që mos të vuajë shoqëria nga imoraliteti. Prandaj dhe engjëjt që nuk e duan imoralitetin në shoqëri mallkojnë atë femër që s’i jep hakun bashkëshortit gjatë natës. Femra duhet të ketë kujdes, duhet të bëjë gjithë teorinë e saktë që bashkëshorti të mos hapë sytë jashtë shtëpie. Duhet t’i zbukurohet, duhet të jetë afër tij. Në qoftë se bashkëshorten e sheh një herë në muaj ka mbaruar familja vetë. Ka shkuar një femër 150 kile, ah mbaroi familja. Eh se kam mbajt veten këto kohë.
E mirë se ke femra që e mbajnë veten jashtë familjes mos u mërzit. Se, se ka të vështirë me të tradhtu, sot mo është bërë e lehtë fare. Këto kohë, u bëra këto dy vjet sa kam lind fëmijë, se kam më merakun, njëherë s’u zbukurova, vetëm kur kam shkuar në dasmë atë natë, të gjithë më thonin si qenke bërë sot. Ça martese është kjo, ça vlere ka kjo, ça është kjo familje. Bashkëshortja, thotë patjetër kur e shikon kënaqet. Bëhet xhenet për ta qetësuar. Është e afërt me të në raportet fiziologjike. Kjo është një nga dramat që po ndodh në familjet islame. Shumica e atyre që nuk janë myslimanë kanë të dashura jashtë, sepse femra brenda familjes ja ka varur vetes. Edhe ai hap sytë jashtë. Kur kërkon diçka bashkëshorti, femra me zgjuarsinë e saj mundohet t’ia plotësojë. Femrat e mençura japin besim tek bashkëshorti. Femra e ruan moralin e saj, lënë besim tek bashkëshorti i saj.
DEKLARATA E DYTË
Çfarë thotë i madhi Zot për punën e bashkëshortëve, për punën e burrit dhe gruas?! I madhi Zot dëgjoi mjaltin e Kuranit dhe bëri që ju të qetësoheni tek bashkëshortet tuaja. Dhe krijoi midis çiftit dashuri dhe mëshirë. Ky është kushtrimi i Kuranit, të tjerat janë përralla. Kur i krijoi Zoti Ademin dhe Havanë, i çoi në Xhenet, i tha kënaquni e rehatohuni. Kur dolën nga xheneti, humbi xheneti, humbi rehatia, tha a e di ku qetësohesh o mashkull, o bashkëshort?
Tek gruaja. Nga Xheneti i përjetshëm, ktheu femrën në Xhenet në këtë botë. Qetësohuni tek Xheneti i tokës që është një bashkëshorte e mirë. A pse kjo është femra në Islam, nuk rrihet femra? Jo, jo kjo është femra në Islam, Xheneti është nën këmbët e nënës, femra e barabartë me Xhenet. Tha kush i rrit tre vajza, i edukon, i marton shkon në Xhenet. Kjo është femra në Islam, të tjerat janë që i shton njeriu. Krijoi mes çiftit, dashuri dhe mëshirë. Në një ajet tjetër iu thotë bashkëshortëve, silluni me to me mirësi.
Bjeri se I bi bukur
o elvis..leje mer mik ca meresh me palacot..kush do me kuptu e mori vesh ku e kishe fjalen…ata qe te dolen kundra jane 50perqin injorante..pjesa tjeter bon sikur se kupton sepse kerkon debat..jane skutha
Zoti “Elvis” Thanasi (Naci).
500 vjet nuk jane pak se nga Thanas u bere Naci,pastaj me prishjen e Xhamive u bere Elvis,sa gje e bukur.
Emrat e nje kombi jane te shenjte,se tregojne respekt,nder,dinjitet,sakrifice.
Nuk e di se per cfare kombi flet ty zoti Elvis,por une e di qe Zoti eshte dashuri dhe neqofte se Allahu ka ardhur ketu ne Ballkan jo me lufte,plackitje vrasje,pengje nga gjiri i Nenave Orthodhokse dhe ne qofte se historia e Lashte Greke e faktuar ne cdo pellembe te ketij vendi genjen,atehere ty bravo te qofte.
Une di qe nuk martoheshin per 500 vjet minus 45 vjet Dhiktatoria ndermjet Allahut te “dashurise”tende me vendasit,apo edhe kjo eshte mashtrim.
Po ju bravo ju qofte,shkelni mbi kufoma.
1) Nderro mbiemrin.Naçi ti e naci ai” minoritari” i famshem biznesmen.Kjo tregon se mbiemrat e kane prejardhjen nga greqia…apo e kunderta?!
2) Perse citon arabisht kur ne jemi ne SHQIPERI?!
3) Kush e do shqiperine, nuk u flet apo u drejtohet shqiptarve ne gjuhen Ame?!
4) Edhe te dua te jem paqesor,kur te degjoj qe flet arbisht,me vjen te behem ” xhihadist i isis”.
5) Une shqiptar,ti shqipetar,perse muk ndihem si i tille kur te degjoj?
6) Zoteri,kush percjell percarje, kuptohet shume mire,kush percjell dashuri per memedhe,kuptohet nga te gjithe shqiptaret…pa i patur te detyrushme nenshpjegimet.Ehhhh mor beshkekombas ehhh.Ai qe perciell dashuri dhe memedhedashuri kuptohet nga shqiptari se i mbushen syte me lot kur e degjon.
Kur degjoj ty,sepse me byshet shpirit me urrejtje?! nuk e di!
Nuk e di, nuk e kuptoj dot sesi shpipetaret jane krenare per nje fe qe s’eshte e jona,dhe as na ka bere asnje te mire.Sesi nuk urrejne ate qe per 500 vjet na masakroi,na vrau vella e moter,na vrau djale e vajza,na perdhunoi femrat e fisit tone,nje zot e di!
Tani filloj e kuptoj edhe vendet armike rreth e rrotull nesh,qe habiten sesi shqipetaret u bene shtet.Tani filloj e kuptoj ” rilindasit” sesa te pamundur e paskan pasur luften me injorancen vendore.Tani filloj e kuptoj perse Cerçizi kishte vetem 30 veta me vete kunder turqve.Tani filloj e kuptoj perse Elez Isufi nuk ja doli dot.
Elvis , leri pordhet! islami eshte islam dhe na lexo ate suren tjeter ku thuhet”xheneti i femres eshte nen kembet e burrit” na lexo edhe ate tjeteren ku rrihet gruaja me kuran nen sqetull. Ik ore koqe e lere “mjaltin” e kuranit se eshte fund e krye vetem mut.
Ju lutem na publikoni me shume deklarata te keti imami qe ta kuptojme me mire
Para pak javeve ne televizionet shqiptare u propagandonte satanizmi permes orgjive seksuale te nji françezi me vajza shqiptare dhe askush nuk u shqetsua. As opozita she as intelektualet shqiptar (ne qoft se egzistojn!). Ne rast kur nji Imam shqiptar jep keshilla sipas fejes muslimane te gjith i versulen. Ketu ka nji problem serioz!
Para nji jave nji afrikan i ganes me foli per ato orgjit seksuale ne Shqiperi dhe u çudita! Edhe per afrikanet edi rama na ka ber si i pari shtet satanist ne bote!!!
Ju lutem na publikoni me te teper deklarata te keti imami qe ta kuptojme me mire