Fiks Fare vazhdimisht ka pasqyruar problematikën e therjes dhe tregtimit të mishit të bagëtive në rrugë. Edhe pse ligji e ndalon në mënyrë kategorike ky fenomen vazhdon të jetë prezent ende në vendin tonë. Sot gjendja paraqitet e njëjtë ku produktet e mishit shiten lehtësisht në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare. Sërish mungon kontrolli veterinar nga inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.
Fiks Fare i është rikthyer vëzhgimeve në disa zona problematike. Në Kurbin dhe Krujë situata paraqitet po si më parë. Bagëtitë theren në rrugë dhe jashtë kushteve higjeno- sanitare . Mishi tregtohet i pa kontrolluar nga ana veterinerëve, pa vula dhe as raportime mjekësore. Askush nga autoritetet e AKU-së, higjienës apo pushtetit vendor nuk kryen kontrolle . Tregtarët tregtojnë mish në mes të rrugës dhe pluhurit. Situata paraqitet po e njëjtë edhe në Fushë Krujë. Në fshatin Arameras, kafshët theren dhe tregtohen në rrugën nacionale. Në qendër të Thumanës, një nga kasapët tha se asnjëherë në këtë fshat nuk kontrollohej mishi dhe si rrjedhojë ai është shitur pa vulë. Ndërsa në Mamurras, bagëtitë theren në hyrje të qytetit, në një treg të improvizuar, ku nuk ka ujë as për të larë duart tregtarët dhe mishin.
Por mbrapa nuk mbeten as produktet shtazore tregtimi i tyre dhe nënprodukte të qumështit është jashtë çdo kushti higjeno- sanitar. Fiks Fare ka vëzhguar 5 baxho në Lushnje. Në të gjitha mjediset vihet re papastërtia si dhe mënyra e mbajtjes së produktit në kushte jashtë çdo parametri. Në video tregohen qartë se si prodhuesi e kap djathin pa doreza dhe se si insekte të shumta janë mbi të. Në Bubullimë baxhot ngjajnë me tunele ku mbizotëron lagështia. Mjedise të sajuara. Mbi fuçitë që ruhet djathi vendosen copa polisteroli dhe mbetje të tjera. Veç
djathit, në të njëjtin vend tregtohet edhe mish. Në një baxho të fshatit Këmishtaj mjedisi jashtë ishte i shkatërruar. Djathi ruhet në frigoriferë të vjetër dhe të ndryshkur jashtë çdo standardi. Personi që tregtonte këtë produkt shtazor nuk përdor doreza. Ai në njërën anë konsumon duhan dhe në anën tjetër merret me tregtimin e djathit. Në fshatin Guri i Gomares brenda baxhos mizat shihen kudo. Pronarja pa doreza dhe asnjë mjet të nevojshëm për të ruajtur higjienën e produktit. Madje pasi kruante veshët kapte me dorë edhe djathin. Në vaskën me hirrë, vihej re prezenca e mizave të shumta. Të njëjtën pamje të ofronte edhe baxhoja në fshatin Gërmenj, po në Lushnje. Mjedisi i papastër dhe prezenca e mizave vihej re kudo. Sipër fuçive të mbushura me djathë, për ta ngjeshur produktin kishin vendosur pllaka zdrukthi të vjetra, të kalbura.
Me i mire dhe me i sigurt eshte ky mish apo mishi i qelbet brazilian qe sjellin tregetaret ?
E para, që nuk ka asnjë koment, kjo tregon se “këto gjera”, nuk i interesojnë këtij mileti… Folu për “patriotizëm” ose shau fqinjin dhe do të shikosh si do të hidhen përpjetë… E dyta, për këtë gjendje, faji kryesor, nuk është i shtetit, por i këtij mileti (të pistë), që blen këto produkte dhe jo vetëm nuk i bëjnë përshtypje mizat, pisllëku, pluhuri dhe krimbat, por… të bëjnë të mendosh se “do t’i vriste sytë”, pastërtia dhe rregulli higjeno-sanitar… Kam dëgjuar, se në disa zona (andej nga katundi i Meros), djathin nuk e hanë, po nuk pati vrima me krimba…(?!)