Nga Luljeta Progni
Nuk pati as sot një vendim për Lekë Pervizin nga Gjykata e Apelit. Ai pret që të rimarrë banesën e tij në Tiranë. Është një gjyq, që ka zgjatur prej 27 vitesh e me gjasë do të zgjasë edhe disa vite të tjera.
Si dhjetëra herë, Leka ishte edhe sot në sallën e gjyqit. Në krah të tij qëndron Beba, bashkëshortja e tij. Ata kanë ardhur përsëri në Tiranë për të marrë shtëpinë e babait, Preng Pervizi, të cilën e sekuestroi shteti komunist i Enver Hoxhës në vitin 1948.
Në atë kohë Leka ishte fëmijë. Pasi i morën shtëpinë, e degdisën në kampin e internimit në Tepelenë, së bashku me vëllezërit dhe nënën e tij për të kaluar gjithë jetën në kalvarin e persekutimit nga diktatura komuniste.
Pas dështimit të radhës në dyert e gjykatave në Tiranë, Leka largohet i dëshpëruar përsëri, bashkë me “Bebën” e tij, për t’u nisur drejt Belgjikës.
Jetojnë prej vitesh në Bruksel. Thanë se nuk kanë dëshirë të kthehen.
Nuk kanë më asnjë arsye të kthehen, se atdheu iu ka shkaktuar veçse dhimbje. Nuk duan kurrsesi ta kujtojnë atë që më rrëfyen një ditë më parë, duke cituar Mitrush Kutelin… “duajeni atdheun fëmijët e mi, edhe kur ju lëndon shumë…”. Dhe Leka, me sa duket është lënduar tepër nga atdheu. Plagët e para i ka marrë qysh fëmijë. Edhe bashkëshortja e tij që në të vërtetë e quajnë Xhuliana kishte të njëjtin fat. Është një histori e dhimbshme që nis në Tepelenë, në vitin 1948.
Xhuliana Pervizi (Beba)
Kampi i Tepelenës
Një grua endet e çorientuar në kampin e Tepelenës. Në duar mban një foshnje dhe po kërkon të gjejë një qoshe për të kaluar natën. Është nata e parë në kampin e tmerrit.
Kazerma oshëtin nga dhimbja… Rënkime, të qara fëmijësh, piskama nënash…. Gruaja e mban foshnjen e saj të shtrënguar, e ka mbështjellë aq shumë brenda vetvetes sa nuk duket më. Është mbledhur kruspull dhe sheh e frikësuar rreth e rrotull… Nuk lejon askënd t’i afrohet… E ka kuptuar se tifo e dizanteria kanë zhdukur fëmijë, gra e pleq… Ata vetëm rënkojnë… S’ka ilaçe, s’ka mjekë, s’ka ushqim.
Gruaja ka zënë një qoshe e nuk i flet askujt. Dikush i afrohet dhe i thotë diçka. Por gruaja nuk mundet t’i kthejë asnjë përgjigje… thotë vetëm beba… beba…
Pas pak u kuptua se ajo nuk dinte shqip. Ishte malazeze. Tmerri e kishte pushtuar nga që ajo po shihte veç pak metra larg saj, nënat qanin mbi fëmijët e tyre të vdekur.
Gruaja po përpiqet ta shpëtojë beben e saj. Beba qan shumë se ka uri. E ëma nuk ka gji për të. Gratë e tjera e shohin me sy të tmerruar. Nuk kanë asgjë për t’i ofruar, s’kanë bukë, as ilaçe. As fjalë nuk i thonë dot, se ajo nuk i kupton..…
Mëngjesi erdhi shumë vonë. Beba qante shumë shumë me zërin e saj si pizgë. Dukej se ishte mirë edhe pse e uritur. Nuk e kishte zënë asnjë sëmundje ende.
Por të tjerë moshatarë rreth bebas kishin mbyllur sytë përjetë. 33 fëmijë veç brenda një nate…
Të tjera net të frikshme do të vinin dhe Beba ishte e kërcënuar. E ëma vazhdonte përpjekjet për ta shpëtuar. Dukej se aty do të qëndronte gjatë dhe s’kishte rrugë tjetër. Nisi të përpiqej të fliste. U gjend dikush që mund t’i kuptonte disa fjalë dhe t’i shpjegonte diçka për atë çfarë po ndodhte. Kur kuptuan se ajo ishte e huaj, të gjithë u ligështuan dhe nisën të përpiqen ta ndihmojnë. Gruaja malazeze nisi të miqësohej me bashkëvuajtësit e saj. Beba qëndronte e mbështjellë gjithmonë brenda saj…
Atë ditë kishte mbërritur në Turan një ekip nga Gjirokastra për të parë nga afër situatën sepse shifrat e viktimave të një nate më parë kishin shkaktuar problem në organet e pushtetit komunist. Kur mbërritën disa mjekë dhe panë ç’bëhej atje, zunë kokën me grushta dhe u larguan të lebetitur. Pas kësaj situate sollën disa ilaçe dhe pak më shumë ushqim.
Beba nuk po qante më. Edhe fëmijët e tjerë u duk se rezistuan. Kështu Beba i shpëtoi tifos e dizanterisë. Beba ishte ndër të paktat fjalë që e lidhnin nënën e saj në gjuhë, me shqiptarët. Kështu i thirrën gjithmonë, Beba.
Ajo ishte Xhuliana dhe i mbijetoi ditëve të tmerrshme të kohës kur humbën jetën shumë fëmijë, gra e pleq në kampin e Turanit. Ishtë një ndër 700 të parët e internuar që u vendosën në kazermën e kampit të Turanit.
Qeparisa të mbjellë në nderim të fëmijëve të vdekur në Tepelenë
“Atje kishin rënë sëmundje, tifo, dizanteria. Ma ka rrëfyer mamaja kur jam rritur. Atje mamaja ime e pa se çdo natë vdisnin fëmijë dhe përpiqej të më mbante veçmas. Kishte kuptuar se sëmundjet ishin ngjitëse dhe më mbante veçmas. Pelenat e mia nuk i lante bashke më gratë e tjera. Kështu me sa duket unë shpëtova. Në një natë humbën jetën 33 fëmijë. Kur dilte mamaja ime në oborr për t’u paraqitur në apel, policët i thoshin herë pas here: “shihe shihe atë bukuroshen e paska hala gjallë beben e vet”. Mua më thërrasin beba, qysh prej asaj kohe”, rrëfen Xhuliana, (Beba).
U rrit në kamp, mësoi shqip bashkë me të ëmën. Atje mban mend ditët e fëmijërisë deri në moshën 7 vjeç. Mban mend se si luante në oborrin e kampit.
“Ishte i rrethuar me tela dhe kishte një hapësirë në formë katrore në mes të kapanoneve. Aty rrinim ne fëmijët, luanim me cingla, me hapa dollapa… e mbaj mend. Fshiheshim mbrapa njëri tjetrit.. dukej sikur luanim”, vazhdon rrëfimin Beba.
Kaluan nëpër gjithë kalvarin e mundimshëm të kampit të Turanit e më pas të Tepelenës. Por ajo rrëfen edhe atë çfarë kishin lënë pas në Vermosh. Ishte ndarja e nënës së saj me vajzën tjetër, motrën e Xhulianës, e cila quhej Maria, që ishte vetëm 3 vjeç.
Beba duke mbjellë një qeparis në nderim të viktimave të Tepelenës
Maria, motra e Xhulianës
Kur autokolona e Sigurimit të Shtetit mbërriti në Vermosh për të marrë familjet e “armiqve” të regjimit, Beba ishte katër muajshe, ndërsa motra e saj Maria ishte 3 vjeç. E ëma, Zorka, ishte përpjekur tre ditë rresht të arratisej nga mali, sepse atje e priste i shoqi Nikolla, sepse kështu e kishin lënë kur ai u largua natën nëpër errësirë, pasi një ditë më pas do të pushkatohej nëse gjendej në territorin shqiptar.
Beba ishte një fëmijë i qetë, por gjatë përpjekjes të së ëmës për arrati, kishte qarë shumë dhe e kishte bërë të pamundur kalimin matanë kufirit. Kështu që iu dorëzuan fatit të zi, që do t’i çonte në Tepelenë. Dikush iu kishte thënë se në Tepelenë e priste qameti dhe kështu e ëma vendosi aty për aty të shpëtonte njërën prej vajzave. Beba ishte shumë e vogel për ta ndarë nga vetja, ndaj vendosi që Maria të qëndronte me hallën e Nikollës në Vermosh, e cila nuk ishte në listën e familjeve që do të internoheshin.
Zorka i vendosi Marisë një varëse me një medalion ku fshihej fotografia e prindërve të saj dhe e porositi që të mos e hiqte kurrë nga qafa.
“Kur erdhën makinat për të na marrë, afrohet një njeri, ishte shoku i babës dhe i thotë Zorkës, mamasë time, mos e merr atë të madhen me vete se kanë me të vdekë atje ku do shkosh. Kësaj të voglës s’ke ça i bën se e ke në gji. Zorka, mamaja ime e merr motrën dhe i thotë që ti do të qëndrosh me dadën. Heq gjerdanin që kishte në qafë dhe ia vendos. Mbaj mënd që i tha “Lalje moje”, në serbisht do të thotë “sorkadhe e vogël”.
Ia la porosi Dadës. “Merre Marinë dhe mbaje”. Nënës i shpëtuan lotët dhe Maria nisi të qajë. Më merr mua mamaja dhe ngjitet në makinë e nis rrugën drejt Tepelenës”, rrëfen Xhuliana (Beba).
U ndanë ashtu mes dhimbjes dhe u panë pas 20 vjetësh në Gradisht në një tjetër kamp internimi. Maria kishte ardhur me bashkëshortin e saj për të takuar mamanë pas 17 vitesh. Pak kohë pas këtij takimi, Maria u arratis përmes kufirit me Malin e Zi, bashkë me bashkëshortin dhe fëmijët. Shkuan në SHBA dhe i shpëtuan regjimit. Beba ndërkohë ishte në kampin e internimit në Gradisht. Atje ishte edhe familja e Preng Previzit. Leka ishte një prej djemve të tij.
Lek Pervizi
Rrëfimi për dashurinë në kampin e internimit
Do të vinte një ditë që Beba do të dashurohej, dhe kjo do t’i ndodhte në internim, me një të internuar. Se njeriu qan, qesh, gëzohet e hidhërohet, por edhe dashurohet, pavarësisht kushteve në të cilat jeton.
“Pas Tepelenës, shkuam në Savër, pastaj në Plug të Lushnjes. U rrita, u bëra 18 vjeç. E njihja familjen e Lekës qysh në Tepelenë. Leka më pëlqente shumë. Isha në gjimnaz, e bëja shkollën natën dhe ai më përcillte nga shkolla në shtëpi. Mbaj mend se Leka ishte i pashëm dhe ishte koha kur i sugjeronin ata të shtëpisë së tij, shumë raste për martesë. Një ditë i kishte thënë e ëma, shihe një herë atë vajzën e Zorkës se është e mirë dhe familje e mirë… unë ndërkohë e kisha pa Lekën e Leka mua, ishim marrë vesh. Një të shtunë vendosëm të shkojmë të dy te shtëpia e Lekës. Blemë disa gjëra të vogla sa kishim mundësi atje në Plug. Mamaja ime më përgatiti disa ushqime, një pulë që kishim në oborr e disa vezë dhe shkova për herë të parë te mamaja e Lekës. Ajo u gëzua shumë që shkova dhe më tha “sa mirë paske ba që ke ardh’ sonte për darkë te ne”. Unë iu ktheva: “Kam ardhë përgjithmonë me nejt te ju, s’kam ardh’ për një natë”… Kështu u martova me Lekën dhe jetuam atë jetë në internim”.
Xhuliana u martua me Lekën, djalin që dashuroi përmes telave me gjemba. Pak ditë pas martesës, do t’i duhej që të merrte një vendim shumë të rëndësishëm, të zgjidhte midis lirisë dhe dashurisë për Lekën.
Ishte tetori i vitit 1966, kur një i afërm i mamasë së Xhulianës kishte mundësuar kërkesën e shtetit jugosllav për kthimin e familjes së saj në Malin e Zi.
E ëma do të nisej menjëherë drejt Malit të Zi, ndërsa Beba kishte edhe një alternativë, të qëndronte në Shqipëri, por veçse në kampin e internimit. Sipas ligjit, ata që kishin kaluar moshën 18 vjeç duhet të firmosnin një deklaratë që pranon të largohet nga Shqipëria.
Kjo ishte prova e madhe e Beba-s.
Ishte rreth 18 vjeç, e martuar me Lekë Pervizin, birin e Preng Pervizit, i emërtuar armik i egër i regjimit komunist. Leka ishte ndër familjet më të goditura nga diktatura.
Një punonjës i Sigurimit të Shtetit e thirri Xhulianën dhe i lexoi deklaratën, ku sqarohej se duhet të shprehte dëshirën se do të largohej nga Shqipëria.
Përgjigja e Xhulianës ishte befasuese: Nuk dua të largohem, do të qëndroj këtu.
Punonjësi i Sigurimit i tha: “Shiko se ti je martuar me të birin e Preng Pervizit e do të heqësh të zitë e ullirit…”
Skicat e Lek Pervizit për kampin e Tepelenës
“S’ka gjë, e kam marrë parasysh gjithçka”, ia ktheu Beba.
E grisi deklaratën dhe u largua drej banesës së saj. Por atje nuk ishte Leka. Ai ishte larguar si rrallë herë, sepse po tentonte ta shtynte Xhulianën drejt vendimit për t’u larguar nga Shqipëria. I kishte thënë një natë më parë që duhej të ikte për të shpëtuar. Xhuliana ia kishte bërë të qartë bashkëshortit të saj vendimin dhe as që kishte ndonjë dilemë. Megjithatë Leka vazhdonte të këmbëngulte: “Je çmendur? Si e shkon në mend të qëndrosh me dëshirë në këtë ferr?”
“Nuk largohem pa ty”, ishte përgjigja e Xhulianës.
Nuk kishte asnjë mundësi që Leka të shkonte me të në Jugosllavi, kështu që Xhuliana e kishte marrë vendimin.
“Vendosa të largohem nga shtëpia, e braktisa.. desha ta inatos me qëllim që ajo të bindej e të largohej. Por nuk pranoi. Shkoi atje e grisi deklaratën dhe nisi të më kërkojë”, rrëfen Leka.
“Kisha shkuar tek shtëpia e një shokut tim. Erdhi e më gjeti. Ishte shumë inatosur… Ku je ti që nuk vjen në shtëpi? Më goditi me çfarë i doli përpara… ishte kaq e dëshpëruar. E ëma ishte nisur drejt Malit të Zi… Ajo kishte vendosur të vazhdonte rrugën e saj në ferr… Të dy bashkë qamë shumë atë ditë. Më vinte aq keq që Xhuliana e humbi mundësinë t’i shpëtonte atij ferri, por nga ana tjetër isha kaq i lumtur që Beba qëndroi me mua. Të dy bashkë i kaluam vitet e mëvonshme në internim, deri në vitin 1991. Kurrë nuk u pendua pse qëndroi në internim me mua. Kurrë nuk më dha një shenjë se u pendua që bëri këtë zgjedhje të vështirë për jetën e saj”, rrëfen Leka.
“E doja me të vërtetë shumë Lekën. Ndaj nuk ika. Më thanë se më priste një jetë shumë e vështirë me të. Kur ma kujtoi edhe punonjësi i Sigurimit: E di ç’a do të bëjnë po qëndrove këtu, se je martu me të birin e Preng Pervizit?”, i thashë: Më shumë se ç’më kanë bërë s’më bëjnë dot…
U martuam dhe na fali zoti tre fëmijë si vera. Tani jetojnë shumë mirë në Belgjikë”.
Tek lexoj ,me erdhi ne mendje nje interviste e Nexhmije Hoxhes ,dhene per Rudina Xhungen ,ne mos gaboj.Ate qe nuk harroj kurre nga intervista ishte nje pergjigje apo shprehje e Nexhit…..edhe Enveri e donte demokracine ,por jo kjo qe eshte sot ???!!??.Ne fakt demokracia shqiptare le shume per te deshiruar ,por ama i jep mundesi Vejushes se Diktatorit te thote cmendon.Ndersa demokracia qe paska dashur Enveri ,nuk u jepte as me te voglen mundesi niperve te mos vuanin nga historite e gjysherve.
U linden ,u rriten dhe vdiqen neper internime ,per shkak te mbiemrit te padeshirueshem per Diktaturen.Kjo demokraci e keqe i dha mundesi Nexhit qe mbas daljes nga burgu ne 97 ,te marre demshperblim si e pafajshme nga PS ,me shume se 150 milion leke te vjeter.
Edhe Enveri e donte demokracine ?????? Nuk ka popull me legen se ky i yni.
Enver4 Hoxha e ndertoi demokracine ne Shqiperi per shumicen e popullit e jo per nje grusht kriminelesh e spiunesh qe i sherbenin te huajve!
Cfare kane bere keta kelyshet e kriminelit P.Previzi keto 27 vjetet e swistemit te tyre politik?
Nje mut kane bere se asnjehere nuk kane menduar e punuar per Shqiperine!
Prandaj Enver Hoxha beri shume mire qe armiqve te popullit5 bu dha denimin e merituar!
Ne se keta kelyshet e tyre paskan vuajtur ne internime, ata kane paguar bper krimnet monstruoze qe3 kiane bere baballaret5 e tyre ne3 sherbim te te huajve,ne sherbim te pushtuesve!
Mire atehere,po sot pse nuk vijne ne Shqiperi,ndonese socializmi u rrezua?
Kuptohet se keta plehra nuk e kane dashur e nuk e duan Shqiperine,por veten e tyre!
Hallall t’i keni internimet!
Nuk e ke te sakte shifren o Beba mavria!
Ne ate kohe vdiqen jo 33 foshnje,por 3300 foshnje,1500 gra,250 burra dhe 1200 pleq e plaka.
Pervec tyre ngordhen edhe 160 gomere,50 mushka dhe 25 dele.
Komunizmi i asaj kohe futi ne krematorium mbi 1000 vete dhe i dogji.
Mbi 2000 vete u theren dhge u bene sapun per ushtrine!
Per mbi 30 vjet uzinat e sapunit ne Elbasan dhe Rrogozhine si lende te pare per prodhimin e sapunit kishin mishin e therur nga kufomat e te internuarve ne te kater anet e Shqiperise!
Thuhej se mishin me cilesor per sapun e kishin kufomat e bejlereve,agallareve,cifligareve,monistrave dhe ofiqareve te Zogollit,ballistet e zogistet dhe te gjithe ata qe bashkepunuan me pushtuesit!
Ja,kjo eshte e verteta,moj Beba e jo sic e thua ti duke i zvogeluar shifrat e tmerrit!
Mbi 500 burrave dhe djemve u prene koqet dhe me bolet e tyre furnizohej hotel DAJTI si ushqim per te huajt!
Eh sa krime ka bere komunizmi,aq sa keto krimet e ketyre 27 vjeteve nuk jane gje!
Enver Hoxha e ndertoi demokracine ne Shqiperi per shumicen e popullit e jo per nje grusht kriminelesh e spiunesh qe i sherbenin te huajve!
Cfare kane bere keta kelyshet e kriminelit P.Previzi keto 27 vjetet e swistemit te tyre politik?
Nje mut kane bere se asnjehere nuk kane menduar e punuar per Shqiperine!
Prandaj Enver Hoxha beri shume mire qe armiqve te popullit5 bu dha denimin e merituar!
Ne se keta kelyshet e tyre paskan vuajtur ne internime, ata kane paguar bper krimnet monstruoze qe3 kiane bere baballaret5 e tyre ne3 sherbim te te huajve,ne sherbim te pushtuesve!
Mire atehere,po sot pse nuk vijne ne Shqiperi,ndonese socializmi u rrezua?
Kuptohet se keta plehra nuk e kane dashur e nuk e duan Shqiperine,por veten e tyre!
Hallall t’i keni internimet!
Yll i shuar dhe i shurrosur! Demo-krati do te thote shtet i popullit! Shteti i halabakeve kolaboracioniste nuk ka qene e nuk do jete asnjehere shtet i popullit!
More vesh mor shurrabajge “Yll”
Qe sharjen e keni virtyt ju neokomunistet halabake e dija prej kohesh.E dija kur Mehmeti shante Kadriun ,Kadriu shante Fecorin ,Nako shante Koci Xoxen ,Todi shante Fadilin dhe Fadili shante Kicon ,Nexhmija shante Fiqireten dhe Fiqja , Liri Gegen ….e keshtu me rradhe sharja ishte i vetmi virtyt komunist.Por perpara sharjes ishin puthur e perqafuar e ishin betuar per fitore te vijes se Partise dhe lartesimit te idealit te saj.Mbas betimit komunist dhe puthjeve komuniste ,vinin arrestimet ,burgosjet dhe vrasjet komuniste kunder komunisteve.Me pak fjale dhe pa edukate ….komunistet shkerdhenin familjarisht njeri tjetri.
Keshtu o spurthjake neokomunista halabake chatesh ,nuk po ju shaj ,se ne kete fushe e keni merak vete njeri -tjetrin.Dhe mos harroni ju lutem…..familjarisht.
Nuk te heq asnje presje nga ato 6-7 fjalet e fundit Ylli!
I “denuan” sa per sy e faqe komunistet e pastaj u dhane miliona per ditet e qendrimit “ne burg” ndersa prinderve tane u dhane ca copa letre qe quhel “Letra me Vlere” (letra pa vlere) qe ne bijte e tyre po i mbajme neper sirtare si kujtim nga koha e poshter e komunizmit!
Por nuk do ti harrojme dhe i dime se si e kush ka luajt e po luan me ne!
Leone-53!
Qe je idiot funksional duket menjehere!Ato lewtrat me VERE qe ti llap nuk t’i dha komunizmi,o i flamosur,por kapitalizmi yt i dhjerosur!
Ty te dha letra qe as bythen nuk fshin dot,ndersa per vete grabiten te gjithe pasurine ish socialiste ku kishte djersen dhe mundin nje popull i tere!
Per kete hap gojen,o krric gomari e mos u merr me komunizmin!
Socializmi e beri punen e vet me nder:
Ndertoi qindra fabrika,uzina,kombinate,miniera,kanakle vaditese,pyje,vreshta,ullishte,hekurudha,shkolla e universitete,teatro dhe opera,stadiume dhe pallate sporti,flote detare tregetare dhe luftarake,aviacionin civil e luftarak,ndertoi nje mbrojtje te celikte,ishte i vetmi vend pa taksa e tatime,ushqimet ishin te gjitha bio ,shendetesia ishte falas etj,etj!
Me thuaj,o kulish fashisti se cfare ka bere kapitalizmi yt per popullin fukara keto 27 vjet?
NJE MUT TE MADH,qe te hash!
Tani ligjin e ben droga,korrupsioni,prostitucioni,trafikantet e armeve dhe femijve,politikanet kriminele e hajdute etj!
Kemi 27 vjet dhe akoma derdellitin se po bejne reforma,se drejtesine e ka kapur mafia dhe populli fukara rri me gisht ne goje!
Bej krahasime me keto qe te rreshtova midis socializmit tim dhe kapitalizmit tend po ta mbajti suma!
Bravo Montro jam shume dakort me komentin tuaj
shoku Mantra emri juaj vjen nga fjala ‘MONSTER’ jU KENI nje tru te shpelare me 95% qeliza te vdekura. 5% te mbetura jane vetem ana juaj kriminale.
O mantra: Te shkerdhefsha gjith robot e ships e mas meje ti shkerdhefshin gjith qent .Po si o pleh shtazarak,me gjith mbeshtetesit e kometit tent,thua se mir ja kan bear nje femije kater muajsh pse eshte femi i dikujt qe nuk te pelqen ty.Po ju do I te njejtin reagim.Zoti te vraft pasardhsit e tu e te lent ty gjall qe ke gezosh.
Çfarë kanibalësh! Pasi hëngrën ata që i quanin reaksionarë, hëngrën njëri tjetrin.
po kjo eshte nje histori e vertete bravo Ylli cfare kane femijet nga teneqexhinjte qe moren pushtetin U ulen mallet dhe u ngritewn halet komunista Zoti I vrafte te gjithe kelyshet komunste
Shkrimi i Luljeta Prognit per Xhuliana Pervizin eshte prekes per cdo lexues qe ka zemer njerezore, por jo per pasardhesit e ish krimineleve komuniste si Montro, Everet, etj. Sa te kete te tille trima Shqiperia do te shkoje si ka shkuar, nga krimi ne krim.
Erdhi nje gjerman bir nazisti ne Borove per te kerkuar te falur per babain e tij nazist qe kishte marre pjese ne djegien e Boroves dhe e denoi babain e vet si kriminel. Mirepo kete mesim nuk duan ta degjojne ish hetuesit, ish drejtoret dhe idh rojet e burgjeve, ish sigurimsat qe ua benin jeten sketere te denuarve neper qelira, burgje e fshatra internimi, per me keq akoma krimet e tyre nuk po i denojne as bijte e tyre.
Duhet mbledhur mendja me te tille pasardhes nuk mund te behet Vetingu dhe Reforma ne Drejtesi. Mjer Shqiperia.
Eshte e tmerrshme, e neveritshme te lexosh komente si e Montro.
Valle jane vete persekutuesit, apo femijet e tyre qe mendimet dhe ndjenjat e tyre i hedhin ne komente te tilla cnjerezore.
Do japin nje dite llogari perpara atij gjyqit te madh, por do jete shume vone.
Lexon nje tregim real aq rrenqethes e te kullon zemra lot gjaku ! Shifra e vuajtje cnjerzore ,njerzish qe as ne Ferr nuk besoj se esht ma keq ! POr nuk dua te vazhdoj pershkrimin e ksaj dhimbje qe ndjej kur lexoj kto rjeshta aq prekse trajtimi armiqsh ne vendin ku linda e jetova ! Ajo qe me ben pershtypje ,si esht e mundur te shprehesh edhe mbas gjysem shekulli ,kur gjithcka ka ndryshuar ,kur neper duart tona kan kaluar femijt qe ritem ,femijt e femijve tan qe nuk po dim me cfar dashurie ti mbulojm,e sa sakrifica na duhet ti risim dhe edhe vaksinen kur ja bejm e qajn,na qan zemra….Si esht e mundur pra te kesh akoma forcen e ktij gjykimi cnjerzor ,ku te justifikosh trajtimin e nje femie qe qan se ska te haj ,qe qan se nuk ka ilac ta qetesoj ,qe qan se as qumesht gjiri nuk ka nena armike ,qe qan se ndajn per se gjalli prej saj ,e cfar ma zi se ky tregim mundet te provoj gruaja,dhe femija e nje armiku ne nje koh qe ai vet duhet te pagusj mekatin ! Cfaj ka ai femi ???Perse u dashka te vdes si qen !!!! Enver Hoxha esht arkitekti i shtetit shqiptar,esht shpetimtari i Shqiperis qe e nxori nga erresir e analfabetizmit te znytur ne kenetat e injorances e dhe bujkroberis e sot me shum se kurr, dim te bejm vlersimin dhe diferencen ,por mundet te themi qe ishte i pagabushem ?? Vetem Zoti esht i pagabushem ! Famekeqja “luft e kllasave” ishte ajo qe nuk duhej te ndodhte ,ishte ajo qe armiqesoi shqiptaret mes vedit ,si dhe me vet atdheun, ishte ajo qe polli kte brez politikanesh si Sali Berisha me shok !Ne emer te saj ,dominoi ,ambicja ,ligesia, injoranca e trasheguar ,spiunimi deri brenda ne familje e shum vese qe ne, qe e jetuam ate koh i dim me mir se kushdo !Ato vepra qe beri Enveri i madh nuk i shuan dot nga kujtesa jon askush, se kudo ka gjurmet e saj, por nese nuk pranojm gabime ,ato perseriten e ne shqiptaret qe akoma e duam kte Atdhe na duhet nje Enver pa kto gabime …….
Bravo “thana” plotesove ate cka un nuk arita te coj deri ne fund komentin! Enver Hoxha gjeti terrenin ,njihte mir ket popull ,i vuri ne pun dhe ruajti pushtetin duke ushqyer sadistet qe akoma sjan ngopur ! E di cme tha dikur nje mik qe kisha ne Komitetin Qendror ,emrin e te cilit nuk dua ta them ! Nje njeri mjaft i mir , mjaft i njohur e me mjaft pozit ne ate koh ! Kishim shoqeri e kuptohet ,un nje kuader uzine ,kofidenca me Te ishte aq sa lejonte nje miqesi brenda kuadrit steriotip qe nuk ve ne dyshim “dashurin ” per regjimin dhe ter eliten qe drejton !
Kisha shum vite pa e par mbas permbysies se madhe dhe nje dit takohemi diku aty te R, Qemal Stafa e vertet u shmallem sepse ruanim respektin per njeri tjetrin ! Ter gezim u ulem per te pir nje kafe e kujtuam mjaft dit te bukura te asj kohe e te miqesis (kur u martova me rekomandoi e mora nje flet kampi per Dhermi) Gjat bisedes e pyeta ” Tani me thuaj pa doreza, cfar mendimi ke per Enverin dhe ter ata qe e ndiqnin “! Ndigjo ,me tha :
Enveri ish “Kapo band ( shprehje vlonjate ne kuptim te mir) shum i zgjuar e ter pas tij ishin kriminel e te poshter, te hurit e litarit, dallkauk qe spiunonin njeri tjetrin per pozit e privilegje ! Mos u cudit aspak per sa te them e as mos u cudit qe ju vuri fesen qe meritonin !
Keshtu i/e nderuar than, koha tregoi se cfar kelyshesh vazhduan pas Tij ,qe me makuterin e tyre e kthyen Shqiperin ne tok te djegur ! Ke te drejt per sa thua e akoma shqiptaret e paster jan larg endres per nje Atdhe ku te lulezoj drejtesia e ligji ,ku hajduteria e krimi te shkojn aty ku e meritojn e mos prit te kerkoj kush falje per “veprat “! Jan po ata ,…….qe brenda ktij 30 vjecari treguan egersin,tradhtin,krimin , e hajduterin deri ne degjenerim total pa ju dredhur qerpiku! Shikoi…. shikoi……. akoma te Sali Berisha ……e ska nevoj te zgjatem
KETA KELYSHET E MERGATES SE QYQEVE JANE AKOMA NE BRUKSEL.MALOQ E BIR MALOQSH.NEVER MIK E NEVER SHOK NESE I THUHET MALOQ.
More me gjithmend e keni ju qe Enveri qe perendia Po ai I detyroj njerez it te beheshin spiuna dhe ne si legena qe jemi nga natyra nuk lam njeri pa spiunuar Oooo paska then ai qe Enveri qe Kapo band me kuptim te mir te fjales Ai ishte kapo band I bandes qe udhehiqte ne ate koh qe nuk kishin bes te njeri tjetri Ai ishte me hileqari dhe I Zoti dhe I zhduku nje nga nje mir ua beri se u pakesuan Po ce do qe LAN pjellat e tyre dhe Po bejn ate qe bente ai Po ne emer te demokracis Demokracia more njerez nuk esht kjo si e shqiperis si cdo gje shqiperia mbrapsh e Ben Komunizmi eshte farm me e keqe qe mund te ezistoj kafsheri e cnjerezim pa shpirt Si mund te denosh foshnjet mund ta imagjinoni o njerez qe Moroni komunistat esht njesoj sikur Tani demokracia to perveshet juve to denoj tu internoj e burgosi pa ber gje o popull dil ne drit meso me shum pastro shpirtin qe te eshte nxirr nder vite Zoti vente dor mbi ket vend e mbi te gjitha mbi ata qe u eshte shpelar truri e nuk shofin harrova te them se Enveri beri shum gjera me pun vullnetare haaa dhe punonin te burgosurit Po sot qe Jan ngritur me qindra ndertesa u ftilluan njerzit se kish her sherry ne per shpira tjeter hall ky se pak kishin