Gjergj Kastrioti, me zgjuarsi dhe kurajo, duke mos dyshuar aspak në dinakërinë e Mehmetit, i kthen atij përgjigjen e merituar, madje duke e trajtuar atë si Princ dhe jo si Sulltan dhe Emir.
Letrat, të përkthyera më poshtë në gjuhën shqipe, gjenden në faqet 302 – 305 të librit, të botuar në gjuhën frënge në vitin 1885 “Historia e Skënderbeut”
“Unë, Sovrani i madh, Emiri i madh, Sulltan Mehmet Beu, i biri i Sovranit dhe Emirit të madh, Sulltan Murat Beu-t, për Skënderbeun, princin e Shqiptarëve dhe të Epiriotëve, përshëndetje.
I shtrenjtë Skënderbe, nuk njoh miqësi më të përzemërt se sa ajo e intimitetit (familjaritetit) të gjatë ; sidomos kur ajo lind që në rini, si në rastin tonë, atëherë kur ti mbaheshe peng tek babai im, dhe kur të dy jetonim bashkë vëllazërisht.
Kështu, kur mendoj për gëzimet e ëmbla të fëmijërisë sonë, kur kujtoj shkelqësinë e shërbimeve tuaja, gjithçka që ti ke bërë për lavdinë e Pallatit Osman, për madhështinë e Perandorisë sonë, të të pres dhe të dëshmoj këtë mirënjohje më duket një detyrë e domosdoshme.
Asgjë nuk mund të më sjellë më shumë kënaqësi, marr Zotin për dëshmitar, se sa të ritakoj më në fund, për të kaluar ca kohë në praninë tënde.
Nëse disa prej trupave të mia i kanë lejuar vetes të pushtojnë tokat tuaja duke shkaktuar përleshje, i abdikoj ato ; ato kanë vepruar pa urdhërin tim, dhe fitoret tuaja, ndëshkim i drejtë ndaj guximit të tyre, nuk më kanë inatosur.
Le ti harrojmë këto dhe të kthehemi në marrëdhëniet tona të vjetra, ku një bashkim i shenjtë dhe paqësor na pajton përgjithmonë.
Pra, ja se cilat mund të jenë bazat e aleancës sonë, po ti paraqes, duke e ditur fare mirë se nuk i përket aspak atij që kërkon paqen të vendosë kushtet.
Së pari, unë kërkoj lejekalim në tokat tuaja për trupat e mia, që të shkojnë për të luftuar venedikasit ; së dyti, që ti të më japësh si peng, Gjonin, djalin tënd, i cili do të trajtohet si djali im ; së treti dhe së fundmi, që popujt tanë të tregtojnë lirisht mes tyre.
Në qoftë se ti pranon, eja të më takosh në sigurinë më të plotë : pritja do të jetë dinjitoze e rangut tuaj. Po, mbi besën dhe fjalën e sovranit, do të mbaj besnikërisht me ty një paqe të pacënueshme ; tashmë vendi yt nuk do të shqetësohet as nga armët e mia as nga dikush tjetër.
Për më shumë, në qoftë se ke pyetje apo dyshime për të sqaruar, mund ti drejtohesh me besimin më të plotë, Mustafait, të dërguarit tim.
Letër e shkruar në qytetin tonë perandorak të Konstandinopojës, më 6 maj të vitit 1461, vit sipas lindjes së Jezu Krishtit. »
Letra e Gjergj Kastriotit, 1 Qershor 1461 :
“Gjergj Kastrioti, i thirrur Skënderbe, princ i Epiriotëve dhe i Shqiptarëve, ushtar i Jezu Krishtit, për Mehmetin, sovranin e Turqve, përshëndetje.
Princ i dalluar, ne e kemi marrë letrën ku dallohen përshtypjet e miqësisë tënde. Të ndarë prej shumë kohësh nga njëri – tjetri, kjo miqësi reciproke, e thënë nga ti, ishte si e përgjumur, dhe ti dëshiron ta zgjosh atë nëpërmjet një aleance intime (të ngushtë).
E pranoj propozimin tënd me kënaqësi, por jo të gjitha kushtet.
Kështu, aleat dhe mik i venedikasve, nuk mundem, pa shkelur mbi betimin dhe dinjitetin tim, të të jap lejekalim për t’i sulmuar.
Përsa i përket dhënies peng të djalit tim, për ta pasur atë si nyje të një lidhje të re mes nesh, zemra e një babai dhe një nëne nuk mund të përballojë një sakrificë të tillë. Është fëmija i vetëm që Zoti na ka dhuruar, dhe është akoma i mitur ! Përveç kësaj, do t’i shkaktohej një dëm i pariparueshëm nëse nuk rritet me zakonet dhe fenë e vendit të tij.
Tani, mbetet çështja në lidhje me tregtinë e lirë mes dy vendeve ; këtë, i gjithë Këshilli im dhe unë, ne e mbështesim plotësisht, sepse të dy kombet gjejnë një përfitim të barabartë.
Ti më fton për vizitë, me besimin më të plotë, për të përforcuar mes palëve një miqësi prej kohësh në vuajtje : falenderime princ i shkëlqyer për mirësinë tënde. Fatkeqësisht për mua, ky udhëtim në Konstandinopojë, i cili më sjell ndër mend shumë kujtime, nuk është i mundur nga që përkujdesem për qeverinë time ; sepse po të vij, nuk mund të drejtoj si duhet këtë komb krenar shqiptar po aq të zjarrtë dhe të pathyeshëm, sa dhe të padurueshëm për pushim (paqe).
Por këtë vizitë e shtyjmë për një herë tjetër, do të mundohem kur të jetë e mundur.(Gazeta Shqiptare)

Po te jete e vertete dhe e perkthyer nga origjinali , asnje deputet i sotem as ne shqiperi as ne Turqi nuk do te arrinin te shkruanin nje leter te ketille
Perqendrohuni tek disa te verteta te medha te ketij artikulli.
1- Skenderbeu princ i Epiroteve
2- luftetar i Jezu Krishtit
3- ….eshte nje dem i pa riparushem qe mos te ritet femija me Fene e Krishtere Orthodhokse te ketij vendi….
4- o “Tuqi” …. nuk mud te lejoj qe nga tokat e mia te sulmosh Europen.
Keto te verteta duhet ti shkruaj me germa te Arta ne hyrje te Parlamentit Shqipetar, qe ti lexojne deputetet Idriz, Ram-yz, Islam, Novriz, Dervish, Kadi, Imam, …. sa here qe te hyjne.
Flm-ke shume te drejte ne shumicen e atyre qe thua, por ne vazhdim te emrave qe permend zotrote do te shtoja dhe ca emra te tjere si Petraq, Qako, Sokrat, Fotaq, Ligor e shume te tjere emra qe nuk jane shqiptare por grek. Ne kemi emrat tane te bukur shqiptare si Gjergj, Gjon, Leke, Genc, Ilir, Arber, Teuta, Nora e shume e shume te tjere.
Feja eshte dicka personale, por kombi eshte ai qe na lidh te gjitheve, pasi jemi t e nje gjaku. Nuk eshte pergjegjesia e atyre qe kane keto emra turq apo grek, por e prinderve te tyre qe i quajten me emra jo-shqiptare. Le te perdorim emrat shqiptare per te quajtur femijet qe lindin ketej e tutje.
E VERTETA-FIRST.
Emrat Petro, Qirjako, Sokrat, Fotio, Gregor, George, Joan, Alexandros, Ilirios (shif mitologjia Greke) …. mund te jene emra Grek, por jane te mbushura me kaq shume Lavdi sa qe ka kaluar kufinjt e Nacionalizmit dhe jane adoptuar nga gjithe Bota.
Nuk eshte rastesi qe 3/4 e Botes kane emra Grek…..ju kutoj emrat qe gjenden ne te gjitha dialektet e Botes si Jeorgos (bujk ne GR.) Alexandros (burr i pa prekshem ne GR.), Petro, Michail, Angjelina, Elena, Sofia, Dora, Katerina, Irini, Stephan, Dhimiter, Filip, Andrea, Andon, Vasil, Geronim, Teodor, Odise, Kosta, Nikolas, Helio, Ilias, Anastasia, …. dhe mijera emra te tjere qe mund ti gjeni ne Internet.
Helenizmi eshte pasuri Boterore nuk i perket vetem Grekeve …. por sic kane thene dhe Filozofet e Lashtesise “… kultura Helene i takon kujdo qe e Perveteson Ate…”
Prandaj “hapi syte” pertej Nacionalizmit te shterpe dhe perveteso me te mirat e kultures se kesaj Bote.
Kuptimi I shkurter I letres.
Sulltan Mehmeti: O Skenderbe, hajde te te vras lehtesisht ketu ne Turqi se aty ne Shqiperi nuk po te vras dot. Jo per gje po te kam edhe shok te vjeter dhe dua te te qeras me nje vrasje sa me te kendshme. Po ashtu sille edhe djalin se duhet vrare edhe ai me qetesi dhe dashuri.
Skenderbeu: Ca thua ti Mehmeto, po sa mikprites qe je zotrote. Do vi, po svi dot se jam duke mbrojtur popullin tim nga ushtrite tende, qe po I shkaterroj me qetesine dhe dashurine me te madhe qe egziston. Hajd se flasim Murato.
! Përveç kësaj, do t’i shkaktohej një dëm i pariparueshëm nëse nuk rritet me zakonet dhe fenë e vendit të tij.
Ky dem i eshte bere ktij kombi dhe eshte i pa riparueshem. Si perfundim ky vend nuk behet me.
SULLTAN MEHMETI paska qen kopje si SAJMIRI qe ka qen tek fiksi .
Francezet i respektojne keto figura sepse ata kane nje shprehje qe thote: me mire I pari ne fshatin tend sesa i dyti ne Rome (e lashte).
Skenderbeu e jetoi kete shprehje.
SAJMIRI I BIE TE JETE KOPJE SI SULLTAN MEHMETI.
KJO DO TE THOTE SE AI KA LIDHJE ME TURQIT.
PRANDAJ VETE SHPESH HERE PER VIZITE NE TURQI AI.
Keto letra jane shkruar hum kohe me pare nga Marin Barleti.Nuk na tregove ndonje secret.
Epo ky zotnia (gazetari) nuk e njeh Barletin nuk ka faj !!!! Do jete nga brezi i ri qe dine mire “biografine” e Kallashit (jo armes por asaj me bythe e cica) dhe nuk njohin Marin Barletin !!!
sa shum era pordh qe bije ne pergjigjen e skenderbeut mer?!
po pse s thoni ju se kena qen komb pordhacesh denbabaden!
skenderbeu ishte nje aksident grykash malesh e thepash te perzi me vrazhdsi maloksh te mbush me urrejtje e kundershtim ndaj gjithckaje dhe te le e rrit mes konfliktesh armiqsish hasmish dhe fukarallik maskaralliku total.