A ishte lëvizja e Shqipërisë së Mesme më 1914, një lëvizje panislamiste?!

18 Shtator 2017, 09:39Dossier TEMA

Pavarësisht çfarë është shkruar e çfarë është thënë, përgjigjen na e jep një mendje e ndritur e kombit shqiptar, një aktor i rëndësishëm i kohës dhe një atdhetar i madh, Mid’hat Frashëri (Lumo Skëndo):

“…Opinioni dhe përshtypja e përgjithshme kanë qenë se shqiptarët myslimanë ishin revoltuar kundër një mbreti të krishterë dhe se kudo në Shqipëri kishte një revoltë që rridhte nga fanatizmi fetar. Dhe kështu, komentet dhe gjuhët e këqia marrin rrugë.

Në fakt, revolta kishte shpërthyer në Shqipërinë e Mesme, në rrethinat e Durrësit dhe, më saktë, në krahinën e Shijakut, Tiranës, Krujës, Kavajës dhe Peqinit.

Nuk bëhej fjalë, pra, aspak për një revoltë të përgjithshme për të gjithë Shqipërinë; ishte një lëvizje lokale në fillim dhe aspak e diktuar nga ndjenjat e fanatizmit fetar. Motivet e kësaj lëvizjeje u bënë më të shumta dhe më komplekse seç mendohej.”

Më tej Frashëri thotë se për të kuptuar origjinën e ngjarjeve të atij viti, duhet parë konteksti i Shqipërisë së kohës, rrethanat historike si edhe situatës së brendshme dhe të jashtme.

“Ishte një Shqipëri e pakësuar në 2/3 e territorit të saj dhe akoma duhej pasur parasysh humori i keq i grekëve, serbëve dhe i Fuqive të Mëdha, të cilat i mbronin ata dhe i inkurajonin.”

“Ky humor i keq, – vijon më tej ai, – u shfaq në një mënyrë shumë të përgjaktë: serbët hakmerreshin ndaj 30 fshatrave midis Elbasanit dhe Dibrës dhe grekët ushtronin tërbimin e tyre në më tepër se 300 fshatra të jugut të Shqipërisë; krahinat…. të Gjirokastrës, Delvinës, Tepelenës, Kurveleshit, Përmetit, Skraparit, Kolonjës, Leskovikut, ishin kthyer në shkretëtirë dhe në pjesë të shkatërruara.”

Qeveria e Vidit u tregua e pafuqishme ndaj kësaj situate të re të krijuar në të gjithë territorin e vendit.

Mid’hat Frashëri thotë, gjithashtu, se në këtë situatë “duhet shtuar mungesa e aksesit midis Fuqive të Mëdha, përfaqësuesit e të cilave formonin Komisionin e famshëm ndërkombëtar të Kontrollit në Shqipëri: antagonizmi ndërmjet këtyre përfaqësuesve ishte mëse i dukshëm dhe rivaliteti i tyre ushtrohej në kurriz të Shqipërisë.”

Ky është konteksti në të cilin ndodhej Shqipëria kur shpërthyen turbullirat në rrethinat e Durrësit.

(Teksti i Mid’hat Frashërit është marrë nga një dorëshkrim frëngjisht i autorit, botuar tek “Elita Shqiptare, një studim mbi veprimtarinë kryesore të Mid’hat Frashërit (Lumo Skëndo) dhe pjesë të zgjedhura nga vepra e tij”, përgatitur nga Uran Butka, Plejad, Tiranë 2008, fq. 141-143).

Përgatiti: Namir Lapardhaja

9 komente në “A ishte lëvizja e Shqipërisë së Mesme më 1914, një lëvizje panislamiste?!”

  1. Klimax says:

    Mos doni te thoni qe ishte “levizje patriotike”???!!!
    Mos doni te thoni qe po keta tipa me poture e qylafe, disa muaj me vone, ndihmuan Sulltanin e tyre ne Canakale per “mbrojtjen e Shqiperise se pakesuar ne 2/3 e territorit te saj”???!!!
    Ne qoftese akuzoni gjitonet dhe Fuqite e Medha per “humor te keq”, atehere kjo levizje e popullsive fshatareske, teresisht injorante dhe analfabete dhe mbi te gjitha pa asnje njohje identiteti kombetar te shqiptarizmit, cfare mund te quhet??!!
    Mos harrojme se pervecse besimit te tyre mysliman, keto mbetje dhe perzierrje otomano-aziatiko-egjyptiane e pranonin me krenari edhe identitetin e tyre turk, ashtu si dhe sot mbas me shume se 100 vjetesh!

    1. katnar tirone safi says:

      ti e paske kuptu komplet artikullin KLIMAX…SE UNE E KOM LEXU 17 HERE E SE KOM KUPTU

  2. katnar tirone safi says:

    hajde artikull kuptimplote hajde….

  3. Mentari says:

    Nuk ishte vetem ajo gjemdja katatrofike qe ndodhej shqiperia ne ate kohe por ishte edhe urrejtja kundrejt Bejlereve e agallareve te medhenj sepse Kryngritja e Haxhi Qamilit vrau hum Bejlere e Agallare ne shqiperine e mesme me perpara se marhimi I kryengritjes te perhapej ne te gjith shqiperine.Haxhi Qamili beri nje gabim kur deklaroj ( ishte injorant)se kush eshte ai Flamur me ate Sorre (shqiponjes) ne mes? por Qamili i dogji shtepine Esat Toptanit qe bashkepunonte me te gjith pushtuesit vetem e vetem per karrike ashtuic bashkepunoj Enver Krimineli me Serbet ,Dushan Mugoshen dhe Miladin Popovicin.

  4. Pamuk: ''.....muslimonet shqipfoles,jane turq ,jane vazhdim i identitetit turk ne Evrope.........'' says:

    plehraaaaaaaaaaa turkoshake,por edhe sot jane pikerisht pasardhesit e ketyre njethundrakeve si Zike pederi me shoke qe urrejne apo luftojne kristianet qofshin keta greke,shiptare apo serb……………

    1. Realitet says:

      Te gjithe ata qe besojne ne gjera te kota,qofte kristiane,musliman,ortodokx etj.jane bisha mali qe kane per qellim zhdukjen e besimeqe nuk I takojne ati.Per kete,deri me sot,u vrane me miliona naiv dhe te paditur qe humbin kohe neper falletoret e tyre genjeshtare.Te gjithe kemi nje zot,perendi dhe ati duhet ti perkulemi, e jo dikujte tjeter.

    2. lelegu says:

      Sa here permenden turqit ne kete forum, bytha e tfgs zgjohet, kercen perpjete.. pse keshtu?????

  5. Poli says:

    Jo per te bere avokatin TGFS , por nuk besoj qe e rruan shume per faktin se ka apo jo turq ne shqiperi ,edhe sepse ne kurriz po i mbajme ne ,jemi ne qe rrojme me keto mbeturina ,por me duket se pervec talljes se karit nuk shoh gje tjeter

  6. tirana says:

    Klimaks ,historine nuk e njeh . Te pakten mos fyej e mosndill percarje . Vertete kane luftuar shqiptaret ne Canakale por nuk kane qene nga Tirana lexoje mire historine dhe do mesosh te verteten , ata ishin nga Kosova

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje