Nga e djeshmja e majtë e të djathtëve, kur Fahri Balliu vlerësonte një hetues të komunizmit: Ç’shpirt e ç’dashuri për njeriun!

14 Shtator 2017, 17:41Dossier TEMA

Rasti i zgjedhjes së Gramoz Ruçit si nr. 2 i shtetit shqiptar, një ish-komunisti të “orëve të vona” në erën ramiziste, ka ngacmuar debatin mbi të kaluarën e kuqe të tij, por dhe të të tjerëve që sot e gjithë ditën kanë qenë e janë aktivë në politikë.

Preç Zogaj, një individ që në 27 vjet është kalamendur sa në njërin krah aq dhe në tjetrin, e që trashëgon një njollë si ish-bashkëpunëtor sigurimi në vitet e rinisë, në një tentativë për të mbrojtur vetë Berishën si ish-komunist, tha se ’90-ta i ndau gjithsesi njerëzit dhe qëndrimet.

Por mu në ’90-ën, një prej figurave më përfaqsuese të gjuhës mediatike të PD-së, Fahri Balliu, do vijonte të ishte një ndër gazetarët e ZP-së me angazhim maksimal partiak, në funksion të ideologjisë komuniste.

Për ilustrim po sjellim një ndër reportazhet e tij në Zërin e Popullit, ku më e veçanta është portretizimi që i bën një hetuesi të kohës, duke i mveshur atij gjithë atributet e larta njerëzore.

Pasazhe nga reportazhi me titull: “Të fitojmë njeriun”

…Në Donofrosë, komisioni i ndarjes së tokës që morri fshatarësia krijoi një sherr me kooperativistin Gëzim Metohu, i cili kishte pretendime nga më të ndryshmet. Sherri vajti deri aty sa komisioni u detyrua t’i kujtojë Gëzimit se ata ishin njerëz të partisë dhe pushtetit dhe se po kryenin një detyrë të ngarkuar prej tyre.

Gëzimi, me gjaknxehtësi s’dha e s’mori, por e vuri përpara komisionin me të shara që shkonin shumë larg. Pra, jo vetëm anëtarët e komisionit, por pikërisht atë që përpiqeshin të përfaqsonin ata, ky kooperativist i fyeu duke konsumuar kështu një akt që sipas ligjshmërisë në fuqi përbën krim.

Për këtë arsye ai arrestohet dhe gëzimi i marrjes së tokës, si dhe gëzimi i një dasme ku merrte pjesë familja dhe tërë farefisi i tij, u prenë në mes. Të gjithë dasmorëve u vinte turp për atë që ndodhi, për atë që u bëri njeriu i tyre. Nga ana tjetër, ranë në një fatkeqësi që s’mbahet mend ta kishte provuar ndonjë fis aty rrotull. Tamam në këtë çast që do ta quaja “çasti i këngës së prerë” në dasmën e prishur nga kjo ngjarje, erdhi sekretari i parë i Komitetit të Partisë së rrethit, Hysen Shahu. Ai kishte përpara syve tani vetëm portrete të pikëlluara dhe i buçitnin në vesh mendimet e disa shokëve të fshatit. Pra, shprehje të tilla: “shoku sekretar, ai ka prekur me gjuhë të poshtër gjërat tona më të shenjta. Ai ka sharë secilin nga ne në fshat derisa fyeu komisionin. Mirë t’i bëhet, atje e ka vendin!”.

Pastaj vinte dosja ku Gëzim Metohu ishte marrë i pandehur. Tabloja ishte kjo: një dasëm e ngrirë, një djalë i shtëpisë i arrestuar për shkelje ligji, dëshmitarët pohojnë….përfundimisht, sekretari i parë, shoku Hysen Shahu, duke konsideruar si të vlefshëm e si rrugë korigjimi lirimin e Gëzim Metohut, mundi që me argument të një vështrimi të gjerë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, për ekzekutimin e saktë të ligjit, sugjeroi si qytetar e komunist që Gëzimin ta gjykonte vetë fshati dhe kështu mundi ta sjellë mes njerëzve të porsaarrestuarin.

Pjekuri, kulturë shirtërore, kulturë politike e dashuri për njeriun dhe jetën e tij të shenjtë, tregoi dhe vetë kryetari i hetuesisë, Maks Çifligu. Si ai dhe të tjerë shokë që merreshin me këtë çështje.

Kështu, dasma rinisi me një përlotje në sytë e njerëzve, si një vesë e kthjellët e asaj vjeshte të bukur dhe, natyrisht, me një dolli për Partinë…

Marrë nga: Udhërrëfyes i Reportazhit Shqiptar, 1912-2011. (Tesheshi.com)

11 komente në “Nga e djeshmja e majtë e të djathtëve, kur Fahri Balliu vlerësonte një hetues të komunizmit: Ç’shpirt e ç’dashuri për njeriun!”

  1. elbasani says:

    Ouuuuu! Sa te tilla shkrime ka bere Fahrija. Si qen gjahu u rrinte pas sekretareve te partise ne Elbasan. Eshte surrati me i neveritshem qe ka nxjerre ky qytet.

  2. Lili says:

    Gjenial ,vertete nje perle te gazetarise te nje kohe… duhet ruajtur per shkollat e gazetarise kjo perle e socrealizmit ne demokraci!

  3. Cefi says:

    Turp ju te Temes, ndyresira.
    Nese zogaj ka qene bashkepuntore, Ruci eshte si qe perpunonte bashkepuntoret. Nuk shihni ashje ne kete? ndyresira, komuniste…

    1. Zef says:

      More Cefi, a di Ti qe Ruci ka qene mesues fshati, dhe nuk ka punuar as edhe nje dite ne sigurimin e shtetit. Ju jane errur syte nga urrejtja,

    2. Xha Braho says:

      @ Cefi
      O Cef, cef, cefcefcef po cpate more antikomunist i vonuar pas pilafit. Pse te dogji qe Perc Zogaj ka qene ish spiun i Sigurimit??? Po ti more mjeran akoma nuk e ke mare vesh qe ne te tere PDH-ne ka vetem ish-spiune sigurimi, hajdute ordinere, perdhunues, trafikante, burgaxhinj qe po tu besh mesataren arithmetike te ponderuar rezultati del MUT.
      Dhe ti Cef bie ere MUTI.

  4. shoku " Shpati " says:

    Fahriu eshte gjigand ! Ai di te flase si per komunistet , mbasi ka qene midis tyre , po ashtu , di te flase edhe per demokratet , pasi ata kane qene pjese e komunistave . Prandaj me Faron nuk e hani dot …

  5. Peço says:

    E di që me këtë që keni botuar për Fahri Balliun po më bëni të kem respekt për të? Në shkrim Balliu i bënë jehonë vlerave njerëzore, thelbit të shpirtit human të njeriut, dashurisë për njëri tjetrin dhe dritës që shpërndan mirësia njerëzore. Turma donte sizakonisht ta shqyente antarin e saj, por Balliu ka kurajon ti bëjë jehonë anës më të mirë të shpirtit njerëzor, faljes së tjetrit. Ai gati sa nuk thotë se nuk është në dorë të njeriut të rregullojë njeriun, frymë kjo e qartë tolstoiste. Sinqerisht bravo Balliu për atë që i ke bërë jehonë mirësisë nën atë regjim barbar dhe jonjerëzor.

    1. Ed says:

      O Peco po mbaje kalin o i mjere… si paska qene c njerezor ai regjim ku sipas Fahros vete sekretari I pare ka qene kaq njerezot biles dhe shefi I hetusise ka qene shpirt njeriu…. del pastaj se kriminel paska qene vetem Gramoz Ruci hahaha

  6. Saliu, fahriu jane simboli i servilizmit dhe intrigave si ne soc edhe ne kap.
    Keta jane llumi qe perfaqesojne dhjerokracine shqiptare.
    fahriu ka qene zagari personal i hekuran isait ,dhe kjo fytyr e ndyre(shikojini pamjen) bridhte kudo me hekrin dhe mburrej kur e sillnin me makine tekZP.
    ne vitet epara te demokracis ky baltoste levizjen studentore,por kur e pa qe cdo gje u shemb,ndroi flamur dhe shkoi tek komunisti tjeter me i ndyre se vet fahriu qe ishte saliu dhe vazhdoi antikomunizmin si te gjithe dhjerokratet.
    Prandaj edhe pd eshte nje rudiment i ppsh dhe perfaqsohet sot nga llumi i ppsh dhe i sigurimsave,nga llumi i te persekutuarve(dhe ata ish komunist)nga llumi i shoqeris.
    prandaj edhe njerezit e ndershem kur e pane se kush ishte ne pd dhe cfare beri ne keo 27 vjet u distancuan…………

  7. Atleti says:

    Hapni dosjet! Gjithe Elbasani e di qe Fahriu rrinte pas Qemal Lames, Besnik Ymerit e Maks Cifligut (ish shefa Hetuesie)

  8. ta says:

    e perse duhen keto shkrime,asnjeri nuk merr ndonje mase,po te ishte ne kohen e xhaxhit e kishe policine ne deren e shtepise,tani u tha sot, nuk e arin e nesermja,harrohet?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje