Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë kushtuar një rëndësi shumë të madhe marrëdhënieve mes Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut. Në disa dokumente të deklasifikuara, tregohet se si fillimisht ishte lënë përshtypja se Moska mbështeste Shehun në krye të PKSH, por Hoxha më vonë e rriti pushtetin. Në një dokument tregohet dhe se si Haxhi Lleshi u zgjodh në krye të Presidiumit të Kuvendit Popullor.
8 tetor 1953
Ndryshimet e fundit në qeverinë e Shqipërisë, marrëdhëniet me BRSS
Riorganizimet e fundit në qeverinë e Shqipërisë vijnë si rezultat i planit të përgjithshëm sovjetik për zbatimin e direktivave të reja politike për ndryshime në strukturën administrative të vendeve satelite. Një nga ndryshimet më të dukshme është ndarja e organizatës së policisë nga qeveria dhe partia. Dorëheqja e presidentit të presidiumit me shumë gjasë ka qenë me kërkesë të Hoxhës, i cili e konsideronte Nishanin tepër intelektual dhe jo aq të përkushtuar ndaj linjës klasike komuniste. Pasuesi i tij Haxhi Lleshi, kreu i ri i shtetit, është një komunist fanatik që ka qenë partizan i vjetër në kohën e luftës. Vetë pozita e Hoxhës është forcuar më shumë nga ndryshimet e fundit, në një kohë kur rivali i tij Mehmet Shehu edhe pse i dyti i pushtetit, tashmë ka humbur fuqinë që kishte më parë në parti. Hoxha e ka rrethuar veten me bashkëpunëtorë besnikë, të devotshëm si ndaj tij ashtu dhe ndaj komunizmit.
Vendimet e njoftuara më 4 gusht 1953, nga Moska dhe Tirana për ngritjen e statusit të lidhjeve të tyre diplomatike, u bë qëllimisht pak kohë pas notës tre-palëshe për Athinën. Kjo u zgjodh të bëhej në kohë të tillë për të koinçiduar me fjalimin e Hoxhës ku lavdërohej lidershipi sovjetik dhe miqësia shqiptaro-sovjetike. Ish-ministri rus në Tiranë, Levickin, tashmë mori titullin ambasador, çka besohet se është në konfirmim i kuptimit të mirë mes Tiranës dhe Moskës dhe manifestim i hapur i interesit të kësaj të fundit për Shqipërinë. Nga informacionet e mësipërme mund të arrijmë në konkluzionin se Rusia po tregon interes në ruajtjen e një qeverie të fortë komuniste në Shqipëri, në harmoni me direktivat e Kremlinit. Disiplina komuniste në Shqipëri ka qenë deri tani e përkryer, dhe ka mundësi që Shehu të jetë mbajtur në qeveri në rolin e kundër-peshe të përhershme ndaj Hoxhës. Riorganizimi i ministrave ishte diçka e menduar thellë dhe u krye me qetësi dhe shpejtësi, që do të thotë se kontrolli i liderëve mbi vendin është i fortë. Tashmë kanalet e Moskës janë të përfaqësuar dhe në kabinetin shqiptar, por në mënyrë më vendimtare sesa më parë.
Gusht 1951
Propaganda zonat e minuara
Në leksionet e shumta të Partisë Komuniste në Shqipëri, kohët e fundit theksi është vënë në intensifikimin e propagandës mbi sulmet që priten mbi vendin nga Italia, Jugosllavia e Greqia. Informatori ynë beson se thirrjet e kohëve të fundit të rezervistëve janë masat të para-mobilizimit për krijimin e njësive të reja ushtarake. Në të tjera fjalime propagande popullit i thuhet se amerikanët kanë lëshuar dy bomba atomike mbi Kore që kanë vrarë qindra mijëra civilë. Gjatë këtij muaji shumica e tollonave të ushqimit janë marrë nga anëtarët e partisë dhe agjentët e sigurisë.
Në janar 1951 çmimi i një buke misri ishte 50 lek kilogrami ndërsa tani ka arritur në 150 lek. Kohët e fundit ka pasur një mungesë të rëndë ushqimesh edhe në rajonet me prodhimtari më të madhe. Në zonën kufitare 1425, në territorin shqiptar, janë dalluar linja paralele minash këmbësorie, të lidhura me njëra-tjetrën me një tel të hollë të bardhë. Minat janë vendosur rreth 10 metra larg linjës kufitare dhe rreth 2 metra larg njëra-tjetrës. Në janar 1951 u lëshuan nga avionët fletushka ku vihej në lojë nënshtrimi i liderit Hoxha ndaj sovjetikëve. Në njërën anë të fletushkës ishte vizatuar Hoxhë që tërhiqte një karrocë ku kishte hipur Stalini, kurse në faqen tjetër ishte një tekst në të cilin nxitej populli shqiptar të ndihmonte shqiptarët e emigracionit për të “flakur zgjedhën komuniste nga qafa e Shqipërisë”. Informatori nuk i njihte personat apo firmat e fletushkës.
Gusht 1949
Greqia e kujdesshme për çështjen shqiptare
Megjithëse çështja e mbështetjes së Shqipërisë për guerrilasit komunistë grekë po merr rëndësi të re pas zhvillimeve në zonën e Gramozit, qeveria greke me shumë gjasa do të evitojë veprime të nxituara ndaj Shqipërisë, për sa kohë që vendi Greqia është e zënë me operacionet madhore anti-guerrile. Numri i guerrilasve grekë që strehohen në Shqipëri tashmë mund të arrijë një total prej 10.000 luftëtarësh, si rezultat i tërheqjes për në Shqipëri të rreth 5000 rebelëve nga zona e Vitsi. Tentativat e kalimit të kufirit në masë nga guerrilasit dhe goditjet e artilerisë nga Shqipëria mund të ndezin edhe më shumë ndjenjën e armiqësisë në Greqi, siç ndodhi dhe gjatë betejës në Vitsi. Shtypi grek e ka evituar çështjen e ndezur të pretendimeve territoriale ndaj Shqipërisë dhe zyrtarët po presin nëse sesioni i OKB në shtator do të vendosë për kontrolle të reja të kufirit mes dy vendeve.
Ushtria greke nuk ka gjasa të bëjë avancime në territorin shqiptar nëse nuk provokohet më shumë sesa në rastin e betejës së Vitsi. Grekët mund të tundohen të marrin pjesë në tentativa të mundshme të përmbysjes së regjimit të dobët pro-sovjetik të Hoxhës nëse zhvillimet e prishjes së Titos me BRSS sjellin mundësi të përshtatshme. Por edhe në rast të tillë, Greqia është e shqetësuar për pasiguritë e situatës në Ballkan, duke i shtuar kësaj mosbesimin ndaj Titos. Prandaj Greqia në përgjithësi do të ruajë aktualisht vetëm gjendjen e vigjilencës dhe mund të vendosë të ndërhyjë në Shqipëri vetëm pas garancive të plota për mbështetjen anglo-amerikane. Pasi të ketë bërë një vlerësim të saktë të ecurisë së debatit Tito-BRSS, Athina do të fitojë besim në veprimet e saj në lidhje me progresin e operacioneve anti-guerrile.
Shkurt 49
Gjiri i Vlorës
Punta Linguetta në gjirin e Vlorës nuk ka ndërtime fikse prej druri ose çimentoje. Tre pozicione artilerie ndodhen aty të mbrojtura nga mure të ulëta guri dhe të kamufluara me shkurre e gjethe. E para ka një mitraloz tip Breda me kalibër 20mm, e dyta një armë tip antitank që gradohet me timon, jo më pak se 50 mm kalibër, dhe e treta një armë identike me të dytën. Më në brendësi të gadishullit ka disa ndërtesa të vjetra të rinovuara së fundmi e të rrethuara me pemë dhe shkurre. Pozicionet dhe kazermat e ushtarëve janë të lidhura me linjë telefonike. Ndërsa në kepin e vogël Punta S.Giovanni ja një hapje me dy pozicione të kamufluara, ku qëndrojnë armë antitank si ato të përmendura më herët. Në kulmin veriperëndimor të Sazanit ka katër konstruksione të tipit bunker në distancë të njëjtë nga njëri-tjetri. Kemi ekzaminuar dhe brigjet juglindore të ishullit por nuk zbuluam zgavra apo punime për prani të mundshme nëndetësesh.
Në gjirin e Vlorës ka një rafineri nafte të ndërtuar së fundmi, pranë linjës së tubacioneve të naftës. Të gjitha ambientet ushtarake janë në kontroll të sovjetikëve dhe madje edhe shqiptarët kanë akses të kufizuar në disa zona. As në Sazan dhe as në tokat pranë tij nuk mundëm të dallonim nëndetëse sovjetike. Sovjetikët kanë thënë se në ishull nuk ka ushtri apo personel marine, por në bisedat mes ruseve pohohet se në Vlorë ka një seli të marinës sovjetike të drejtuar nga një oficer me rang kapiteni. Elementet ushtarake të raportuara në Punta Linguetta dhe rojet në vendin e ankorimit të nëndetëseve italiane, rezultuan të ishin kapota sovjetike. Trafiku në port është shumë i vogël, sipas shqiptarëve me të cilët foli komandanti italian. Gjatë kësaj periudhe janë parë vetëm disa mjete detare italiane dhe një anije me flamur shqiptar, me një armë kalibër 20 mm. Sipas një oficeri shqiptar me ndjenja të forta komuniste, katër linja hekurudhore po ndërtohen në Shqipëri.
Nëntor 1950
Broshurë drejtuar Ballit Kombëtar
Më poshtë është teksti i një broshure të firmosur nga Halim Begeja, i cili u zgjodh sekretar i Ballit Kombëtar në Asamblenë Banjoli në gusht 1950. “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve. Për anëtarët e Ballit Kombëtar, Partisë Demokratike të Shqipërisë, përpjekjet e mëparshme dhe gjaku i derdhur për Ballin Kombëtar më detyrojnë të bëj këtë deklaratë. Kushtetuta e organizatës Balli Kombëtar është miratuar në Kongresin e Beratit dhe është amenduar në Reggio Emilia në 31 dhjetor 1945. Ne qëndruam të heshtur dhe pranuam amendamentet, pasi apostulli i Shqiptarisë, Mit’hat Frashëri deklaroi me shumë fjalë se merrte përgjegjësinë për Partinë Demokratike të Shqipërisë. Tani unë i pyes anëtarët e Ballit dhe individualisht çdo anëtar, nëse është e drejtë që katër apo pesë anëtarë të mund të ndryshojnë emrin e Ballit Kombëtar? Përgjigja ime, ashtu si dhe ajo e shumicës së anëtarëve të partisë sonë Balliste, që kanë punuar dhe derdhur gjak për të, është jo.
Çdo amendament duhet të bëhet nga konventa e përgjithshme e ballistëve në Shqipëri dhe jo në Itali, ku anëtarët nuk janë as sa nj e njëqindta e anëtarësisë. Unë ju kujtoj se kushtetuta jonë parashikon se për asnjë arsye apo rrethanë nuk mund të ndërrohet emri i organizatës nga komiteti qendror. Ky është privilegj vetëm i konventës së përgjithshme. Liritë demokratike po vihen në rrezik nga shokët tanë që po verbohen nga pasioni personal. Aktiviteti i disa shokëve po shkon në kundërshtim të drejtpërdrejtë me idealet për të cilat janë vrarë heronjtë e Ballit Kombëtar”, thuhej aty.
Koment: Fletushka duket se është lëshuar si reagim ndaj disa anëtarëve të majtë të Ballit Kombëtar, të cilët u akuzuan nga të moderuarit për tentativën e ndryshimit të emrit të Ballit në “Partia Demokratike Agrare Shqiptare. Gjithashtu në edicionin e manifestit të Ballit të lëshuar nga të majtët në gusht 1950, deklarohej përjashtimi i Halim Begeja nga organizata.
Dhjetor 1949
Zëvendësimi i mundshëm i gjeneralit Hoxha nga gjenerali Shehu
Po bëhen përpjekje për të zbuluar vërtetësinë e raportimeve për zëvendësimin e mundshëm të liderit Enver Hoxha me gjeneralin Mehmet Shehu në Shqipëri, si dhe mbi vizitën e kohëve të fundit të Hoxhës në Moskë. Në një kabllogram të një muaji më parë për Departamentin e Shtetit, u raportua për ndryshimin e titullit të Hoxhës nga kolonel-gjeneral në Gjeneral, që do të thotë se mund të jetë hapi i parë i përpjekjeve të BRSS për të forcuar kontrollin e saj në Shqipëri, përpara dërgimit të parashikuar të një oficeri të lartë rus atje. Në një artikull të Neë Herald Tribune të 18 nëntorit 1949 nga Beogradi, thuhej se Hoxha nuk ishte kthyer në Shqipëri për festimet e rëndësishme të ditës së pavarësisë m 29 nëntor, dhe figura kryesore e celebrimeve kishte qenë Mehmet Shehu.
I njëjti artikull deklaron se sipas rretheve komuniste në Tiranë, portretet e Shehut po vihen nëpër muret e zyrave në administratë dhe në disa ndërtesa po hiqen portretet e Hoxhës. Në një buletin francez të lajmeve raportohej se Hoxha ishte kthyer në Shqipëri në 15 dhjetor 1949 nga udhëtimi i tij në Moskë, në të cilin ishte shoqëruar nga ministri sovjetik në Tiranë. Shumë spekulime u dhanë për arsyet e udhëtimit të Hoxhës në Rusi, por asnjë nga këto nuk tregonte për një humbje të besimit të liderëve sovjetikë të ai apo përkeqësim të lidhjeve me BRSS. Një transmetim shqiptar i këtyre datave sugjeronte se Hoxha kishte bërë një takim lamtumire me ministrin hungarez në Shqipëri, ndërsa një zyrtar i legatës shqiptare në Beograd ka thënë se Hoxha është kthyer në Tiranë më 20 dhjetor.
Shtator 1949
Plani sovjetik për krijimin e shtetit të Maqedonisë
Sipas një plani sovjetik për krijimin e shtetit të pavarur të Maqedonisë, pjesa më e madhe e territorit do të merret nga Jugosllavia. Përveç pjesës aktuale të Maqedonisë në Jugosllavi, pjesa tjetër do të merret prej territoreve që ndodhen në linjën prej Prizrenit, në Prishtinë, Vranje e Nish. Prani parashikon hapjen e një korridori mes Jugosllavisë e Bullgarisë, që i jep Maqedonisë zonën e kontestuar të Pirot, dhe një pjesë territori ku përfshihet linja hekurudhore nga Nish në Negotin dhe Orsova përgjatë kufijve lindorë. Ku shtet i ri maqedonas hyn në Bullgari deri në Radomir dhe në malet Pirin. Shteti i ri do të përfshijë Selanikun dhe pjesë të linjës së kufirit verior të Greqisë përgjatë zonës kufitare Greqi-Shqipëri-Jugosllavi.
Për të realizuar programin e tyre në Maqedoni, sovjetikët kanë përqendruar rreth 15 divizione tankesh në zonën malore Kustendil-Petriç-Bistrica. Plani parashikon veprim të bashkërenduar me njësitë partizane greke dhe bullgare, si dhe me njësitë e jugosllavëve anti-Tito që janë larguar nga vendi i tyre. Këto trupa do të avancojnë ngadalë drejt kufijve të asaj që do të jetë Maqedonia e re, dhe pas operacionit ushtarak do të kërkohet një zgjidhje paqësore me nënkuptimin se zonat e pushtuara të mos i kthehen më Jugosllavisë. Më pas do të shpallet shteti i pavarur i Maqedonisë, i cili do të bashkohet menjëherë më Shqipërinë, me emrin Shqipëri-Maqedonia. Operacionit do t’i jepet domethënie lokaliteti me anë të uniformave të partizanëve grekë që do të mbajnë njësitë ushtarake, megjithëse ato janë kryesisht sovjetike dhe do të përqendrohen në territorin shqiptar. Uniforma të tilla do të mbajnë të gjithë komandantët sovjetike. Ato do të prodhohen në fabrikat tekstile të Bullgarisë, në mënyrë që operacioni të ngjasojë me një përpjekje të popullit maqedonas për t’u çliruar nga Jugosllavia.
Në mbështetje të pretendimeve të mësipërme, sovjetikët kanë përqendruar flotën e tyre detare në Durrës, e cila është përfituar si dëmshpërblim lufte nga Italia. Porti i Durrësit po kthehet në një bazë detare dhe objektivi final është kthimi i saj në një postbllok për kalimet në ngushticën e Otrantos. Kjo do të ndalonte veprimin direkt të flotës anglo-amerikane në rast të konfrontimeve të parashikuara. Sovjetikët besojnë se marshall Tito nuk do të mund t’i rezistojë sulmeve të koordinuara të njësive partizane të pajisura mirë, duke arritur kështu me lehtësi qëllimin e tyre të krijimit të Shqipëri-Maqedonisë. Ndarja e pjesës jugosllave të territorit do të jetë qëllimi i kryesor i veprimit ushtarak, që do të ndiqet nga ndarja e pjesës greke të Maqedonisë. Në këmbim të territoreve të dhëna për shtetin e ri, Bullgaria do të marrë rajonin e Kavala nga Greqia, duke i mundësuar asaj daljen në detin Egje, në të njëjtën masë të territorit që iu dha nga Hitleri.
CIAmos haj mut se ENVERI ja futi koken mu ne byth , mos meret me te tjeret po te shikoj mutin e vet .
Ore keto jane raporte apo halucinacione te gazetarit?
Enveri nga 100% me jugosllavet nga viti 1941-1951..u kthye ne 100% me ruset nga 1951-1961… kurse mehmeti u la si i dyte si nga jugosllavet ashtu dhe ruset qe e shihnin enverin me dogmatik.. qe jetonte ne stratosfere me ideology dhe libra..shkrime dhe fjalimet e tij