Nisur nga keqinformime e keqinterpretime sistematike që po i jepen publikut në lidhje me personat që kanë humbur jetën gjatë regjimit komunist si dhe me shifrën e “6 mijë të zhdukurve”, e quaj me vend të sqaroj të interesuarit rreth kësaj çështjeje.
Së pari, duhet ndarë koncepti mbi personat që humbën jetën nga komunistët dhe atyre që nuk u janë gjetur eshtrat sepse nuk është e njëjta gjë.
Së dyti, duhet të qartësohet se bëhet fjalë për vrasje të kryera nga komunistët gjatë luftës dhe gjatë ushtrimit të pushtetit prej tyre. Siç po vërej me keqardhje, zyrtarë të institucioneve shtetërore, fillestarë të pandreqshëm në këto punë, që kujtojnë në mënyrë fëmijërore se kur i mësojnë ata dy-tri gjëra po fillon historia, nuk i ndajnë dot këto koncepte.
Shifra e përafërt e 6 mijë personave që humbën jetën nga komunistët e jo vetëm nga regjimi i tyre (pra para dhe pas lufte) është bërë e ditur prej meje në kuadër të një takimi që kemi pasur më 28.7.2011 në Ministrinë e Brendshme me znj.Kathryne Bomberger – drejtore e përgjithshme e Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur, me qendër në Bosnje-Hercegovinë.
Shifra është nxjerrë mbi bazë sondazhi, d.m.th. nga të dhënat e grumbulluara si dhe duke pasur parasysh mungesate vërejtura në listën e përpiluar në vitin 1996. Nisur nga fakti se ende sot nuk është përpiluar një listë e saktë e personave që u vranë nga komunistët, unë kam artikuluar shifrën e përafërt prej 6 mijë personash, pa shtuar asnjëherë se të gjithëve këtyre nuk u janë gjetur eshtrat.
Zyrtarë, mesa duket kopjacë edhe plagjiatorë, të cilët reflektojnë anekënd amatorizëm, nuk e kanë për gjë as të marrin pohimin apo studimin e tjetrit, por artikulojnë keq shifrën për “6 mijë trupa”, a thua se të vrarët janë të ngrirë në frigorifer e po presin me durim këta shpëtimtarët e situatës për t’i “shkrirë”.
Si qëndron e vërteta? Në vitet 1992-1997 është bërë një punë e madhe, por jo e plotë (efekti njohje-kohë), në drejtim të identifikimit të personave të ekzekutuar nga komunistët, në vitet 1941-1944 dhe 1944-1991. Për këtë arsye, një komision shtetëror arriti në bazë të provave dokumentare dhe vetëdeklarimeve të familjarëve të përpilojë një listë që mban datën 17.4.1996, në të cilën përfshihen 5.157 persona të vrarë me ose pa gjyq. Në këtë listë, të hartuar sipas kriterit alfabetik, janë rreshtuar të vrarët nga viti 1941 e deri në vitin 1991.
Ekzekutimet janë kryer nga komunistët në këto raste:
-Gjatë luftës civile në vitet 1941-1944
-Me vendim gjykate të formës së prerë
-Në kufi në orvatje për t’u arratisur
-Si desantë të ardhur nga jashtë
-Si të arratisur brenda vendit
Por, është përllogaritur edhe humbja e jetës në këto rrethana:
-Kampet tela me gjemba
-Burgjet dhe kampet e punës së detyrueshme
-Hetuesi, në kushtet e torturës fizike e psikologjike
-Spitalin e burgut
Rreth 2 mijë persona të kësaj liste i takojnë të vrarëve të viteve 1941-1943, të cilët janë varrosur qysh në atë kohë dhe nuk konsiderohen të zhdukur sepse nuk kanë qenë të tillë. Po ashtu në vitet 1992-1997 u bë e mundur gjetja e shumë vendvarrimeve dhe u organizuan ceremoni të posaçme për personat që u rivarrosën, etj. Një pjesë tjetër e të vdekurve në hetuesi apo në burgje janë varrosur pa shenja në varreza që nuk ekzistojnë më si në Tiranë (Varri i Bamit), Elbasan (parku i qytetit), etj, duke humbur përfundimisht. Në shumicën e zonave ku janë bërë pushkatime si bregu i lumit në Tiranë, zona poshtë Dajtit, Pusi i Mezinit në Vlorë, Spitalla në Durrës, etj, janë bërë ndërtime të shumta dhe këto raste konsiderohen përfundimisht të humbura.
Në këtë mënyrë, numri i personave të cilëve nuk iu gjenden eshtrat është shumë më i vogël nga ai që pretendohet në aktivitete me karakter qokash apo për t’u dukur “Kola në punë”.
Të dhënat dokumentare të trashëguara janë shumë të vogla dhe informacioni shumë i pakët. Megjithatë, i gjithë informacioni i gjetur është vënë në dispozicion të kërkuesve kur është kërkuar prej tyre dhe nuk ka ngelur asgjë pa u ditur rreth kësaj çështjeje.
Asnjë dosje hetimore-gjyqësore nuk ka skica varrimi. Me përpilimin e praktikave të tilla është marrë Policia e jo Sigurimi. Asnjë dosje formulare e Sigurimit të Shtetit nuk përmban të dhëna vendvarrosjeje, sepse këto dosje kanë karakter vetëm agjenturialo-operativ. Po ashtu nuk ka të dhëna për “persona të zhdukur”, sipas përcaktimeve që do t’i gjeni pa fantazi e mekanikisht në një ligj që shkel disa ligje, por që nuk ekzistojnë kurrkund në realitet.
Skica e parë e varrimit e trashëguar është ajo e vitit 1984. Ekzistojnë disa skica të veçuara të viteve 1984-1991 për raste të të dënuarve politikë dhe ordinerë, si dhe skica e varrezës së fshatit Panahor në Ballsh (e kampit nr.309 të të burgosurve), në të cilën janë varrosur të dënuarit e atjeshëm.
Bashkëlidhur: Vendi i ekzekutimit në Linzë dhe një skuadër oficerësh të Ministrisë së Punëve të Brendshme
trafik arkivash!!! na nxorre dhe luften civile!!! na rrumbullakose dhe shifren e te vrareve!!!! Ore ka ligj per keta paftyra qe .. nga i gjeti ky apo ka bere ndonje shtepi pa leje ne arkiv dhe e ka legalizuar.
Pse nuk thoni sa vrare Sali qeni ne 97 ne Gerdec ne bulevard etj
Sa njeres kan bere aksident nga Sali qeni dhe Luli adoleshent
Kastriot Dervishi eshte vetem nje maskara i ndyre qe ka marre çelesat e arkives nga nje idiot tjeter.
Te besh hulumtime ne nje periudhe historike te nje kombi eshte projekt me vete dhe behet kur jepen fonde per projekte te tillë,ose kur ka sponsorizime.
Ku I gjeti paratë my maskara dhe ku e gjen kohen ky qe na beka kerkime per qejf?
Duket qe mbron interesat e ballisteve kur e quan Luftën Antifashiste “luftë civile”.
Qen bir qeni, pinjoll i bashkepunetoreve te fashizmit.
Turp I botes. Vetem ne Shqiperi kane fytyre te flasin keta, sepse kudo ne Europe I kane shpallen tradhetare te kombit si Peteni ne Francë.
Por kur ka mbetur Akademia ne varesi te Gudar Beqirajt, pse te mos livadhise ky mi pusetash.
Investigoni si vdiq ne birucat e Durresit mjeku i shquar
me origjine çifute Leon Natani.
si i vika era komunistave i ore larg ..dalin pa pike turpi tu justifiku krimet..nuk bohet llogaria vetem me viktima mer plera..llogaria bohet..viktima..persekutime..internime..sekuestrim pronash..grabitje..perdhunime..burgime..shkatrrim familjesh..spiunlliqe..etj etj..80 perqind e popllit shqiptar ka qene persekutu ne ket menyre…ju dilni e na tregoni prralla per rregjimin e antishqiptarit me te modh qe ka pa historia e kombit shqiptar
Ia ke fut kot. Vetem 1% e shqiptareve kishin dicka me me ia sekuestru Enveri.
Te burgosur ishin rreth 24 mije per 50 vjet. Ne 24 mije kemi pas prostituta vetem ne 92-97.
Te vraret po ashtu jan tej fryre. Vetem 4000 Jane vrare mbas 1944. Cfare nuk thuhet eshte se gjysma e tyre ishin vete komuniste, si Koci Xoxe e Mehmet Shehu. Pra po fute edhe vete komunsitet e vrare nga komunistet i bie as 100 vete ne vit te vrare gjate asaj kohe.
Vetem gjate 92-97 humben jeten po kaq vete ne Shqiperi, pa llogaritur ketu viktimat e krimit te organizuar, kanunit, droges dhe fenomeneve te tjera qe nuk ekzistonin ne kohen e Hoxhes.
Dervish, a mund te na faktosh edhe sa jane zhdukur ne keto 25 vjet jo komuniste me metoda “demokratike” dhe pastaj do kesh te drejten per te derdhur urrejtjen tende patologjike.
3000 persona vetem gjate luftes realisht civile midis mars-korrik 1997 te cilat Dervishi apo dervishat do ti kene te regjistruara apo le te shkojne ne vareza e ti numurojne. Akoma Dervishit i ka mbetur ora tek Socializmi qe perpiqen ta quajne komunizem.
Asnje gazete me orientim te djathte ne perendim nuk do te botonte nje artikull ku te vraret vendas … aleate te nazi fashisteve… gjate reziztences antifashiste gjate periudhes 41.45 ….te cilesoheshin te vrare nga komunistet….Po qindra mijra te vraret gjermane ,italiane ,hungareze,etj gjate bombardimeve aleate jane vrare nga komunistet o Kastriot nazisti….Gazeta Tema ka humbur orientimin ,per te fituar lexuas eshte shnderruar si gazeta 55…urime
Mos numuroni vetem viktimat ne kohen e diktatures , thame jane viktima ne diktature , numuroni sa viktima jane ne demokracine e Sali berishes , dhe ai fajesohet me taper sepse na premtoi demokraci ,jo diktature, dhe si perfundim u bene krime me te shemtuara se ne kohen e komunizmit dhe mos haroni dhe pervetesim pasurie shteterore , shitje te kompanive dhe pervetesim te erdhurash prej tyre , dhenie kufij detare te fqinjet , te gjtha keto jane krime dhe shume te renda , te pakten te tilla nuk shikoje ne kohen e diktatures
Komunist ne 45 vite mund te ken verar shum pak te pafajshem ne krahasime me masakren e pas viteve 90. Mund ti dedikoni nje artikull se sa shqiptare te rinj ne mosh jan vrare keto 27 vite.
Lufta civile e sateme qe ka fjetur me 6000 ballista o legen i historise.
O dervish, o dervish mos ha m…ish se te prish!
I Semure ky Dervishi ! Po mire o Dervish Ata qe u vune ne krah me pushtuesit { kolaburacionistet } ctu benin ? ata qe ishin me vendim gjukate te formes se prere per veprat qe kishin kryer ti falnin ? Ata qe arratiseshin kur kjo quhej me ligj tradheti cfar tu benin sipas teje ! desantet qe hidhnin agjenturat e huaja qe vinin e vrisnin Mesuesit ,fremrat , kryetaret e keshillave ti falnin thua ti ? vdekjet neper burgje ndodhin edhe tani ,kudo . O Dervish mos ha mish se te prish .
Nuk po kuptojmë kush po qeveris në atë vend.Si guxon një palo injorant që është paguar për të denziformuar e shpifur të flasë me të tillë gjuhë e të mbjellë urrejtje midis shqiptarëve.Si guxon ky bashibozuk të quajë luftën naçl të popullit shqiptar kundër pushtuesve luftë civile.Si mundet të na servirë si heronj apo viktima të komunistëve të gjithë ata bashkëpuntorë të pushtuesve apo dhe diversantë pas çlirimit që u vranë për të vetmen arsye se ishin tradhëtarë të kombit.A mund të quhen viktima ata ballisto zogistë që gjatë luftës spiunonin tek pushtuesit pjestarët e rezistencës apo dhe më keq luftonin me armë përkrah italianëve e gjermanëve.A funksionon SHIK dhe organet e tjera ligj zbatuese për të parë se cili është qëllimi i këtij karragjozi e kujt i shërben.Nëse në një vend tjetër të Europës demokratike dikush do guxonte të bënte këtë që po bën Kaçi i zi do ishte ngritur furtunë nga shteti e shoqëria civile në mbrojtje të interesave kombëtare.Tek kapteri mustaqelli ndan dekorata.Turp e faqja e zezë për shqiptaret që kaq poshtë paskan rënë.
O dervish, rreth 3200 njerez jane vrare ne regjimin komunist 1944-1990 me ligj pa ligj,
Ne demokraci 1997-1998 jane vrare rreth 4200 njerez pa gjyq ,te lutem jep numrin e sakte nga 1990-2017 sa jane vrare ,te gjithe pa gjyq
NE QOFTESE KE KURAJO FOL,
TI NUK KE KURAJO OR LUM MIKU
Bashke me teme bejne 6001 o kriminel deri sa quan luften Nacionaĺ-Clirimtare lufte civile o hitler se e gjithe bota e njeh qe jemi radhitur me fitimtaret Pse nuk flet per 12000 te vraret gjate 14 vjeteve ne pushtet te S.Berishes qe e kane pare gjithe shqiptaret.
Emerat ! Emerat ! e kastes se krimineleve enverist do populli,ata qe vrane !
qysh nga lufta civile deri te pjellat e tyre ish kalecat qe bejne akoma gam-gam.
Lum si ne qe merremi cdo minute e sekond me te kaluaren…ndersa bota merret vetem ne disa dokumentar me te.
E shumta por e shumta fare do ishte qe keto shkrime te beheshin pjese e ndonje dokumentari tek tv publik…dhe ky dokumentar te ipej ne ore te vona…domethene pas 23.00.
Eshte e veshtire te merreni me te ardhmen?
Apo ini te paditur dhe te trashe per kesilloj gjerash?
Kur ka mbet te behet historia nga ty,mjer ky vend e ky popull
Si i thuhet 5147-tes 6000? Dy mije te vrare ne lufte, quhen te vrare nga komunistet!!!???
Sipas Dervishit 3157 jane vrare nga1944 deri me 1991. Shume nga keta te pushkatuar kane qene ordinere, si hajdute, vrases, sherrxhinj.
3157 vete ka vrare Enver Hoxha. 3157 njerez te pafajshem vrau Berisha vetem ne vitin 1997, pa llogaritur Gerdecin dhe 21 Janarin, Kosta Trebiken, Sokol Oldashin, Gramoz Pashkon apo Azem Hajdarin.
ZOTI DERVISHI.
KETO SHKRIMET TUAJA TE PA KOREKTUARA NGA KOHA DHE NJEREZIT QE KANE JETUAR NE ATE KOHE JANE NJE KEQ INFORMIM PER TE GJITHE BREZIN E RI.
SI NE SHQIPERI DHE NE TE GJITHE BOTEN E CIVILIZUAR KA EKZISTUAR DENIMI ME VDEKJE BAZUAR NE LIGJET E KOHES. SHKELJA E NJE LIGJI ME BAZE IDEOLOGJIKE OSE JO NUK PERBEN KRIM PER KOHEN. SIT QE GJERAT KANE NDRYSHUAR NE KEMI KETO LIGJE TE CILAT NUK TE DENOJNE DIRREKT ME VDEKJE POR NE MENYRE INDIREKTE ATO TE VRASIN. NGA KETO JANE DHE LIRIMI I ATYRE QE KANE BERE KRIME. NE KETE MENYRE NUK VRET DEMOKRACIA POR I JEP MUNDESI TE MERET HAKU DHE QEVERITE DALIN ME DUAR TE PASTERTA.
KAM EDHE NJE PYETJE TJETER. NE KETE GRUP JANE FUTUR DHE SABOTATORET, QE DENOHEN EDHE SOT, KRIMINELAT, QE KANE VRARE TE TJERE ME PARE, HAJDUTET, QE VIDHNIN SHUMA KOLOSALE, PROSTITUCIONI, QE DENOHET EDHE SOT, TRADHETIA NDAJ ATDHEUT QE DENOHET EDHE SOT, NE TE GJITHE BOTEN.
TE LUTEM SHUME SQAROJI KETO TE DHENA DHE NA JEP NUMURIN E SAKTE TE TE VRAREVE NGA KOMUNISTAT PER PROBLEME IDEOLOGJIKE E POLITIKE DHE MOS U MERR ME KATEGORITE E MESIPERME.
SIKUR EUROPA TE MOS I KISHTE KERKUAR VENDIT TONE TE HIQEJ DENIMI NE VDEKJE, BESOJ SE ME TE DHENAAT E TUA DO TE ISHIN ME SHUME SE 25,000 VETE TE VRARE NGA DEMOKRACIA JONE.
Bole! Avokatia me e mire qe mund t’i behej komunizmit. Vetem 3 mije te vrare ne 44 vjet!!!
Kaq u vrane vetem me ’97…
Po mos i jepni rendesi ketij Dervishi pa qallmè..!
Te thuash jane vrare nga komunistst eshte shume gabim.Ketu,sipas ketij qe shkruan,futen te gjithe komunistet,gje qe nuk eshte aspak e vertete.Nuk mund te vriste komunisti qe ishte punetor ne ndermarrje,apo ne arat e koperatives.Duhet specifikuar.Kurse per ate qe thote,LUFTE CIVILI,t’a mbaj per vehete,se ne shqiperi nuk ka patur lufte civile,por nje lufte antifashiste,nacional-çlirimtare,nga pushtuesit e huaj.Sado qe servilat kerkojne te ndryshojne permbajtjen e kesaj lufte gjigande nga partizanet,nuk mund t’a ndryshojne dot se ka deshmitar okular,ka dokumenta.Historine nuk mund t’a ndryshojne disa servila e pseodoprofesora muti si Rome Guarakuqi,Uran Butka e me pisa te tjere,palaço, e armiq te popullit shqipetar. LANCL-re eshte e gdhendur ne zemrat dhe ndergjegjen e shqipetareve,e atij populli qe beri luften,deri ne çlirimin e plote te vendit.Prandaj mos hani m..t kot.
E ca jane 6.000 veta ne 40 vjet – qe na brckollisin perralla per regjimin gjakatar komunist, te papare ne Evrope? 6000 veta, Tito dhe Caushesku i ka pushkatuar ne nje muaj.
Sic e ke mbiemrin i ke dhe marifetet, kerkon qe te besojme se cdo kufome te zhdukur e paskan vrare komunistet, aq me teper ne vitet 41-44 .Ne kohet “moderne” 1 vit patem (96-97) dhe u vrane shume me teper. Mos thuaj budallalleqe se u lodhen njerzit duke u tallur me ty.
Nuk jam se po justifikoj 6 mije vetave qe ka pushkatuar komunizmi .
Vecse dua te sqaroj se komunizmi i vrau pergjate 45 vjeteve ,ndersa
Saliu vrau 5 mije djem nenash brenda nje muaji,mars 1997 ! Cdo
shqiptar me dy gisht balle i nxjerr vete konkluzionet . Sali kryekrimi-
neli i Shqiperise per te justifikuar krimet e tij ne nje kohe rekord ne
historite e popujve, duke perfshire edhe nazifashixmin hitlerian , ne
cdo fjalim te tijin histerik ka deklaruar se komunizmi ne Shqiperi, me
i egri ne gjithe Europen Lindore “ka vrare mbi 100 mije veta” ! Ky
perbindesh e ka ne gen mashtrimin , genjeshtren , hipokrizine , krimin,
hajnine! Eshte i lindur si gjakatar e kriminel !!!
Ata që janë vrarë në vitet 1941-1944 janë tradhëtarët që bashkëpnuan me pushtuesit naziste e fashiste.
Ore idiot kur flet per te vraret e asaj luftes civile te sateme na thuaj dhe sa u vrane pa gjyq jo nga italianet dhe gjermanet por nga ballistet dhe legalistet se vetem nga familja ime ballistet hapen dy vare xhaxha dhe nip dhe u shkulen jo gjerdanet e unazat po e po por edhe dhembet. Dhe kur vjen pas lufte na tregon se sa u vrane nga reaksioni dhe diversantet se te pakten nje e di une : Llazi Pulluqi !
O DERVISH MOS HA MISH SE TE PRISH POR HA MUT SE TE ZBUT
Domethene, sipas hajdutit dhe abuzuesit te arkivave me emrin Dervish:
1. Numri i njerezve te vdekur ose vrare u percaktoka me sondazhe.
2. Ata qe paten bashkepunuar me pushtuesit e vendit dhe, si te tille, si tradhetare, u ekzekutuan, u konsiderokan viktima apo ” heronj ” dhe jo tradhetare si ne gjithe Boten Perendimore.
3. Ata qe jane arratisur, kane shkuar jashte Shqiperise, jane vene ne sherbim te agjenturave te huaja dhe jane perdorur prej tyre si mish per top per akte terroriste ndaj Shqiperise dhe shqiptareve u konsiderokan te pafajshem dhe viktima !?
4. Ata qe ishin denuar me disa vite burg dhe vdiqen ne spitalin e burgut apo gjate vuajtjes se denimit ( sic mund te vdiqnin po te kishin qene te lire ) u konsoderokan viktima dhe te vrare nga regjimi !?
5. Ata qe jane denuar me vendime te formes se prere per terror, spiunazh, sabotash etj. u konsiderokan viktima dhe te vrare te pafajshem !? ( Me vendim te kujt shpallen si te tille ? Me vendim te dervisheve ?
Dervishi dhe gjithe dervishet e tjere jane nje turme njerezish pa nder e dinjitet qe spekulojne ne kurriz te popullit shqiptar tash 27 vjet per perfitime financiare, poste politike apo thjesht per te shfryre pasionete tyre. Historia dhe e verteta nuk mund te behen nga njerez te kalbur moralisht.
Vetem ne 1997 u vrane mbi 3000 veta ,llogarite dhe te vraret ne vitet e tjere te dhjerokracise kushedi sa shkon numri. Mua me habit fakti qe kete Dervish bolen se ka marre akoma ne pyetje hetuesia per nxjerrje te arkives se shtetit ne media.Rrumë pallë ne Shqiperi.O Edi o pallosh lere Facebook-un dhe merru me shtetin.
Dervish po te vjen anes me duket .
Komenti im,please .
Komenti im.
ALPINI,
Nuk ja vjen te merresh me te tılle njezısh te vrasın naten dhe te qajne dıten sepse edhe Kastrıot Dervıshı ka qene dhe eshte pjese e ketyre sıstemeve, eshte ne njerı qe vetem mbjedhe urrejtje ne mes te njerezve ,Turp per Kastrıotın dhe per redaktoret e gazetes TEMA sı gazete shume prestıgjıoze
6000??pak ka vrare te pakten 6001 edhe berishen
Lufte civile me 2.000 te vrare brenda nje lufte boterore!? C’fare mund te themi per “luften” mars – dhjetor 1997 ku thuhet se jane vrare rreth 3.000 vete, pa qene te perfshire ne nje konflikt rajonal apo boteror?
Plagjiatori me i madh ne kete vend, eshte autori i ketij shkrimi. Madje jo plagjiator nga halli, siç jane e behen shume te tjere, duke kopjuar per te marre “gradat” “shkencore”. Ky eshte nje kopjac i keq, i mirepaguar nga falangat fashiste ne Shqiperi, per te derdhur vrer, vetem ne nje adrese. Eshte kaq i verber ne poshtersine qe kryen, saqe derdh lote edhe per diversantet e vrare.
O babo
Rumunet me vertete Jane vrare me shume se Kane qene popullsi me è madhe
Po’ te pakten ja q nenen causheskut dhe te shoqes
Ja hapen trute ne kalldrem.Dhe eventuali perpara hyne ne Europe
I pyes keta komentuesit me lart
Kush e beri ’97
Ballistat apo komunistet?
Se po’ i ngaterroni gjerat.
Kastriot dervishi edhe te vrareve e 97
Edhe te gjitha vrasjeve e tjera duhet ti fuse ne llogari te komunisteve.
Sepse komunistet Kane 75 vjet ne pushtet.
Ballistet zogiste,nacionaliste s’ Kane Marre dot Hakun e vet.
Po’ ju te dashur komentues
MOS e beni si pal vata
Qe e fillonte nga Kati i dyte
Fitjuni themelit
Denoni njehere keto 6000 krime
Vazhdojne me 2 prillin
Vazhdojne me 97 kush e beri si e beri
Pastaj po’ deshet me gerdec 21 janarin azem hajdari e kush te doni.
Po’ te ishin sqaru te gjitha sdo kishim
keto Halle qe kemi.
Ti babo qenke vampir nuk u ngopke me gjak
Zoti te meshirofte.
Lugati miku im respekte.
luft civile
luft klasesh
luft demokartike
tomorow luft ADN
wait and see……….