Libri i Kaloçit “Shkrimtarët dhe artistët në diktatin komunist…”, publikohen dokumentat e panjohura për shkrimtarin e njohur Ismail Kadare, të korrikut të vitit 1990, kur udhëheqja shqiptare refuzoi dekorimin e tij nga Ministria e Kulturës e Francës
Nga Dashnor Kaloçi
Diplomati shqiptar: “Ambasadori Mishel Bylmer më pyeti përsëri nëse kishte përgjigjie për propozimin e dekorimit të shkrimtarit Ismail Kadare me dekoratën “Des Arts et des Lettres” nga ana e Ministrisë së Kulturës së qeverisë franceze, Zhak Lang. Kjo gjë, tha ai, është në interes të vëndit tuaj dhe do të dëshironim që t’i jepej edhe Kadaresë”.
Ashtu siç kemi parë dhe në disa kapituj paraardhës tw këtj libri lidhur me faktin se për vite me rradhë qeveria franceze hasi në refuzimin e Tiranës zyrtare në kërkesat e saj për dekorimin e shkrimtarit të njohur Ismail Kadare, Ministri frëng i Kulturës, Zhak Lang, duket se nuk është “dorzuar” kollaj. Pasi në fillimin e majit të vitit 1990, ai ka porositur ambasadorin francez të akredituar në Tiranë, Mishel Bylmer, që t’ua kujtonte edhe njëherë autoriteteve zyrtare shqiptare, kërkesën e tij për dekormin e shkrimtarit Ismail Kadare. Madje duke u kërkuar atyre një përgjigjie zyrtare përpara se qeveria franceze të niste proceduart përkatëse për dekorimin e Kadaresë me “Des Arts et des Lettres”. Dhe gjithashtu lidhur me atw gjw, t’i bwhej e ditur dhe t’ merrej mendimi edhe vetw shkrimtarit Ismail Kadare.
Duket se insistimi dhe “mos dorzimi i armëve” nga ana e ministrit freng të Kulturës që ngulte këmbë në kërkesën e tij, me shumë gjasa ka ardhur për faktin e njohur se afro një vit më parë (korrik 1989), Tirana zyrtare i dha lejen Kadaresë për të marrë pjesë në festimet e 200 vjetorit të Revolucionit Francez, ku shkrimtari i njohur shqiptar, ishte i ftuari special i Prësidetit, Francois Miterenad, në mes 35 kryetarë shtetesh nga e gjithë bota. Madje jo vetëm kaq, por falë kadaresë, nga e gjithë Lindja komuniste, aty përfaqësohehsin vetëm Shqipëria dhe Polonia?! Dhe nisur nga ky fakt, duke se ministri Zhak Lang e ka konsideruar një formalitet kërkesën e tij për dekorimin e shkrimtarit shqiptar i cili në Francë ishte bërë si “i shtëpisë” me botimet e tij. Por duket se Zhak Lang ka gabuar në “llogaritë” e tij, pasi politika, dhe aq më shumë ajo e një vëndi komunist si Shqipëria, nuk funksiononte si në matematikë “me rregullin e treshit”?! Kjo gjë duket qartë nga këto dokumente arkivore që publikohen për herë të parë në faqet e këtij libri, pasi kërkesën zyrtare të qeverisë franceze, udhëheqja e lartë shqiptare as nuk e ka marrë fare në konsideratë. Madje e ka lënë fare në heshtje, aq sa Ministri i Punëve të Jashtëme, Reiz Malile, në shkresën e vartësëve të tij ku e informojnë për kërkesën e qeverisë franceze, ai ka vënë shënimin “kur është bërë ky propozim zyrtarisht”?! Dhe më pas ka shtuar që t’i bëhet një letër Foto Çamit, gjë e cila i është bërë po prej tij, por nga Komiteti Qëndror nuk ka ardhur asnjë përgjigjie?! Nuk dihet me saktësi përse nuk ka ardhur ndonjë përgjigjie nga Foto Çami, kur asokohe nga shumkush mendohej dhe ishte krijuar një imazh se “shoku Foto” ishte një nga udhëheqësit që e përkrahëte dhe ndihmonte Kadarenë në pengesat që i nxirrnin herë pas here atij. Mundet që kjo gjë nuk është realizuar edhe prej faktorit kohë, pasi sipas dokumentve zyrtare (shiko faksimilen përkatëse), çështja është zvarritur deri në muajin korrik, kohë në të cilën “udhëheqja e lartë” shkonte me pushime dhe kjo gjë mund të jetë lënë për t’u diskutuar pas pushimeve në shtator?! Por kjo gjë nuk ndodhi kurrë, pasi Kadare u largua nga Shqipëria në muajin gusht dhe më 24 tetor kërkoi azilin politik në Francë. Gjithsesi këto mbetën për t’u parë dhe rreth tyre mund të hidhet dritë nga personazhe dhe aktorë kryesorë të atyre ngjarjeve, për t’i ndriçuar ato dhe për të nxjerrë në pah të vërtetën. Ashtu si dhe pjesën më të madhe të dokumenteve në këtë libër, edhe këto publikohe të plota dhe pa asnjë shkurtim.
I N F O R M A C I O N
Me rastin e pritjes që dha shoku Ramiz Alia me rastin e vizitës në vëndin tonë të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB, Perez De Kuelar, ambasadori i Francës, Mishel Bylmer më pyeti përsëri nëse kishte përgjigjie për propozimin e dekorimit të shkrimtarit Ismail Kadare me dekoratën “Des Arts et des Lettres” nga ana e
Ministrisë së Kulturës së qeverisë franceze, Zhak Lang. Kjo gjë, tha ai, është në interes të vëndit tuaj dhe do të dëshironim që t’i jepej edhe Ismail Kadaresë.
I thashë ambasadorit se do të interesohem për këtë problem dhe së shpejti do t’I kthenim përgjigjie për sa sipër.
Tiranë, më 14.5.1990
Th. Haxhi
Shënim
Kur është bërë ky propozim zyrtarisht
T’i bëhet një letër shokut Foto
Reiz Malile 15.5.1990
……………………………………………………………………………………………………………………………………………………………..
Shoku Reiz
Këtë propozim e ka bërë ambasadori i Francës në pritjen që ka dhënë në ambasadë me rastin ne ardhjes së një grupi turistik të shjëtpisë Botuese francize CASTERMAN. Shoku Llazar e ka vënë në informacionin për udhëheqjen që më datën 17.4.1990
Thoma Haxhi
Shënim
Shoku Andon
Ju vetëm e vini në dijeni shokun Foto
……………………………………………………………………………………………………………………………………………………………
Shokut Foto Çami
Në një pritje që dha kohët e fundit ambasadori i Francës, Mishel Bylmer, i ka thënë shokut Thoma Haxhi se ministri i Kulturës së qeverisë franceze, Zhak Lang, ka shprehur dëshirën që t’i japë shkrimtarit Ismail Kadare, dekoratën e lartë “Des Arst et des Lettres”. Dëshirojmë paraprakisht tha ambasadori “të dimë mendimin tuaj dhe të Ismail Kadaresë para se të veprohet nga ana jonë”.
Mundësisht kjo çështje të shikohet nga ana juaj.
Reiz Malile
Tiranë, më 22 maj 1990
ah ah ,jo kadareja nuk ishte i vetmi shqiptare aty: ishim edhe ne….
po ishin edhe shume te tjere aty si te ftuar nga vendet ish komuniste, edhe ftesa ishte qe te vazhdojme punen…