Në numrin datës 24 Gusht është botuar një shkrim i gazetares Anisa Demiraj, mbi spiunimin, arrestimin, torturimin dhe ekzekutimin e dëshmorëve Kristaq e Margarita Tutulani.
Fund e krye, shkrimi i paraqitet lexuesit sikur është i bazuar në një intervistë të motrës së tyre, Afërdita Tutulani, duke lënë të kuptohet që kjo intervistë është e kohëve të fundit.
Në të vërtetë, gazetarja Demiraj ka kopjuar dhe shtrëmbëruar një intervistë të Afërdita Tutulanit, motra më e vogël e dy dëshmorëve, e botuar në Gazetën “Panorama” të datës 22 shtator 2013, ku intervistuese ka qenë gazetarja Ermira Isufaj.
Në mënyrë aspak profesionale, nëpër rrjeshtat e kopjuar nga intervista e vitit 2013 e Afërdita Tutulanit, gazetarja Demiraj ka përfshirë shprehjen se “… një prej emrave që përflitet ngjeshur për skenarët e mundshëm të tradhëtisë ndaj tyre është ai i Ramiz Alisë, e sidomos fakti që ai mund t’i ketë spiunuar të dy, e madje ai ka qenë i pranishëm në çastet e fundit të ekzekutimit të tmerrshëm që i mori familjes beratase dy bij njëherësh”, duke krijuar tek lexuesi përshtypjen e gabuar se kështu është shprehur e intervistuara. Por, duke kqyrur intervistën e vitit 2013, del qartë se kjo shprehje është pyetja që ju bë Afërditës nga intervistuesja Ermira Isufaj, ndërsa përgjigja e Afërditës ka qenë mohuese, pra nuk e ka paranuar që roli i Ramis Alisë ka qenë i atillë.
Jashtë çdo etike gazetareske, gazetarja Demiraj e përcjell intervistën e Afërditës sikur është e kohës së tanishme, madje duke e shtrëmbëruar atë. Për më tepër, këtë e bën tani, kur e intervistuar ka dy vjet që ka ndruar jetë.
Që nga viti 1943 e në vijim, Familja Tutulani e ka patur shumë të qartë se si rrodhën ngjarjet e spiunimit, arrestimit, torturimit dhe pushkatimit të dy bijve të tyre.
Tradhëtarët e vërtetë, që çuan drejt arrestimit të Margaritës e Kristaqit u kapën nga bashkëluftëtarët e tyre dhe morrën dënimin e merituar. Përgjegjësit për torturimin e tyre, gjithashtu.
Nga Nikolla Nosi
(Nipi i Kristaqit e Margaritës, në përfaqësim edhe të të gjithë fëmijëve të tjerë të dy motrave të tyre Efigjeni Tutulani-Nosi dhe Afërdita Tutulani”.
Anisa Demiraj duhet te ngulet ne hu ne sheshin Skenderbej dhe te behet shembull per gjithe HALABAKERINE e sotme qe nxjerrin mut nga goja!
Eeeee ,! Zonja Demiraj e ka zbuluar se ishte Ramiz Alia,por ka harruar te thote se me kriminel se ata qe e spiunuan e i pushkatuan ,jane ata qe u prishen varret e lapidarin. E keta varre prishesit kishin nje krye varreprishes me emrin Sali Berisha. Ne rastese ka njeri qe nuk e ”
“njeh” eshte ai qe del me nje “kompjuter” te vogel ne dore ,duke bizeduar me “qytetar dicidal” te prodhuara nga ushilacionet e tij ,te cilat sa vijne e i shumohen ,si rezultat i “kopaceve” pas kurrizit qe i ka dhene Edvin Kristaq Rama “zotit ” Sali Rame Berisha. ……
E sheh moj Anisa Demiraj qe nuk duhet te genjesh? Gazetaria nuk eshte art i mashtrimit.Me kete qe bere te doli boja.
Nje shpjegim i vonshem ,,,sepse dhe mbesa e inervistuar e ndjere tashme ka lene kete bote !! Perse ky shpjegim pas dy vjetesh e jo sa ishte gjalle e mbesa ???