FOTOT e ndaluara të fotografit hollandez në komunizëm, Tirana e 1987-s

17 Gusht 2017, 12:37Dossier TEMA
FOTOT e ndaluara të fotografit hollandez në komunizëm, Tirana e

Këto pamje të rralla nga Tirana e viteve 1987 janë realizuar nga fotografi holandez Piet den Blanken.

Ai fotografoi Shqipërinë e“fshehtë”, që mbahej larg syve të turistëve, jo ashtu si programohej në protokollin zyrtar të asaj kohe.

Sot, pas 30 vjetësh, ai i ekspozon në Tiranë fotografitë e tij bardhezi, si jeta e shqiptarëve në ato vite.

Sikur të mos i kishte fshehur filmat fotografikë në valixhet e një kolegu, sot ato dëshmi do të ishin zhdukur.

Ekspozita e tij titullohet “Ana tjetër e komunizmit shqiptar” dhe është hapur sot në Muzeun Historik Kombëtar.

3 komente në “FOTOT e ndaluara të fotografit hollandez në komunizëm, Tirana e 1987-s”

  1. AlbKs says:

    po ca lesh “the other side” a thua zbuloi ndonje te fshehte ne korene e veriut.

  2. Gramoz says:

    Asgje te keqe nuk ka ne ato foto dhe nuk besoj se ai i ka fshehur per ti kaluar

  3. Alban Hamzai says:

    Keto foto tregojne normalitet :nxenese me uniforme (dhe jo si sot me prapanicen jashte ),njerez qe shetisin ne rruge pa ndotje e pa zhurme ,gra te lagjes qe bisedojne me njera tjetren ,student qe shkollen e fitonin me merite e jo me leke etj. Nuk e kuptoj pse keto foto ne ate kohe quheshin te ndaluara .Sot po te fotografosh ne Shqiperi (me ngjyra pa lere bardh e zi) ,ben foto qe do te duken sikur jane bere ne vendet me te mjera te botes :njerez qe vuajne per buken e gojes ,pa asnje dhemb ne goje e lekure te rrudhur ne fytyre ,kasolle te mjeruara ,lypes ne rruge e deri profesore me dipllome universiteti qe mezi lexojne shqip .Edhe une sot mund te hap nje ekspozite per Shqiperine e sotme ku te gjeje zbatim ne praktike poema e Migjenit per mjerimin…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje