Nga Prof. Dr. Ago Nezha
Telenovela e gënjeshtrave berishjane, është më e shikuara e më e “besuara” për qytetarët shqiptar. Në fjalorin enciklopedik, për konkurimin e politikanëve kush di të gënjejë më shumë, e ka fituar Berisha, pa juri qendrore, por me miratim popullor. Ai, meriton të vendoset në “Librin Ginnes”, si politikani që di të gënjejë më shumë, jo vetëm kur është zgjuar, por edhe në gjumë.
Kjo është aftësi dhe s’ka pse të ketë askush zili e xhelozi. Këtë dhunti të Berishës, e përligj historia 27 vjeçare në tregun e politikës shqiptare, që është evidentuar tepër tinëzare. Në deklarimet e fundit të Berishës, në intervista televizive dhe në shtyp, ai duket sikur po i shpall luftë Bashës për humbjen e 25 Qershorit të 2017 dhe për largimet pa “dijeninë” e tij, të një kontingjenti të konsiderueshëm me kontribute të shprehura në parlament dhe organet drejtuese të Partisë Demokratike.
Ky qëndrim mediatik tingëllon tepër qesharak, për të gjithë ata që kanë sy e shikojnë, vesh e dëgjojnë dhe mëndje të gjykojnë. Komedi të këtij niveli interpretimi, ne kemi provuar shumë në vitet e “demokracisë”. Por kjo është tepër qesharake. Berisha mbasi heshti për shumë kohë si vëzhgues vigjilent, për të parë si trazohen ujërat brenda kundërshtarëve politik në Partinë Demokratike, ju desh të dalë në skenën demagogjike, falë aftësive të tija kllounare dhe të tregojë forcën e patriarkut, duke goditur në aparencë qëndrimet kaotike të Bashës.
Me qëndrimet e tija diabolike, ai shfaqet se nuk ka pasur dijeni për një çështje kaq madhore në jetën politike të një partie siç është lista e kandidatëve për deputet, që ka të bëjë me të ardhmen e çdo partie. Ky fenomen nuk ndodh edhe në partitë me demokraci liberale, e jo më te Partia Demokratike, ku dihet sundimi autokratik i patriarkut të saj legjendar. Berisha gjithmonë ka folur “sinqerisht”.
Ai, ka deklaruar në tragjedinë e Gërdecit, se nuk njihte as baxhanakun, fillimisht ishte i pari që e dinte kush e vrau Azem Hajdarin dhe më vonë e mohoi, po kështu për viktimat e 21 Janarit, për firmosjen e shitjes së detit, e pastaj kush e dogji Shqipërinë në ’97, grushtin e shtetit të ’98, e plot prapësi të tjera që kanë ndodhur këto 27 vjet. Ai, nuk di asgjë, por i di të gjitha, më mirë se kushdo tjetër.
Grupi madhor anti Basha, si Topalli, Patosi, Imami, Ruli, Bode e Bregu, po artikulojnë në media disa të vërteta që janë të njohura edhe për grupin minor të Partisë Demokratike dhe jo vetëm, por edhe për anëtarësinë e gjerë të saj. Por e gjithë kjo dukuri u shfaq në skenën politike, kur këta politikanë i zuri shiu përjashta dhe pa pritur u lagën jashtë çadrës së PD-së. E këtu të vjen ndërmend ajo shprehja klasike e marrë nga fundi tragjik i Cezarit, “Edhe ti o Brut”.
Kanë ndodhur shumë fenomene negative gjatë kohës që ka qenë në krye të Partisë Demokratike dhe në pushtet Lulëzim Basha, e me gjithë atë nuk ka pasur asnjë reagim nga klani i të pakënaqurve pas zgjedhjeve parlamentare të 25 Qershorit. Këtu bën përjashtim Majlinda Bregu, që ka qenë kritike ndaj shumë qëndrimeve të gabuara të Bashës, para dhe pas çadrës, dhe që ka të drejtë morale për konsistencën e saj parimore.
Basha, nuk feksi sot në hemisferën politike, si politikan dështak. Ai, ka kaluar plot 12 vjet që nga 2005 e deri më sot, duke parakaluar në shumë poste të rëndësishme qeveritare, nën bekimin e Berishës. Sot e zbuluan pa aftësinë e Bashës, opozitarët politik,që kanë bashkëjetuar për më shumë se një dekadë,e kanë ngrënë të njëjtën çorbë në një sofër me Bashën?!…Ai, ka qenë tre herë ministër, në dikasteret më të rëndësishme qeveritare.
Dihen publikisht gjynahet e tij si Ministër i Transporteve në vjedhjen e 230 milion eurove në rrugën e Kombit, firmosja e marrëveshjes të tradhtisë kombëtare, duke i dhuruar detin Shqiptar Greqisë, kur ishte Ministër i Jashtëm dhe së treti, në postin e Ministrit të brendshëm kundroi vrasjen e katër vetëve të pafajshëm në bulevard, para zyrës së Kryeministrit Berisha.
Pa aftësia e tij, ka spikatur kudo ku ka drejtuar. Përkrah Berishës, opozitarët u shqetësuan jashtë parlamentit, për dy vota që rrodhen në zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçit. Si “antikomunist” të betuar që janë, u ndihen keq për këtë veprim të pa moralshëm të dy deputetëve anonimë, në një kohë që Kryetari i Bashkisë Basha, ( që edhe atje rezultoi i dështuar) u zgjodh me blerjen e 3000 votave të Partisë Komuniste të Hysni Milloshit.
E në gjithë këto ngjarje flagrante, që kanë për autor Bashën, i strehuar nën” çadrën” e dirigjentit Berisha, nuk u dëgjua zëri opozitar i revoltës, por heshtën, kur dihet që heshtja është aprovim. Heshtën për kompromis, për frikë, apo për karrige, këtë e thotë në heshtje ndërgjegjja e tyre?!…Përgjigja është fare e thjeshtë. Në rast se Basha do t’i kishte përfshirë në listën e deputetëve, ata si dhe më parë, do ishin bashkudhëtar me filozofinë berishjano-bashiste, që i ka sjellë shumë të këqija vendit në këto 27 vjet, të ashtuquajtura demokraci.
Opinioni i shëndosh shoqëror, nuk e konsideron oponencën e tyre si një opozitë konstruktive, pavarësisht që thonë disa të vërteta, por jo në kohën e duhur dhe në vendin e duhur. Urtësia pas kuvendit dhe trimëria pas lufte nuk kanë vlerë për shoqërinë. Me të drejtë etiketohen me ndonjë përjashtim, si një grup politikanësh opozitar brenda partisë, që kërkojnë të kenë pushtet për të ruajtur pronat, parat, pasuritë dhe privilegjet e fituara nën petkun e politikës.
Ironia dhe demagogjia më qesharake, është e disa prej opozitarëve si Topalli, Ruli e Patosi, që ngarkojnë me përgjegjësi Bashën, duke besuar në pohimet e Berishës, se nuk ishte informuar për listën e deputetëve. Kur Berisha deklaroi gabimet e Bashës, kjo u quajt prej trojkës opozitare si “ndershmëri”, “pjekuri”, dhe një dënim publik ndaj Bashës. Ec e jakët e Bashës te Berisha, për çdo vendimmarrje e qëndrim politik, janë të njohura dhe mediatikisht.
Basha edhe kur flet mendohet mirë se mos linçon ndonjë piskamë pa muzikalitetin e duhur, që i vret veshin Berishës, pa le më ti kundërvihet mendimeve apo interesave të atit të tij politik. Berisha është mjeshtër i mashtrimeve dhe manipulimeve të opinionit me demagogjinë “demokratike”. Kush beson se ai e kryqëzoi Bashën para klanit opozitar, është mjeran. Ai, me “kritikat e tija konstruktive”, i bëri një shërbim të vyer Bashës, e mori në mbrojtje, duke i mbuluar deformimet politike. Edhe fyerja ka një kufi. Të fyesh vetveten kaq ekstremisht, për interesa meskine, kur je një figurë publike është, imoralitet i tejskajshëm politik.
Opozitarët e Partisë Demokratike, le të akuzojnë Bashën sa për dekor, por mos harrojnë Berishën si aktor aktiv në çdo ndodhi brenda së djathtës. Grupi opozitar brenda PD-së, është i përfshirë vetë në një konfuzion idesh e qëndrimesh që lëkunden si gjethet e vjeshtës dhe nuk dihet se ku do ti hedh cikloni politik i Partisë Demokratike. Për këtë grupim politik, imediate është të njohin rrugën që kanë nisur, të shpalosin idetë dhe qëllimin që i kanë vënë vetes, të deklarojnë autorin de fakto, krahas kambanave për autorin de juro.
Të besosh Berishën, është fatkeqësi për çdo njeri, të mos dyshosh për atë që thotë është marrëzi dhe të pranosh në heshtje deklarimet e tij është pandershmëri. Të tria së bashku janë një amalgamë që trupëzojnë personazhet më të këqija të shoqërisë njerëzore. Kjo tregon se kemi një klasë politike të degjeneruar, të pakulturuar dhe të pa emancipuar intelektualisht, të dëmtuar jo vetëm në karakter por dhe në mendim dhe në sjelljen politike.
E ke qare zoti Nezha. Te pergezoj.
PERFEKT !
Ja rrofsh bolet berishes bashes edhe mua mue ne fakt edhe bythen se eshte bere ba rruar disa kohe -flm
Ore Dind,
Mendohu mire kur kerkon te rruarjne bythen se pasi te mbarojen pune, mos te fusin ndonje rrocke gomari ne bythe pastaj! Mbaje me mire me shkume e mos e rruaj! Hahahaha
Haaahahaha.Fiks
Ou,rruake dhe bythen mor fagot shpellar.I beke yzmet.Kete dibi keni ju shpellaret se rrini rrini dhe i nxirni vet te palarat
Saliu megjithse zbriti nga malet asnjehere nuk shprehu miresi por mbeti si qenie negative dhe mizore e popullit te tij. Per sa kohe qe ka munguar drejtesia Sali baba me kompani eshte bere I pasur. Pra I biri i Sheqeres nga dru me pre eshte bere zengjine duke vjedhur sebashku me kelyshet e tij. Besoj se nuk eshte e larget dita qe do ti gjendet vendi ketij mostre.
Pershendetje zoti Nezha! Shkrim shume i mire dhe i vlefshem per shume njerez qe kane ende ndonje iluzion ne kancerin shqiptar me emrin Berisha.Personalisht nuk i kam vene kurre ne dyshim te gjitha keto qe thoni ju por edhe plot te tjera qe lidhen me kete monster.Nuk e konsideroj fatkeqesi te Shqiperise por paaftesi te nje pjese njerezish aty per te arsyetuar.Kjo pasi i ka helmuar thelle me urrejtjen qe gjeneron cdo sekonde .
Nuk e kuptoj si merreni me nje monster si Saliu. Ai njeri nuk ka asnje vleresi njeri. Eshte thjesht nje hajdut me çizme qe ben gam gam.per te.mbrojtur vjedhjet qe ka bere, nje kriminel ordiner qe ka futur ne dhe gjithe ata njerez te pafajshem.
Respekt zoti Nezha.Ke bere nje shkrim brilant.Berisha eshte vertet me ato vese te keqija dhe me nje edukat KRIMINALE,qe nuk mund te krahasohet as me hitlerin.Eshte me i keq.
Zoti Nexho urime dhe jet te gjat, per te ndricuar te verteten e nje mostre, qe aq mir e pershkruani ju ne kete shkrim tuajin sa, ska cti thuash me. Une doti shtoi ate karagjosllekun qe ka treguar per kater vjet si bori e prishur ne parlamentin e kaluar ku e kish kethyer ne vend komedie dhe me keq ne bordelo, nga leshimet dhe thyerja e regullores te parlamentit qe ulej e ngrihej sa her ti donte prapanica, duke perdorur edhe nje fjalor rrugaceror ndaj kundershtareve politik te mazhorances te sotme. Me qindra dhe mijra shqiptaro amarikane, jemi gezuar per zgjedhjen e zoti Ruci si kryetar i kuvendit, jo vetem se ka 27 vjet ne i zgjedhur nga qytetaret deputet, por gja gjith ketyre viteve, ka dhen nje kontribut te madh ne zhvillimin e demokracis parlamentare, ne mendimet dhe kontributin qe jep ne miratimin e ligjeve sa me te mira per vendin , per sot e per neser.
Pergezojm zotin Gramoz Ruci edhe per faktin qe ja vuri kufirin tek thana keti bastardi, duke mos e lejuar te flas jasht rregullores me vned e pa vend, kur koha esht e percaktuar dhe miratuar njelloi per te gjith. perjashto kryeministrin dhe kryetarin e opozites, pamvaresisht se ky i fundit po behet karagjos si Berisha dhe ka shm gjynahe ndaj shqiptareve .
O Ago te dua shume-mos u mer me Saline,po shiko kush eshte pastije ?!
.
Pse meri me gore, mbetur ne GAM-GAM kur dihet qeni qe leh ste han !
Kete kundershtari juaj e din dhe e din mire,se nuk eshte i vetem qe leh.
Mos keni interesat tuaja qe e lini ate “qen” te lehi. Ai eshte mbrojtesi juaj…
Jo i jo ! se kam me ty z Ago Nezha, ti mire e ke, po kush te degjon.
Mos flisni kot. Berishen,apo me mire berishizmin, nuk ka bir nene, ta denoje…
Ai eshte KRYEQYQTAR, qe fatekeqesisht,mori dhe po mer me qafe nje popull te tere.
Ai ka celesin e denimit apo mos denimit te antishqiptareve.
Si i merret ai “celes”?!
Kjo eshte Ceshtia.
Tere zhurmat kunder tij, jane mbrojtesit e “kulles”qe ai perfaqeson e mbron..
Dhimbia e madhe popull.
Eshte nje e vertete e thjeshte :”Berisha eshte nje moster dhe mbetet nje kancer per Shqiperine ! Z. Ago e ke bere nje analize perfekte ! te pergezoj!
..askush….
Gjithë ligësia, dinakëria tinëzare dhe kompleksiteti shpirtëror i otomanit anadollak, është mbledhur tek karakteri e shpirti i malokut shpellar, Sali Berisha… si shprehje e koncentruar e “vlerave” që na la trashëgim turku…! E keqja është se plaku haluçinant e i lig si shtrigë, ka akoma pasues në këtë vënd të mjeruar…!
Lexova te gjitha komentet e bera : Me terhoqi ajo e DIND. E spikatur me nje gjuhe te rrjedheshme “plot kulture”, qe do t’ia kene zili edhe halabaket e çdo lagjeje. Jam i sigurte se po te behet ndonje konkurs per Paftyresine dhe idiotesite ai del kampion
Z.SALI ESHTE NJE LIDER I VERTET ,NJE MJESHTER ,NJE LIDER I VERTET NJE BESHTETES I VERTET PER KOMBIN E TIJ SHQIPETAR NJE STUDIUES I VERTET PER VENDIN E TIJ NJE DASHAMERSI PER NJEREZIT QE POPULLI I TIJ TE ISHIN TE GJITHE MBESHTETESIT E VETES TEK TE GJITHE PUNA E ATILLE QE MBAN NJE POST ESHTE E VESHTIRE ,AUTORITET ,KARAKTER TE FORTE PER QEVERISJEN E TIJ ME SHOKE ME MIQ TE DASHUR .JETA ESHTE E VESHTIRE NUK ESHTE BACE ME LULE KA SHUM SFIDA QE JO SHUM MUND TI DAL KUSHDO .KUSH KA QEN NE AFRIMITETIN E ETJ E DIN PUNE A ATILLE VLEREN E DREJTUESVE PER TE PASUR VENDI JONE NJE SIGURI TE SIGURT ,POR MOSHA E BEN PAK EMOCIONUESE PER LARGIMIN PER CKA BER PREJ VITEVE NJE PERKUSHTIM TE VERTET PER VENDIN ,ASKUSH NUK E ZEN VENDIN E TIJ TE TE SUKSESHME POR JETA E BEN NJERUN ME TE FORTE .SA PER TENOVELAT JANE SI KANE ECUR NJEREZIMI BREZ ,PAS BREZI SEPSE CDO BREZ RRITET ME NJE HAP PERPARA .VENDI KU JETOJME SOT JETOJME ME ASFALT DHE, BALTEN E LULUZON BARI QE BREZI TE KUPTOJE ECURI E VITET ESHKUARA NE TE VERTET FILMAT JANE PJES E ECURIVE NJEREZORE ,ME VESHJE TE NDRYSHME ME MENTALITE TE NDRYSHME ,ME DIALEKTE TE NDRYSHEM ,CDO SHTET KA NJE MANTILITET DHE MENDIME NDRYSHE ,DHE FE TE NDRYSHME POR FILMAT QE BEHEN JANE PER TELESHIKUESIT MOS TE MERZITEN POR JO TI KTHEN ATO SI NE FILMA .DUHET TE KEMI PARASYSH QE JETA TEK CDO KUSH KA NJE HAPESIRE TE KENDSHME ,APO TE PAKENDSHME TEK NJERZIT POR KJO ESHTE PUNA E CDO KUSH QE BEN NJERIU .RENDESI KA TE RESPEKTOJME VETEN PASTAJ TE RESPEKTOJNE TE TJERET TEK CDO KUSH TEK NE JETON ME SHPRESE ,SE SHPRESA VDES E FUNDIT