Analisti Fatos Lubonja ka publikuar një shkrim te Panorama ku shkruan për paradoksin e ndërtimit të kullave dhe qendrave tregtare të reja në vend, ndërkohë që vendi po varfërohet.
Lubonja është ngacmuar për këtë analizë nga një shkrim i para ca ditëve te revista Monitor, sipas së cilës Shqipëria ka 235 metra katrorë sipërfaqe qemdrash tregtare për çdo 1000 banorë, duke kaluar vende të zhvilluara si Gjermania, Spanja, Italia e Franca.
Në shkrim theksohej fakti se dyshja Rama-Veliaj po japin një bum lejesh ndërtimi për kulla dhe qendra të reja tregtare dhe kjo mund të rezultonte në flluska piramidale të rrezikshme për ekonominë shqiptare, kur disa qendra tregtare duket se kanë falimentuar, ndërsa për lejet e banimit risilleshin deklaratat e Veliajt për asnjë ndërtim të ri në qytet.
Lubonja e çon më tej analizën e tij kur shkruan se ky është një projekt paradoksal dhe duhet analizaur thellë.
‘Si ka mundësi që në një kohë që shqipëria sa vjen e boshatiset e varfërohet në blerje, ndërton gjithnjë e më shumë sipërfaqe shërbimi për njerëzit. Kaq budallenj qenkan të ashtuquajturit investitorë sa i kthejnë para kot në çimento?’ – shkruan Lubonja për Panorama.
Sipas Lubonjës nëse thellohesh në hipoteza të besueshme të cilat janë dy, ato janë, njëra më e rrezikshme së tjetra.
‘Hipoteza e parë është se këto qendra tregtare e kulla ndërtohen nga aventurierë që marrin para të madhe borxh nga bankat, një pjesë të të cilave e përdorin për ndërtimin e objekteve, kurse pjesën tjetër e fusin në xhepat e tyre. Pas kësaj, ata mund të shpallin falimentim duke ua lënë bankave objektin që kurrsesi s’do të mund ta shesin me një çmim që të kompensojë shumat që kanë lëvruar. Rreziku në këtë rast është që këtë diferencë ta paguajnë qytetarët nëpërmjet shtetit apo, edhe më keq, nëpërmjet kursimeve të klientëve. Në këtë rast jemi më afër konceptit të piramidave financiare të ‘97-s.’ – shkruan Lubonja.
Lidhur me hipotezën e dytë, Lubonja argumenton se paratë me të cilat po ndërtohen këto kulla e qendra tregtare vijnë nga krimi i organizuar.
‘Hipoteza e dytë është se paratë me të cilat po ndërtohen këtë qendra e kulla nuk vijnë nga bankat, por nga krimi i organizuar, shkurt nga trafikantët e drogës që s’kanë se ku t’i investojnë dhe pastrojnë paratë e pista më lehtë se në Shqipëri.’ – thekson Lubonja më tej.
Lubonja shton se mund të jetë edhe një kombinim i dy hipotezave, por sipas tij peshën më të madhe e ka e dyta, pra paratë për këto ndërtime vijnë nga krimi i organizuar në vend.
‘Mund të kemi të bëjmë edhe me një kombinim të të dyjave, por personalisht besoj se peshën më të madhe në bumin e fundit e ka kjo e dyta. Kjo, së pari duke parë se kanabizimi i Shqipërisë ka arritur nivele rekord dhe, së dyti, pasi bankat, sipas ç’kemi lexuar, janë më të kujdesshme për të dhënë kredi me rrezikun që të kthehen në kredi të këqija.’
Lubonja e vë theksin te fakti se problemi i problemeve është se të dyja variantet nuk mund të realizohen pa bashkëpunim me qeverinë, pasi ajo i jep lejet e ndërtimit pa u shqetësuar as për burimin e parave, as për faktin se kjo është një rrugë zhvillimi e ekonomisë krejt e gabuar.
‘Këta po japin leje ndërtimi gjithandej, edhe në vende nga më të pabesueshmet që dukshëm shëmtojnë peizazhin urban, përveçse shkatërrojnë tokën e bukës dhe zhvleftësojnë vlerën e banesave ekzistuese. Pra, pyetja shtrohet: pse kupola e Partisë Socialiste, pasi na premtoi zero ndërtime në Tiranë është lëshuar në këtë masakër urbane?’
Sipas Lubonjës kjo shpjegohet me faktin se kupola e krimit dhe njerëzit e krimit rreth saj, janë të paaftë që të ndërtojnë një ekonomi të shëndoshë dhe duan të qëndrojnë në pushtet në sajë të parave të krimit.
‘Për Edi Ramën & Co nuk ka rëndësi se kjo e ashtuquajtur “rritje” nuk është gjë tjetër, veçse rritja e një tumori që po pushton gjithnjë e më shumë trupin e shëndoshë të vendit, as se po u hapin gjithnjë e më shumë dyert e ekonomisë dhe të pushtetit njerëzve të krimit me rreziqe të jashtëzakonshme për demokracinë. Ata kanë llogaritur se kjo para e pisët do të vërë sidokudo në qarkullim ekonominë, do të punësojë ca njerëz, do të shpërndajë ca para. Sigurisht, pa harruar paratë që fusin vetë në xhep, si dhe ato që duhen për propagandën brenda dhe jashtë vendit për të mbuluar krimin që po kryhet.’
Në fund Lubonja kritikon opozitën që nuk reagon për këto projekte të Ramës duke i lënë “dorë të lirë” për të bërë gjithçka ka planifikuar.
‘Çuditërisht, opozita që deri dje ulërinte për njerëzit e krimit në Parlament, nuk është dukur të reagojë për këtë projekt, i cili qëndron në thelb të asaj se pse u mbush Parlamenti me njerëz të krimit. Duket sikur shqiptarët kanë shtypur butonin që i kalon në gjendjen e nënshtrimit total ndaj së keqes, si në kohën e diktaturës, dhe po presin Mesinë të vijë t’i shpëtojë. Kjo është një ëndërr nga e cila duhet të zgjohen sa më parë’.
Je Debil O Lubonja, i mbyturi mundohet qe te mbyse. Ju nuk i besoni popullit per qe e votuan Ramen, shkurt je kunder votes se popullit.
A do te ishte me e udhes zoti ish burgaxhi, qe fjalet qe thoni me pare ti vertetoni, se ndryshe keto quhen shpifje per te cilat, ne nje shtet ligjor denoheni perseri?
Gjithollogu legen!
ORE PO KETA KUJTOJNE KUR VINE NE PUSHTET SE E KANE RREGULLUAR ME USA-N PASI U BEJNE ATO QE DUAN ATA , POR NUK E DINE QE KUR VJEN PUNA DHE I DEL ERA MUTIT USA UA LE NE DERE…..!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Je gomar komplet.
Fuqia blerese po bie?
Po si po bie kur te gjitha apartamentet po banohen?
Pastaj ke harruar qe shume te huaj po vijne ne shqiperi dhe jetojne si me qera si duke blere aprtamente.
o tos patllakja, tani, rehat jo me komunizmin, rehat jo me kapitalizmin, edhe SHBA kur eshte bere eshte bere me parane e paster dhe te piset. Ik e vish ndonje rraso prifti se per moralizime je kampion, ky eshte sistemi qe doje zotrote, pse grricesh tani…
Ti je nje bajge,një spiun i ndyre.
Nuk duhet shtruar problemi i orgjines se parave te investimeve, gje qe eshte shume e veshtire per tu vertetuar me dokumentacionin perkates (perfundimet logjike nuk Kane vleren e proves ligjore), Por ajo qe qendron dhe eshte edhe pergjegjesi e miratuesve te lejeve perkates, eshte miratimi i tyre ne kushtet e ngopjes se tregut me nje lloj te caktuar imobileje (ne rastin konkret me qendra tregetare)?! Pse nuk u afrohet investitoreve mundesia e ndertimit te spitaleve, shkollave teatrove etj. Ne rast se Kane Para te Lira. Fitimi nga qiraja do te jete gjithsesi me i madh se ai qe jep banka.
Po ca parash te lira kane keta! Keta parate i cojne jashte kurse ndertimet i financojne me parate e bankave (dmth tonat) dhe pastaj ia lene bankave ne dere (dmth neve).Faji ketu eshte i qeverise po dhe bankave qe japin kredi per aktivitete te tilla
Gjithmone e tregon veten qe je nje BOLE Sterile..Cfare hallesh ka Shqiperia e cfare llomotit Ti o LlaciFac pa Bosht.Do apo nuk Do ti .Rama eshte deri me sot kryeministri ma atdhetar dhe ma kerkues per te miren e Shqiperise dhe te Popullit.Per kete Ai nuk ka ngurruar qe te afroje te gjithe mendjet e shendosha qe duan te kontribuojne per Qeverisjen e Shqiperise.Ne vend qe te jepni mendime te frytshme,alternativa pozitive ,per perparimin e jetes ne Shqiperi ,i bini daulles se Tradhetareve te Kombit,Te hajduteve te pasurive kombetare.Si nuk po thua nje fjale per LulSumkapucin qe e katandisi PD ne nje OJQ.Si nuk po thua nje fjale per Kryehajdutin Like Floriri apo per LSI qe e voli qeverisjen per 8 vjet rjesht???
Cimkat e Edi Rames ose Sperma Enveriste po I kundervihen gjigandit kritik Fatos Lubonjes? Ky grupim servil eshte fatjeqesia shqiptare.Po si do te ket drejtesi ne shqiperi kur Kriminelet me parate e droges e te Trafikimeve te ndrsyshme antiligjore sundojne vendin me pasuri e me pushtet? I vini gishtin trurit qe mbroni ate te pambrotshmen? dhe ata krimionele e kane mbushur Administraden shqiptare me njerez te paafte,imorale, hajdute e ryshfetxhinj? zoti ju denofte qe I kunderviheni kritikes se domosdoshme te zotit Lubonja per sherimin e shtetit shqiptar.
Ore Fatos, si nuk te doli e keqja me Edin more! Ti Toso, i dashuruar me inteligjencen tende sa qe i shihje te tjeret me përçmim duke ngritur edhe njeren vetull, na turperove gjimnazin “Sami Frasheri” duke vjedhur tezat e matures 1967-1968. Nuk i vodhe se nuk dije por per te treguar zotesine tende edhe ne kete specialitet. Ruaj nje profil kritike te pakten se je bere specialist per gjitheçka.