Nga Andi Bushati
Pamjet rrënqethëse që u trasmetuan të hënën në mbrëmje në emisionin “Opinion”, ku 12 policë të drejtuar nga numri dy i drejtorisë rajonale të Elbasanit qëndrojnë si hunj, të frikësuar, të shushatur dhe të tredhur për t’u vënë në ndjekje të atij që i kishte sulmuar, nuk është vetëm një akuzë për uniformat blu.
Edhe gjatë emisionit, edhe më pas në mediat e tjera, filloi të diskutohet se përse, policia nuk u vu në ndjekje të Audit të blinduar që guxoi të përplasej me ta?
Pse uniformat blu, megjithëse në kushtet e flagrancës, nuk riskonin ta kapërcenin pragun e tregut agro- ushqimor?
Pse, ashtu sikurse duket edhe në pamjet filmike, ata nuk përfitojnë nga dera që ndenji për disa kohë e hapur, por qëndrojnë hezitues dhe të dërrmuar përpara saj?
Pse, në fund të fundit, ata nuk guxojnë as t’a përmendin në komunikata dhe në komunikimin publik emrin e të dyshuarit të cilin opozita e ka treguar me gisht duke thënë se është Suel Çela?
I gjithë ky enumeracion pyetjesh diskredituese të bën të mendosh për një implikim të policisë lokale me bandat e qytetit. Ashtu si në rastin e trafikantëve të drogës, ashtu si në rastin e dhjetra krimeve ordinere, mendja të shkon te keqbërësit e provincës që fitojnë aq para sa të paguajnë punonjësit e rendit, për të siguruar paprekshmërinë e tyre.
Dhe natyrisht, ky version, nuk përjashtohet edhe në hipotezat e asaj që ndodhi në mbrëmjen e 18 shtatorit në Elbasan, kur ai që guxoi të godiste zv/drejtorin e policisë u la të ikte në drejtim të paditur.
Por, kqyrja disa herë e atyre pamjeve, fakti se policëve u ishte përdhosur shefi i tyre, se kjo kishte ndodhur në mënyrë të bujshme dhe në syte e mbi dhjetë dëshmitarëve, të bëjnë të ngresh edhe një hipotezë tjetër.
Ajo të çon të mendosh se policia e kishte të pamundur të shkonte më tej. Pafuqia e atyre njerëzve që nuk bënin dot një hap më shumë drejt detyrës, flet shumë. Sa më shpesh e shikon videon, kalamendjen, hezitimin dhe ankthin, për të vazhduar aksionin, përpara një porte që po mbyllej pa kthim, fillon të kuptosh edhe se ç’kanë menduar në ato momente ata policë.
“Ja dhe vazhduam më tej, do e kapim agresorin, pastaj do ndërhyjë dikush nga lart, pastaj do bëhet një proces fallco, pastaj të gjithë do të jenë të lirë dhe vetëm ne do të kemi një armiqësi mbi shpinë”.
Po të kqyrësh me kujdes ato pamje duket sikur hyn në botën e brendshme dhe në mendimet më të thella të atyre njerzve të ligjit që në fakt janë “viktima” të një paligjshmëre më të madhe. Ne mund t’i kërkojmë atyre të bëjnë trimin e çartur, mund të presim nga ata të luajnë skena filmash si ato të Korado Katanit, me të cilat jemi mëkuar në fëmijëri, por ne nuk mund të harojmë për asnjë çast, se nuk mund të ketë kurrë heronj për sa kohë ata tradhëtohen nga lart, nga eprorët, politika, qeveria.
Kjo është në fakt fabula që kemi parë disa herë. Kështu u sollën edhe ata policë që tentuan të ndalojnë dikur Mark Frrokun i cili mbante një trafikant në veturën e tij. Ngjarjet e mëpasme treguan se e gjithë ministria e brendëshme qe e implikuar në fshehjen e bëmave të deputetit. Prandaj policët e rrugës nuk mund t’a linin veçse të largohej.
Të njëjtat skena, përjetoi edhe ai grup i gatshëm që u nis të prangoste Kostandin Xhuvanin (disa kohë më para se të merrte katër jetë) kur ai shkoi e u shfaq në oborrin e parlamentit. Por, një urdhër nga lart e ktheu makinën e tyre në mes të rrugës, nga frika se mos krijoheshin implikime politike.
Këto histori të trishta nuk kanë si të mos të të kujtohen teksa vëzhgon videon e Elbasanit dhe pafuqinë e atyre 12 policëve, që shohin t’u mbyllet porta para syve.
Ndoshta impotenca e tyre buron pikërisht nga kjo gjë. Nga fakti se ata dinë më shumë se ne që u kërkojmë të luajnë heroin. Ata e kuptojnë të parët se ka dyer që u janë mbyllur nga lart. Ata e ndjejnë se nuk kanë më shumë kompetenca, se ato të aktorëve të neveritshëm të videove amatore.
Dhe për këtë duhen shfajësuar. Gjurmët e krimit të çojnë tjetërkund.(Lapsi.al)
Eshte legjendare lidhja e se majtes me bandat.Kujto Zan Caushin ,Aldo Baren ,Lul Berishen ,Haklajt e Tropojes ,Nehat Kullen ,etj etj qe gjithesesi ishin jashte parlamentit.Brezi i ri i bandave ishte me fin ,me dinak ,me te djallezuar.Ne shkembim te perkrahjes per te marre pushtetin ,kerkuan pervecese pushtetit ekonomik ,edhe karrige ne parlament ,te cilat i moren.Dhe u mbush parlanenti me me “iluministe majtiste”te tipit ,Mark Frroku ,Arben Ndoka ,etj ,etj te cileve ju dha mundesia qe leximet e veprave te Marksit dhe Sartrit ti kthenin ne praktike ne parlament.Sidomos ate pjesen e dhunes te Marksit e kishin merak me shume.Grupi parlamentar socialist nuk pati mundesine te shijonte gjatesine intelektuale te Elvin Ervis Edvin Roshit ,i cili si modest u be “vec kryetar bashkie”.Dha shembull te keq ,qe mori ne qafe disa iluministe te tjere majtiste qe u bene “vec kryetar bashkie” si psh ne Mamurras ,Kruje ,Lac ,Tepelene ,Policane etj.Po te ishin dhe keta ne parlament ……mrekulli majtiste.
Qe nga fjalimet sharlataneske dhe teatrale te Nolit ne parlamentin e 21 – 24 ,e majta eshte prire ne shumicen e rasteve nga sharlatanizmi ,palacolleku dhe teatralja.Por ka gjetur popullin e duhur .
Or ti na e drejtove gishtin te e majta. Po e djathta te mos permend bandat, po gjithe PDene kriminele, me ne krye banditin me te madh Berishen. Nqs e majta y mbeshtet ne disa grupe zhurmemadhe si Zan Caushi, PDja ishte vete kreu i bandave te shtetit.
O Bushatë, o debill; policia shtiu mbi ta! Në atë moment skishte çfarë të bëete tjetër. Si mendon se policia do duhej t’i ndiqte – në këmbë ?
Policia e vërtet e zë lepurin me tren !
Me kaq urrejtje qe vjell ky nipi i Hysni Kapos,me shkon mendja se edhe Hysni Kapo mund te kete qene ne sherbim te te huajve kunder Enver Hoxhes dhe Shqiperise!
Se kurre nuk ka mundesi qe nipi(mos qofte) i nje antari te Byrose Politike dhe krahu i djathte i Enver Hoxhes,te dale kaq armik i Shhqiperise!
Mallkuar qofsh,o nipi i Hysniut!
Te lumte mirel, pergjigjen e merituar i ke dhene.
” Ylli”
Zedhensi i PD do kishte shkruar me pak se ty.
Te mos zgjatem kot…te qifsha pd- ne!
Eh,more ylli dulberi!
Ti akuzon te majten per mbeshtetje te bandave,se e djathta jote eshte vete bande me ne krye Sali Berishen qe e vrane,dogjen dhe rrenuan nje Shqiperi te tere!
Ne Shqiperi nuk ka as te majte e as te djathte,por vetem banda politike qe shfrytezojne pushtetin per t’u pasuruar vete sa me shume dhe populli nuk ka buke te haje!
Eshte kjo arsyeja pse per 27 vjet me radhe vazhdon lufta kunder fantazmes se komunizmit dhe shahet e shpifet per Enver Hoxhen per te terhequr vemendjen e popullit nga krimet e ketyre viteve pa fund!
Por ju kurre nuk do beni ate pune qe beri trimi Enver Hoxha per popullin shqiptar!
Sepse ata police te gjore kane femije e familje.Pastaj, shiko se c’beri prokuroria. Ajo filloi hetimet ndaj policeve te cilet hapen zjarr ndaj keqbersve. Ku ndodh kjo? Ne SHBA policia do ta kishte bere shosh ate automjet dhe rojen qe u mbylli porten.
Pamje rrenqethese!!! . Ajo cka do te nxirrja si mendin ng ky aksion, eshte i thjeshte. A jane veprimet ne perputhje me ligjshmerine tone dhe procedurat e nje aksioni te tille. Nese po, cdo gje eshte ne rregull, nese jo funksionon nje organe tjeter (prokuroria) dhe nxjerr pergjegjesine.
Ngutja per emertime te tilla si pamje rrenqethese dhe etiketimi e lidhja me te shkuaren, shpesh ne kuadrin e thashethemeve dhe bisedave te kafenese, nuk eshte mundim i madh dhe nuk eshte ne nivelin e nje njeriu qe ben analizen. Hamendesimet per impotencen e policise per keto faktore mua me duken si gjeja me e lehte qe realisht nuk kerkon angazhim ne nje investigim serioz, te denje per te nxjerre faktet dhe jo supozimet. Analizat ne studion e Opinionit, ku cdonjeri flet me shume se specialistet dhe ben te gjithediturin sidomos ne historite konsipirative nuk e sqarojne situaten por hedhin mjegull me shume. Asnjehere nuk pashe nga keta analiste dokumentimin e fakteve, cka ne fakt kerkon pune, por rrjeshtimin e gjerave qe ndodhin sipas kronoligjise se ndodhive te degjuara ne kafene. Nuk mund te pajtohem me kesilloj analize qe fillon dhe mbaron me fjalet skandal(e), e tmerrshme, dhe asnjehere nuk shoh mendimin institucional nga personat pergjegjes. Ngutja per te hedhur te paret ne media ngjarjen e dites me mendime te marra lart e poshte, si zakonisht veprohet ne Opinion, nuk i sherben krijimit te nje opinioni te vertete dhe konstruktiv, cka ndertohet me hulumtime serioze, por vemendjes mediatike, e cila per fat te keq nuk ka qellim zbardhjen e te vertetes, por terheqjes se shikuesit si ne telenovelat turke. duke patur besim ne intelektin tend, te lutem, mos me pargjyko.
O Ylli po me Nolin cpate? Sa i zgjuar ishte ai e tregojne veprat e tij. Na trego nje zhgaravine qe ka shrojtur Zogu i zgjuar dhe vrases. Na trego ndonje gje te shkruar te djathtistit me te madh n Shqipni madheris tij Sal Rom Burishi. Koqe
Catanit I hante bytha vete , keta te shkretet kur u vune ne prov ndoshta per here te par ne jeten e tyre ” e ben ne brek ” ! Behen trima me njerez te vobekte …
Foli perseri Andi Neperka Smirziu Bushati.
Thashe njere ne jete e meriton nje bravo ky Andi legeni per nje artikull te vertete. Por jo nuk eshte e thene. Eshte perseri Andi manipulatori i fakteve.
Ne shkrim nuk thuhet asnje llaf per sistemin tone te drejtesise, Prokurorine dhe Gjykatat. Jane keta qe i lirojne te fortet dhe kriminelet ose u japin denime qesharake, dhe pastaj sakrificat e policeve shkojne ne lume dhe ndihen policet te rrezikuar. Por jo Andi, ferkon duart sa here ndodh nje gje e keqe ne kete vend sepse mund te shkruaj dicka kunder Edi Rames.
Sa per banoret e Elbasanit do u beja thirrje qe te bojkotonin te gjithe produktet qe shet ky mafiozi Suel Cela. Une kam ca muaj qe kam filluar me produktet e Neranxit se nuk durohen me lojrat e pista qe ai luan me Greqine ne siperfaqe (dhe me Xenin nen toke).
Urime per shkrimin. Shume I goditur dhe actual. Krimineli me mbeshtetje politike lokale dhe qendrore shperfilli dhe degjeneroj policing e shtetit. Dhe shteti sot eshte I Edi Rames dhe keta kriminel jane te lidhur me Edi Ramen ndryshe nuk do guxonte te bente cfare beri. Duhet denoncuar ashper. Turp o Rame qe na pretendon se ke deshire te besh shtet. Dhe turp o Lul qe nuk e ben ngjarjen kauze.
Eh,more ylli dylberi!
Ti akuzon te majten per mbeshtetje te bandave,se e djathta jote eshte vete bande me ne krye Sali Berishen qe e vrane,dogjen dhe rrenuan nje Shqiperi te tere!
Ne Shqiperi nuk ka as te majte e as te djathte,por vetem banda politike qe shfrytezojne pushtetin per t’u pasuruar vete sa me shume dhe populli nuk ka buke te haje!
Eshte kjo arsyeja pse per 27 vjet me radhe vazhdon lufta kunder fantazmes se komunizmit dhe shahet e shpifet per Enver Hoxhen per te terhequr vemendjen e popullit nga krimet e ketyre viteve pa fund!
Por ju kurre nuk do beni ate pune qe beri trimi Enver Hoxha per popullin shqiptar!
As me shume dhe as me pak, as majtas dhe as djathtas, por drejperdrejte dhe plotesisht, Mafia eshte ne pushtet dhe dekori apo maska qe mundohet ta zbukuroje e ta fshehe eshte e gjithe Elita Politike ne Shqiperi..
P.S.
Per te gjithe ata qe akoma pelqejne te lexojne libra, por qe nuk shohin endrra,
kujtoni gjithnje (per te qeshur pakez) refrenin e famshem tek romani “Ushtari i mire Shvejk”:
“Ne Bugjejovice ne do vemi,
kush s’beson, borxh nuk ja kemi..”
Eshte lebetutese kur mendon se keta kermat te mbrojtur haptazi nga politika kane ne dore jeten e femijeve tane se per tonen nuk po pjerdh kush. Jane fytyra te peshtira ata qe dalin mediave dhe bejne sikur po i godasin . Kujtojne idiotet se nuk i kuptojme kur bejne sikur.
Hera e pare qe jam plotesisht dakort me Andi Bushatin. E trishe por e vertete…
Shtet si ne SALVADOR i thashe te gjitha
Leku dhe plumbi shkojne gjithmone bashke, kush nuk blihet hiqet qafe, kjo eshte moto e mafias. Kur blihet kryeprokurori dhe kryegjykatesi ca nglet te bejne policet qe punojne per nje kafshate buke. Ministri i brendshem duhet te japi doreheqjen bashke me gjithe drejtoret dhe shefat pergjegjes ose te shkarkohen nga KM. Duhet shkrire i gjithe komisariati i policise elbasanit sic u shkarkuan dhe shkrine drejtoret e hipotekave etj me rradhe. Perndryshe i bie qe KM eshe vete ne tepsine e krimit te organizuar. Po per me shume pyesni Qazimin se i di mire keto pune. Si nuk ka bje gazetar te shkoje e te pyesi kryetar Qazimin!!!!!!!
Leku dhe plumbi shkojne gjithmone bashke, kush nuk blihet hiqet qafe, kjo eshte moto e mafias. Kur blihet kryeprokurori dhe kryegjykatesi ca nglet te bejne policet qe punojne per nje kafshate buke. Ministri i brendshem duhet te japi doreheqjen bashke me gjithe drejtoret dhe shefat pergjegjes ose te shkarkohen nga KM. Duhet shkrire i gjithe komisariati i policise elbasanit sic u shkarkuan dhe shkrine drejtoret e hipotekave etj me rradhe. Perndryshe i bie qe KM eshe vete ne tepsine e krimit te organizuar. Po per me shume pyesni Qazimin se i di mire keto pune. Si nuk ka bje gazetar te shkoje e te pyesi kryetar Qazimin!!!!!!
Bej ndonje artikull si e futi brenda Hysni Kapo familjen e Fatos Lubonjes … Mbasi te kesh bere kete pyet Babane se si masakroheshin njerezit ne birrucat e komisariatit 2… Mbasi te kesh bere dhe kete pyet Veren perse ja dridhte burri… Mbasi ti kesh bere keto te premtoje qe do te lexoje me qejf.
Ne banoret e Elb jemi te denuar me vdekje dhe jemi para toges se pushkatimit por mjere ke ze plumbat e saj.Te dy grupet rivale levizin ne eskorte me makina te blinduara te tipit te fundit.Mos e dhente zoti ndodh ndonje shkembim zjarri midis tyre se ato qe do te vriten do jene qytetaret e pafajshem te Elb.Policia nuk ka cfare te bej.Jane bere aq shume zullume sa vetem nje urdher nga lart i KM mund te stabilizoj gjendjen.Bandat levizin te pashqetesuara dhe super te armatosur.Edhe kur policia i kap me armbajtje pa leje ato i nxjerr gjykata me preteksin se jane ne hasmeri.Qe jane mbrojtur nga shteti i Berishes fisi Capja kjo dihet.Edhe Berisha edhe Luli e di shume mire sepse Florenc Capen e nxorren nga burgu para 2009 se u duhej per zgjedhje.Pasi vrane me shume se 8-10 veta asnje prej tyre nuk u denua. Arrihej deri aty sa kercenohej kryegjykatesi dhe kryeprokurori i rrethit me arme ne koke tek zyra e tyre.Sa per Suel Celen dhe te atin ato dihet se mbeshtetnin dhe benin fushate per Pd para 2011.Prandaj vetem me nje fjali i dha te kuptohej Sali Berishes qe une te kam marr vota me dhune qe te zgjidheshin 7 deputete me 2009.Kam nxjerr 1 deputet ne qarkun e Elb me 2009 per Pd kur ky qark drejtohej nga ministri i brendshem Lul Basha.Sot gjerat kane ndryshuar.Per interesa shume te medha vlerash monetare ka filluar nje lufte bandash shume te fuqishme nga ana financiare.Sot ligjin e ben banda e Tit Celes & company.Ajo sot eshte monument kulture e mbrohet nga shteti.Kurse pala tjeter qe gezonte keto privilegje perpara 2013 eshte strukur dhe nuk po ndihet sepse keto behen trima sa kane shtetin ne krah.Rama e njeh mire situaten por ce do se ky kontigjent i duhet sepse ai e ka provuar qe eshte mbeshtetur gjithmone nga ky lloj soji.Ne zgjedhjet e qershorit keto bene ligjin.Ne dy raste bene per reanimacion dhe spital mbeshtetesit e LSI.Vete mbeshteten fort PDIU sepse Rama nuk priste te merrte 74 deputete vete dhe priste qe te mbeshtetej nga Qifi e Bujari qe blene vota sa te mundeshin.Bile jo vetem qe moren votat qe iu dhane por perlane dhe votat per partite e tjera te vogla pa patur komisioner ne numerim.E kuptoni ku jetojme?
Mjere femijet tane ne c’ambjent po rriten. Bandat kane mbeshtetje politike kjo dihet.Para 2 vjetesh nje oficer policie arrestoi ne flagrance Sokol Sanxhaktarin ne qender te qytetit.Ai e ofendoi dhe e goditi oficerin qe nderkohe thirri grupin e gatshem.Polici qe beri detyren sot ndoshta eshte roje objekti kurse dhendri i Qazos beut te Elb sot ben lufte me policine.Ai jo vetem qe nuk u denua por me raport fals te dhene nga drejtori i spitalit kirurgjik u mbajt ne spital deri sa gjykata e prokuroria e mbylli ceshtjen.Sot drejtorin e keni rektor te univ. Elb kurse dhendrin e Qazos e kemi neper qytet me makina te blinduara. Oficerin e policise ndoshta e kane hequr si te paafte.