Universiteti shtetëror nuk është monument kulture për t’u ruajtur nga shteti

23 Shtator 2017, 18:47Blog TEMA

Nga Klementin Mile

Gazetat e përditshme po thonë atë që e dinim prej kohësh: Universiteti i Tiranës është pa standarde! Në këtë konkluzion kanë arritur ekspertët e agjencisë britanike Quality Assurance Agency, në bashkëpunim me ekspertët vendës. Bordi i Akreditimit ka përpiluar një listë të gjatë me rekomandime për Universitetin e Tiranës, duke i lënë një vit kohë për t’i përmbushur. Në të kundërt, nuk do të funksionojë më si universitet.

Rreziku që ky universitet të mbyllet përbën një skandal të jashtëzakonshëm. Universiteti i Tiranës, më i vjetri ndër universitetet shtetërore, sot nuk e meriton të quhet universitet dhe, nëse nuk përmirësohet, pas një viti nuk do ekzistojë më.

Do më vinte keq nëse ndodh kjo, pasi atje i kam ndjekur studimet e para të nivelit Bachelor. Por nostalgjia ime nuk është argument, as pro as kundër këtij universiteti. Në fakt, njëra nga arsyet që Universiteti i Tiranës është sot në këtë gjendje, lidhet pikërisht me argumentet e përdorura për të justifikuar ekzistencën e tij.

Ky është argumenti që e paralelizon Universitetin e Tiranës me qeverinë e vendit. Argumenti që thotë se kur qeveria performon keq, ne ndryshojmë kryeministrin, ose ndonjë ministër, ose sjellim në pushtet një qeveri tjetër, por nuk bëjmë pa qeveri. Në mënyrë analoge, kur universiteti shtetëror (në këtë rast Universiteti i Tiranës) performon keq, ne mund të ndryshojmë rektorin, dekanin, ndonjë pedagog, sekretare etj., por nuk mund të bëjmë pa universitet shtetëror.

Ky argument është përdorur shprehimisht, ose në mënyrë të nënkuptuar, nga ata që përpiqen të mbrojnë sektorin shtetëror të arsimit të lartë, nga ata që flasin për arsim publik falas dhe, nga ana tjetër, sulmojnë sektorin privat dhe reformën në arsim. Ky argument bazohet tek analogjia ndërmjet qeverisë dhe universitetit shtetëror dhe mund të jetë i vlefshëm për aq sa kjo analogji qëndron.

Për të kuptuar nëse është e fortë apo e dobët kjo analogji, duhet të zbulojmë truallin ku ngrihen pohimet. Pohimi se nuk mund të jetojmë dot pa qeveri implikon ekzistencën e shtetit. Me fjalë të tjera, ashtu siç bien dakord të gjithë mendimtarët politikë (liberalët, konservatorët, socialistët, fashistët, komunistët) përveç anarkistëve, pa qeveri nuk mund të ketë shtet. Shteti, pra, është trualli. Shteti është e mira primare që justifikon ekzistencën e qeverisë: qeveria duhet sepse është tipar esencial i shtetit.

Por a mund të thuhet e njëjta gjë për universitetin shtetëror? A është ky i fundit tipar esencial i shtetit? Apo shteti mund të vazhdojë të ekzistojë po aq mirë edhe pa të? Le të kujtojmë që shteti ka ekzistuar edhe para se të krijoheshin universitetet në Mesjetë. Shteti vazhdoi të ekzistonte edhe kur universitetet i ngriti dhe i menaxhoi kisha. E kjo do të thotë se universiteti shtetëror nuk është tipar esencial i shtetit.

Analogjia ndërmjet qeverisë dhe universitetit shtetëror, që i sheh të dyja këto si tipare esenciale të shtetit, nuk qëndron. Prandaj argumenti se nuk mund të bëjmë dot pa universitet shtetëror është logjikisht i pavlefshëm.

Po atëherë pse insistohet kaq shumë për ta mbajtur në këmbë universitetin shtetëror? Pse favorizime nga më të ndryshmet, pse bllokim i konkurrencës dhe tregut universitar? E njëjta pyetje, në fakt, mund të shtrohet edhe për organe shtetërore të tjera, si bie fjala Televizioni Publik Shqiptar (TVSH). Nga njëra anë, universiteti shtetëror dhe TVSH-ja nuk i duhen domosdoshmërisht shtetit. Nga ana tjetër, si universiteti shtetëror ashtu dhe TVSH-ja ofrojnë cilësi tejet të dobët. Paradoksi është i plotë: shteti paguan kosto për të mbajtur në këmbë institucione që jo vetëm nuk i duhen, por as nuk i shërbejnë cilësisht publikut.

As logjika ekzistenciale e shtetit, as logjika kushtetuese, as logjika ekonomike nuk e shpjegon këtë fenomen. Por kjo nuk do të thotë se jemi përballë absurdit. Janë të paktën dy logjika të tjera që mund t’i japin kuptim paradoksit.

Kështu, mbajtja në këmbë dhe favorizimi i universitetit shtetëror (dhe TVSH-së), në kushtet e një performance skandaloze të tij, mund të shpjegohet prej logjikës ideologjike. Shteti i mirëqenies sociale, si formë tipikisht e majtë e shtetit, priret të ndërhyjë dhe kontrollojë të gjithë sektorët e shoqërisë. Në rastin shqiptar, kjo logjikë e parë kombinohet me një të dytë: logjikën korruptive. Edhe institucionet shtetërore për të cilat shteti paguan kosto të lartë mund të sjellin fitim. Sigurisht, jo në arkën e shtetit, po në xhepat e feudalëve, që nga ministrat e deri te rektorët, dekanët, pedagogët e sekretaret.

6 komente në “Universiteti shtetëror nuk është monument kulture për t’u ruajtur nga shteti”

  1. KM says:

    duhet nderhyrje urgjente ne gjithe zinxhirin e sistemit te arsimit ne Shqiperi e Kosove. Profesore a Pedagoge qe vetem kopjojne dhe bejne plagjiature nuk e meritojne te paguhen nga taksapaguest shqiptare.

    KM/Qeveria e ka per detyre te nderhyje atje ku abuzohet me paret e shqiptareve, perse duhet ajo pavarsi institucionale!!!.

  2. Bogonica says:

    Po perse ndodh keshtu,nuk na e thote artikullshkruesi.Universiteti shtetror eshte tempulli qe duhet ta mbeshtesin te gjithe,eshte ai qe “edhe po te vdese duhet ta ngjallim”.Por universitetin shteror e vdesin vete qeverite.Perse?Po kuptohet, eshte lufta qe bejne universitetet private tip “Kristal”(me falni por Kristali eshte emblema e genjeshtres,dhe atij i ra shansi i keq te mbetet ne Histori) per te mos patur asnje fre ne fitimet e tyre,eshte lufta qe shtersat e varfera te punetoreve te mos arsimohet as dhe nje,qe arsimi te jete monopol i nje elite.Eshte pikerisht kjo “elite” qe ben cdo gje per te hequr pengesen e fundit drejt parajses se pasurimit pa pune,nepermjet shitjes se diplomave analfabeteve funksionale,te cilet mbas universitetit nuk dijne te shkruajne shqip.Keto universitete private,mbasi i moren shtetit gjithe kualitetet, qe shteti i kish pergatitur me parate e qytetareve shqiptare,tani nepermjet Klementin Miles kerkojne t’i japin shqelmin e fundit UT-se.Aferim per shtetin qe ju “ben bel niversiteteve te Kasolleve”, atyre qe duan ta zhgaravisin.Mjere shtresat ne nevoje te cilat tash e tutje,me perdhosjen e Universitetit Shtetror do te “lipijne” therrimet nga Universitetet Private,keto universitete pa asnje tradite, qe linden dje si kerpudhat pas shiut,nderkaq Universiteti Shtetror, me nje histori te 60 vjecare po “jep shpirt”.Kjo eshte konkurenca?Pika Konkurences abuzive!Dhe shteti dembel rri e veshtron,ndersa ne i paguajme taksa shtetit !

  3. Belina Budinis says:

    Ti askushi Klementin Mile duket qe aty tek syzet tende gjendet ende placenta e embrionit tend me genin e Labionotit. Shko qiu o peder, se nuk te mbeti ty te japesh konsiderata per UT?!

  4. Deti says:

    Te gjitha institucionet shqiptare po te monitorohen dalin se jan vetem skelet pa asnje permbajtje. Kam dhen mesim ne tre univ private dhe mund te them qe jane skandaloze praktikisht nuk behet mesim fare.

  5. mirel says:

    O shkerdhate. O .ar me zile..
    Ne vend te vesh qeverine me shpatulla per muri pse po deshton Universitetin Shteteror, i kthehedh argumentit qe a ja vlen te kemi Universitet Shteteror. Bota i ndertoi ne mesjete, ti pacavure, injorant, molle e kalbur pa u formuar akoma, kerkon qe te mbyllet ne mijevjecarin e ri.
    Dhe keto plera ngrihen e flasin me filozofira per dicka kaq kanibale si prishja e Universitetit Shteteror.
    O ataviste te shoqerise njerezore.
    Po vene ne Universitete shteterore vajzat nga Ruanda e vendet ku therrin pse arsimohen, ky neoliti primitiv, njethundraks ne mes te Evropes, ne shekullin 21 kerkon qe te mbyllet.
    Sa per informacion, o gome e cpuar, qeveria pezullohet, por Universiteti nuk mbyllet. Ndodh ne cdo vend te botes demokratike. Ne Evrope dhe Amerike..
    Nuk ka sot shtet modern te degjohet te mbylli Univ Shteterore. Perkundrazi jane me te miret ne krahasim me privatet. Rralle jane privatet te famshem.
    E di je do me permendesh. Por mos u lodh, sepse nuk hane ato qe absorbojne masen me te madhe te edukimit.
    Shume profesioniste dalin nga Univ Shteterore. Per me teper qe shkolla jone ka qene model.
    Ta zhbesh ne menyre te tille, ky krim kombetar. por qe ta pranish dhe te kerkosh ta kthesh ne privat, kjo eshte fix kanibalizem ndaj popullit tend.
    O vemje te shekullit te ri.
    Do ju fusin ju ne Evrope o morra..

  6. u says:

    Nqs eshte nje qender, qe mund te grihet ne rang europian eshte Universiteti Shteteror. Pavaresisht veshtiresive omentale qe mund te korrigjohen nga shteti. Jo kasollet gjoja shkencore ngritur anash kanaleve neper qytete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje