Mos iu avitni Gjergjit të Madh. Do ju marrin për miza

21 Shtator 2017, 20:07Blog TEMA

Nga Artan Xh.Duka

600 vjet më pas dhe ende llomotisin për Gjergj Kastriotin e Madh. Naivitet… si zor, ndonse një fjalë e thënë pa vënd diku dhe pastaj egoja të shtyn ta mbrosh deri në absurd. Obsesion për yll mediatik, bjerjeje në sy… ndoshta. Ligësi, mashë e tjetrit apo errje sysh nga ajo ç’ka beson… pse jo!

Mirë llomotitjet për Luftën Nacional-çlirimtare ( ku na del se edhe fituesi gjykohet), mirë retorika antikomuniste absurde që nxin dhe paragjykon gjithshka të punës gjysëmshekullore të një popullit të tërë etj, por të përgojohet akoma Gjergji i Gjonit!

600 vjet më pas, edhe pa qënë historian nga zanati, nuk mundesh veçse ta adhurosh këtë burrë të madh. Jo vetëm se e thonë gojëdhënat por edhe se e thotë kronikani i kohës, e shkruajti armiku përballë dhe e gjithëpranon bota sot. Ajo botë që ka simbolikat e saj, ndonjëherë edhe të shpikura por që prapë që mburret sa s’ka me to, deri i hyjnëzon.

Ia bënë dhe “letrat”

Llomotisin për origjinën e tij. Dakort, mbase nëna ishte sllave me “pasaportë” megjithëse fara ilire është mbjellur e para dhe herët në Ballkan dhe nëse dyndja sllave e greke në trojet ilire imponoi gjuhë dhe zakone, shtoi viç-ra apo kos-ra ku e sa mundi, ajo nuk e zhbëri dot ADN ilire; veçse tentoi ta “pashaportizonte” atë. E megjithatë, Gjergji Madh nuk valviti flamurin e sllavit, nuk foli gjuhën e tij por u përul para atij flamuri me të cilin ne krekosemi sot.

Nuk u ndje sllav edhe pse piu qumështin e nënës, nuk u ndje turk edhe pse u rrit e burrërua në Stamboll por u ndje dhe i foli Europës si arbëresh (për analogji, vërtet ne mburremi me origjinën e Lekës  e Madh me nënë epirote por kjo sepse vetë Leka u identifikua me të, u rrit me zakonet e saj dhe fliste atëhere kur duhej me gjuhën e saj).

Jeruzalem apo Termopile

Të tjerë llomotisin se nuk mund të jetë hero kombëtar sepse si “atlet” i krishtërimit, bëri luftë fetare ndaj dhe nuk na përfaqëson sot të gjithëve, ndonse afërmëndsh shumica sot është indiferente ndaj fesë.

Ndoshta, deri diku, ajo luftë mund të kishte edhe vokacion fetar. Ishte koha. Por, dhe prandaj ai mbetet Gjergji Kastrioti i Madh, edhe atëhere kur feja mund të shërbente si element identifikues dhe superior ndaj nocionit komb ende të brishtë, ai bëri atë koalicion të madh që bëri, nën hijen e flamurit të lirisë dhe jo të Papatit apo të Kryqëzatave si dikur. Figura e tij e tejkalon identitetin fetar. Dhe ne sot themi sheshi Skënderbe ndonse me “letra” ishte i krishterë.

Ai nuk e shndërroi Arbërinë në Jeruzalem por në Termopilet e kohës. Nuk luftoi osmanllinjtë sepse ishin myslymanë por sepse ishin pushtues. Dhe nëse pushtuesi do vinte nga perëndimi, ai do e luftonte po njëlloj. Idhulli e frymëzimi i tij nuk ishin Vatikani, kryqi apo “oksidenti” por Leka Madh dhe Pirro Epirit dhe kjo e bën hero për të gjithë ne sot.

Dielli nuk lind në perëndim!

Steka e debatit për Gjergjin e Madh sot është ulur aq poshtë ndaj dhe nuk përbën çudi të dëgjosh se Gjergji Madh iu kundërvu turkut si shtysë prej vokacionit të tij të krishterë dhe atij “oksidental”! Tamam sikur ai ta dinte 600 vjet më parë se vëndi e kish vëndin në BE!

Sigurisht që Ai do ishte me Perëndimin sepse nga Lindja ishte Sulltani e osmanllijtë me ura zjarri në dorë të cilëve iu kundërvu jo për të shpaguar familjen e tij (se një ujdi për vete e bënte po të donte apo rrinte dhe rehat e me ofiqe në Stamboll) por për të tërë ne sot që na është hapur goja dhe krenohemi që jemi pasardhës të tij.

Zgjedhja pro-perëndim ishte zgjedhje për mbijetesë me lavdi. Jo personale por arbërore. Se po qe për frymëzim “oksidental”, Europa e asaj kohe ishte tepër larg së qënuri një “Eldorado” për të frymëzuar e obsesuar Gjergjin e Madh, po aq sa na frymëzon BE ne sot. Europa është vërtet djep civilizimi por dhe “shtëpia” e dramave të mëdha nga Kryqëzatat, dhuna feudale e mesjetës, Inkuzicioni, skllavëria koloniale e ajo moderne, luftrat botërore etj.

“Dielli” nuk lind në perëndim dhe e keqja këtij kombi i ka ardhur si nga lindja ashtu dhe nga matanë detit dikur. Agresioni, nga legjionet romake e deri tek bajonetat e Musolinit, nuk kanë qënë civilizim por agresion për fat të keq “oksidental”. Por, gjithshka sipas kohës e kontekstit. Dje Gjergji i Madh zgjodhi perëndimin jo thjesht se ishte djep i civilizimit (sepse po aq civilizim ka dhënë dhe lindja plot) por se gjeti atje mirënjohjen dhe partnerin për mbijetesë të gjakut arbëror.

Ne sot jemi pro-BE jo se nuk duam t’i dalim “llafit” Gjergjit të Madh por se jemi të lindur europian dhe sërisht nga lindja vijnë vetëm erëra stepe që nuk fashiten kollaj. Orientimi “oksidental” sërisht është mbijetesë për ne. Bile edhe për vetë BE që me jugun e kontinentit të siguruar paekuivok, nuk rrezikon ndonjë “korrent”lindor. Veçanërisht kur Serbia mbetet e dyzuar në identitetin aziatik të origjiinës së saj, roli i Shqipërisë mbetet jetik për rajonin dhe jugun e BE. Sikurse ndodhi me Gjergjin e Madh dikur që u bë pritë e osmanëve që Europa të gëzonte civilizimin e saj.

Jemi me fat që prezantohemi në botë si pasardhësit e tij. Të tjerët ku ta gjejnë. Ndaj mos iu qepni Atij kot më kot. Do bini në sy vërtet, por si liliputë.

21 komente në “Mos iu avitni Gjergjit të Madh. Do ju marrin për miza”

  1. murat kepa says:

    A ka qenë ndonjë herë Gjergji në Tepelen?Nuk e di është takuar me Duka-aj.

    1. Dielli mbi Korab says:

      Artan Xh Duka titulli qe ke zgjedhur esht shum poshtrues per HEROIN tone kombetar Gjergj Kastriotin,prandaj te rekomandoj ta ndryshosh.Mos ju avitni,do me thene mos ju afrojuni Gjergjit te madh se do ju marrin per miza.dhe dihet te Miza eshte nje insekt qe shkon atje ku ka papasterti.
      Ti njesoj po vepron si Edi Rama qe i krahasonte ata qe shajne KASTIOTIN E MADHERISHEM me fund barkun e kalit te tij.
      Ata qe i jane kunderu Gjegjit tone po bejne politiken e Erdoganit,dhe kane gjet shesh prej vitesh ne tokat shqiptare
      Skenderbeu nuk ka nevoje qe te mbrohet por te njihet dhe vlesohet nga te gjithe qe flasin shqip.
      Ndrysho sa me shpejt titullin.

    2. Glauk says:

      Askush nuk e sulmon skenderbeun, aje me apo pa deshiren e gjith shqiptarve eshte hero kombetar i gjith shqiptarve. Me apo pa imponim kjo esht tashme realitet, e meriton ket skenderbeu apo dikush tjeter kjo han diskutin, Personalish jan 100% shqiptare 24 karat me nam e nishan, nuk praktikojn ndonje besim fetar jam ateist. Mirpo skenderbeun nuk e njofe per hero timin kombetar., Per mua me meritor per popullin shqiptare jan, Ismal Qemali, Isa Boletini, Hasan Prishtina, Ibrahim Rugova , Adem Jashari, Se skenderbeu.

      Skenderbeu esht nje figur tersisht e mitizuar nga rilindja dhe arbereshet e italis, shkrimtari gjerman, janes schmide. na paraqet nje skenderbe krejt tjeter une do thoja reale nga aje qe ne kemi mitizuar, jasht gjdo te vertete dhe fakti historik.

      Ne duhet te lirohemi nga perrallat me mbret, Perandoria osmane ka qen superfuci boterore ne planetin toke. Nga ka kaluar ushtria e saj esht dridhe toka ndersa skenderbeu per ket perandori nuk ka qen ase me shum e ase me pak se nje rrebel i pa rendesishem lokal. Kjo esht historia e vertet gjdogje tjeter esht mittt,.

      1. F.K says:

        Kut te na thuash se cfare bene me shume se skenderbeu keta qe rendite ,atehere hajde dhe diskutojme .Ty nuk te intereson skenderbeu ,por te intereson nje hero fetar apo musliman ,sa per rrebelin e vogel lokal shko mesoje historine ,shko dhe lexo arkivat turke se te tjera arkiva per ju jane te pabesueshme

      2. Persekutari says:

        Ti je shokeu olsi jazexhiut je shqiptar maqedonie se edhe shqipen nuk e shkruan mire jeni ju qe financoni gazeten impakt dhe jeni antishqiptar jeni te shitur

      3. albaniafirst says:

        Glauk-me vjen keq per injorancen qe demostron ne kete koment.
        Skenderbeu nuk ka qene nje “rebel i pa rendesishem” sic pretendon zotrote, pasi ne te kunderten nuk do mundoheshin dy sulltane qe vinin ne Arberi ne krye te qindar mijera ushtareve qe te nenshtronin nje “rebel”. Kruja u rrethua tre here nga dy prej sulltaneve me te fuqishem te Turqise. Lexo ca historine e kombit tend ne se vertet je shqiptar, dhe ne vecanti historine e mesjetes dhe ate te te Madhit Skenderbe qe te marresh vesh se kush ka qene.
        Ata qe perpiqen te denigrojne figuren e Skenderbeut nuk jane shqiptare. Them “perpiqen”, pasi sa do te mundohen zvarraniket, shqiponja fluturon shume lart dhe ato se kapin dot.
        Per mendimin tim, artikulli eshte teper i sakte.
        Desha te shtoja se Skenderbeu nuk luftoi vetem kunder turqeve, por edhe kunder Vendikut qe kishte pushtuar tokat ne Bregdet. Pra ajo qe thote artikullshkruesi se Skenderbeu do luftonte njesoj sdo lloj agresori si ne lindje apo ne perendim eshte me se e vertete.

  2. Projekti says:

    Skenderbeu eshte hero kombetar i shqiptareve, nje njeri qe luftoi vetem per kauzen shqiptare (refuzoi kerkesen e Papes per te drejtuar nje kryqezate te re dhe luftoi pushtat myslimane). Skenderbeu eshte nje teme e parapelqyer e ekstremisteve fundmentaliste dhe per kete arsye shteti te ndaloje me ligj deklaratat e toilla si p.sh. se Skenderbeu beri “genocid” ndaj myslimaneve shqiptare. Ato nxisin urrejtjen dhe dhunen dhe jane rrezik i nivelit me te larte ndaj shtetit shqiptar dhe egzistences se tij.

    1. .. says:

      Nuk e kuptoj ,c’lidhje keni ju o Arnauta te pabes me Jeorgos Kastriotis

      1. albaniafirst says:

        Ti pa emer- Quhej Gjergj Kastrioti dhe jo ashtu sic e quan nje pusht si puna jote qe ka shitur prapanicen tek greku per 300 evro.

    2. tafuti says:

      Projekt i Bythes, do ishte mire qe Tyrkia te lironte Ocalanin, se duhet president per Kurdistanin e pavarur!

  3. Kajo says:

    Leka i madh na fliste gjuhen e te emes? E nga e nxore ti? E çfare gjuhe fliste ajo? Po e ema e te emes nga ishte?
    Me keto gomarlleqe do flasesh per Skenderbeun ti? Po me mire mbylle gojen se me shume po i ben dem

  4. Zigur Qarri says:

    Nje sqarim per “historianet” alla Muç Nano.
    Gjon Muzaka tregon,se Vojsava Tribalda kishte lidhje fisnore me muzakajt.
    Tribaldet i permend per here te pare Herodoti,gjeografikisht perafersisht ne zonen e Kosoves.
    Nga koha e Herodotit,deri kur kan ardhur serbet ne Ballkan,eshte nje hark kohor pothuaj 1000 vjet!!!
    Skenderbeu eshte pjese e pandashme krenarise dhe ekzistences sone kombetare.
    Çdo sulm kunder tij,eshte sulm ndaj berthames sone kombetare,krenarise sone.
    Prandaj,ata qe kan filluar kete sulm,nuk meritojn vetem perçmimin,por humbjen,ashtu
    si dikur ne Kohen e Gjergjit te madh,qe perkulej e gjith Bota,edhe turqit vete.
    https://www.youtube.com/watch?v=SVJ8M67sfTM

    1. Poli says:

      Lexo edhe komentet ne you tube o zigur ta shikosh sesa e duan skenderbeun ,dhe jane po ata qe rrahin gjoksin nga mengjesi ne darke per shqiptarine dhe kombin dhe nuk pranojne historine e kombit te “tyre “

  5. klaudio says:

    Bravo zoti Duka shqiprtaret po te besonin kaq shume sidomos muslimanet nuk do hanin mish derri ete pinin gjithe diten raki por do te pinin caj si turqit pra nuk jemi musliman jemi shqiptar dhe me ekeqa eshte ca te degjeneruar vaftisin dhe femijet per nje kryq apo per nje pal kepuce nga kumbaret jemi te gjithe shqipetare greket bene arvanitasit heronje kombetare ne ekemi dhe ca kurva duan ta bejne sllave megjithe ate fliste shqip e rastesishme nuk ma mer mendja

  6. loni says:

    O Kajo ;GJuha e Aleksandrit te Madh eshte nje gjuhe e zhdukur qe nuk flitet me, Aleksandri i Maqedonise mesoi gjuhen Greke ne moshen 15 vjecare nga Aristoteli sepse Greqia e lashte ishte i vetmi vend qe mund ti jepte atij kulture dhe dije.

  7. M says:

    Bravo z. Artan Duka ke bere nje( hartim )te mire, lereni te qet heroin kombetar dhe beni ndonje artikull per dicka tjeter

  8. M says:

    Bravo z. Artan Duka ke bere nje( hartim )te mire, lereni te qet heroin kombetar dh e beni nje artikull tjeter se na ubene te gjithe historian.

    dicka tjeter

  9. Lee lee says:

    O sternip i Kainit akoma me gjakun ilire si ka mundesi td jemi kaq loqe.Apo bejme vete.Ca jane italianet qe mos te shkoj tek greku se ju ze lemza.Etrusk apo latine.Latine patjeter …bjeri defit.

  10. shabani says:

    Zoti Duka, grekët p.sh. kanë dokumente të shkruara e gjetje arkeologjike, për ngjarrjet që kanë ndodhur, për njerëzit e shquar, këtu e të paktën 5 mijë vjet më parë… E solla si shëmbull, për të treguar se Historia, bazohet në dokumenta shkencore dhe jo në gojëdhana e mite…! Ndërsa për Jeorjios Kastriotis, që qeverisi trevat (e sotme) shqiptare, për 25 vjet me rradhë, vetëm më pak se 600 vjet më parë, nuk ke asnjë dokument të shkruar nga dora e tij, asnjë gjetje arkeologjike që flet shqip, përveç mite e gojëdhëna… Nga e di ti se çfarë gjuhë fliste Skënderbeu…???!!! E dyta, në ç’gjetje arkeologjike apo dokumenta shkencore historike mbështetesh kur thua se shqiptarët janë pasardhësit e Ilirëve…???!!! Më thuaj vetëm një… Eshtë shumë lehtë të shkruash “hartime të bukura”, duke riprodhuar përrallat e “Glories Albane” që ke mësuar në shkollat e Enverit…!

    1. ben says:

      O Shabe, ja ke fut kot o plako. Ka aq shume dokumente ne arkivat e Vatikanit dhe te Venedikut qe flasin per origjinen dhe dokumente te shkruara nga sekretari personal I Skenderbeut, at Pal Engjelli. Gjuha qe shkruhej ne ate kohe ishte latinishtja. Po keshtu ka dokumente te pafundme te gjetura ne arkivat e Turqise, Frances, Spanjes e Anglise.

  11. Epo kjo pune! says:

    nuk ka pasur greke para mijra vjeteve… tani tezat greke po mbron ti. Ka patur shtete qytete, fise quaje si te duash dhe nuk kane qene quajtur grek. Janulla te paska sqaruar mire. Po mire ne se ja futim kot por te huajt qe te mbrojne tezen ilire e etj etj se nuk jemi historiane. Edhe Gjergji shqip foli dmth ate gjuhen qe e degjojme sot ne viset arbereshe ne Italine e Jugut se si do merrej vesh ne lufte ai me luftetaret e tij ne greqireshten…. ik mos na hapni me barkun me greqirishten. PO ta thote vete greku ne parlament sot qe nuk jemi grek ti akoma me Janullen. Nuk eshte fare cesthje Enveri por shqiptarie ndaj kush eshte shqiptar te verteten duhet ta zbuloje dhe shperndaje dhe jo ta varrose sic ka bere grek e serb bashke ne qindra vite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje