Ilir Levonja
1) Aty nga shtatori i vitit 2013, pozita e sotshme anulloi një ligj për riciklimin e mbetjeve urbane. Atë botë kam shkruar një artikull rreth domosdoshmërisë së riclikimit. Qe një koiçedencë teksa shfletoja një botim të Universitetit Internacional Florida-ës, (FAU), katedra e edukimit, më mbeti në mendje eseja me titull, Mjaft e mbuluam tokën tonë me plehra. (We have to stop covering our land with garbage).
Ajo kureshtia e pedagogjisë, më shtyu të gjurmoja se si intepretohet sot në Amerikë një tekst gazetarie. Apo eseja, zhanri im i preferuar, në auditorët e këtushëm. Por edhe një fakt vizual i ca kodrave që hasja nëpër shtetin e Floridës, thuajse identike, për çdo distrikt (sistemi i administrimit të pushtetit lokal, ku përfshihen deri në pesë qytete). Florida është e gjitha fushë, ndaj më bënin përshtypje këto kodra. Më vonë mësova se janë, artificiale, të krijuara nga mbetjet, apo plehrat siç na pëlqejnë t’i quajmë ne. Por edhe impiante të energjisë së gjelbër. Ku aktualisht zenë rreth 5% të prodhimit të energjisë. Një përqindësh i vogël por që ka rëndësi jetike të barabartë me 95%-shin e mënyrave të tjera të prodhimit të saj.
Një e kam këtu përballë, i kam bërë foto e ja kam çuar edhe qeveriut. Sidomos darkave është një mal i bukur dritash. Eseja në pak fjalë i referohet një konsumi të llahtarshëm të letrës që harxhohet në reklama. Dhe asaj zhvatjes së përditëshme që u bëhet burimeve nëntokësore minerare a naftës etj. Me qartësinë se është diçka që e marrim e që nuk e kthejmë. Dhe tokës do t’i duhen mijra vjet për ta ribërë.
2) Krejt natyrshëm brenda atij paradoksit tone, ndodhi ai ndryshimi i pozitave dhe platformave politike, apo programeve politike. Tashmë Edi Rama nga një kundërshtar i zjarrtë. Nga një anullues publik, firma e pare si kryeministër, është sot promovues i riciklimit. Ose tashmë ribërjes së ligjit të plehrave siç na pëlqen ta quajmë ne. Dhe opozita, ajo së cilës ky ia anulloi ligjin, është kundërshtare.
Një lloj absurdi që më shumë se kujdo duhet t’i dhëmbi votuesve të Ramës. Ashtu sikur edhe suportuesve të opozitës, për këtë lojë pa kokë në lidhje me ricklimin.
Në 4 vjeçarin e pare qeverisës Edi Rama nuk e miratoi dot këtë ligj. Pati një kundërshti nga ambjentalistët dhe opozita e Bashës, por të jeni të sigurtë, që pengesë reale qe LSI-ja, jo këta.
Në 4 vjeçarin e dytë (që duket se do ta mbaroj me qetësi) nuk e ka më këtë pengesë. Ka plot vota. Edhe pse është rekordmen i bojkotit, (shtatëqind e shtatëdhjetë ditë, pa e çuar skuadrën e tij në Kuvend), një opozitë çadrash, krokodilësh, shkurt si me u thënë shqiptarëve se mund të paguhesh pa asnjë problem edhe pse nuk shkon në punë. Pra mori shumicë maksimale. Kësisoj nuk e ka problem ta votoj këtë ligj. Megjithëse vura re se dje pati një tërheqje, me sqarimin se do kaloj në instancën popull. Parimisht nuk ka gjë më të mrekullueshme se sa vota popullore. U takon shqiptarëve të vendosin. Dhe nëse ata janë pro, vulnneti i popullit as që diskutohet. Rrëzon me frymë çdo pretendim partie.
Por se sa do realizohet, kjo mbetet për t’u pare!
3) Ajo që më bëri përshtypje në gjithë këtë katrahurën e plehrave, mbetjeve, kancerin e botës etj. Se çfarë nuk po thuhet aty, aq sa plot njerëz po solidarizohen edhe me këto që i quajmë cover up-e në fejsbuk, stop mbetjeve, solidariteti i disa ish aleatëve të Ramës si Koço, ish koordinatari i qeverisë se pare për Jugun e vendit. Ose iniciatori i legalizimit të bimëve narkotike etj. Nuk e kam me Koçon drejtpërdrejtë, pasi aty 70% janë si ai. Sonte me këtë e nesër me atë… por tek dukuria absurd. Zhurma…
A është dhe kjo një zhurmë e sajuar, e radhës, apo Shqipëria e ka të domosdoshëm riciklimin?
Unë them se më shumë se cilido vend tjetër i rajonit, Shqipëria është e para që ka më se imediate, ricklimin.
Sot webet janë me qindra ku përmes tyre shohim se thuajse në të gjithë Shqipërinë, njerëzit ankohen për fushat e përpunimit të mbetjeve urbane. Mënyrën më arkaike të asgjesimit të tyre.
Nga ana tjetër, qytetet janë në masë një Kazan i madh plehrash. Sidomos periferitë. Të ha të gjallë lëforja e shalqinit, miza, kutërbimi, shishet plastike, kanaçet e të tjera ngordhësira.
Ka plot pamje djegiesh masive që shpërndajnë cigma mikrobesh kancerogjene. Dhe ku gjithkush ngre dorën lart si i pafaj.
Porf natyrisht ligji kërkon edhe një adaptim me vendet e rajonit për tregtimin e mbetjeve si lëndë e pare e ricikliueshme. Veçse një gjë të jeni të qartë, çdo shtet i rajonit ka ligjet e veta. Dhe ajo që dominon të tërësi është ndalimi i daljes së mbetjeve të pa kontrolluara nga territori i tyre. Eshtë njësoj sikur sot Shqipëria nuk lejon me ligj tregtimin e drograve, po prej nesh dalin përditë tonelata me kanabis sativa etj.
Kjo i përket rigorozitetit se sa e zbaton ligjin. Se sa e mbron atë. Ashtu si shumë çështje të tjera, kontrabanda, klandestineti do vazhdojnë. Por kjo nuk ka asgjë të përbashkët me riciklimin si akt i domosdoshëm për pastrimin dhe ruajtjen e vendit tend.
Një grimcë në universin e madh.
Që t’i kthehem filllimit, pra ese-së së plehrave, ne shqiptarët jo vetëm që po i marrim dyfish nëntokës, por edhe dyfish po e mbuojmë vendin.
Jepini rrugë riciklimit Aq sa mund të thuash se për momentin në Shqipëri ka vetëm një stinë, pranvera e plehrave.
Pastroni dhe mbronin token tuaj, se është ashtu si e tha Konica dikur. ”Shqipëria është një vend i bekuar me mijra bukuri, por e shkelur nga një turmë që e urrejnë bukurinë”.
do kontroll te rrepte ajo pune po dakort jam me ty por duke ditur si punojme e korruptohemi ne shqipot, na vjen bota e na sjell plehra lloj lloi e sa ta merret vesh, demi eshte bere. Se ku i dihet, ne do jemi ndoshta ne BE por do jemi si ne nje shtepi, hauri tek cepi oborrit ku mbahen gjithe vjetersirat. Me mire thjesht te bejme riciklim duke i cuar tek plehrat tona tek te huajt jashte qe kane rregulla. sesa te bejme pastertorin hilanjos.
Disa njerez krijojne stuhite e tyre dhe ankohen paciperisht nga shiu i te tjereve. O Leverja, slow down and enjoy Florida’s life within garbage hill’s view. Merr honorarin tek Mero dhe hiq qafe ndonje bill te papaguar. (me siguri te hane shpirtin billet si pedagog qe na qenkerke) Mos bej screen saver e plehrave se gabimisht mund te riciklohesh human waste
Po mor zoteri Ilir Levonja, çdo shqiptar eshte plotesisht i bindur qe riçiklimi i plehrave shqiptare apo te vendit eshte i domosdoshem, por ligji parashikonte IMPORTIN e tyre, keshtu qe kjo pllembe toke qe na ka mbetur do ta shenderohet ne nje vend industrial qe ka si lende te pare PLEHRAT e BOTES. Jo mor zoteri ti nuk je perfaqesues as nuk mbron jeten e vendit tend, bukurite e ajrit dhe te ujit, nuk mbron zhvillimin e turizmit qe eshte prioriteti i zhvillimit te vendit. Shqiperia nuk ka as infrastrukturen minimale te kontrollit per te zhvilluar industrine moderne te riçiklimit. Mos u mundo te krijosh iluzionin qe populli do te votoje PRO plehrave sikurse votoi per PS. Llogaria e yte e votave eshte shume e gabuar dhe madje shume e demshme per vete PS.
O zotëri i nderuar, ne kemi industri riciklimi, por jo për mbetjet tona. Kjo industri punon me lëndë të parë importi dhe ligji që ka mbetur pa miratuar synon shtimin e llojeve dhe sasisë së mbetjeve të importuara që do ushqejnë këtë industri. Sa për mbetjet tona, janë bërë disa prova-parodi, e fundit në Tiranë, para rreth një viti: u shtypën disa fletë-palosje me ngjyra ku tregohej sa mirë është t’i ndajmë mbetjet nëpër kazanë të ndryshëm dhe u bëhej thirrje qytetarëve t’i bashkoheshin “nismës së Bashkisë për një Tiranë të pastër” (fjala “nismë ” duket qesharake, sepse zëvendëson atë që do të duhej të ishte detyrë); këto fletushka u shpërndanë nga disa çupka shumë të sjellshme, veshur me uniforma të posaçme; u ngjyrosën disa kazanë për t’i dalluar dy llojet e ndarjeve… dhe kaq. Pastaj erdhi e njëjta makinë dhe i trazoi në barkun e vet të dy kazanët. Kjo dekurajoi edhe ata qytetarë të cilët kishin filluar t’i ndanin mbetjet e tyre. Pra “nisma” e bashkisë, ishte një shaka, ku u shpenzuan ca “çikërrima” për lyerje kazanësh, fletushka e uniforma. Ndërsa pak ditë më parë, kryetari i bashkisë pa pikë përgjegjësie fajësoi qytetarët se s’qenkan ende gati për këtë hap. Sepse e kanë më të lehtë ta hedhin fajin te qytetari, sesa të shikojnë çfarë duhet të bëjnë më mirë, apo ç’duhet të bëjnë ndryshe, meazallah të pranojnë se diku kanë gabuar! Turp! Po pse atëhere nuk bllokojnë importin e plehrave?
duket qe nuk ja ke haberin.
Makinat nuk i perzjejne pehrat, kalojne disa te tilla dhe ca marrin te riciklueshmet e ca te pariciklueshmet. Biles jane dhe punetoret e bashkise (ata me karroca) qe i shoh shpesh qe bejne punen qe duhet te bejne njerezit, dmth marrin kartonat e plastiken qe njerezit qe nuk u plas fare i kane hedhur ne koshin gri (te pariciklueshem) e i hedhin te koshi i verdhe per riciklim.
Ti qe ben si i rregullt, e ke marre mundimin ti ndash plehrat? I ke thene qofte nje fjale dikujt qe njeh qe ti ndaje edhe ai plehrat? Apo me nje xhiro qe paske pare qe makina i paska bashkuar, u gjete rehat me veten e the, “e mo mire, keta nuk i ndajne, as une nuk po i ndaj”.
Po pse o ca kujtoni, se nga sot me neser do behet gjithe puna vaj?
Sa njerez ka qe nuk e marrin mundimin ti ndajne
sa njerez ka qe thone “e pse ti ndaj une plehrat, qe te marrin lek keto firmat private?
Sa njerez si puna jote ka qe mezi presin qe te shikojne qe nuk behet puna nje here, e i vene kryqin gjithe muhabetit dhe nuk e marrin me mundimin?
Edhe sikur makina ti kete perzjere, ca te kushton ty dhe te tjereve qe te beni punen tuaj si njerez e ti ndani?
Nqse me kete nisme per nje vit eshte arritur qe edhe vetem 5% e plehrave te ndahen, kjo eshte arritje, sepse puna eshte e madhe e do shume kohe qe njerezit ti therrasin mendjes.
Kush kujtoi qe meqe u vune kazanet, sot me neser do ndahen gjithe plehrat?
Boll u sollet si njerez qe vetem grinden per gjithcka, filloni jepni shembullin tuaj, dhe sikur edhe 2 vete te beni te mendohen e te ndajne plehrat, eshte pune e madhe, se civilizimi vjen me shembuj e gradualisht, nuk civilizon vetem ngjyra e kazaneve…
Ah mor zotteriii.Shqiptari eshte mesuar ti shikoj dhe tu marri ere plerave nga mengjesi e der ne darke per te mos thene qe i pelqen era e plerave dhe kur mbyllen dyert e shtepise.
Por po qe per ” riciklim”?! As qe e do,E AS QE E KUPTON.
Eshte mesuar t’ ja djegin plerat ne kazan mu tek rruga ku rri,por kjo si ben pershtypje se:jane tek rruga jo tek shtepia e tij,qe zakonisht ndodhet jo me larg se 20metra.
Nejse,,,le te filloje “RIPERDERIMI” ne te gjitha qytete jo me larg se 3muaj nga tani…dhe te shkruhet me germa te pakten 2metra” RIPERDORIM”.
Se po vendosen ate shenjen e rrethrrotullames vetem,as qe kane per ta kuptuar ndonjeher shqipot.
Tjetra.
Le ta marrim per te sakte ligjin e riciklimit dhe se do kontrollohen sic thote ligji…perse nuk behet riciklim nga bashkite ne te tere rrepubliken?
Perse nuk shikohet se sa eshte aftesia e riciklimit ketu dhe pastaj te vendoset nqs duhet edhe mall shtese?
Perse italia ose vende te tjera kane nevoje te bien ” mall” te riciklushem ne shqiperi kur dihet se keto vende kane kapacitete dhe fabrika riciklimi qindra miljona eurosh?
Perse bashkimi evropian ka dhene dhe jep 100% fonde per te hapur nje fabrike riciklimi ne itale dhe ” keta bosat” paskan vendosur se vlen me shune ti bien nga italia ketu dhe prap brapa ktheu dhe te paguajne tvsh- era 2here, te paguajne transport 2here,te paguajne token,te paguajne ndrtimin etj,apo nuk kane llogaritare dhe mendje?
E do persene?
Sepse ligji evropian thote qe ata qe punojne ne riciklim marrin trefishin per sigurimet shoqerore dhe dalin ne pension jo me shume se te 60 vjec,e kjo eshte nje kosto qe nuk duan ta pranoje,ndaj duan te vine ne shqiperi ku dihet se me 50gabela as nuk e nje
si fjale” sigurimet shoqerore”.
Me pak fjale: Hajde te vemi ne shqiperi se ka skllever!
ah cfar ,
ti dukesh qe je pro plehrave
Uragani Irma i morri çatinë një kushëriri kurse këtij artikushkruesit i paska marrë mendtë. Ka lexuar vetëm titullin e ligjit për riciklimin dhe ka shkruajtur një artikull pa e ditur fare për çfarë bëhet fjalë. Mund të më thuash zotrote sa përqind e plehrave shqiptare riciklohen? Nëse vijnë mbetje nga jashtë kush i kontrollon? Çfarë bëhet me mbetjet e procesit të riciklimit që janë shumëfish më të dëmshme?
Ngaterohet qellimshem riciklimi i mbetjeve ne Shqiperi me importin per riciklim te mbetjeve italiane, austriake etj. Askush ne Shqiperi nuk eshte kunder riciklimit te mbetjeve qe krijohen nga shqiptaret ne vendin e tyre (fshatari dikur riciklonte cdo lloj mbetjeje). Por shumica jane kategorikisht kundra per te imortuar mbetje nga vende te tjera. Do te ishte me e pershtateshme qe vendet qe kane mbetje kolosale (sic kane dhe popullsi kolosale) te thithin dhe mbetjet tona, por e kunderta eshte absurditet!
Prandaj ne se Rama e ka me te vertete qe do te pyese popullin, te beje referendum me pyetjen : “jeni dakort te ricikljome mbetjet e huaja? , ashtu sic ben Zvicra disa here ne vit per ceshtje te ndryshme. Po qe se shqiptaret jane truthare dhe japin pergjigje pozitive, atehere Rama le te vazhdoje.