Një person me mbiemrin Cili, duke debatuar me z. Sali Berisha, meqë ky me të drejtë e ka gjetur antiligjore një reklamë të qendrës për arësim që ky Cili thotë se administron, pas z. Sali Berisha sheh Artan Fugën !
Me thënë të drejtën, unë atë reklamën nuk e kam parë. E kam deklaruar, edhe kur më fton me këto thirrjet halucinante dhe të dëshpëruara nëpër gazeta ky njeriu me mbiemrin Cili, unë injoroj si të mërzitshme, quaj pa vlerë dhe krejt propagandistike çdo gjë që del nga dora e këtij njeriu ! Cdo gjë që bën në hapësirën publike ka të njejtën vulë të mediokritetit dhe banalitetit intelektual në sytë e mi! Më duket e stërvjetër, e kthyer disa herë mbrapsht, e tejkaluar!
E mbi të gjitha e mërzitshme me vdek!
Mbase për të tjerët jo, por për mua e them sinqerisht, këtë ndjenjë kam !
Mbase e kam gabim, por ja kështui mendoj. Dhe ja kam thënë ! Po të mos ishte ky tranzicioni ynë kaotik, i kam thënë dikur shoqërisht, e mbaj mend diku në një lloj qoftoreje japoneze, ne të dy nuk do të duhej të ishim takuar kurrë bashkë!
Atëhere ai e mori si lëvdatë!
Unë nuk lexoj sikurse e kam thënë as gazetën që ai nxjerr dhe ku herë pas here boton tekstet e tija gjoja polemike ose me emër, ose kur ve rrogëtarët e tij të më sulmojnë cdo dy javë mua në punën time !
Unë kam kërkuar me vete të di se ku i gjen financimet kjo gazeta e tij. Do të doja transparencën e financave të kësaj medieje sikurse bëhet në kapitalizëm, por të hidhen përsipër, sepse kapitalizimi shpesh kuptohet si të fshehësh vezët e pulave të tua që të mos bësh xheloz komshiun!
E ka një hall ky njeri !
Ky njeri që sot pas z. Sali Berisha sheh Artan Fugën!
Para disa muajsh, ju kujtohet, pas Lulzim Bashës shihte Artan Fugën!
Tani pas reagimit të kryeministrit Rama ndaj akademisë të shkencave, edhe pas Edi Ramës gazeta pa Artan Fugën!
Edhe pas Enver Hoxhës sheh Artan Fugën!
Edhe pas komunistit Karl Marksi, si mishërim i tij, sheh Artan Fugën!
Cfarë t’i bëj këtij njeriu që kudo i del si fantazmë fytyra ime?
Ky liberali, i ideologjizuar deri në thonjtë e gishtave dhe në rrënjët e flokëve. Ky liberali që për cdo ide të kundërt me të tijën hidhet në etiketime banale, ky liberali që për klientë të arësimit që thotë se menaxhon ka klientët që ja jep shteti me dhunë ndaj tyre!
Ky liberali që median e vet e ka jashtë, krejt jashtë tregut, dhe e quan fondacion.
Ky liberali që reklamon sipërmarrjen e vet arësimore te gazeta e vet që është asociuar me logon e sipëmarrjes që ajo reklamon.
Ky liberali që bën reklamën e qendrës së vet për arësim duke afishuar fytyrat e pedagogëve të punësuar te ai në stacione autobuzesh si askund në kapitalizëm!
Wanted!
Ai dyshoj fort nuk e di se të bësh reklamë kundër konkurrentëve duke i agresuar dhe fyer ata, sikurse bën ai me universitetet publike në kapitalizëm nuk lejohet, dhe po e bëre ha gjoba që të të vijë mendja vërdallë !
T’a tregon mirë kapitalizimi pastaj komunizmin !
Unë në Senatin e Universitetit të Tiranës do të kërkoj që ai të kërkojë drejtësi përpara paturpësive që i hedhin në imazh !
Ky kaptalisti e di komunizëm poqese kapitalizmi i rregullt e konsideron cross-promotionin si batakcillëk moral dhe prandaj nuk lejon që sipërmarrje me konflikt interesi kundër interesit publik të menaxhohet brenda një pronësie.
Këtij i ka ngel vetja si ai njeriu te shinat e trenit duke i parë nga larg në një ditë me shi, ndërkohë që treni ikën larg ! I ka ngelur në shekullin e tetëmbëdhjetë te një liberalizëm rural prandaj edhe është utopik. Prandaj përpëlitet e pretendon se askush nuk e kupton !
Ideologjizuar deri në thonj. Shpesh herë më kujtohet i ndjeri Foto Cami i kthyer mbrapsht, por ky i fundit të paktën kishte shkollë për atë që formulonte në kohën e tij !
Ky vizionari i arësimit të lartë!
Si nuk i gjeta kurrë një tekst universitar të nxjerrë nga dora e tij!
Si nuk i lexova një libër shkruar nga dora e tij !
Si nuk di një referim shkencor në një konferencë të bërë prej tij!
Si nuk di një lëndë që ai të jetë titullar me tekste dhe ta ketë zhvilluar publikisht!
Ky pra që pretendon të dijë se si duhet zhvilluar arësimi kombëtar!
Që kujton se arësimi falas është komunizëm, sepse nuk e di i shjkreti se çfarë është arësimi në Gjermani, në vendet skandinave, sesi paguhet rregjistrim shkolle sa një qira mujore e një studioje modeste në Francë, Itali, Spanjë, e kështu me rradhë.
Unë jam më mirë për arësim falas, sesa për arësim ku dikush mbush xhepat me lekë, shpërblen ish ortakët e ikur me miliona euro, dhe pastaj studentët diplomohen por diplomat e tyre kanë vlerën zero në tregun e punës intelektuale përtej Hanit të Hotit dhe Kakavijës
Por, këto janë gjëra të larta për t’iu kundërvënë atij. Mua sot më gudulis ideja se përse ky njeri pas cdo fytyre që sheh i del fytyra ime.
Perse ngatërron identitetet e njerëzve që urren, përse duket një herë në dy muaj sikur thërret : Artan, ktheje pak kokën nga unë!
Psikanaliza e ka shpjeguar se çfarë simptome është kur ngatërrohen imazhet e të tjerëve me njeri tjetrin. Simptoma psikologjike me pasoja të rënda që një ditë do t’i paraqis në publik!
Pastaj sa për etiketën që i ve vetes si liberal, që nuk është, sikundër provohet nga sa thashë më sipër, ka një të vërtetë. Gjithçka bën është fund e krye e ideologjizuar. Kur shoh emëtimet e lëndëve në qendrën arësimore që thotë se menaxhon e që janë me orientim ideologjik, pyetja ime nuk është si ajo e z. Sali Berisha : a ka moral ky njeri me reklamën që bën?
Unë e kam tejkaluar këtë gjë më parë, e kam zgjidhur atë dilemë me veten tim.
Sa mirë do të ishte poqese unë do të isha komunist dhe ky Cili liberal, por as unë nuk jam komunist dhe as ky nuk është liberal!
Se poqese do të ishim vërtet në kapitalizëm, do ja tregonte “qefin” kapitalizmi Henri Cilit!
Pyetja ime është tjetër : A e di se çfarë shkenca, dhe arësimi universitar ky njeri me mbiemrin Cili ? A di ai se tjetër është ideologjia dhe tjetër shkenca?
Para kësaj dilemës sime “komuniste” pyetja e doktor Berishës nuk është veçse një gudulisje!
Gabime te renda drejtrshkrimore ne kete artikull. Uroje te jete faji i redaktuesit.
Aresim. hahaha.
E ke myt Fuga. Sa kam qesh o sa kam qesh
Ky Çili nje njeri i rendomt qe nuk behet dot intelektual. Shiheni neper studio. Flet me mend e te tjereve, asnjehere me te vetat. Varet ne cilin grazhd kullot per momentin. Eshte i pa fytyre fare.
Arrogant , jo komunikues , sharje “intelektuale” ose “une jam ketu lart ” dhe ” ti aty poshte ” nuk mund te kesh pune me mua. Ky eshte shkrimi i Fuges. Karakteristike e shprehjes se inatit te ketyre eneve, te shahen deri ne fund, me themel , pa hapesira komunikimi ….
Edhe ky Artan Fuga ngeli duke llapur per te tjeret.Shiko vehten o lumadh,pastaj fol per te tjeret.Henri Cili nuk eshte ashtu siç e paraqet ti,por ty t’a do puna qe flet keshtu,si e jema e Zeqos.
Ndersa ti “filozof” cfaq dukshem simptoma delirumi madheshtie duke u munduar me imazhin dhe flozofine tende te qendrosh mbi palet, madje edhe mbi Marksin (cfare ironie!?).
Por ata me te cilet ti mund te ngaterrohesh jane kusheriri yt Enver Hoxa, dhe yt ate, Myqerremi.
Bej punen tende o Artan.Nuk do te merret njeri me ty por Ty te pelqen te japesh mend per gjithshka.Je bere i padurueshem e i palexueshen.Ke mbire me shkrimet e tua per cdo problem.
Profesor skane rendesi ortografiket qe jane se duhet arsimi ne fakt po qe gje pa qeder ne kete mishmash. Idete me pelqejne shume. Ishallah te ngacmojne dhe me se njeriun e zgjuar kur e ngacmon nxjerr perla ?
Z. Akademik, ju e dini më mirë se unë që në Francë mbrohet frëngjishtja dhe se atë gjuhë e mëson më mirë me shkrimet e atyre me arsim të lartë – qofshin gjuhëtarë apo veterinerë, lëre pastaj akademikë! Ju nuk zbatoni drejtshkrimin e shqipes që është – ku e ku – më e thjeshtë se frëngjishtja. Po ashtu dhe në komunikimin me kundërshtarët tuaj përdorni një gjuhë aspak etike. Dhe jeni, pale, akademik dhe me një doktoratë në shkencat e komunikimit!
dsada, me apo pa qeder, kupton apo jo, ne kete mishmash, ishallah mer vesh ti se fodullin kur e ngacmojne ne fakt vetem pordha do te nxjerr dhe fakiret taksirat ti degjojne dhe ti marin ere.
M ,yqerem Fuga ka qene per mua personalitet , njeri me merita , qe nuk mund t’ja mohoje askush; as keta qe po pergatiten tu mohojne veprimtarine e tyre gjate luftes e ne rindertimin e vendit , Por me sa kam lexuar , e degjuar per ju deri me sot nuk i afroheni Myqeremit .Ai ishte serioz , por edhe shpotites , kur e donte puna , por gjithmone i zgjuar dhe i vendosur , ndersa ju e keni tepruar me nderhyrjet vend e pa vend dhe i kudondodhur .
Henri i cili eshte nje rrumpall , eshte i tredhur, qe nje burre te merret me dicka duhet te ket minimumi x karakter, me zero karakter quhesh lango.
Persa i perket Artan Fuga nuk kam ndonje vleresim as pozitiv as negativ, por ska lidhje fare me Cilin !? !, pra Fuga pamvaresisht kesaj konsiderate times, nuk duhet ta ul aq poshte veten
Dodona mbi Tomor,
ti e ke me te degjuar dhe lexuar, ndersa une me te jetuar.
Myqrrem Fuga eshte nga Berati. Ne periudhen e luftes Nacional Clirimtare nuk ka zbrazur asnje fishek, dhe nuk ka mare pjese ne asnje aksion te grupit ilegal te qytetit, por gjithe kete periudhe deri ne Dhjetor 1944 ka ndejtur ne shtepi duke u mare me skuthlleqet e te ashtuquajtur komuniste te kohes.
Me pas u martuar me kusheriren e pare te Enver Hoxhes. Fill mbas kesaj krushqie iu cfaqen cilesite qe ti ke degjuar dhe lexuar, seriziteti, zgjuarsia, vendosmeria, shpotitesia e tj. Gjate karieres politike qe pasoi me qenien si Sekretar i Partise per qytetin e Tiranes nuk kane munguar veprimet e tij deri ne persekutime, dhe mbyllet me sekretaren e tij dashnore, apo mantenute, quhaje si te duash.
Dodona, zbirit nga Tomori dhe bej plazh ne Osum, tek kemza e ures Gorrices qe te kthjellohesh.
Do me per Lelemin…….he do me? (keshtu e therrisnin bashkemoshataret e tij).