Për kullat në Malësi që nuk kanë gojë me fol

18 Shtator 2017, 10:25Blog TEMA

Nga Alma Nikolli

Udhën për në fshatin tem asht zor me e gjet. Anës saj, përbri me pishat, vene-vene ka pas përherë ferra, që tesh mbijnë pa frikë edhe në udhë, me shpresën se dikush kalon noj herë qoftë edhe me i kput, veç me i pa. E ka mall ferra me pa njeri.

Si shumë fshate në veri edhe atë e la gjithkush, për nji jetë ma të mirë, me shkollu të vegjlit e me pas afër një farmaci për me ble paracetamola kur të dhemb kryt prej zhurmës së fmive pa park ku me lujt, prej diellit që s’ta xen kurrë oborrin se ta ze shpia e komshiut, a prej asaj jetës më të mirë që ndoshta nuk e gjeti kurrë në Tiranë.

Udhët nuk janë qorre, jo, bajnë si bajnë po të çojnë të shpijat e kullat që krenueshëm qëndrojnë hala në kam atje në majat ma të larta. Iu asht ba zemra gur si muret, oxhaku mrena tyne nuk nizet ma për me i xe pak. S’ka kam robi, lot fmije a urtësi e të nem’me plaku.

Ver për verë malet rreth tyne digjen, kullat vrejnë, lshojnë djersë e lot dhe si dordolecë mes arash, nuk kanë gojë me fol. Presin shiun e bekum që nuk bjen ma se s’ka ça ban bereqet po edhe se asht hallakat prej “ngrohjes globale”. Masi nuk ka ma kam njeri, veç noj punëtori hashashi që preferon me u strehu në stane, edhe në televizor djegiet dalin pa pamje, veç me titra. Nuk asht ma lajm me u djeg pylli plot pisha atje në male të largëta, a thu se oksigjeni asht i ndam me dhoma.

Në ato shpi të ulëta e kulla krenare dikur pati jetë e vdekje. Lenë fmi e u banë burra, por dhe dekën shumë të tjerë veç se nuk patën një aspirinë. 500 metra larg atyne kullave, me thesin e miellit në shpinë vdiqën fmijë nanash, të cilët s’mujtën me i rezistu ma ecjes disa orëshe të kthimit prej Gjakove me borën deri në gju.

Në ato kulla u përkundën djepa, u falën gjaqe e u shtrun nji mijë herë sofra veç me bukë, kripë e zemër të bardhë.

Në ato kulla gjyshet tona pritën e përcollën partizanë që dojshin me dit veç ku asht rafti i bukës.

Krejt ça jemi sot, është vazhdimi i të djeshmes sonë të gurtë, të lavdishme, të dhimbshme, por të jetume.

Të parët që i lamë ato kulla jemi ne që i patëm, tesh ndaç njeriu, ndaç koha ka me i shem, bashkë me historitë e patregume që dhimbshëm i plasarisin ma me ngut ata gurë./27.al

10 komente në “Për kullat në Malësi që nuk kanë gojë me fol”

  1. Juglindori nga Korça says:

    M’u desh gjysem ore , te lexonja keto rreshta , te shkruara ne dialekt . Sipas shqipes zyrtare , ne çdo rresht , ka me teper se 6-7 gabime drejtshkrimore . Po te vazhdojme keshtu , do te na dalin edhe devollinjte , tropojanet , konispolasit , lunxheriotet , librazhdiotet si dhe viçidollasit , te shkruajne ne dialektet e tyre ; nderkaq , do te na duhej te punesonim perkthyes nga çdo krahine e qytet i Shqiperise , qe te na perkthenin ne gjuhen zyrtare shkrimet e njerzve nga çdo lokalitet i vendit . Çdo popull ne bote , ka me dhjetra dialekte ne te folur , por kur shkruan , gjithmone shkruan ne gjuhen zyrtare , ate qe ka mesuar , qe nga abetaria e klases se pare , e deri ne universitet e bachelor .

    1. alt says:

      juglindori shum mire beri vajza qe shkruan ne gegenishte,, problemi eshte I yti se nuk kupton ti ska faj njeri .. pra kjo kupton qe nuk ke lexuar asnje liber ne gegenishte , at Gjergj fishten .gjuha gegenishte eshte shum here me e pasur me fjalor dhe me shpehje se toskerishtja,, apo vari teneqen hame ndonje kerrnace per sonte……………….

  2. Fushori says:

    A mer Migjen car na ke ba me ato shkrimet e tua. Akoma aktual je, nuk po e marrim vesh a asht 1938, 1988 apo 2018; akoma na e con mishin kokerr se na paraqet realitetin e malsorit.
    Komunistat mund te lexojne edhe Qemal Stafen med shegertin, se edhe ai aktual eshte.
    Me pelqeu shkrimi Alma, me dergove edhe mua ne malci per disa minuta, dhe ishte njekohesisht bukur dhe mjerisht tronditese.

  3. ILIRET says:

    C’a ben ti moj cuce, c’a llafos, e? Qenke lanete moj. Nuk te kulladrepsa hic. C’a thua moj derezez? Oi, oi, nuk ma kap kaplloqja fare.

  4. Angjelini says:

    Shkruaj gjuhen standarte moj idiote. Nga shkodra jam por na shpifet. Tere jeten kemi shkruar dhe lexuar gjuhen standarte dhe tani na dalin disa gjoja gazetare-analist me nje standart tjeter. As nuk e more mundimin te lexoja artikullin edhepse shkrimi mund te jete interresant.

  5. nje shqiptar i vertete says:

    Si the moj goce , “ato kulla kan prite edhe partizanet , qe donin me dite vetem ku ishte dollapi i bukes” ??!!
    Po si nuk te vjen turp ? Do te thush , qe partizanet kishin dale malit , jo per te luftuar , por per te ngrene “kollomoqen” e dollapit te kullave tuaja ? Ndersa ballistet (sinonim popullor i hajduteve te qymezeve te pulave) , me siguri qe nuk pyesnin fare per dollapin e bukes , por vetem pyesnin ku ishte fshehur “armiku nazist” , se prandaj kishin dale , “per te çliruar vendin” . Keshtu te paska frymezuar gjyshi yt , qe , me siguri , ka luftuar perkrah gjermaneve , ne rradhet e batalionit nazist “Skanderbek” , mbushur me tradhetare kosovare e maloke te kullave tuaja .

  6. lapi says:

    Shume shkrim i bukur, hgati emocionues.
    Me kujton recitalin e malesorit te Migjenit.
    Per parafolesin nga korca (une jam nga Poradeci i Lasgushit) doja te them qe dialektet jane vlera dhe jo ndarje.
    Tung

  7. Defrimi says:

    BRAVO ALMA PER MENYREN SE SI MA PERSHKRUAJTE JETEN TE VESHTIREN DHE TE BUKUREN E ATYRE ANEVE MA BERE TE JETOJME EDHE DISA MOMENNTE BASHKE ME TY. RUAJE DHE
    DHE PERDORE DIALEKTIN TEND BRAVO.

  8. Juglindori nga Korça says:

    LAPI , dialektet jane pasuri , por ne te folur , e jo ne te shkruar . Nuk ka vend ne bote pa dialekte te ndryshme , por ama kur shkruhet , gjuha duhet te jete e njesuar dhe zyrtare , e pranuar nga te gjitha krahinat e çdo vendi . Italishtja , anglishtja , frengjishtja , gjermanishtja , rusishtja (sa per te permendur gjuhet kryesore te planetit ) , shkruhen sejcila zyrtarisht e me standarte te qarta e te sakta , ndonse , sejcili nga popujt e mesiperm , flet deri edhe ne dhjete dialekte . Italianet kane shume dialekte , madje napolitanet , flasin pothua ndryshe nga pjesa tjeter e vendit (behet fjale per disa milion njerzish) , por ama , tekstet shkollore , shkresat zyrtare , shkollat e çdo cikli , te Napolit dhe jugperendimit te Italise , jane ne gjuhen standarte , italishtja qe flitet ne televizor e masmedia . Askush nuk detyron askend , qe te zhduke , apo te mos flase dialektin e krahines se vet , por kur shkruan nje tekst , qe perveç shkodraneve (ne rastin tone) , do te lexohet nga çdo shqiptar , shkruhet gjithmone gjuha standarte , zyrtare . Si te duket ty shtremberimi i shemtuar , kur vajza shkruan me siper “vene-vene” , qe do te thote vende-vende , ose fjale te tjera “kryt” , “fmive” , “mrena” qe do te thote koka , femijeve , brenda . Kjo do te thote , t’a masakrosh me dialekte krahinore , gjuhen standarte shqipe . Keshtu jane rregullat , more kusheri i Pogradecit . Une nuk kritikova permbajtjen e hartimit te mesiperm , qe , edhe mua me pelqeu , por , i shkruar ne gjuhen zyrtare shqipe , me siguri do te me pelqente aloma me shume .

  9. arber says:

    Une e lexova 3 here dhe vetem heren e 3 u mesova me gjuhen.Nuk eshte dialekt i paster. Nuk mund t’a krahasosh me ate dialekt, qe ka shkruar Fishta. Shoh qe autorja ka perdorur me shume fjalet qe perdor dhe jugu, por me mbaresa te ndrysheme. Psh. bekuem – bekuar. Sa per faktin se njeri dialekt eshte superior ndaj tjetrit, mos kepusni peralla kot me kot. Mbi te gjitha eshte Shqip. Nje verejtje te vogel per autoren. Te lutem , mundohu te respektosh ku duhet, piken, presjen sepse problemi nis pikerisht aty. Po qe se do te shkruaje ne gjuhen letrare, do ishte shume, shume me mire. Po filluam te shkruajme secilin sipas menyres qe flasim ne shtepite tona, ku do harrijme ? Po ju jap nje shembull shume interesant , qe s’ka te beje me temen,por per te kuptuar rendesine e shkrimit ne menyre unike (te unifikuar). Kina me nje popullsi mbi 1 miliard ka vite qe ka gjetur nje menyre origjinale komunikimi.Kur 2 njerez vijne nga zona te ndryshme,flasin dialekte te ndryshme, qe jo rralle i krijon probleme komuinikimi deri ne mos kuptim te njeri-tjetrit,menyra e detyrueshme per t’u marre vesh , eshte te shkruajne ate qe duan te thone dhe keshtu merren vesh. Shkrimi eshte i unifikuar per te gjithe ne Kine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje