PD në rrethe nuk ekziston zoti Basha

22 Shtator 2017, 19:21Blog TEMA

Nga Artur Ajazi

Ajo që ka ndodhur dhe po ndodh pothuajse çdo ditë në oborrin dhe zyrat e PD në Tiranë (pasi në rrethe kjo parti pothuajse nuk ekziston) po tregon se stradegjia e mirëmenduar e Lulzim Bashës për ta denigruar, shkatërruar, por edhe për ta delegjitimuar këtë forcë politike, po bëhet realitet. Tashmë për cilindo anëtar të Partisë Demokatike, një gjë është e sigurtë, kjo parti po shkon drejt vetë shkatërrimit, dhe tashmë në skenar nuk ishte vetëm humbja e zgjedhjeve, por shumë më tepër se kaq, është mbijetesa e kësaj force politike. Aktualisht PD ekziston sot vetëm në oborrin dhe selinë e saj në Tiranë, sepse në rrethe ajo pothuajse nuk ekziston fare. Nuk funksionojnë strukturat e degëve, seksionet, grupseksionet, kryesitë, kryetari.

Në pamje të parë përgjegjësi i vetëm i kësaj tragjedie është kryetari (vetëshpallur) Lulzim Basha, pasi ai dhe vetëm ai, bëri gjithçka për të arritur deri këtu, në degradimin e Partisë Demokratike, që ajo të mos jetë kurrë më as opozitare dhe as pretendente e ardhshme për të qeverisur vendin. Basha drejtoi për 4 vite me radhë një opozitë anemike, të përgjumuar, në unison me atë që ai nga çadra e quajti “Republika e Vjetër”, duke mos ditur të ndahet nga zakoni i vjetër i një qeverisje të dështuar dhe me plot mëkate. Ai e mori “dhuratë” postin, dhe nuk e mësoi kurrë se, nuk mund të bëhej “luan” duke flakur, sulmuar, dhe kafshuar ata që e mbajtën në krahë kaq vjet. Luli e filloi protestën dhe kërkoi “zgjedhje të lira dhe të ndershme”, kur ato fjalë dhe parime ai nuk i njeh dhe nuk i zbaton kurrë brënda oborrit të SHQUPI-t. Luli e kishte vendosur qysh më parë se çfarë do të bënte me çadrën e “lirisë”, duke shpikur “Republikës së Re”.

Duke u sjellë tinëzisht edhe si “mbrojtës i gardës së vjetër në PD”, Luli realizoi marrëveshjen me Ramën, duke tradhëtuar të gjithë ata që besonin tek zgjedhjet e ndershme, pasi nuk mori siguri që vota nuk do të vidhet nga “paratë e korrupsionit”. Synimi i Lulit ishte dhe mbetet akoma spastrimi i PD nga kundërshtarët, dhe kjo u vërtetua edhe nga qëndrimi i tij i prerë, për të mos lejuar fraksione brënda partisë. Synimi i tij, ishte dhe mbetet denigrimi i PD, dhe kjo duket nga mungesa e qëndrimeve parimore, shkelja e statutit, gënjeshtrat dhe mashtrimet që bëri ai me listat, humbjen katastrofike, garën e “ndershme” për kryetar, etj. “Kokoshi është katandisur një thelë”. Dhe kjo vlen për Partinë Demokratike sot. Veç kryesisë qëndrore, veç ndonjë strukture që akoma mbahet në këmbë me pahir, sot PD në rrethe gjendet në ditët e saj më të vështira. Pothuajse të gjitha degët e saj në Durrës, Elbasan, Korçë, Gjirokaster, Vlorë, Shkodër, Fier, Dibër, Pogradec, (pa përmendur qytetet e vogla) janë shkrirë, janë shpërbërë, dhe prej vitesh nuk mblidhen as kryesitë, dhe as strukturat e tjera lokale të kësaj force politike.

Edhe shpresa e fundit që kishin tek Basha anëtarët dhe militantët e PD në rrethe, për çadrën, për zgjedhjet e 25 qershorit, u shua pas tradhëtisë së 17 majit , humbjes së thellë në shkallë vendi, dhe procesit farsë të 22 korrikut. “Armiqtë” brenda PD, nga qendra deri në rrethe, po kërkojnë largimin e Lulit. Për hir të së vërtetës duhet thënë se, shumica e degëve të PD në rrethe mbeten akoma edhe sot e kësaj dite “Berishiste” , dhe kjo për faktin sepse tek Luli ata nuk kanë parë dhe dëgjuar akoma liderin, udhëheqësin, kryetarin. Me lojën e tij amatoreske, Basha po rrezikon të ndajë partinë në dysh (duke nisur nga qendra deri në bazë) duke e bërë të pashmangshme në fakt disfatën e tij. Lulit përballë kësaj situate, ku PD po shkërrmoqet në mënyrë të frikshme, i mbetet të zgjedhë ose largimin nga posti i pamerituar nga presioni i shumicës brënda partisë (kjo është rruga më dinjitoze) ose të mbetet deri në fund kryetari pa ushtarë, për tu bindur në zgjedhjen e tij më të gabuar politike.

3 komente në “PD në rrethe nuk ekziston zoti Basha”

  1. Adri says:

    Shume e vertete.,demokratet ne rrethe jane te corientuar,asnje perkrahje,te gjithe thone lsi tani,se ska pd

  2. Lili says:

    Luli kerkon sipas marreveshjes me Ramen qe vendi mos te kete opozite. Luli shiti partine se Rama i garantoj imunitet ne qofte se pranon lojen…
    Edhe loja e tallja me shqiptaret vazhdon .Mjafton qe keta te jene te paprekshme ne ´biznesset ´e tyre.
    Shqiptaret e dine fort mire se kur me Luli nuk do fitoje…

  3. Taku says:

    PD_ja në përgjithësi dhe veçanërisht degët e sajë në rrethe janë kthyer në një “BANDË” ku drejtuesit e sajë i bien fort instrumentit edhe pse me tinguj të çjerrë…veç të dëgjohen nga instrumentistët e “vegjël”, provincialë..ku seicili i bie për qef të vet….mbushur me militantë arrogantë herë herë të pashkolluar ose me diploma të blera….të gatshëm për çdo aleancë të “kalbur” apo të dyshimtë…mjafton të kenë sadopak “pushtet” dhe bëjnë si dinë vetë…regres, anarshi, deformime ligjore..banalitete e marifete të trashëguara nga gjeneza e tyre…shëmbulli i freskët. Kavaja me ASI_n vet ..SparTaku_n..e shkolluar veç për të fituar…kudo e kurdo që i jepet rasti…në doganë u “stazhjonua”…në Bashki u burrërua..harroi çkish thënë e në bashki bëri gjëmë..Jepi ASI koha spret janë më pak se dy vjet të shkatërrosh një qytet se Kavaja për ty është çiflik…shfrytëzoje dhe ik..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje