Albini kërkon të votohen ata që ishin kundër pavarësisë së Kosovës

23 Shtator 2017, 21:24Blog TEMA

Nga Arbana Xharra

A e dini për kë po bënë thirrje Albin Kurti, që të votojnë shqiptarët në Gjermani? Kush ka harruar, le ta dëgjojë edhe disa herë deputeten e majtë, Sevim Dagdelen, që saherë del në foltore mallkon ekzistencën e shtetit të Kosovës. Shumica absolute e bazave të së majtës gjermane ishte kundër ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë.

Ata edhe sot saherë pyeten, thonë se çlirimi i Kosovës ishte gabimi më grotesk, fatal i perëndimit, ngase, sipas tyre, ndihmojë në “krijimin e një shteti artificial, kriminel” dhe të panevojshëm. Sot ç’është më absurdi: po nga ky fraksion i politikës gjermane vijnë akuzat për një asistencë të perëndimit në ndërtimin e një shteti “islamik” që rrezikuaka BE-në. Edhe më absurd del kur partia që promovon salafistët antihebraik në Kosovë, si Vetëvendosje me Korenicën dhe tjerët, kërkon që shqiptarët ta votojnë pikërisht atë që nuk i do si shtete të pavarura.

Prandaj, përveç përzierjes së pakulturë, bumerange në zgjedhjet gjermane, partia Vetëvendosje vepron në atë mënyrë sikur kërkon gjithandej pikërisht ata partnerë që nuk e duan këtë Kosovë kështu siç është. Përndryshe si shpjegohet ndryshe thirrja e Albin Kurtëve? Programet e njëjta? Asnjëherë. Programet partiake ndërtohen në sajë të problemeve që kanë vendet përkatëse. Gjermania nuk i ka problemet e njëjta me Kosovën.

Përkrahja është ideologjike. E ideologjia e të majtave gjermanë është kundër ekzistencës së Kosovës. Mjafton t’i intervistosh dhe të tregojnë vetë. Parimisht politika kosovare nuk duhet të mbjell kulturën e përzierjes në votimet e vendeve tjera. Kjo jo vetëm për shkak të respektit të demokracive tjera dhe të drejtës absolute të popujve të tyre për të zgjedhur e votuar pa ndikime të jashtme, por edhe për arsye se Kosova është duke luftuar që nga dita e parë e saj e pavarësisë kundër një sovraniteti të kushtëzuar, deleguar, siç është aktualisht, deshëm ta pranojmë ose jo. Përzierjet e shteteve tjera po sjellin tash e sa vite shumë probleme nën qiellin tonë.

Turqia bën destruksion të madh ndaj harmonisë sonë fetare dhe stabilitetit shoqëror, ngase nxit ndërmjet grupeve urrejtje. Rusia në veri mezi pret të eskalojë situatën që të spostojë vëmendjen nga Ukraina ose qoftë edhe për të ndihmuar serbët që ta minojnë Kosovën gjithandej ku munden. Republika e Kosovës nuk mund të vendosë vetë se kur dëshiron ushtri, se do të shkojë në BE me apo Kullën e Çakorrit, ngase në Prishtinë përplasen fuqi të ndryshme perëndimore e lindore dhe vendi ynë duhet të paguajë haraçin për shkak të ndikimit dhe përzierjes së tyre.

Prandaj është paradoksi më brutal në politikë dhe logjikë nga njëra anë të kërkosh vetëvendosje, sovranitet sa më të theksuar dhe nga ana tjetër të bësh si ata që akuzon se nuk të lejojnë të vendosësh vetë sa duhet. Do ta kuptonin si hakmarrje të Vetëvendosjes pikërisht ndaj kësaj gjendjeje, po të mos e njihnin organizatën si fabrikë të kontradiktave, sidomos të atyre që janë kundër interesave dhe jetës së shtetit dhe Republikës së Kosovës. Ndryshe nga ky kënd nuk mund të interpretohet as tentimi për përzierje në zgjedhjet gjermane të partisë së Albin Kurtit.

Secili me mundësitë e veta: Erdogani u bën thirrje atyre jeniçerëve të vet që hanë bukën gjermane e ëndërrojnë islamizimin e perëndimit;

Putini ka tubuar gjithë hakerët rreth e përqark karpateve për të ndikuar në mënyrë elektronike gjithandej ku duan miqtë e vet në pushtet;

Albini e dinë se me ata qindra militantët e tij bahnhofeve të Gjermanisë nuk do të ndikojë gjë, por qoftë edhe simbolikisht u bën thirrje emigrantëve me origjinë shqiptare t’i votojnë të majtët si SPD, Die Linke apo të gjelbërit.

8 komente në “Albini kërkon të votohen ata që ishin kundër pavarësisë së Kosovës”

  1. ILIRET says:

    Paske pjerdh krejt Arbana Xhara dhe po t’vjen era. Kosoven e cliroi e majta europiane dhe amerikane. Ban mire mos me fol marrina. Kish me kene per te djathten europiane, sot Kosova do te kishte president Milosheviqin dhe kryeqytet Beogjradin.

  2. ''....askush nuk urrehet me shume,se ai qe thote perhere te verteten[Plato]. says:

    vec nje [email protected] me syze nuk e kupton se Kosovistani de facto eshte nje shtet kriminelesh islamik…………….

  3. Adi says:

    Epo Albini vetëm emrin ka si shqiptar, në fakt është arab shqipfolës dhe të tillë arabë shqipfolës është gjysma e Kosovës dhe çereku i Shqipërisë.

  4. Deti Jon says:

    Bil Clinton – USA – socialdemokrat
    Tony Bler – Britania – socialdemokrat
    Gerhard Schroder – Gjermania – socialdemokrat

  5. lili says:

    Arbana,lexo pak ma shume per historine tende, se shume gjera nuk po i dike,mbasi ti po qenke e bindur se Sevimja perfason gjithe te majten germane….sevimperfason njereze si ti se turperohen per rrenjt e tyre edhe per inferioritin e vete intelektual i fajesojn gjithe myslimanet…

  6. korabi says:

    Kunder nderhyrjes se NATOs ne Kosove ishte fraksioni i majte i Gregor Gyssit ,i cili personalisht doli ne rruge bashke me protestuesit serbe me fotografite e milosevicit.Partia SPD ishte kundra politikes serbe …….Sa per Albin Kurtin i ka mbledhe rreth vetes shume njerez te dyshimte dhe qe kan qene ne anen e serbit.Visar Ymeri ne nje emision serbe per luften ne ish Jugoslavi te BN prog sat (te trans. para 3-4vitesh)ishte kundra nderhyrjes se NATOs dhe ne anen e pushtetit serbe…..

  7. Katonak says:

    Sa për muslimanët e kosovës, arbana i ka rënë gjithmonë në kokë, nuk ka gabuar as edhe nje presje

  8. Lee lee says:

    Albini eshte Gerry Adams i kosoves.Eshte aset per politiken kosovare .Femer injorante qe me ben gazetaren.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje