Në Shqipëri disa e shpërendajnë injorancën disa e pësojnë, mbas viteve 90, raportet janë përmbysur në favor të kategorisë së parës. Tashmë në Shqipëri gjyshërit janë më të lexuar, më të mëncur dhe më të heshtur se nipërit, ky është fakt.
Asgjë nuk është më e tmerrshme se injoranca aktive shprehej Gëte, dhe kjo është mëse e vërtetë, injoranca aktive nuk luftohet më sulm ballor, ajo nuk e përballon dot diskutimin, agresiviteti i saj në kësi rastesh është kriminal, një injorancë e sulmuar ballazi është një betejë e humbur domosdoshmërisht për dijen, injoranca luftohet vetëm me shpërndarjen e strukturuar të dijes, dhe sidomos në mënyrë sistematike.
Arsimi shqiptar shpërndan injorancë, kurrikulat e arsimit që nga fillorja deri në majë të sistemit arsimor, janë paçavure të kopjuara dhe përkthyera keq, të pastudiuara, të pa lidhura dhe strukturuara llogjikshëm, nga viti në vit, nga brezi në brez, ndërkohë që në të gjithë vëndet e përaruara të vetëdijshme se nga dija vjen mbijetesa cilësore e kombit, ka një armatë të tërë, burrash dhe grash të mënçura që ulin të ndënjurat me vite të tëra për të përgatitur cdo libër shkollor, cdo lëndë, leksion dhe dije si një hap kombëtar drejt mbijetesës së vlerave. Dhe këto libra janë sintezë e dijes historike kombëtare për së pari por dhe ndërkombëtare domosdoshmërisht, ato nuk janë hall, siç janë librat dhe kurrikulat e tanishme, që ska bir nëne që i kupton, ato janë akte të mirëfillta shkencore, psikologjike, janë djepi i dijes së një kombi por dhe varri i injorancës së tij.
Shqiptarët nuk lexojnë më, ndaj nuk kuptojnë më, ata tashmë janë qënie sipërfaqsore, që hanë, pinë, rrinë dhe vegjetojnë, që e hapin ditën me lajme të gatshme, analistë dhe analiza të blera, martesa injorantësh bujashumë, telenovela anadollake dijevrasëse, foto blogjesh koketash truthara, vipa dhe vipesha të politikës shqiptare që përpiqen që me arrogancën e zërit, makinat, rraqet firmato dhe ndërhyrjet plastike të zhdukin kujtesën kolektive të gjynaheve të tyre ndaj shqiptarve. Tashmë injorantët me lekë, që janë dhe rraca më e rrezikshme e injorantëve, po tërheqin mbarë një popull prej hunde drejt humnerës së shfarosjes intelektuale. Rraca e tyre ka kapur majat, në institucionet e arsimit, shkencës, biznesit, medias, artit, politikës, ata mbajnë njëri tjetrin, dhe su bëhet vonë për kombin, pazari i tyre është sa injoranca e tyre, e pakufi.
Burra gra, vipa dhe vipesha shqiptare, mjafton ti shohësh si rrinë të postuar nëpër karrige zyrtare, si majmuna të shtriqur nëpër pemë, si plasin çantat firmato jo nën por mbi tavolinat e shtetit si karshillëk dhe paradë kotësish ndaj njëra tjetrës, dhe do kuptosh se ata, ato, nuk kanë, nuk dinë, nuk pyesin për asnjë rregull sjellje në publik dhe shoqëri, dhe kjo ndodh se janë aty pikërisht se janë të tillë, të tilla. Eshtë epoka e tyre, epoka e frikshme e injorancës, e qënieve që nuk lexojnë, nuk mendojnë, nuk kuptojnë, ndaj janë “guximtarë”.
Në televizione përvec telenovelave turke, spanjolle dhe debateve mbllaçitëse televizive (përherë korrekte në raport me mafien e kudogjëndur) rrallë mund të transmetohen emisione, historike, kulturore, informuese, edukuese, letrare, gjeografike etj etj me vlerë kombëtare. Vulgariteti, banaliteti dhe asgjëja tashmë kanë shtëpinë në Shqipëri. Dhe shteti zhurmëmadh shqiptar ska asnjë plan ose projekt për këtë gjëmë kombëtare, gjëmë që në vetvete është dhe koka e qelbit për gjithëcka që ndodh, pasi injoranca dhe pse është shterpë në vlera është shumë pjellore në sasi.
Një njeri i shtrenjtë për mua, me profesion Arkitekt, i thirrur një herë nga një vip shqiptar i epokës sonë, për mobilimin e shtëpisë, kur i shpjegoi vipit që faqja e murit në krah të dritares që binte mbi kopshtin me pishinë ishte idealja për të vendosur biblotekën, hasi në kundërshtimin e prerë të vipit… çfarë Bibloteke thua…, sdua fare biblotekë, aty dua të vendos një TV plazme të madh.. i tha… vipi shqiptar i epokës tonë…. idhulli i shqiptarit mjeranë të kohës që do të vijë.
E vertet e dhimbshme shume !
Bravo te lumte Zonje. Esht realiteti shqiptar sic e pershkruani ju.
Mirë e ke ti po kush të lexon.Respekt !
Sakte…….injoranca eshte vdekja e kombit….Shqiperia mbijetoi sepse ata qindra mijra qe emigruan ne vitet 90…..kishin kulture te pergjitheshme ,kulture profesionale,dhe ata me aresim met te paket kulture dhe disipline pune….Pikerisht ata bene te mundur evitimin e vdekjes totale…..derguan miliarda qe bene te mundur ringritjen ekonomike mbi germadhat e berishizmit.
Nëse peticioni i mesuesve te nje Shkolle 9 vjeçare drejtuar Ministrise se
arsimit,kundra emerimit si Drejtor te nje personi (qe shumica e mesuesve e kan
pasur nxenes,dhe te gjith e dijnë se e ka blere Gjimnazin dhe Shkollen e larte,
por edhe 8 vjeçaren nuk e ka marre me aftesite e veta) te pafte,qe si”merite”
te vetme ka militantizmin partiak,hidhet poshte:-si i bëhet,kush e ka fajin?
Ne fillim te viteve 90-te,François Mitterrand propozoi largimin e 50 mije mesuesve,
sepse nuk i pergjigjeshin kohes,ne Shqiperi politikanet me ndergjegje shkatrrojn
arsimin per hir te interesave partiake!
Vetem Malit te zi(5 here me i vogel se ne)ja kalojm per eksporte!Perse skemi
prodhim per tregun e jashtem,se skemi para?Jo,Shqiperia nuk ka pasur kurre
ne historine e saj kaq shume para si sot,por nuk kemi njerez te afte qe ti
investojn.Me shume intelektuale te afte kishte Shqiperia nje milionshe para
luftes,se sa sot!Injorantet,”falë” masakrimit qe iu bë arsimit nga politika shqiptare,
kan pushtuar gjithshka,sa nuk ka më vend per te aftet,per ata qe jan pa parti.
Dhe keta politikane do te bejne Vetingun,keta qe justifikuan dhe mbrojten deri
ne fund banditet militante!
HAJRO LIMAJ
SHIKO SE CFARE KA THENE HYGOI :
“Luftën e bëjnë heronjtë,
qeverisin maskarenjtë
dhe përfitojnë horrat.”
Victor Hugo
Po, po, e Vertet. Injoranca, dembellliku, kapadailleku Jane kudo, sidomos neper zyrat e shtetit. Njerez me kostume, kollare, canta, pordhe dhe krejt bosh qe bredhin me sherbime koti, brenda dhe jashte shtetit. O zot, sa kohe dhe pare harxhohen prej tyre.
Po c’a thua moj!!!???
-Ne na intereson nese Ciljeta ka apo jo lidhje me ate sportistin.
-Na intereson Rudina me ate Linda Rein qe ka hequr hallatet dhe ka vendosur domatet.
– Na intereson i kane te bera buzet dhe bythet, mjelset e lopeve ne fshatrat e Lushnjes.
– Na intereson ku marin rrobat firmato gaba-t e Elbasanit me te cilat vishen Peqinsit dhe Cerriksit.
– Po ne intereson edhe zonja Tefta, se pa te gjysma e Shqiperise do te mbetej pa ngrene.
-Pa le pastaj Ermali qe ben gallate duke treguar se vajzat shqiptare, bejne vetem qejf dhe asnje pune si psh Marina Selimi.
Moj se desh harrova:- Besi kur u martua, sa dasma beri? -Apo e bera gabim pyetjen: – Besi kur beri dasem, sa here u martua?
Hahaha dhe ky shkrimi yte është njësh
Plantacionet me ferrat e injorances qe u mbollen pas 90 ne Shqiperi tashme jane rritur, jane perhapur ne cdo cep te ketij vendi dhe Shqiptaret po ndiejne shijen e frutave te hidhur, te helmet vdekjeprurese per nje komb. Eshte zevendesuar libri me I Phone paragrafet letrare me vidio te shemtuara dhe bibliotekat me servise makinash luksoze.
Eshte nje varferi e skajshme morale, mendore dhe intelektuale, eshte Migjeniane ne teresine e vete.
Flm zonje per artikullin dhe mos e ndal jehonen e kesaj kembane qe ke tundur me kete shkrim.
Po injorantet duhen nga te gjithe. Serbet shpesh thonin se vetem shqiptari pa shkolle eshte shqiptar i ndershem.
Pergezime zonje e nderuar per mendimet e sakta e
me shume vlere per cdo shqiptar !
E gjithe kultura qe transmetohet sot eshte kulture kompjuterike,ekrani.Eshte braktisur libri.Prandaj edhe gazetaret vuajne nga gabimet ortografike;lexuesit e televizioneve vuajne nga gabime trashanike ne shqiptimin e emrave te vendeve,te personave ,ne lajthitje sintaksore,etj.
Me pare bibliotekat rrinin plot;Sot vetem 2 pleq te rrjedhur gjen ne biblioteke.
Te gjitha ato qe shkruan me siper “Lato” jam dakort, por per ata 2 pleqte e rrjedhur jo. Se jane po ata njerez qe kane lexuar ne rinine e tyre e vazhdojne e duan librin dhe sot qe jane ne moshe te trete. Pra jane me te lexuar se te rinjte e sotem qe nuk dine qe ekzistojne bibliotekat.
Unë jetoj në perendim. Nuk është shumë më mirë as këtu.
GLOBALIZIMI PRA !
Vetëm injorantët mund të manipulohen, sundohen dhe ekspoatohen.
Pajtohem plotesisht me ju, Kapit Tupalla, keta te mencurit e Shqiperise, si kjo Briseida, qe i di te gjitha ( edhe kjo nga rradhet e gjysherve eshte?) duan vetem ta nxijne Shqiperine, nuk ben Shqiperia, nuk bejne shqiptaret ulerasin ne kupe te qiellit, brezi i ri i degjeneruar, qeveria e korruptuar, rruget te ngushta sheshet te gjera, malet me gropa, deti i kripur shtare…ul koken Briseida e bej mire punen tende e mbill nje peme e pergezo nje femije e ndihmo nje plak ne rruge….u ka zene deshira per te ngjyer vetem me boje te zeze vendin dhe njerzit, bej dicka nese vertet te dhimbset vendi dhe bashkevendasit e tu Briseida dhe permireso te shkruarit tend gjithashtu e zgjero zemren.
Nje peshtjellim i sakte i situates se krijuar ne drejtimin dhe ditigjimin e jetes, ekonomise, kultures, shkences, institucioneve te sherbimit dhe te prodhimit te vlerave njerezore te domosdoshme per te mbijetuar dhe ndertuar te radhmen e brezave. Kjo vjen nga instalimi i mafies shtet dhe ne pushtet. Kure injoranca merr frenat, ajo veteperhapet si yndyra ne siperfaqen e ujit. Mjere kombi ne duart te kujt ka rene, mjere brezat per te ardhmen e erret dhe te zymte.
Eshte mire t’ vesh gjishtin plages ,
Po cfare ndikimi kemi?
Po edukimi eshte gjithmone elitar edhe duhet te pranojme se vetem nje pakice shume e vogel arrin kete.
Pra te jeni krenar qe nuk i takoni lumpen shoqerise.
Sot mundesite jane per te gjithe,sicili zgedh a do me qene nje lumpen njeri qe kenaqet me nenprodukte apo do me qene nje njeri me kulture te gjere. Sicili zgedh librin a kafene sipas truve qe ka. …
peroblemi esht me thelbesor. shqiparet vuajn nga kriza e vlerave. elita politike mediatike dhe intelektuale esht totalisht e çnjerzuar. prej kryeministrave deri te mediat ndjen dhe sheh vetem psikopata. dhe kjo nuk i jep asnji shprese popullit per te ardhmen. tjetri problem esht mafia perverse me kapot edi rama dhe sali berisha qe e kan shkatrrue dinjitetin e shqiptareve. popull! çohu sa nuk esht vone.
Eshte lufte midis brezave. Brezi i vjeter nuk shkeputet dot nga dogmat qe ka mesuar dhe pare dhe nuk e pranon komunikim e rrjeteve sociale sot qe e bejne pa vlere librat mediokre. Do fitoje e reja.
nuk eshte kjo lufte,se e reja pa tru te dergon tek Kardashian si vlere… Po po bashkjetojne ne cdo shoqeri keto 2 kultura(elitar e kardashiane. Problemi eshte se ne Shqiperi kemi vetem vlera kardashiane e shume pak kulture,e lere me kulture elitare.
Ne cdo shoqeri si dje si sot, ka nje shtrese e edukuar e nje shtrese qe kenaqet me nenkulture.
Ajo cka mbet kur nuk eshte nenkultura qe vjeterohet po aq shpejt sa kravatat apo atletet trendi te kryeministrit:sot jane ne mod ,neser jo.
Po literatura sjell dijen, sjell horizont te hapur edhe fiton cdo here ne bote, pos ne Shqiperi ku njeri vleresohet nga bythet e jo nga trute qe ka..
Shoqeri primitive jemi e duhet me pranuar se jemi nje pakice qe lexon, flet mire gjuhet e huaja, e jo si berisha apo Rama, etj etj..
Shembull per lexim e kulture nuk kemi tek asnje qeveritar, pos nje a dy keshilltare…
Tashme edukimit te mirefillte i jane dhene duart…Edukativiteti eshte …ne kohen e xhaxhit…Preferohet cdo gje troc.. pamvaresisht moshes
delikate
Duket shpesh sikur miresjellja eshte e kohes se qepes
Ku eshte koha televizive qe i kushtohet femijeve me perralla te botes se tyre
Ku eshte libri edukativ.
ku eshte kjo
ku eshte ajo ska me asgjo
Zoti vente dore mbi trurin e infektuar
Bravo,bravo,bravo……me kete gjendje dhe sa do egzistoje Shqiperia?Le
Bravo! Të lumtë mendja dhe pena!!!
Bris eshte nyja girdiane qe po e shperben shoqerine dhe kombin tone. Po humbasim arsyen duke u shendrruar ne kopje pa identitet pjelle e pa pergjegjshmerise kolektive…te njoh sh shpejte bravo..
Fatkeqesisht je e sakte dhe e vertete…!
Sa keq e verteta e .hidhur.
Te lumte Brizida, po duhen shume zera si ty. Kane humbur zerat, por kur eshte dhe vetem nje ai eshte i dobet e duket sikur ska zera fare. Injorante ne profesion e ne kulture, marrin poste ne administrate e behen te frikshem. Kemi 25 vjet qe jane ne mode injorantet. Mjere femijet tane.
Te lumte mendja dhe dora! Na the nje Te vertette te hidhur shume bukur. Me trishtove pa mase , pasi jemi tashme!
Me pelqen fakti qe te gjithe komentuesit e vleresojne kete artikull te spikatur, por fakti qe pothuajse te gjithe kane te pakten nje gabim drejtishkrimor duhet eshte arsye me teper per tu menduar! Respekte.
Pse beni sikur nuk kuptoni qe kush do te lexoje e te mesoje mund te zgjedhi ta beje kete?
Kush eshte super inteligjent mund te fitoje bursa dhe te shkollohet nqs deshiron.
Shprehja e inteligjences mund te vi ne shume menyra, te qenit kardiashan nuk eshte e lehte dhe gjithmone te arrish ne maje eshte pasoje e nje pune te madhe dhe e inteligjences… Nje “injorant” ne dukje qe eshte me leke pothuajse gjithmone nuk eshte nje idiot por nje inteligjent qe edhe pse ndoshta i pa arsimuar punon fort…
Jemi ne kapitalizem dhe duam apo sduam ne njesia matese eshte kapitali e thene ndryshe leku. Kush e ben me shume eshte rrjedhimisht me i zgjuar dhe inteligjent. Inteligjencen e tij nuk e fokuson ne vjersha apo romane por si te fitoje me shume.